19 maggio 2014

Çelet sezoni turistik 2014 në Pogradec si dhe panairi me punime artizanale

POGRADEC- I cilësuar si një prej perlave të turizmit juglindor, Qyteti i Pogradecit ka çelur edhe për këtë vit sezonin turistik.

Pavarësisht temperaturave të luhatura dhe ditëve disi të freskëta përmes një ceremonie e cila është shoqëruar me panaire të punimeve artizanale, ekspozita në pikturë dhe gatime të ndryshme, Pogradeci është gjallëruar nga festa që i jep startin verës.

Në ceremoninë që organizohet çdo vit, kanë marrë pjesë ministrja Eglantina Gjermeni dhe homologu Kosovar Bernard Nikaj, ambasadori ynë në Kosovë Qemal Minxhozi si edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Fjala e hapjes së këtij aktiviteti i takoi kreut të Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, i cili ka theksuar se qyteti i Lasgushit dhe vlerave, spikat për mikpritjen e tij, ndërsa theksoi se ndërsa turizmi është një sektor që po zhvillohet me shpejtësi.

Ndërkaq dy ministrat janë ndalur tek shkëmbimi i potencialeve turistike mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe veçanërisht promovimi i perlave turistike

Për disa orë ceremonia e çeljes së sezonit turistik e shoqëruar edhe nga panairi i përvitshëm i kanë dhënë qytetit larmi dhe gjallëri.

Redaksia Online(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/-elet-sezoni-turistik-n--pogradec-si-dhe-panairi-me-punime-artizanale-215422.html#sthash.3e4elQLC.dpuf .
POGRADEC - Linja ujore Ohër - Strugë - Pogradec do të nisë të funksionojë në 15 qershor. Ky fakt është konfirmuar nga Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto teksa ka inspektuar punimet në molin e Pogradecit, vendi ku do të behet edhe ankorimi i trageteve Shqipëri - Maqedoni.

Ministri Haxhinasto, i shoqëruar edhe nga kreu i bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi, teksa ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme këtë linjë ujore në Pogradec, ka pohuar se kjo industri e aplikuar rishtazi në këtë qytet pritet t’i japë një hov të madh turizmit.

“Ky rikonstruksion u bë me një qëllim të caktuar, për të vendosur linjën e tragetit me Ohrin, por unë jam i bindur se do t’i japë një impuls tjetër, shërbimeve turistike ujore për Pogradecin edhe për operatorët e tjerë që mund të jenë të interesuar.” tha Haxhinasto

Linja Ujore Ohër - Strugë - Pogradec është miratuar në parim nga krerët e bashkive vite më parë, por pavarësisht kësaj, burokracitë e ndryshme qeveritare bënë që projekti në fjalë të zvarritej dhe të mbetej për një kohë të gjatë vetëm në letër.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/haxhinasto-n--linj-n-ujore-oh-r--strug--pogradec-japim-hov-turizmit-215359.html#sthash.vIOoWplx.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate