TIRANË,17 Maj / ATSH N.Lena / -Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparosë dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m.
Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.
Kalaja e Porto Palermos është një nga sarajet e shumta të strategut Ali Pashë Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike. Por kjo kështjellë,qëndron në mes të detit dhe legjendës.Ajo është ndërtuar nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kështjelle ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe AleksandërDyma,autori i Konti Monte Kristos. Por tashmë bukuria e kësaj kështjelle, e ndërtuar rreth dy shekuj më parë, e tëra me konstruksion guri, është një pre interesante për turistët dhe turizmin Shqipëtarë. Ajo ka fituar statusin “Monument Kulture “dhe është nën kujdesin e ainstitutit të Monumenteve të kulturës. Kështjellu u ndërtua nën kujdesin e arkitektit Petro Përmetari dhe të një arkitekti Italian. Sapo kalon Qeparoin ose Himarën, përballesh me një panoramë të mrekullueshme të detit dhe në mes si një ishull i vogël duket vendi ku është ndërtuar kështjella e Porto Palermos. Ky emër i ka mbetur këtij gjiri nga koha e pushtimit të italianëve, të cilëve u kujtonte vendin e tyre, qytetin e Palermos në jug të Italisë. Ajo ndodhet në një gadishull që lidhet nga një rrip i ngushtëshkëmbinjsh e dheu me tokën. Kështjella ngrihet madhështore në ishullin e mbushur me një bimësi të ulët. Një rrugicë e ngushtë, ndërmjet kësaj bimësie të ulët nëpër gurë gëlqerorë,që të shpien në derën e dhuratës së Pashait të Madh për të shoqen.
Dikur aty ka qenë një pllakë guri ku shkruhej:”Unë Pashai i Madh, Aliu e ndërtova këtë kështjellë”. Por sot aty mungon mirëmbajtja dhe kujdesi për këto vepra të pa përsëritëshme të historisë sonë. Forma e dhomave, kolonave mbajtëse me harqe dhe disa kthina të vogla të
bëjnë të kuptosh se dikur ajo ka qënë e banueshme. Tashmë aty asgjë nuk të kujton kohën e Ali Pashë Tepelenës. Në hyrjen e disa prej dhomave kanë mbetur disa mbishkrime, por ato i takojnë
kohës së komunizmit kur kështjella ka shërbyer si repart ushtarak. NAFTË, VAJ, ARMATIME si dhe emra ushtarësh të ndryshëm të gdhendur në muret e brendshme të kështjellës, janë të vetmet shenja që kanë mbetur nga periudha kur saraji i Pashait të Madh ishte repart ushtarak funksional. Në dhomat ku ka dritare drita e diellit të tregon perlat e kështjellës. Ashtu në errësirë me pak imagjinatë mund të hysh në botën antike të Ali Pashë Tepelenës dhe njerëzve të tij. Aty ndodhet dhoma e Vasiliqisë, të shoqes së Ali Pashës, dhoma e vetë pashait por dhe dhomat e njerëzve të tij të afërm. Në krahun e majtë ndodhet dhoma ku një herë e një kohë gjendej pusi.Një burim me ujë të ëmbël ka ekzistuar kohë më parë në këtë kështjellë por tashmë ka mbetur vetëm forma e pusit ku janë thyer disa gurë. Në krah të kësaj dhome ndodhet edhe hyrja për një nga tunelet e nëndhshme ku qëndronin të burgosurit eAli Pashës, mbretit Zog dhe Enver Hoxhës. Nga ana tjetër, janë shkallët për tu ngjitur në bedena,nëpërmjet një rruge të ngushtë nga ku hyn ajri i pastër i detit. Pamja që shfaqet nga bedenat e kështjellës është e rrallë. Prej aty duket i gjithë bregdeti si dhe Gjiri i nuseve, në të cilin, sipas legjendës, lahej nusja e Ali Pashës, Vasiliqia. Forma e tarracës tregon se në atë kohë ajo ishte një vend shumë i mirë për tu mbrojtur nga armiqtë. Aty ndodheshin topat luftarakë të Ali Pashë Tepelenës si dhe
vendet ku qendronin ushtarët. Bedenat bien menjëherë mbi det, si thikë, dhe legjenda thotë se aty përfundonin armiqtë e Pashait të Madh. Dhjetëra burra trima që kishin guxuar të sfidonin Ali Pashë Tepelenën kanë përfunduar në det ose janë përplasur në shkëmbinjtë që ndodhen poshtë bedenave. Forma e tyre tregon se ka qënë shumë e vështirë për ti pushtuar nga ana e detit.

Në pranverë aty çelin lule të ndryshme. Madje në disa vende kanë mbirë edhe bimë shkatërruese për muret siç janë bimët me rrënjë të fuqishme, të cilat vite më pas mund të shkatërrojnë atë që nuk e prishën dot as topat luftarakë. Rrënjët e pemëve kanë hyrë thellë mes gurëve dhe nuk është ndonjë çudi që ti ndajnë ato përgjithmonë dhe të shkatërrojnë ndërtesën 200- vjeçare që Ali Pashë Tepelena ndërtoi për një nga gratë etij Vasiliqinë, aty në mes të detit Jon.
Fillimisht ajo u ngrit si një dhuratë, buzë detit, për të shoqen e Pashait, Vasiliqinë. Më pas ajo u kthye në burg dhe vend internimi. Nën shembullin e mbretit Zog edhe pushteti komunist pas çlirimit e përdori pronën e Vasiliqisë për të izoluar disa nga armiqtë e tij më të rëndësishëm. Që nga ajo kohë dhe deri në vitet 90 kështjella ishte e veshur me mister. Shumë pak njerëz i afroheshin asaj dhe jo për të shijuar bukurinë në mes të detit. E gjithë rruga pranë kështjellës ishte zonë e ndaluar, ndërsa për atë që ndodhte brenda saj zor se merrje vesh
ndonjë gjë. Vendi ku një herë e një kohë Vasiliqia i lutej zotit për fatin e Aliut dhe të vetin,ka një mister.Rreth 300 metra larg kështjellës, në anë të rrugës ndodhet dhe kisha e famshme të cilën Ali Pashë Tepelena e ndërtoi personalisht për Vasiliqinë. Kjo dhuratë simbolike ishte tepër e çmuar për Ali Pashën. Kisha ndodhej jashtë bedenave dhe ajo mund të sulmohej nga armiqtë e tij. Ndaj ndërtimin e saj Pashai i Janinës ia besoi arkitektit italian, i cili e mbaroi brenda një kohe të shkurtër. Kur arkitekti italian i dorëzoi kishën Pashait të Madh dhe i kërkoi paratë për punën e kryer, ky i fundit i propozoi një provë. Ai i tha arkitektit që do ti jepte paratë për punën e kryer vetëm nëse kisha do të ishte e fortë dhe do të duronte goditjet e topave. Pasi mbylli arkitektin italian në kishë, Ali Pashë Tepelena urdhëroi topçinjtë e tij të qëllonin mbi kishën e vogël. Disa gjyle topi ranë mbi kishë, por asaj nuk i lëvizi as edhe një nga gurët që përbënin konstruksionin e saj. Kjo e siguroi Aliun se gruas së tij nuk do ti ndodhte gjë kur të ishte në kishë. Pas kësaj ai i dha paratë arkitektit italian. Edhe pas kaq vitesh kisha nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.
Dera e saj qendron e mbyllur.Sot Kalaja,Kisha,bodrumet,vendet e fshehta,realja dhe mistikja,shërbejnë si një vend pelegrinazhi turistik në vijën bregdetare më të bukur të vendit tonë.Kryevepra të tilla të historsë dhe njerëzimit,duan më shumë kujdes e mirëmbajte për të qënë një dëshmi e qartë e historisë tonë por edhe një burim fitimi e produktit turistik. /a.ke/http://www.ata.gov.al/kalaja-e-vasiliqise-mes-detit-dhe-legjendes-111693.html

Nessun commento:
Posta un commento