28 maggio 2017

Miss Globe 2017 sfilate në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ne nder te Pelikanit Kaçurrel


TIRANË, 27 Maj / ATSH.N.Lena / – Parkun Kombëtar të Divjakës e kanë vizituar vajzat konkurente për Miss Globe 2017,  duke tërhequr edhe mjaft kurioze e vizitore të këtij parku.
Parku Kombëtar i Divjakës ka një statistike të pasur vizitorësh për vitin 2016.
Janë më shumë se 15 mije turistë që kanë hyrë në këtë park për vitin e shkuar dhe  sipas drejtuesve të këtij parku, pritet që viti në vazhdim të ketë më shumë vizitore.
Vizita e vajzave të Mis Globe në Parkun e Divjakës përkoi edhe me shpalljen e Ditës së Pelikanit Kaçurrel, që do të jetë 10 maji.
Në urdhërin e ministrit te Mjedisit, Koka, theksohet se në kuadër të kësaj dite, e cila përputhet me Ditën Ndërkombëtare të Shpendëve Migratorë, duhet të organizohen aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese, edukuese dhe promovuese të vlerave natyrore dhe ekoturistike të këtij lloji në zonën eParkut Kombëtar Divjakë- Karavasta si dhe në zona të tjera ligatinore të Shqipërisë, në bashkëpunim me organizatat mjedisore, njësitë e qeverisjes vendore, strukturat arsimore etj. Bashkë me shpalljen e kësaj dite mjedisore, ministri Koka ka miratuar edhe Planin Kombëtar të Veprimit për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel, një specie e rrezikuar, në nivel global dhe kombëtar si dhe një lloj simbol i shpendëve në Shqipëri dhe më gjerë.
Objektivat kryesore të Planit Kombëtar të Veprimit për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Shqipëri konsistojnë në rritjen e popullatës folenizuese të Pelikanit Kaçurrel, mbrojtjen dhe ruajtjen e habitateve kritike të tij në vendin tonë si dhe sigurimin e një shtese të vendeve të folenizimit aty ku kjo është e mundur.
Ndërsa veprimet konservuese të parashikuara në plan janë: përmirësimi i politikave dhe të legjislacionit, menaxhimi i llojit dhe ruajtjen ehabitateve, monitorimi i efektivave të Pelikanit Kaçurrel, nxitja e edukimit dhe trajnimit për ruajtjen e mëtejshme të Pelikanit Kaçurrel, nxitja e aktiviteteve ndihmuese e të qëndrueshme etj.
Me këtë ditë të re mjedisore shënohet suksesi i arritur në 3 vite në kujdesin ndaj faunës në përgjithësi dhe në veçanti ndaj shpendëve migratore të ujit, sukses që është diktuar tërësisht nga vendosja e dy moratoriumeve të gjuetisë.
Pelikani Kaçurrel ka pasur një shpërndarje të reduktuar ndër vite deri në minimum, si pasojë e humbjes së habitateve jetike. Por, politika e ndjekur vitet e fundit nga ministria e Mjedisit ka sjellë qetësinë në laguna dhe rezultate të dukshme pranisë së Pelikanit Kaçurrel.
Prani e vërtetuar edhe nga rezultatet pozitive të Censusit të dytë Kombëtar për Pelikanin Kaçurrel që u mbajt në kuadër të Censusit Rajonal të Europës Juglindore në Shqipëri, Mali i Zi, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi dhe Ukrainë në datën 6 maj 2017. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/miss-globe-2017-sfilate-ne-parkun-kombetar-divjake-karavasta/?doing_wp_cron=1495966246.4481289386749267578125

26 maggio 2017

Turistë nga Norvegjia vizitojnë Përmetin

TIRANË, 25 Maj /ATSH/. – Përmeti po kthehet në një  industri të konsoliduar të turizmit histork,natyrorë dhe të aventurës. Përmetarët  tashmë po e shohin nga afër të ardhmen e  zonës që  mbetet agroturizmi dhe po investojnë në këtë drejtim. Investimet afatshkurtra dhe afatgjata mbeten i vetmi burim punësimi e të ardhurash.
Janë të shumtë turistët  vendas e të huaj që vizitojnë Permetin sidomos në stinën e verës. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera.
Veç natyrës së bukur, kanioneve të Vjosës dhe banjave të Bënjësnë Përmet gjenden dhe shumë monumente të kultit dhe historike si  kasha e Shën Mërisë e shekullit Xll në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.
Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos,  Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur,muzikantë të nivelit si Mentor Xhemali,Laver Bariu që janë përkujdesur për muzikën oërmetare.
Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare si skulptori Odhise Paskali,Nonda Bulka etj. Janë të shumtë edhe monumentet e naturës dhe të kulturës në zonën e Përmetit. Turistët preferojnë ta vizitojnë këtë qytet dhe krejt zonën ku shtrihet rrethi i Përmetit.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/turiste-nga-norvegjia-vizitojne-permetin/

Çelet sezoni turistik veror në Qarkun e Kukësit

TIRANË,26 Maj/ATSH/- Në Shishtavec të Kukësit u organizua Dita mjedisore e parqeve dhe çelja e sezonit turistik të vitit në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik, Kukës në sensibilizimin e komunitetit kryesisht të rinjve në ruajtje të vlerave mjedisore.
AdZM, Këshilli i Qarkut Kukës, Bashkia Kukës, AdZM e këtij qarku, organizuan disa veprimtari edhe në çeljen e sezonit turistik në këtë qark.
Në këto veprimtari morën pjesë banorë të zonës, Sekretari i Përgjithshëm i Prefektit të Qarkut Kukës, kryetari i komunës kufitare të Dragashit Kosovë, të ftuar nga institucione të tjera vendore dhe universitare.
Veprimtaritë filluan me një konferencë për vlerat natyrore, turistike e kulturore të Zonës së Mbrojtur Korab-Koritnik, panairin e produktevetë traditës, valle e këngë, dhe një vizitë në lëndinën e Lulabardhave (Narciseve).
Gjithashtu veprimtari mjedisore u organizuan edhe në  Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës ku AdZM  e kësaj zone sëbashku me INCA organizuan disa veprimtari me nxënës të shkollave të Bashkisë Tropojë.
Njohja me biodiversitetin e parkut dhe vlerave të tij – Vrojtimi i shpendëve në Park -Plotësimi i skedave – Vrojtimi i shumëllojshmërisë së drurëve në pyll dhe karakterisitkave te tyre,përgatitja e ushqimit për shpendët dhe vendosja në pemë.
Këto parqe natyrore bëhen  të vizitueshme në periudhën e verës nga turistë vendas e të huaj.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/celet-sezoni-turistik-veror-ne-qarkun-e-kukesit/

23 maggio 2017

Lektorët nga Universiteti i Bristolit qëndruan dy ditë në Nivicë të Kurveleshit dhe u njohën me projektin e zhvillimit rural të turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë si dhe atë të Butrint.

TIRANË, 22 Maj / ATSH / – 
Ata filmuan dy modele shqiptare të menaxhimit të turizmit të qëndrueshëm: krijimin e Parkut të Butrintit si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonave rurale, një model i krijuar dhe administruar nga Drejtori i AKB-së, Auron Tare, si dhe modeli aktual në zonën rurale të Kurveleshit, pak  kilometra nga vija bregdetare.
Krijimi i modelit të turizmit bregdetar dhe i zonave  rurale që gjenden mbi vijën bregdetare, vlerësohet si turizmi i së ardhmes ku përfitimet janë gjithëpërfshirëse ku më tepër stimulohen zonat e thella malore të bregdetit.
Këto dy modele janë përzgjedhur nga universiteti i njohur britanik për të qenë pjesë e një serie leksionesh mbi modelet më të mira botërore të turizmit të qëndrueshëm që do të jenë pjesë e programit mësimor vitin e ardhshëm.
Në këtë mënyrë, krijimi i modelit të Butrintit si motor ekonomik dhe zona e Kurveleshit si model i turizmit rural, do të jenë pjesë e leksioneve për studentët që mësojnë në këtë universitet prestigjioz europian.
Zona e Kurveleshit, falë punës dhe prezantimit të Tares, ka nisur të zgjojë interes turistik për shkak të veçorive natyrore e aspekteve të tjera tërheqëse.
Nivica, qendra e zonës së Kurveleshit është kthyer në një zonë ku punohet dhe investohet për turizmin  rural të krahinës. /n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/auron-tare-ngjit-lektoret-e-universitetit-te-bristolit-ne-kurvelesh/

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë feston 9 vjetorin e krijimit

TIRANË,22 Maj / ATSH / – Është festuar në fundjavë 9-vjetori i shpalljesh së Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”.
Në këtë festë u zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe pati një pjesmarrje të madhe nga të gjitha rrethet e vendit. Ishin të pranishëm nga  Projekti NaturAL,nga Ministria e Mjedisit, Zamir Dedej Drejtor i AKZM Tiranë, Enver Shkurti N/kryetar i Bashkisë Librazhd, dhe të  ftuar të  tjerë të ardhur nga AdZM-të e qarqeve të vendit si dhe shoqata të ndryshme në mbrojtje të natyrës.
Ishte Fushë Stude vendi ku u mblodhën të ftuarit për të festuar,një shesh i bukur pran liqenit tëfshatit dhe barit të lartë.
Kishte nga ata që erdhën një ditë më parë dhe e gdhinë natën pranë zjarreve të ndezur në shesh duke festuar pranë çadrave të tyre.
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është kthyer në një destinacion të frekuentueshëm për turizmin natyrorë,atë sportive dhe kulturor. Vizitor të shumtë vijnë edhe nga Europa dhe bota. /n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/parku-kombetar-shebenik-jabllanice-feston-9-vjetorin-e-krijimit/

Çezma e Tarikos në Roshnik dhe amaneti për udhëtarët që pijnë ujë në të

TIRANË, 23 Maj /ATSH-N.Lena/ – Në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit u zhvilluan një sërë aktivitetesh edhe në qarkun e Beratit.
Midis aktiviteteve pati dhe ngjitje alpinistike në malin e Tomorrit. Të rinj amator të ngjitjeve sportive, ngritën kampin e tyre të përgatitjes në vendin e quajtur Çezma e Tarikos ne Roshnik. Prej këtu do të niste dhe marshimi.
Kjo çezëm ka një histori të cuditshme. Pllaka përkujtimore e vendosur në murin e çezmës thotë: “Ju udhëtarë që kaloni e pini ujë e uroni, Tarikon ta kujtoni. Tarikua e ëma e Demirit që ngeli garibe nga dora e qafirit në  vitin 1925” .
Kjo çezëm ndodhet në Roshnik të Beratit, një vend malor dhe stacion për turistët aventurier të natyrës dhe ngjitjeve malore. Prej këtu mund të ngjitesh drejt majave të thepisura të Tomorrit. Ky fshat ka tradita patriotike dhe histori në formë gojëdhënash.
Kjo zonë ka një bukuri të rrallë natyrore. Kushtet e favorshme klimatike i kanë falur një gjelbërim të përhershëm.
Kjo ka sjellë që produktet e saj blegtorale të jenë nga më të kërkuarat në treg.
Veç tyre, Roshniku ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike. Nga Roshniku e kanë prejardhjen Qyprillinjtë e famshëm që drejtuan Perandorinë Osmane më shumë se 50 vjet.
Këtu është dhe rrugë-kalimi i “Vrromit të Madh”ose rrugës së karvaneve për kohën që lidhte Vlorën me Beratin, me  Voskopojën, Maqedoninë e përfundonte deri në Bizant.
Këtu kryqëzoheshin dhe bëmat dhe historitë me kusar e hajdutë por dhe me trima që i dilnin për zot vendit të tyre. Një nga këto viktima ishte dhe Tariko.
Tariko ka qenë një grua dhe nënë e mirë që  ju vranë të dy djemtë  nga hasmi dhe ngeli e  vetme. Ajo e përballoi dhimjen dhe qëndroi kryelartë. Banorët e zonës e nderonin dhe e respektonin.
Në nder të sakrificave të saja, ata ngritën një çezëm që Tarikos mos t’i humbte emri i mirë. Kjo çezëm e lashtë ndodhet në anë të  rrugës tregetare ose Vromit të madh siç i thonë fshatarët e zonës, që lidhte dikur Beratin me pjesën perëndimore të tij me atë lindore.
Kjo rrugë ishte një degëzim i rrugës Egnatia që të shpinte në Stamboll. Mbi këtë rrugë ndodhet dhe “Hani i Perisnakës”, që është futur në gojëdhëna për bëmat e tij të kusarisë.
Aty mblidheshin hadutët e kusarët që grabisnin karvanet që kalonin në rrugën e madhe  dhe ndanin plaçkën. Aty ziheshin, rriheshin dhe vriteshin për plaçkën e vjedhur.  Në këtë rrugë grabiteshin dikur edhe të pambrojturit.
Kjo rrugë e vjetër dhe zona përreth Tomorrit, kanë vlera historike, kulturore, mbartin në vete kuriozitete dhe shumë vlera natyrore e turistike. Udhëtari që kalon në këto zona, do të qëndrojë e do pijë një grusht ujë nga çezma e Tarikos.
Kështu bëjnë dhe turistët e sotëm që udhëtojnë drejt Tomorrit. Kjo çezëm tashmë është kthyer në një vend shlodhjeje, freskimi, por edhe pelegrinazhi për të mësuar më shumë prej historisë së saj./m.m/
https://www.ata.gov.al/cezma-e-tarikos-ne-roshnik-dhe-amaneti-per-udhetaret-qe-pijne-uje-ne-te/

19 maggio 2017

Zonës së Karaburunit i shtohen shtigje të reja për turistët verorë

TIRANË, 19 Maj / ATSH / – Një shteg i ri turistik i markuar me shënja orientuese, i shtohet gamës së aktiviteteve në Zonën e Mbrojtur “Rezervat i menaxhuar Karaburun”, sipas itinerarit Gjiri i Brisanit- Shpella e Duk Gjonit.
Ky shteg është vazhdim i shtegut baza ushtarake Pashaliman- Gjiri i Brisanit. Përgjatë tij ndeshen tre tabela informues: në Pashaliman, në kryqëzimin Ravenë – Brisan dhe në Gjirin e Brisanit. Shpella e Duk Gjonit, në një lartësi 122 m mbi nivelin e detit, sipërfaqe 600 m2,
është një nga habitatet më të rëndësishëm për lakuriqët e natës.
Ky aktivitet u mbështet nga  Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit në Shqipëri(PPNEA), Akzm Albania, Agjencia e Zonave të Mbrojtura Karaburun Peninsula, Albania Gjiri Bristan-Karaburun, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.
Kjo zonë është tepër e vizituar gjatë verës nga turistët sportive dhe të aventurës. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/zones-se-karaburunit-i-shtohen-shtigje-te-reja-per-turistet-verore/

“Deti që na bashkon”, mbahet në gjirin e Vlorës një garë e veçantë me varka me vela

TIRANË, 19 Maj /ATSH/.- Për të katërtin vit radhazi do të përsëritet në kanalin e Otrantos dhe në gjirin e Vlorës një garë e veçantë me varka me vela, që do të synojë në radhë të parë të jetë një përqafim midis dy brigjeve të Adriatikut që i lidhin kaq shumë histori ndërmjet tyre. Gara në vetvete është organizuar nga UISP (Bashkimi Italian Sport Për të Gjithë) me mbeshtetjen e perhershme te partnerave besnike agjencisë turistike Albania Viaggi, me seli ne Orikum, dhe te institucioneve lokale.
Një organizim ky që merret me promovimin e sportit jo vetëm në nivel garash, por edhe të personave në kushte të veçanta fizike e shoqërore apo mosha të ndryshme.
Do të jenë rreth 20 varka me vela që do të grumbullohen dhe do të nisen nga tre qytetet italiane te jugut Santa Maria di Leuca, Gallipoli dhe Otranto (në rajonin e Puljes në Itali) për të mbërritur në mbrëmjen e 19 Majit në Ishullin e Sazanit duke inaguruar me këtë event sportiv edhe hapjen e këtij ishulli ish- bazë ushtarake tashme nje nga destinacionet turistike më te vecanta të Vlorës.
Këtu velistët do të kalojnë natën, ndërkohë që gara e vërtetë në sensin sportiv të fjalës do të zhvillohet në mëngjesin e ditës së shtunë 20 Maj ne oren 9.30, kur velistët do të nisen pikërisht nga ishulli i Sazanit me destinacion mbërritje në qytetin e Orikumit, duke pershkuar kështu të gjithë gjirin e Vlorës, për kënaqësinë e të gjithë kureshtarëve dhe të interesuarve që do të mund ta shohin këtë spektakel nga bregu i mrekullueshëm duke filluar që nga Lungomare në qytetin e Vlorës e deri në gadishullin e Karaburunit .
Ky aktivitet, që tashmë ka edicionin e katërt, ka për temë të përherëshme “Il mare che unisce –Vele per la cultura “ (Deti që na bashkon –Velat për kulturën ) dhe realizohet nën drejtimin e kryetarit të UISP Leçe, zotit Vincenzo Liaici, i cili është ideatori dhe shpirti i këtij aktiviteti por edhe me përkrahjen e madhe te agjencisë shqiptare Albania Viaggi dhe të autoriteteve lokale të qytetit dhe qarkut të Vlorës, synon të “bashkojë “ sportin me kulturën, por edhe me aktivitetin shoqëror të bamirësisë, duke bashkëpunuar çdo vit me shoqata të ndryshme vendase të impenjuara në këtë drejtim.
Këtë radhë velistët do të mbushin varkat e tyre me dhurata per fëmijët e prekur nga autizmi me shpresën që të percjellin tek ata lumturi por edhe të sensibilizojnë shoqërinë për nevojat e tyre.
Për të pritur sipas traditës velistët nga përtej detit do të jenë artistët nga Italia dhe Shqipëria që do të shkëmbejnë tinguj miqësorë në një mbrëmje të veçntë të shtunën. /gj.m/f.n/
https://www.ata.gov.al/deti-qe-na-bashkon-mbahet-ne-gjirin-e-vlores-nje-gare-e-vecante-me-varka-me-vela/

Turizëm-Qeveria përgatit udhëzimin për zbatimin e TVSH-së 6%

TIRANE, 19 Maj /ATSH/- Qeveria po përgatit udhëzimin për zbatimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6% në sektorin e turizmit, i cili u miratua pak kohë më parë.
Sipas eksperteve të fushës, në hartimin e këtij udhëzimi që parashikohet të jetë gati në fillim të muajit qershor, do të refelektohen përvojat bashkohore evropiane të këtij sektori.
Ndërsa ekspertet po konsultohen me biznesin vendas për të parë mundësinë që çdo njësi akomoduese të trajtohet si një subjekt i veçantë me NIPT të dedikuar dhe të mos ketë të përfshira veprimtari të tjera, si në ndërtim, tregti etj. Miratimi i udhëzimit pritet të zgjidhë këtë ngërç që në fakt është një kërkesë e hershme dhe e përsëritur e shoqatave të turizmit.
Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% pritet të sjellë dy përfitime kryesore, në sektorin e turizmit shqiptar.e.xh/f.n/
https://www.ata.gov.al/turizem-qeveria-pergatit-udhezimin-per-zbatimin-e-tvsh-se-6/

Prestigjiozja britanike “Guardian” rekomandon plazhin e Drimadhës si një nga më të mirët në Evropë

TIRANË, 19 Maj /ATSH/ – Prestigjiozja britanike “Guardian” ka renditur disa nga plazhet më të mira në Evropë, ku në vend të dytë është plazhi i Drimadhës në Shqipëri.
Teksa sezoni turistik veror po afron, ky është një lajm i mirë për turizmin shqiptar dhe britanikja u këshillon lexuesve të saj që ta vizitojnë.
“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi kryesor i Drymadhes është me të vërtetë guror, por kthehuni majtas dhe ecni për 10 minuta dhe do të gjeni plazhe plotësisht me rërë të bardhë. Deti është pa dyshim i qartë dhe ka një temperaturë të përshtatshme”, shkruan gazeta.
Guardian thotë se atje mund të gjeni çadrat e kampingut 8 euro nata, me dyshekë dhe shtroje të pastra, përveç bareve dhe kuzhinës si dhe sendet e tjera të domosdoshme.
Në listë janë edhe shumë plazhe të tjera që përfshijnë ishujt holandezë, dhe ishujt e Italisë.
https://www.theguardian.com/travel/2017/may/18/europe-beaches-france-portugal-greece-italy-spain-readers-tips
/m.m/
https://www.ata.gov.al/prestigjiozja-britanike-guardian-rekomandon-plazhin-e-drimadhes-si-nje-nga-me-te-miret-ne-evrope/

17 maggio 2017

Turistë të kruazierës britanike Cunard, vizitojnë xhaminë e Gjin Aleksit në fshatin Rusan të Delvinës

TIRANË,17 Maj / ATSH.N.Lena/ – Për herë të parë një grup turistësh të zbritur në Sarandë nga kruaziera britanike Cunard, vendos në programin e vizitave në Shqipëri, që të  vizitojë edhe qytetin disi të veçuar  të Delvinës.
Kurioziteti i turistëve të ardhur nga disa vende europiane, ishte xhamia  e Gjin Aleksit në fshatin Rusan pranë Delvinës.
Ajo është një “Kisho-Xhami” ku falen tri fe që së fundmi ka nisur të restaurohet.
Ai është një kompleks religjioz që ka shërbyer si xhami. Quhet Xhamia e Gjinaleksit.
Ky objekt kulti fetar, ka një histori të çuditshme dhe krejt të veçantë.
Xhamia e Gjinaleksit, siç e përmend edhe Evlija Çelebiu në shekullin XVII., ka një veçanti të sajën.
Fillimisht është ndërtuar si kishë në vitin 1230 nga vëllezërit Gjin dhe Aleks. Më vonë u shndërrua në xhami kur popullata filloi të muslimanizohej dhe në vitin 1700 i u bashkangjit edhe minareja.
Më vonë u shtuan edhe katër tyrbe, që e rrethojnë këtë kompleks.
Interesantja dhe e veçanta e kësaj “Kisho-Xhami”, qëndron se  aty bashkëjetojnë  tre besimet fetare,  ortodoksia, myslimanizmi dhebektashizmi.
Sot, kjo xhami  është  në proçes restaurimi.
Specialistët restaurator, thonë se ka  shumë probleme që i kanë ardhur ndërtesës nga uji dhe lagështia ndër vite, deri në tretjen e pjesshme të gurëve gëlqerorë të mureve dhe krijimin e stalaktiteve në faqet e tyre.
“Është një monument interesant dhe i bukur, që do të rishfaqi vlerat e plota mbas një restaurimi të kujdesshëm”, thonë restauratorët. Tashmë ajo është bërë  e njohur dhe vizitohet  si destinacion për turizmin historik e kulturor. /a.g/
https://www.ata.gov.al/turiste-te-kruazieres-britanike-cunard-vizitojne-xhamine-e-gjin-aleksit-ne-fshatin-rusan-te-delvines/

Nën këmbët e Nemërçkës ndodhet Gropa e Kazanit, një mrekulli natyrore dhe turistike

TIRANË, 17 Maj / ATSH / – Ndodhet midis fshatrave Strëmbec – Kaludh, 600 m mbi nivelin e detit në këmbët e Nemërçkës.
Përbën një gropë të madhe akullnajor të formuar në gëlqerorë.
Është e gjatë 150 metra, i gjerë deri në 70 m. Ka formën e një kolltuku gjigant me disa forma më të vogla karstike. Ka vlera shkencore  ekologjike,turistike  dhe kulturore.
Vizitohet sipas rrugës automobilistike Përmet – Stërmbec dhe pastaj merret rruga këmbësore për tek monumenti  ku dhe është pika orientuese drejt Grykës së Kazanit.
Kjo  grykë  është e mrekullueshme dhe i ofron ekskursionistit, pamje që të lënë pa fjalë. Në këtë zonë ka shumë fusha me bar, populluar nga barinj, sidomos në verë, në të dy krahët.
Distanca e rrugës në ngjitje është e gjatë por zbritja është e lehtë dhe e thjeshtë.
Rruga fillon në hyrje të fshatit.
Pas 2.5 kilometra rrugë  në pyll, të shfaqet Gryka e Kazanit. Është një pamje piktoreske që të josh të vazhdosh drejt saj. Më tepër vizitohet nga të rinj që pëlqejnë ngjitjet malore.
Një pjesë e rrugës kalon në kreshtën malore që ndanë dy shtetet Shqipëri dhe Greqi.
Nga aty mund të shohësh  malet e Greqisë dhe luginën e Vjosës.
/n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/nen-kembet-e-nemerckes-ndodhet-gropa-e-kazanit-nje-mrekulli-natyrore-dhe-turistike/

16 maggio 2017

Administrata e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, përgatitet për turizmin veror

TIRANË, 15 Maj / ATSH-Nikolla Lena/ – Punonjësit e  Administratës  në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në fillim- sezonin verorë turistik, po përmirëson infrastrukturën orientuese dhe  informuese në ndihmë të lëvizjeve turistike të vizitorëve të parkut.
Këto tabela janë vendosur në Fushë Studen dhe po vazhdojnë edhe në zona të tjera si në Rrajcë, Qarrishtë, Hotolisht etj.
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, është  një ndër parqet kombëtare që është bërë mjaft atraktiv për vizitorët kohët e fundit.
Është një vend i thyer me kontraste të forta gjeografike, ku mund të gjesh që nga fushat e blerta, lumenj, shpella deri te lartësitë e maleve me dëborë.
Vetëm 19 km larg  Librazhdit, është një park nga më të  mirëmbajturit në vendin tone.
I mrekullueshëm në çdo stinë të vitit, por i pakrahasueshëm në dimër, ky park ofron një natyrë thuajse të pashkelur me të gjithë hijeshitë e saj.
Parku ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.
Janë dy lumenj dhe disa burime të vogla ujore që rrjedhin përmes zonës së Parkut me një gjatësi prej 22 km, përfshirë në veri lumin e Qarrishtës që bashkohet me lumin Rrapun dhe në jug lumin e Bushtricës qe bashkohet me lumin Shkumbin. Lumin i Rrapunit bashkohet në dalje të qytetit të Librazhdit me lumin Shkumbin.
Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vogla me bukuri madhështore, të cilat ndodhen në një lartësi mbi 1900 metra mbi niveline detit. Parku përmban ahun, bredhin, pishën dhe specie lisi, si dhe lloje të tilla si shelg dhe bredhin evropian argjendi në shpatet veriore të tij.
Pothuajse i panjohur për pjesën më të madhe të vendit, vitet e fundit, Parku Kombëtar i Shebenikut ka nisur të promovohet dhe të nxisë tërheqjen e turistëve
Drejtoria e Zonave të Mbrojtura është kujdesur që të vendosë në të gjithë parkun tabela orientuese për vizitorët, por edhe të shoqërojë çdokënd që ka dëshirë të shijojë mrekullitë e tij.
Parku Kombëtar i Shebenikut ka mjaft monumente natyrore të shpallura apo jo, që mund të vizitohen nga turistët dhe studiuesit.
Ja vlen të përmenden këtu shtëpitë mbi 300 vjeçare të fshatit Llangë, karakteristike të zonës së Dibrës, ndërtuar me mure guri tre apo katërkatëshe.
Këto shtëpi kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve e  sidomos të turistëve të huaj.
Kisha e Kosharishtit e ndërtuar në një shpellë në shek. II para erës sonë, duhet të jetë gjithashtu pjesë e guidës nëse doni të vizitoni Parkun Kombëtar të Shebenikut.
Kjo shpellë kishë është e vendosur në një shkëmb në lartesi rreth 70 metra nga niveli i lumit të Qarrishtës ku janë pikturuar Shenjtorja Mari dhe dishepujt gjatë një ceremonie.
Shumë i rëndësishëm fakti që ngjyrat në këto piktura nuk janë zhdukur dhe qëndrojnë ende të gjalla.
Do të gjeni në Shebenik liqenet karstike, liqenin e Fushë Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit,Bredhin e Fushë Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera që presin vëmendjen tuaj.
Moratoriumi i gjuetisë bëri që edhe kafshët e egra të shtohen për t’i dhënë më tepër gjallëri kësaj zone.
Gjatë monitorimeve të saj me kamera kurth, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura ka arritur të fotografojë një sërë kafshësh të egra si, derri i ëgër, ariu, kaprolli, ujku etj.
Shoqata të ndryshme që kanë në fokus aktivitete sportive kohët e fundit po i organizojnë ato në këtë park.
Gara të çiklizmit malor, alpinizëm apo ski në stinën e dimrit e kanë bërë tashmë Shebenikun më të njohur dhe me siguri një nga destinacionet më të pëlqyera për tu vizituar. /a.g/
https://www.ata.gov.al/administrata-e-parkut-kombetar-shebenik-jabllanice-pergatitet-per-turizmin-veror/

Search

Translate