31 ottobre 2013

Banorët e Dropullit në Gjirokastër festojnë

Në çdo shtëpi nis pjekja e rakisë
31 tetor 2013 21:42
Banoret e Dropullit te Gjirokastres keto dite jane ne feste. Ata kane nisur pjekjes e rakise, nje tradite qe e trashegojne nga te paret e tyre.



Per te pjekur rakine, dikur kishin vetem dy kazane. Edhe ato ishin te Kishes. Sot ne Klishar te Dropullit te Gjirokaster, ne cdo shtepi kazani eshte mbi zjarr.
Nga pertej kufirit ka ardhur posaçerisht per kete dite. Të mbash gjallë traditën duhet shpirt dhe vullnet. Pjekja e rakise do te vazhdoje deri ne fund te dhjetorit.
Ceremonia kalon me radhe, per cdo shtepi.
Keshtu mund te kujtojne te paret…Ende mburren me te kaluaren e fushes se Dropullit… Ky eshte Klishari. Ndertuar mbi gure, por me vreshte ne cdo shtepi.

Aty vera e rakia nuk do te mungojne asnjehere. 

Kthehet në atdhe Thesari i Trashëgimisë

Nga: FATMIRA NIKOLLI 
30 Tetor 2013 - 18:00Kthehet në atdhe Thesari i Trashëgimisë
TIRANE - Rreth 260 objekte, pjesë e thesarit të trashëgimisë kulturore shqiptare, që u ekspozuan në Romë, Torino e Prishtinë, janë kthyer në atdhe. Pas një viti 'emigrimi', ato kanë mbërritur në Tiranë në datën 17 tetor dhe janë shpërndarë nëpër muzetë nga ishin marrë, në datën 18 tetor. Spiro Nika, specialist i Institutit të Monumenteve të Kulturës, pjesë e grupit të shoqërimit të tyre, tregon për "GSH" se objektet me vlera unikale, janë dorëzuar nëpër muzetë që iu takonin, siç ishin marrë. Epitafi i Gllavenicës, Thesari i Korbit, ikona të Onufrit dhe objekte arkeologjike të shumta qenë pjesë e këtij thesari. Ndërkaq, punonjës të muzeve ku aktualisht janë objektet konfirmojnë ardhjen e tyre në gjendje të mirë, dhe flasin për dëmtime fare të lehta të ndonjë syresh, dëm që mund të jetë pësuar gjatë transportit. EKSPOZITA Në nëntor të 2012-ës, Ministria e Kulturës dërgoi një ekspozitë të quajtur "Rrënjët e Shqipërisë" ("I tesori del patrimonio culturale albanese") për ekspozim në Muzeun Arkeologjik në Romë (Vittoriano), prej 21 nëntorit 2012 deri më 6 janar 2013. Më tej, ekspozita qëndroi në Torino (Palazzo Madama), prej 23 janarit deri në 7 prill 2013. Më pas, thesari u nis drejt Prishtinës për të qëndruar deri në mes të tetorit. E gjitha kjo shkaktoi debat në Tiranë, pasi shteti nxori jashtë vendit objektet e veta më të vyera (Epitafi i Gllavenicës, viti 1373, që në vitin 1974 u kërkua nga Franca për një vlerë prej 2.4 milionë $), e mbi të gjitha, drejt Kosovës ai u dërgua pa pasur as siguracion, sikundër procedohet në raste të tilla, dhe siç në fakt me të njëjtën ekspozitë për 'udhëtimin' e saj italian. KTHIMI Spiro Nika, nuk do të flasë për çështjen e siguracionit të munguar. "Unë jam marrë me mbledhjen e objekteve nga muzetë. Siç i morëm, i dorëzuam, të gjitha në gjendjen që kishin. Është bërë një punë e madhe dhe objektet janë dorëzuar duke u kontrolluar nga specialistë për origjinalitetin dhe gjendjen e tyre", - thotë ai. Ndërkaq, Nika Sqaron se transportimi i tyre është shoqëruar me eskorta policie gjatë gjithë rrugës, si në Shqipëri, edhe në Kosovë. "Transportimi i tyre nga Tirana për në Prishtinë, është bërë me makina ushtrie. Edhe gjatë shpërndarjes nëpër muzetë e Shqipërisë, jemi shoqëruar nga 17 patrulla policie. Ato ishin marrë nga Muzeu i Butrintit, Muzeu Arkeologjik i Durrësit, ai i Shkodrës, Muzeu Mesjetar i Korçës dhe Muzeu i "Onufrit" në Berat. "Kishim rreth 20 ikona, Epitafin e Gllavenicës, objekte arkeologjike dhe për shembull ornamente prej floriri që shoqërojë sakëmet mortore", -tregon ai.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Raffaele Nigro: Në manastiret e Voskopojës, suvaja bie copa-copa

Nga: RAFFAELE NIGRO  
31 Tetor 2013 - 13:51
Raffaele Nigro: Në manastiret e Voskopojës, suvaja bie copa-copaNjë turmë e vogël pasagjerësh është vënë në radhë para kontrollit të sigurisë ku tashmë policia pranon nga italianët edhe vetëm kartat e identitetit. Shqiptarët duan të ndjehen evropianë dhe presin ratifikimin e një realiteti konkret: Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin evropian. Ia premtoi popullit të vet Sali Berisha, edhe pse nuk arriti ta merrte. Shumë të pasigurt territori dhe pacenueshmëria individuale, i dyshimtë respektimi i ligjit, i barazisë sociale, një kod rrugor inekzistent, akoma një kanun i fortë, ligji patriarkal që dënon gratë me përjashtim.
Dalloj siluetën dhe flokët e valëzuara të mikut tim Fatmir Toçi, i cili është ulur në bar. Botues, ndoshta më i madhi në Shqipëri, i cili pasi i hodhi një sy Feltrinellit hapi një varg librarish me markën e tij: "Toena", në Tiranë, Sarandë, Vlorë, Prishtinë, Selanik, më pas ia besoi gruas së tij, Irenës, drejtimin e veprimtarisë botuese dhe iu fut politikës, në radhët e Partisë Socialiste. Pesë vjet në opozitë, me një grevë urie para një viti për t'i marrë Berishës miratimin e votës së emigrantëve. Pa sukses. Nuk e kam takuar që nga muaji maj, kur erdhi në Pulia për të bashkëbiseduar me bashkatdhetarët e tij emigrantë. Gjeti mbi tridhjetë mijë shqiptarë. E shoqërova në Bari, Altamura, Trani, Noicattaro, ndërkohë që shpjegonte se të votosh nga Italia, për ata që punojnë aty, është një e drejtë, se emigrantët kanë kontribuar në përmirësimin e Shqipërisë dhe iu takon një njohje pensioni për vitet e punës. Fatmiri është zgjedhur sërish, në zonën elektorale të Vlorës.
Vetë aeroporti është ndërtuar nga prurjet e emigrantëve, përveç ndihmave amerikane, austriake, franko-gjermane madje edhe me fondet e ardhura nga Emiratet Arabe, të cilët kanë investuar në rikonstruktimin e spitaleve dhe xhamive. Tirana është një provë besimesh; në sheshe, tingujve të kambanave katolike dhe ortodokse iu përgjigjet kënga e hoxhëve e amplifikuar nga altoparlantët. Fatmiri më tregoi modernitetin e aeroportit, kafetë, dyqanet me pajisje. Më kujtohet ardhja ime e parë në Rinas, më 1990. Më priti një hangar i tmerrshëm prej çimentoje, me një grup uniformash të Sigurimit dhe asnjë pasagjer. Jashtë më priste një Mercedes shtetëror, pranë një autobusi linje dhe dy e tre kamionë të prodhimit kinez, mbi një rrugë të shkatërruar të mbrojtur nga rrjeta me tel. Sot asfalti me katër korsi që lidh Rinasin me Tiranën është i populluar nga 'Suv' japonezë, 'BMW' dhe 'Mercedes'-ë, nga pak 'Fiat'-e dhe disa makina franceze. Një trafik që të jep imazhin e rremë të pasurisë së Vendit. Sipas Fatmirit ka një lëvizje të madhe në ekonomi, shqiptarët kanë kapërcyer katër shekuj prapambetjeje brenda njëzet vjetëve, por ka shumë borxhe, parà të pista dhe kryesisht të ardhura nga emigrantët.
Nuk je larguar akoma na aeroporti dhe të përshëndesin duart e bashkuara e Nënë Terezës të Kalkutës e stilizuar dhe gjigante. Pikërisht asaj, murgeshës shqiptare të lindur në Maqedoni, Shqipëria i njeh devotshmërinë dhe i beson imazhin e vet, të një vendi në kërkim të modernizimit. Statuja e saj ka zëvendësuar atë të Leninit, Stalinit dhe Enver Hoxhës. Ngjitemi në drejtim të Krujës, qyteti i Skënderbeut, drejt në pazarin turk në kërkim të suvenireve. Shitësit e pakët e dikurshëm janë zëvendësuar nga shitës vjetërsirash që kanë reshtur së shituri vetëm fletore dhe libra shkollorë të fabrikimit kinez. Nuk gjen më libërtha të kuq të Enver Hoxhës që deri në vitin 1991 ishin të vetmet objekte në shitje nëpër kioska, ungjilli socialist i markës maoiste që diktatori kishte projektuar për Shqipërinë: varfëri barazimtare, autarki, punë në fabrikë dhe miniera, modeli i jetës anti borgjeze dhe sistem policor. Partia e Punës për të cilën kanë shkruar poetët e mëdhenj dhe romancierët e kohës, Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare. Rroftë shoku Enver Hoxha, thoshte propaganda nëpër rrugë. Ndërkohë që burgjet ishin plot e përplot me disidentë.
Që nga ikjet masive të vitit 1991 këtu gjithçka ka ndryshuar, me shpejtësi. Baret, piceritë, dyqanet janë të frekuentuara. Edhe në provincë gratë filluan të shkojnë nëpër kafe, vishen me pantallona të shkurtra dhe minifunde, ndërsa romët - gjithmonë të varfër për traditë dhe të detyruar - i gjen duke pastruar rrugët. Përkrah gazetave të mëdha shqiptare, sepse këtu lexohet akoma mjaft dhe janë të shumta shtëpitë botuese dhe shumë përkthyes dhe shkrimtarë, qoshkut e gazetave kanë gazeta të huaja të teletransmetuara dhe monitorët japin imazhe arabe, franceze, italiane dhe gjermane, roku dhe techno e radiove italiane, radio Capial, RTL dhe Radionorba, rivalizojnë me muzikat tradicionale schipetare që bëjnë për vete tashmë vetëm të moshuarit. Shqiptarët ndjehen evropianë, kanë parë gjithmonë nga Roma dhe Parisi dhe sot nga Berlini dhe Nju Jorku. E ka premtuar Edi Rama, kryeministri i ri i Këshillit të Ministrave.
Nga Kruja ngjitemi në Lezhë, edhe ky qytet i rëndësishëm në kohën e Skënderbeut. Këtu është varrosur heroi më 1467, vdekja e të cilit erdhi nga malaria, dhe mauzoleumi i tij ndodhet mes rrënojave të mureve të një katedrale të shkatërruar nga Hoxha nga zemërimi antikatolik. Fatmir Toçi dëshiron të përshëndesë shokët e tij të partisë. Ka gjithkund prej tyre. Këtu është një shef i pediatrisë në spitalin e Lezhës i cili na priti bashkë me gruan e tij në Zadrimë dhe na shoqëruan tek Mrizi i Zanave, një agroturizëm që e ka marrë emrin nga një përmbledhje të vargjeve të poetit Gjergj Fishta. "Kjo ka qenë një zonë moçalore, është bonifikuar dhe sot prodhojmë raki nga rrushi, thana dhe mani", na shpjegon pronari Altin Prenga. Ai është Shqipëria e re. Fytyra e re e një vendi që deri para njëzet vjetësh nuk e lejonte prodhimin privat dhe ndalonte turizmin.
Duhen edhe pesëdhjetë kilometra deri në Shkodër. Këtu ndikimi venedikas ka lënë një të folur që e quajnë gegë dhe që nuk flitet në jug, ku afërsia me greqishten ka prodhuar dialektin toskë.
Pasdite u nisëm për në Durrës, mbi brigjet e Adriatikut, makinat rendin me dyqind në orë mbi asfaltet e ciflosur. Një trafik i dendur dhe i çmendur që luan me 'qëlloj në shenjë' mbi këmbësorët dhe lopët në qarkullim të lirë dhe i trajton makinat si lodra të furishme. Qyteti është një periferi e pafund, tezga me veshje për në det në të dy anët e rrugës, hotele ciklopikë dhe ndërtesa të ngritura buzë ujit, pak metra larg detit.
Patëm kohë vetëm sa për një përshëndetje dhe u nisëm për në jug, drejt Vlorës, përgjatë rrugës së konsullore, vazhdim i Traianas pulieze, që lëpijnë nga koha romane bregun. Qyteti është i pasur në gjelbërim, siç është dhe Tirana, kryeqyteti më i gjelbër i Evropës, ndërsa rruga përgjatë detit ishte e populluar nga palmat. Ndjesia është ajo e një kantieri të hapur. E gjithë Shqipëria është një kantier i pafund dhe frenetik: restorante, pallate, rrugë, lagje, stabilimentet bregdetare nuk janë kurrë të mbaruar dhe që gjithmonë janë të përkohshëm, në një braktisje të përjetshme. Frenetikë në të ndërtuar por të pazotë për mirëmbajtje. Në një restorant në Vlorë një grup këngëtarësh popullorë na pret për të nderuar deputetin Toçi dhe shkrimtarin italian. Ia marrin menjëherë polifonive të vjetra dhe na ofrojnë një fileto të ftohtë deleje, kofshët me nderimin tradicional të bishtit përpjetë. Për respekt dhe ugur.
Për të fjetur shkuam në Llogora, një mijë metra lartësi. I ftohti këtu largon zagushinë detare. Në pak vite, janë rritur shaletë dhe resortet, fshatarët shesin mjaltë dhe erëza buzë rrugës. Gëzim Capo, kryetar bashkie dhe pronar i resorit, na pret për të nderuar njeriun që ka mbështetur në politikë. Shpreson të nxjerrë ndonjë përfitim. Sepse këtu, në mënyrë mikroskopike në raport për shembull me Italinë, fituesi në politikë sjell njerëzit e vet. Një ndryshim radikal. Ata të mëparshmit i dërgojnë me pushime dhe kultivojnë urrejtje. Zbresim sërish në det. Më trembin rrugët thikë që bien nga Ballkani i zhveshur i Acrocheronne-s në Jon një det blu dhe i rrethuar nga ranishte me gurë dhe nga stabilimente balneare të pakët. Hamë drekë në Livadh, të ftuar të Arqile Bollanos, administrator i qeshur por i heshtur i një lidoje të madhe. Ka organizuar një shëtitje me skaf për të na treguar detin e tij prej smeraldi.
Në dimër, Arqileja është inspektor në bashki, në verë bën sipërmarrësin në plazh. Të parët e tij ishin italianë, të shpëtuar ndoshta nga një mbytje në '600-ën dhe të vendosur këtu. Hëngrëm sallatë greke, kallamarë të skuqur, xaxiqi dhe ngjala. Një marrëveshje jo e shkruar me marinarët puliezë, nga shpjegon ai, stabilizon që shqiptarët të peshkojnë peshk dhe hurma deti (dateri) dhe që pastaj ua shesin italianëve, të cilët i rishesin në tregun italian ku peshku ka mbaruar dhe hurmat e detit janë mall i ndaluar. Pushuesit që shikon nëse nuk janë shqiptarë janë bullgarë dhe polakë. "Evropianët na imagjinojnë me valixhe në dorë, leckamanë dhe refugjatë mbi varka", thotë Bollano. "Dhe kjo nuk sjell turistë këtu".
Në pjesën e lartë ngrihet Himara, me kështjellën dhe fortesën e Ali Pashë Tepelenës. Nga Himara përballemi me një rrugë të gërmuar që shkon krah thepisjeve të Ballkanit dhe zvarritet brenda vendit. Njëmbëdhjetë kilometra rrugë e tmerrshme, me fuoristradën që mund të fluturojë në humnerë në çdo një metër. Rrugën e ka hapur Fatmiri me rreth njëqind studentë socialistë. Edhe këtu jemi të pritur nga shtatëqind banorët e një fshati blegtorësh që do ishin të shkëputur nga bota e qytetëruar pa këtë rrugë. Berisha përmirësoi gjendjen e rrugëve në veri të vendit, zonë e tij elektorale dhe harroi Jugun, ku elektorati socialist nuk e do. Por këtu blegtorët nuk mund t'i çojnë prodhimet e tyre në qytet apo të shkojnë në spital për shkak të mungesës së rrugëve. Shtëpitë e shpërndara të Kuçit ngjiten si dhitë brinjave të maleve, në ajër ndjehet aroma e plehut dhe e rigonit.
Nga Kuçi, desh zoti zbritëm në Borsh dhe u kthyem në modernitet. Pimë nga një kafe në një bar më të vërtetë jashtëzakonisht skenografik. Pjesa e pasme e tij ishte e vendosur mbi një përrua uji, tavolinat dhe karriget e sistemuara mbi rrëke uji mbështetur mbi një faqe skarpat nga qendra e të cilit rrjedh ujë. Prej këtej janë nisur arbëreshët që në San Marzano të Tarantos prodhuan dhe fabrikuan likerin më pas.
Vazhdojmë pa lënë bregun deri në Sarandë, qytet i bukur me një shëtitore buzë detit plot gjallëri dhe të pasur me dyqane dhe një fortesë që sundon harkun e gjirit në majë të një kodre me gurë të bardhë. Edhe hoteli ynë, Panorama, është në një pozicion të mrekullueshëm në një bregore mbi gji; pronar i tij është një zengjin i ri, që pret ndihmë nga qeveria e re. Rudina në fakt administron librarinë "Toena". Është shumë e dashur dhe e sjellshme, na ofron kafe turke, ëmbëlsira dhe suvenire. Është tamam një Shqipëri tjetër. Kisha ardhur më 1990 në zemër të sistemit komunist, kisha pasur një impakt rrënues me njerëzit, të heshtur dhe të kujdesshëm, dyqanet bosh, therjet e mishit në qiell të hapur ku gëlonin mizat, frikë për t'u shprehur të miqve gazetarë dhe shkrimtarë, Besnik Mustafaj, Pirro Misha, Dashnor Kokonozi, Diana Çuli, pak makina, pak kamionë, shumë biçikleta të ardhura nga Kina. Sot jeta është kthyer dhe restorantet janë të tejmbushur. Ka stabilimente plazhi me scooter ujorë dhe argëtime. E gjelbra smeraldi e detit skicon tiparet e parajsës të pandotur. E gjelbra smerald që megjithatë aty këtu mashtrohet nga një ujë që duket vajor. Sepse një marrëveshje e vulosur i lejon tragetet dhe anijet naftëmbajtëse që kalojnë të derdhin ujërat e zeza në detin shqiptar.
Nën një diell vrasës vizitojmë Butrintin, një Pompei i shtresëzuar. Gjinkallat na shurdhojnë dhe shoqëruesi i ri që ka mbaruar për arkeologji në Itali mundohet të na tregojë mbi mbijetesën e kulturave, duke u nisur nga ajo Iliriane. Por ka shumë për të zbuluar. Këtu nuk mbarojnë surprizat e gjetjeve, sepse vetëm më 2005 një grup arkeologësh bolonjezë zbuluan një statujë romake prej mermeri.
Por duhet përballur herët a vonë me pjesën qendrore të ngulimit, qytet i Ilirëve. Duke ndjekur Drinon vazhdojmë për në Korçë. Lumi bën një xhiro të gjatë dhe takon sërish Vlorën. Ndërsa me ne u bashkua edhe Alberti, një mik i vjetër i Fatmirit. Më 1991, më tregon ai, komandonte një anije ushtarake që u rebelua. I zbarkuar në Brindizi gjeti punë në siderurgji. Më 2007 u kthye në atdhe dhe hapi një ndërmarrje për korniza alumini antioksiduese për një vend ku ndërtimi është në rritje. "Ia dedikoj të gjitha Italisë - thotë -, punëdhënësit tim, por kush do që të mësojë një zanat duhet të kalojë atje, të jetojë në Itali për të paktën pesë vjet".
Shkova në Korçë, i thirrur nga muzeu i ikonave. Aty janë mbledhur me mijëra vepra të shpëtuara nga tërbimi ikonoklast i Hoxhës.
Gjashtë shekuj të historisë të artit piktoresk që nisin nga Treqinda dhe arrijnë rilindësit Onufri dhe djalin e tij Nikollën dhe shkollat e Shtatëqindtës të Shqipërisë dhe Greqisë. Një trashëgimi e pa llogaritshme që kërkon një katalogim dhe ekspozita ndërkombëtare. Por nuk lë pa vajtur edhe në Voskopojë, njëmbëdhjetë kilometra nga këtu, ku ruhen të paprekur manastiret e San Giovannit, i shekullit të XII, dhe San Nicola (Shënkolli), që është i shekullit të XVIII. Janë krejtësisht të braktisur, me ikonostasë të pasur dhe të veshur tërësisht me afreske me skena nga jeta dhe nga mrekullitë e shenjtorëve. Suvaja bie copa - copa dhe nuk arrij të kuptoj cili është prioriteti në këtë vend, shpëtimi i trashëgimisë arkitektonike apo hapja dhe shtrimi i rrugëve. E vetmja rrugë e fshatit është e hapur. Na pret në oborrin e shtëpisë së tij Papu Thomai, një burrë i çuditshëm, me çokëz dhe mjekër të vogël, një prift ortodoks që na përshkruan jetën në vend, braktisjen e kishave. Shpreson që qeveria të ndërhyjë.
Duke lënë liqenin e Ohrit dhe qytetin e fortifikuar të Elbasanit u ktheva në Tiranë. Një tunel i gjatë ka përgjysmuar më në fund distancën nga qyteti turk në kryeqytet. Tirana është e zbrazur dhe sheshi i madh Skënderbej, megjithëse po rrethohet nga një pyll grataçelash, mbetet akoma një muze i ndërtimeve fashiste. Kanë zbritur këtu në njëzet vjet të paktën pesëqind mijë persona nga fshatrat veriorë dhe qyteti ka arritur me një milion banorë, është zgjeruar mbi kodrat përreth, po pret të sistemohen rrugët dhe kanalizimet. Rritet në mënyrë marramendëse. Nga kati i fundit i Coin-it më hapet para syve një qytet i shënuar nga kantieret, nga ndërtesa ipermoderne, nga radhë të gjata rrapesh dhe vidhesh dhe ndërtesa në rrezik shembjeje, të mbështetura në një kurorë malesh të zhveshur. Asgjë antike, përveçse disa kalldrëmesh, gjurmë të një kështjelle, një ure me kurriz gomari. Nga Blloku i vjetër, lagjja e nomenklaturës dhe e Hoxhës, vijnë muzikat e pabeve dhe të diskotekave që shpjegojnë se si zemra e të rinjve shikon sot nga Parisi, Berlini dhe Kopenhaga, me dëshirën e vitalitetit të natës dhe të jashtëzakonshëm, për tu ndjerë trup e shpirt me modernen.
*Gazetar e shkrimtar italian. Shkrimi u botua në "Corriere della sera". Titulli në origjinal "Në Shqipëri me 200 kilometra në orë"

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

30 ottobre 2013

Alpinisti synon të vendos flamurin shqiptarë në majat më të larta të botës

NGA MATILDA ZAIMI
 30 Tetor 2013 - 11:40
Alpinisti 25 vjeçar Iglin Shyti, para dy muajsh ngjiti majën më të lartë të Amerikës Veriore në Alaskë. Maja e quajtur Denali ishte 6195 metra e lartë.

Objektivi kryesor i Iglinit së bashku me dy shqiptarë të tjerë Gjergj Bojaxhiun dhe Gert Pishtarin ishte që të ngulnin aty, në majën më të lartë të Amerikës Veriore, flamaurin shqiptarë.

Këtë synim, Iglini së bashku me grupin e tij që kanë themeluar një shoqatë alpinizmi me një grup të vogël pjesëtarësh, duan të ngjisin të gjitha majat më të larta të botës duke vendosur një traditë të veçantë siç është ngulja e flamurit shqiptarë në shtatë majat e shtatë kontinentëve në botë.
flamuri shqiptare

Iglini në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” rrëfeu gjithë eksperiencën e tij në ngjitjen e majës më të lartë në Alaskë si dhe tregoj peripecitë, vështirësitë por edhe kënaqësinë e madhe që morrën duke arritur në këtë majë të lartë duke ngulur flamurin shqiptarë.

Gjithashtu, Iglini thotë se alpinizmi në Shqipëri po fillon të ketë një zhvillim “këto vitet e fundit alpinizmi ka një rimëkëmbje”, thotë ai.
 
Iglin, çfarë mund të na thuash për ngjitjen në majën më të lartë të Amerikës Veriore?

Kjo ishte një nga majat e rradhës në kuadër të një projekti që quhet “Seven summit” që do të thotë “shtatë maja” ku ne ngjisim shtatë majat e shtatë kontinentëve. Kjo majë që ne ngjitëm, Denali, është maja më e lartë e Amerikës Veriore  dhe ndodhet në Alaskë e cila 6195 metra e lartë.

Kjo ishte ngjitja ime e parë në kuadër të këtij projekti dhe ishte shumë emocionuese për mua.
 
Ju ngritët atje flamurin shqiptarë, a ndiheni krenar për këtë arritje në majën më të lartë të Amerikës Veriore?

Ta ngresh flamurin nëpër majat më të larta të botës është një gjë e bukur dhe ne ndihemi krenar, madje në këtë mënyrë ne promovojmë dhe Shqipërinë sepse shumë vende nuk na njohin ende.

Flamurin nuk e ngrita vetëm por e ngrita bashkë me dy shokë shqiptarë të tjerë Gjergj Bojaxhi dhe Gerti Pishtarin.
 
A mund të ndash me ne eksperiencën gjatë ngjitjes së majës së Denalit, vështirësitë por edhe kënaqësitë e kësaj aventure?

Maja e Denalit njihet si maja me një vështirësi për shkak të temperaturave  që shkojnë deri në minus 50 gradë që kanë arritur. Por një tjetër vështirësi ishte që ne gjithë peshën duhet ta mbanim vetë sepse nuk kishte sherpa apo transportues vendas që të na ndihmonin për të mbajtur materialin.

Përveç lartësisë që ishte relativisht e konsiderueshme ne duhet ta hasim gjithë peshën që duhet ta mbanim mbi shpinë. Ne ishim tetë veta gjithsej të ndarë në dy grupe, katër me katër. Dhe në çdo grup kishte nga një guidë që ishte një vendas.

Gjatë gjithë kohës ishim të shoqëruar me litar, pasi Denali ka shumë kravasa që janë gropa të thella në borë por që mbulohen nga bora dhe bëhen të padukshme. Ne rrezikonim të binim brenda tek to dhe kjo mund të ishte fatale për jetën.
denali
 
 
Çfarë i duhet një alpinisti të ketë në çantën e tij të shpinës për të ngjitur një majë?

Aty duhen të gjitha pajisjet e domosdoshme pasi duhet të marrësh masat e duhura për të përballuar një kohë të keqe apo një stuhi. Ne mbajmë çandra, sleeping bag që janë dyshekët e flejtjes, ushqime, xhupa më të trashë sepse temperaturat variojnë. Përveç këtyre ne gjatë gjithë kohës ishim të lidhur me litar.
 
A patët ndonjë problem gjatë ngjitjes?

Probleme jo por këto rëniet nëpër kravasat, pengesat, rrëshkitjet ishin gjëra të zakonshme por ndonjë aksident me pasoja nuk na ndodhi. Ne u favorizuam edhe nga koha, madje koha qëndroj me ne deri në momentin që ne arritëm në majë.

Në qoftë se ne do të ishim vonuar qoftë 10 minuta nuk do ja kishim dalë mbanë deri në majë pasi me të mbërritur në majë, me të ngritur flamurin, bëmë dhe fotot e çastit. Të gjitha këto veprime zgjatën 10 minuta. Pas 10 minutave filloj një stuhi që ne kemi zbritur me vrap poshtë.
 
Çfarë përfaqëson për ju alpinizmi?

Përveç kënaqësisë ku sport ka shumë të mira edhe për shëndetin. Ne bëjmë shumë stërvitje dhe për të qenë një alpinist i mirë duhet të jesh dhe një njeri i shëndetshëm.

Një nga arsyet pse unë e fillova këtë sport ishte se doja të shikoja dhe të eksploroja natyrën së paku natyrën shqiptare sepse ne kemi shumë vende të bukura por mungesa e infrastrukturës bën që ne mos të arrijmë deri atje. Dhe na duken majat sikur kanë një distancë shumë të largët.

Keni eksploruar në Shqipëri në majat e saj?

Po, sigurisht. Ne stërvitjen tonë e bëjmë në majat e Shqipërisë. Në majën e Korabit apo Jerzecës, lugina e Valbonës apo e Thethit janë poligone shumë të mira stërvitje. Por nuk kemi pse të shkojmë dhe aq larg kur kemi malin e Dajtit që përveç se është një poligon stërvitjesh shumë i mirë është dhe një malë ku ofroj dhe argëtimin.

Maja që ju ka ngelur më tepër në mëndje për bukuritë natyrore të saj në Shqipëri?

Me qejf kam shumë luginën e Thethit në krahasim me luginën e Valbonës. Atë luginë e preferoj më shumë. Dhe të gjitha majat që kjo luginë ka më pëlqen ti ngjis dhe t`i ringjis.

Ja vlen që të gjithë të shikojnë çka natyra jonë na ka falur dhe ta shijojmë. Vetëm kur i shikon ato bukuri mund t`i përjetosh. S`mund t`i përshkruash dot me fjalë.

Cili është pikësynimi juaj pas majës së Denalit në Alaskë?

Pas Kilimanxharos, Everestin dhe majës së Denalit  ne në kuadër të projektit të shtatë majave do të ngrejmë flamurin edhe në katër maja të tjera më të larta të botës.

Projekti i rradhës është Akonkagua që është maja më e lartë e Amerikës së Jugut. Këto janë aktivitete që kushtojnë dhe pa sponsorat ne nuk do arrinim dot t`i bënim këto aktivitete

Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/alpinisti-synon-te-vendos-flamurin-shqiptare-ne-majat-me-te-larta-te-botes-184623.html#sthash.sSDRbE5b.dpuf

Çdo të bëhet me muzeun në Korçë dhe Piramidën


DHURATA HAMZAI

30 Tetor 2013 - 05:45
TIRANE- Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore u mblodh sërish këtë muaj për të diskutuar një sërë problematikash të fushës. Qëllimi i takimit kishte të bënte me prezantimin e Forumit të Trashëgimisë, si një zë dhe opinion intelektualësh, pa bindje politike, por me dëshirën e mirë në mbrojtje të Trashëgimisë kulturore. Takimi theksoi idenë se ky grupim vullnetar do të vazhdojë të jetë një Forum aktiv në mbrojtjen e këtyre çështjeve, pavarësisht ikjes se një qeverie apo një ministri, u tha dje në mbledhje.   

Në veçanti Forumi i Trashëgimisë është shumë i shqetësuar për situatën ku ndodhet Shtëpia ku u shpall Republika e Korccës dhe takimi i mbrëmshëm u përqendrua më shumë në këtë pikë. Në mbarim të këtij takimi ku ishin shumica e anëtarëve të saj, u ra dakord që Forumi t’i bënte publike konkluzionet që dolën nga ky takim. “Shtëpia e Republikës në Korçë (informacionet janë që është rrafshuar tërësisht, dhe janë hequr prej aty dhe gurët. Bazuar ne ligjin për trashëgiminë, duhet që kjo shtëpi, të ribëhet sikurse ishte). Për këtë duhet të shprehet edhe Ministria e Kulturës”, shkruhet në pikën e parë të raportit të këtij forumi. Gjithashtu anëtarët e forumit kanë rënë dakord edhe që të bëhet “Anulimi i ligjit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, që automatikisht ka vendosur për prishjen e Piramidës. Pika e tretë që u trajtua në mbledhje ishte “Rivendosja në listën e objekteve Monument Kulture të të gjithë atyre objekteve që janë hequr gjatë këtyre viteve nga lista. Gjatë mbledhjes, Forumi ka trajtuar edhe çështjen e një vargu akuzash, të cilat kane pasur edhe ndjeshmëri të madhe publike.

“Forumi i Trashëgimisë do t’i kërkojë Ministrisë së Kulturës që të bëjë publike të dhëna, argumente e informacione, se si do të ndiqen tani e në vazhdim këto çështje me ndjeshmëri të lartë. Në veçanti informacion publik për shpenzimet e taksapaguesve shqiptare që janë përdorur në restaurime, si, ku, kanë përfunduar këto investime publike”, theksohet në raportin e këtij forumi. Mbledhja ka pasuar edhe një rekomandim për Ministrinë e Kulturës, ku thuhet që të bëhet vendosja e tabelave informuese të gjithë monumenteve të Kulturës në të gjithë vendin. Gjatë kësaj mbledhjeje forumi nuk ka harruar që të ribëjë edhe një herë publik shqetësimin e madh për ndërtimet e paligjshme në Kalanë e Prezës, në Gjirokastër, Sheshi Fantazia dhe në hyrje të Kalasë së Krujës. “Forumi dëshiron t’i kërkojë Ministrisë se Kulturës që i gjithë dokumentacioni teknik i Këshillit Kombëtar të Restaurimit të behet edhe publik në website online”, shkruhet në raportin e kësaj mbledhjeje, ku hidhet edhe ideja që “një përfaqësues i Forumit, sipas çështjeve, të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të Restaurimit pa të drejtë vote”.


Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=184563&NomeCategoria=kulture&Titolo=-do-t--b-het-me-muzeun-n--kor---dhe-piramid-n&IDCategoria=2730&approval#comments-form

Ish-muzeu i Enver Hoxhës (Piramida) dhe Projekti i Parlamentit të ri që do të
ngrihej në vend të Piramidës
Synimi është shpëtimi nga shembja e ndërtesës së Piramidës

Të anulohet ligji për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar në vend të Piramidës. Ky ishte një nga konkluzionet e mbledhjes më të fundit të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Përmes një njoftimi për shtyp mësohet se një ndër çështjet kryesore të marra në shqyrtim në këtë mbledhje ishte dhe ajo e shembjes së ndërtesës së ish-muzeut të Enver Hoxhës, apo, siç njihet ndryshe, Piramida. 

Dy vjet më parë në 14 korrik 2011, Parlamenti shqiptar, pa praninë e opozitës së atëhershme, maxhorancës së sotshme, miratoi projektligjin “Për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”, i cili mendohej të ndërtohej për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kompleksi i ri i Parlamentit u parashikua të ndërtohej në vendin ku sot ngrihet piramida, e cila pas disa ndërhyrjesh, për gjoja kthimin në një muze të artit bashkëkohor, u katandis si mos më keq. 

Vendimi për ngritjen e Kuvendit të ri të Shqipërisë, për projektimin e të cilit u shpall fituese një studio arkitekturore vjeneze, u kundërshtua asokohe nga Bashkia e Tiranës, e cila e ankimoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Por, kjo e fundit rrëzoi pretendimin e Bashkisë së Tiranës për pezullim të vendimit të Kuvendit “Për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar”. Gjatë mbledhjes, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore vendosi të kërkojë “anulimin e ligjit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, që automatikisht ka vendosur për prishjen e Piramidës”. 

ÇËSHTJE TË TJERA
 
Po kështu, krahas diskutimit për mbrojtjen e Piramidës, si pjesë e trashëgimisë kulturore u morën në shqyrtim edhe të tjera çështje të rëndësishme, si ringritja e Shtëpisë së Republikës, e cila tashmë është e rrafshuar komplet, rivendosja në listën e objekteve Monument Kulture, të të gjitha atyre objekteve që janë hequr gjatë këtyre viteve nga lista, vendosja e tabelave informuese në monumentet e kulturës, rishikimi i ndërtimeve të paligjshme në Kalanë e Prezës, në Gjirokastër, sheshit “Fantazia” dhe në hyrje të Kalasë së Krujës. Për sa më sipër, Forumi do t’i bëjë me dije Ministrisë së Kulturës dhe do t’i kërkojë asaj informacione se si do të procedohet më tej mbi këto çështje. 

Forumi do të kërkojë transparencë në lidhje me shpenzimin e financimeve që vijnë nga xhepat e taksapaguesve, si dhe që një përfaqësues i Forumit, sipas çështjeve, të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të Restaurimit pa të drejtë vote. Përmes njoftimit për shtyp mësohet se, krahas diskutimit të disa çështjeve të konsideruara urgjente, qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me prezantimin e Forumit “si një zë dhe opinion intelektualësh, pa bindje politike, por me dëshirën e mirë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”. Pavarësisht se disa prej anëtarëve kryesorë të këtij forumi janë impenjuar në qeverisjen e re, është rënë dakord që ky grupim vullnetar të vazhdojë të jetë aktiv për mbrojtjen e çështjeve që lidhen me trashëgiminë kulturore.

PANORAMAhttp://www.panorama.com.al/2013/10/30/forumi-i-trashegimise-te-anulohet-ligji-per-parlamentin-e-ri/#comments

29 ottobre 2013

Valbone sett/2013- Alpha Bank Albania staff

Hiking in Albania Alps Theth-switching Valbon with HighAlbania autumn 2013

Jufkat, tradita dhe biznesi i grave dibrane Falë punishteve tradita kapërcen pragun e shtëpisë


Ne "Historine shqiptare", vjen tradita e trasheguar ne breza e gatimit te jufkave. Por sot jufkat e Dibres kapercejne pragun e shtepise per tu tregtuar kudo fale punishteve te hapura nga grate dibrane.

Bunkeri i byrosë politike në nëntokën e Rognerit Tri rrëfime për shenjat e të kaluarës


Në fillim të tetorit ABC NEWS transmetoi pamjet e para të bunkerit që shtrihet në 1200 m2 poshtë një fushe tenisi në tokën e Hotel Rognerit. Artistë, studentë dhe arkitektë propozojnë funksione bashkëkohore për strehimin e Byrosë Politike të viteve shtatëdhjetë. Ju ftojmë të ndiqni një kronikë e zgjeruar për shenjat e kaluarës në tri breza.

Për herë të parë gërmime brenda territorit të kalasë së Lezhës. Zbulohet okupimi i shpeshtë i saj, 29 Tetor 2013


Keto jane germimet e para arkeologjike brenda kalase se Lezhes. Gjetjet jane te shumta, ndersa prezantohen fazat e ndryshme te okupimit te saj.
Ka mbivendosje te objekteve si pasoje e dendesise se ketyre okupimeve, por jo demtime. Prania e nje ekipi arkeologesh franceze dhe shqiptare, kane sjelle ne drite te dhena histroike qe nuk ishin konstatuar me pare. Arkeologia Etleva Nallbani, drejtuese e ketyre germimeve arkeologjike thote se e gjithe hapsira e kalase eshte ndertuar gjate pushtimeve te ndryshme.
Fakti ka treguar qe vetem nga zbulimet e deritanishme, ka nje terheqeje te vizitoreve vendas e te huaj. 600 maja shigjetash, kryqe, 50 gjyle e materialete te tjera qeramike si dhe varre te hershme jane zbuluar gjate germimeve te fundit ne kalane e Lezhes.

Për herë të parë gërmime brenda territorit të kalasë së Lezhës. Zbulohet okupimi i shpeshtë i saj, 29 Tetor 2013


Keto jane germimet e para arkeologjike brenda kalase se Lezhes. Gjetjet jane te shumta, ndersa prezantohen fazat e ndryshme te okupimit te saj.
Ka mbivendosje te objekteve si pasoje e dendesise se ketyre okupimeve, por jo demtime. Prania e nje ekipi arkeologesh franceze dhe shqiptare, kane sjelle ne drite te dhena histroike qe nuk ishin konstatuar me pare. Arkeologia Etleva Nallbani, drejtuese e ketyre germimeve arkeologjike thote se e gjithe hapsira e kalase eshte ndertuar gjate pushtimeve te ndryshme.
Fakti ka treguar qe vetem nga zbulimet e deritanishme, ka nje terheqeje te vizitoreve vendas e te huaj. 600 maja shigjetash, kryqe, 50 gjyle e materialete te tjera qeramike si dhe varre te hershme jane zbuluar gjate germimeve te fundit ne kalane e Lezhes.

27 ottobre 2013

Hiking ne Vjeshte, intinerari "Kurrizorja Dajtit" 2013

Dy video dy pikpamje te ndryshme....

data 23/ott/2013
Udhetimi: Pothuajse 6 ore hiking (ora 09:45 - 16.45, me pauza te shkurtra)
Intenerari: Qafa e Priskes - Qafa e Qershise - Tarracat Detare te Dajtit
Gjatesia: Afersisht 15 kilometra
Organizoi: High Albania Mountain Club

Reportazh "Majat e Ballkanit" udhëtim në Theth 2013


in data 13/ott/2013
TIRANE- Jam 2570 metra mbi nivelin e detit. Ne Theth. 70 kilometra larg qytetit të Shkodrës dhe me dorën mbi kurorën e argjendtë të Alpeve shqiptare. Jam me sy në Radohimë, në Qafën e Dhenve, në Qafën e Drerit dhe pak më tej, syri im ulet dhe pushon mbi majat e thepisura të Jezercës. Pamje më magjike nuk ka. Ky vend prej vitesh është shpallur Park Kombëtar dhe ze një sipërfaqe prej 2630 hektarësh, kryesisht pyje me ah, me pisha e bredh të bardhë, por edhe me shkurre që tash në vjeshtë, skuqin dhe duken si zjarre të bukur ndanë udhës nacionale, copë - copë nga Bogaj e këtej. Jam në një vend epik, që quhet Theth. Një emër i prejardhur nga fjala thedhë - thellë, ( formë dialektore e gegnishtes së sipërme ) dhe që me kalimin e shekujve u shëndrrua në Theth. Këtu, prej gati 70 vjetësh votat e banorëve të zonës janë numuruar vetëm majtas, për 50 vjet me radhë.

"Kalatë e bregut tim", vullnetarët pastrojnë fortesat nga mbeturinat

Në Shqipëri grupe të rinjsh po ndihmojnë në ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore. Në disa zona në Gjirokastër dhe në Sarandë programe të ndryshme nderkombetare po mbështesin organizata të shoqërisë civile, ndërsa në vend ka mjaft tone kritike për gjendjen e mjaft prej këtyre monumenteve. Institucionet kanë pak fonde për investime në këtë sektor, ndërkohë që ndërtimet pa kriter vazhdojnë të jenë një rrezik për mjaft nga qendrat historike.

Në mjediset e Pallatit të Ekspozitave në Romë u prezantua guida “Conoscere l’Albania” (Të njohesh Shqipërinë), e autorëve Enkela dhe Alfred Dalipi.


Në mjediset e Pallatit të Ekspozitave në Romë u prezantua guida “Conoscere l’Albania” (Të njohesh Shqipërinë), e autorëve Enkela dhe Alfred Dalipi.

Aktiviteti, i organizuar nga shoqata 'Occhio Blu' në bashkëpunim më Ambasadën Shqiptare në Romë, qe një rast i mirë për të paraqitur Shqipërinë për një publik që gjithnjë e më shumë po interesohet për vendin fqinj. Jo vetëm studiues e specialistë, por edhe njerëz të thjeshtë që duan të dijnë diçka më shumë për Shqipërinë, siç lexohet edhe në parathënien e librit, “për të kuptuar shqiptarët, për të mësuar në ç’zot besojnë dhe ç’farë gjuhe flasin, me kë kanë luftuar dhe kush i ka pushtuar, cfarë është asimiluar dhe cfarë ka mbijeturar, çfarë simbolesh kanë zgjedhur dhe ç’ngjyra kanë adhuruar”.

Performanca e grupit Aion Teatër, i shtoi aktivitetit tingujt e shqipes të kthyera në emocione e ndjenja.Botimi prestigjoz i paraqitur në Romë sjell diçka më shumë se një udhërrëfyes të thjeshtë. Falë punës së shkëlqyer të dy autorëve, ai është një tablo e plotë dhe mbërrin në një moment kur për Shqipërinë, siç u shprehën dhe të pranishmit, ka ardhur koha për një vizion të ri të turizmit, në veçanti të atij kulturor.

/ Top Channel

26 ottobre 2013

Trashëgimia kulturore, restaurimet janë bërë pa kriter

Valeria Dedaj  23.10.2013
  • Pirro Thomo, një specialist karriere në restaurimin e objekteve të kultit të krishterë, por edhe të banesave historike tregon për problemet që hasen sot në fushën e trashëgimisë kulturore  
Ditën e djeshme, gjatë  konferencës ndërkombëtare “Rijetëzimi i  Trashëgimisë Kulturore,  potenciale dhe sfida”,  profesori Pirro Thomo, specialist karriere në fushën e trashëgimisë foli  për vështirësitë dhe problematikat që  ekzistojnë sot në Shqipëri, sa i përket restaurimit dhe mirëmbajtjes së  objekteve të shpallura monumente  kulture, por dhe atyre me rëndësi historike, që janë shkatërruar. Sipas profesorit, Shqipëria rreshtohet në ven-det e para, jo vetëm në Ballkan, por  dhe në Evropë, sa i përket numrit të  monumenteve. “Shqipëria numëron  1351 në listën e monumenteve të  kategorisë së parë, monumente këto  që përfshijnë lloje të ndryshme ndërtimore, sepse kanë ndërtime arkeologjike, inxhinierike, ndërtime të  kultit të krishterë dhe mysliman, qen-dra dhe ansamble historike, banesa  qytetare dhe fshatare etj”. Ky numër  nuk është i prerë, pasi në të nuk futen  shumë monumente që mirëmbahen  dhe restaurohen në qendrat historike  siç janë Butrinti, Antigonea, Bylysi  etj. Po kështu, brenda qendrave historike përfshihen një numër shumë i  madh ndërtimesh. “Nëse i konsiderojmë me vlerë të gjitha këto ndërtime,  numri i monumenteve që shteti ka  për detyrë t’i mbrojë dhe t’i restaurojë e kalon numrin 2000, por këtyre  duhet t’u shtohen dhe mijëra objekte që janë pjesë e kulturës kombëtare, përveç shumëllojshmërisë së  gjinive ndërtimore”. Sipas profesor  Thomos, situata vështirësohet dhe  nga harta gjeografike e këtyre monumenteve, sepse shpesh herë banesat  fshatare apo kalatë ndodhet në terrene shumë të vështira për tu restauruar. Përpos këtij realiteti profesori ngre pyetjet. A është në gjendje  shteti ynë të mbajë një barrë kaq të  rëndë? A janë shfrytëzuar të gjitha  mundësitë financiare, bashkëpunuese  për të përballuar gjendjen shumë të  dëshiruar të monumenteve? A është  e përgatitur shoqëria për tu ballafaquar me ketë sfidë madhore, siç  është mbrojtja e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar? A kemi ne  një politikë kulturore për t'u përgjigjur  këtyre nevojave? “Është një e vërtetë  e pamohueshme, që veprimtaria e  deritanishme në fushën e mirëmbajtjes dhe restaurimit të monumenteve  ka njohur arritje të shënjuara. Asokohe të transferosh kaq qendra historike, banesa, ndërtesa kulti etj, nuk  ka qenë një punë e lehtë, kurse tani shumica e restauratorëve të rinj  nuk e dinë sesi mund të kenë qenë  më parë këto ndërtesa, nuk i dinë  punimet që janë bërë në Berat, na  pazarin e Gjirokastrës, në Kishën e  Manastirit etj., që të bëjnë ndërhyrjet e duhura”. Këto janë vetëm disa  probleme që shfaqen në restaurimit  e monumenteve. “Nuk mund të mohohet se gjendja në përgjithësi nuk  është aspak e mirë, sepse shumë  monumente janë dëmtuar plotësisht, për shembull shtëpia e patri-otit, Luigj Gurakuqi në Shkodër, ka qenë një kryevepër nga ana arkitektoni-ke dhe e arteve të aplikuara, tavani, ox-haku etj., por është rrafshuar komplet,  kështu nuk zbehet vetëm kujtimi i Luigj  Gurakuqit, por dhe vlera që ka pasur kjo  shtëpi. Gjithashtu shtëpia e Flamurit në  Korçë, nga shtëpi muze është rrafshuar  dhe nuk e ekziston më”. E kështu mund  të numërohen raste pafund sipas profesorit, prandaj ai bëri thirrje që kjo  gjendje ku ndodhet trashëgimia jonë  kulturore të ketë një vëzhgim sistematik për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e saj.  Këtë e tregon dhe fakti se në banesat  fshatare apo kalatë janë bërë shumë  pak ndërhyrje vitet e fundit, megjithëse  gjendja e tyre lë për të dëshiruar. “Këto  fakte tregojnë ose se neglizhohet, ose  se nuk njihen vlerat e tyre. Gjithashtu  për këto ndërhyrje nuk mund të kërkohen fonde nëse nuk verifikohen dëmtimet. Si pasojë, deri më tani është bërë  një shpërndarje jo e drejtë fondeve të  akorduar nga buxheti i shtetit, apo të  organizatave ndërkombëtare”. Pra kriteri bazë i restaurimeve është gjendja e  monumenteve dhe rëndësia e tyre. Por  sa është ndjekur ky kriter? Profesori tregon se para disa vitesh u tenderuan  disa projekte të qendrave historike, por  në mungesë të bashkëpunimit midis institucioneve, ky program nuk ia arriti  qëllimit. Profesori përmend ndërhyrjet që janë bërë në Kalanë e Vjetër në  fshatin e Himarës, ku ishte parashikuar ndriçimi, rrethimi, stolat etj, por  pas kaq vitesh rezulton se nuk ka asnjë përdorim të kalasë. “Ata që e kanë  bërë nuk e dinë përse e bënë. Prandaj  duhet një bashkëpunim, duhet të ketë  sesione nga institucionet kompetente  nëse duhen ose jo këto ndërhyrje. Në  treg ka një numër të madh liçensash të  lëshuara në një kohë kur në universitete  prej disa vjetësh nuk ekziston dega e  Restaurimit, nuk ekzistojnë shkolla  apo kurse që mund të përfitojnë që  mund të japin aftësi për restaurimin”,  tha profesori.  Kur fondet për mirëmbajtjen e monumenteve janë të pamjaftueshme për  restaurimin e tyre, kërkohet kujdes në  menaxhimin e tyre. 
Monumentet, duhet ndërhyrje tërësore
Projekti REVATO përfshin një  sërë veprimtarish të tjera si:  identifikimi i pronarëve të  banesave “Monument kulture” dhe regjistrimi i tyre në një  bazë të dhënash, mbështetja për  regjistrimin e pronësive në Zyrat  e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, restaurimi i 11 çative në  të dyja qytetet historike, përgatitja  e 10 modeleve planesh biznesi që  demonstrojnë shembuj se si në ndërtimet historike mund të zhvillohen biznese të vogla, kryesisht në shërbim  të turizmit familjar, etj.  Në konferencë morën pjesë zyrtarë  përfaqësues të institucioneve të merren me trashëgiminë kulturore, specialistë, përfaqësues të ambasadave  të akredituara në Tiranë dhe donatorëve, si dhe qytetarë të dy qyteteve.  Drejtori i Fondacionit Gjirokastra, Sadi Petrela tha se: “Qëllimi është që të  krijohet ndërgjegjësimi në shtresat e  ndryshme të shoqërisë dhe administratës shqiptare, si dhe donatorëve  që menaxhimi i trashëgimisë kulturore kërkon ndërhyrje tërësore dhe  gjithëpërfshirëse me shkallë të lartë  profesionalizmi, larg çdo improvizimi amator dhe politizimi, apo instrumentalizomi për qëllime që nuk  kanë të bëjnë me përdorimin e TK si  aset identiteti kombëtar dhe evropian, por edhe zhvillimi e punësimi  duke respektuar mjedisin”. Projekti REVATO u zbatua nga fondacioni Gjirokastra me mbështetjen e BE.  Fondacioni Gjirokastra ka 12 vjet veprimtari në Gjirokastër dhe së fundmi  në Berat. Me mirënjohjen për mbi  20 donatorëve, fondacioni ka mobilizuar më shumë se 2 milionë euro  në mbi 50 projekte për menaxhimin  e trashëgimisë kulturore, zhvillimin  e turizmit dhe artizanatit, që kanë  kontribuar ndjeshëm për ta mbajtur  të ndezur shpresën e shpëtimit të  trashëgimisë kulturore në dy qytetet shqiptare të UNESCO-s. http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=33130&kat=94

Konferenca nderkombetare “Rijetëzimi i trashëgimisë kulturore-potenciale dhe sfida”: Një rezolutë për trashëgiminë

Mira Skënderi 23 Tetor 2013
Gjirokaster Qafa Pazarit KarakteristikDuhet një ndërhyrje urgjente në trashëgiminë kulturore. Ky ka qenë thelbi i një rezolute të miratuar dje në konferencën ndërkombëtare “Rijetëzimi i trashëgimisë kulturore-potenciale dhe sfida”. Rezoluta u miratua nga përfaqësues të institucioneve që merren me trashëgiminë kulturore, të cilët e shohin mbrojtjen e trashëgimisë, si një mbrojtje që i bëhet identitetit tonë kombëtar, i cili këto vite ka qenë i dëmtuar dhe rrezikuar. Vetëm dy ditë më parë, projekti REVATO, bëri të ditur vlerën e objekteve historike në qytetet e mbrojtura nga UNESCO si Berati dhe Gjirokastra. “Ndërtimet historike – Monumente  të Kulturës në Berat vlejnë rreth 20,500,000 euro,  kurse në Gjirokastër  afro 58,000,000 euro. Këto shifra kanë dalë nga përllogaritja përpjesëtimore që është bërë mbi bazën e vlerësimit si pasuri e patundshme që i është bërë më se 250 shtëpive nga  rreth 1000 Monumente Kulture që kanë të dyja qytetet shqiptare të UNESCO-s. Vlerësimi është bërë nga dy kompani të specializuara prestigjioze, si pjesë e projektit REVATO – (Rijetëzimi i trashëgimisë kulturore në qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës), të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar dy vitet fundit nga Fondacioni Gjirokastra. Rezultatet u bënë të njohura në një  konferencë ndërkombëtare “Rijetëzimi i trashëgimisë kulturore – potenciale dhe sfida” që u zhvillua në përmbyllje të këtij projekti. REVATO përfshin një sërë veprimtarish, si identifikimi i pronarëve të banesave Monument Kulture dhe regjistrimi i tyre në bazë të dhënash etj.  Sipas Sadi Petrelës, drejtor i Fondacionit Gjirokastra, qëllimi i këtij projekti ka qenë  të krijohet ndërgjegjësimi në shtresat e ndryshme të shoqërisë dhe administratës shqiptare, si dhe  donatorëve që menaxhimi i trashëgimisë kulturore kërkon ndërhyrje tërësore dhe gjithëpërfshirëse me shkallë të lartë profesionalizmi, larg çdo improvizimi amatoresk dhe politizimi, apo instrumentalizimi për qëllime që nuk kanë të bëjnë me përdorimin e TK si aset identiteti kombëtar dhe europian, por edhe zhvillimi e punësimi, duke respektuar mjedisin.  Projekti REVATO u zbatua nga fondacioni Gjirokastra me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Relitti in Albania - motonave Probitas


in data 21/mar/2011
In contemporanea all'uscita a pag.72 del nuovo numero di Mondo Sommerso marzo 2011, l'articolo dal titolo "LA MOTONAVE DI SARANDA",
relativo alle immersioni svolte in Albania, sul relitto della motonave Probitas, da componenti dello staff di Acquelibere Sub.
LA MOTONAVE DI SARANDA
di Cesare Balzi - foto Mauro Pazzi

Dopo l'8 settembre '43 alcuni piroscafi furono utilizzati per rimpatriare il nostro esercito schierato sul fronte greco -- albanese.

L'affondamento di uno di essi, il Probitas, non permise però a molti soldati di ritornare in Patria,

scrivendo così una delle pagine più tristi del secondo conflitto mondiale.

Abbiamo esplorato il suo relitto adagiato oggi in una baia nel sud dell'Albania, di fronte all'isola di Corfù.

Gjipe shpellat ,Cave underWater in Albania

hiking ne Shengjergj - Mali me Gropa me 3 nentore 2013 me Eksploruesit - "Albanian Beauty"

Me 3 nentor rinisim aktivitetet ditore me nje guide te vecante: Hiking ne Shengjergj.
Iteneari: Ujevara e Shengjinit - Fshati Shengjergj - Mali me Gropa (maja ne lartesin 1800 metra) - Livadhet e Selites.
Ne cmimin 1000 lek per person perfshihet: transporti + barbeque (kotoleta dhe kernacka ne qymyr) + pijet.
Per rezervim kontaktoni ne 0693771019.
Vishni buzeqeshjen tuaj me te bukur dhe bashkohuni me NE ne kete aventure

25 ottobre 2013

Kalaja e Lezhës, ja si është shkatërruar nga investimet

Nga: FATMIRA NIKOLLI


Kalaja e Lezhës, ja si është shkatërruar nga investimetLEZHE
24 Tetor 2013 - Ja se çfarë kanë bërë me kalanë ata që duhet të na falenderonin për dhjetëra mijëra eurot e investuara nga projekti ynë për vite me radhë, në gërmimin e vetëm që ka njohur kalaja e Lezhës deri më sot: kabllo që çajnë muret e kalasë për të ngulur drita që ndriçojnë ferrat, urë e denjë për filmat vizatimorë ku mungon vetëm Borbardha me shtatë xhuxhët dhe urë druri pishe, këmbët prej betoni të së cilës janë ngulur në muret e kishës... ah, po ka dhe rruge "private" mbi nekropol apo ndërtim të "freskët" mbi zonën arkeologjike të klasifikuar A...". Ky është reagimi i Etleva Nallbanit, arkeologe dhe pjesë e ekspeditës shqiptaro- franceze, e cila që prej 28 shtatorit ka filluar gërmimet arkeologjike në qytetin e sipërm të Lezhës (kala dhe nekropol). Ndërsa ajo është nisur drejt monumentit për të studiuar periudhën mesjetare, është shokuar nga pamja që gjetur. Ndërtime pranë kalasë, objekte moderne mbi varret antike, këmbë ure që shtrihen në zemër të një kishe disa shekullore... Kjo është panorama e gjetur. Shqetësimi është bërë publik në grupin "Në mbrojtje të monumenteve" në rrjetin social "Facebook". Më tej, problematikat janë komentuar nga Gjerak Karaiskaj, apo emra të tjerë të njohur të trashëgimisë.
Investimet e dëmshme
Çdo element ndriçues (pra ata elementë që ndriçojnë kalanë) ka kushtuar rreth 15000 lekë të reja. "Janë rreth 100 copë të tillë që kanë shqyer muret e kalasë së Lezhës për të ndriçuar shegët e egra përreth. Ndërkohë që nuk ndizen prej mëse një muaji, sepse fatura ka shkuar rreth 30000 lekë të reja dhe s'ka kush e paguan...", shkruan Nallbani. Një tjetër specialist i IMK-së, Rais Petrela, shprehet se ndriçimi i kalave është bërë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Në këtë kuadër, 10 kala në Shqipëri ka qenë një projekt i financuar nga Fondi Zhvillimit, i cili u projektua dhe zbatua brenda 10 ditësh nga MTKRS për 100-vjetorin.
Duket se kjo ka qenë ndër vite politika e ndjekur në institucione për kulturë. Komentues të tjerë e vërejnë se ndriçimi i monumenteve është art më vete, sigurisht që një ekspert nuk do projektonte kurrsesi një ndriçim nga lart-poshtë, siç u bë ai i kalave. Profesionalizëm i gabuar ndaj morisë së problemeve që ka Shqipëria, nga formimi universitar e më pas kulturor që reflekton qartë sot një bizantinizëm ndaj një monumenti kulture. Ndërsa Shqipëria nuk ka ekspertë të lighting designer, atëherë pse duhet të implementohen këto projekte?", pyet Petrela. Ndriçimi i bërë me rastin e 100-vjetorit ka këto rezultate: kanë një konsum energjitik të paparë dhe të papërballueshëm si ai i Kalasë së Gjirokastrës, apo të tjerave.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Xhamia e Plumbit,Shkoder ndër 50 më të bukurat e botës

25 Tetor 2013 - 05:33
Nga ROVENA RROZHANI
Xhamia dhe kishat nuk janë vetëm  objekte kulti. Sipas agjencisë kombëtare të Turizimit ndoshta po0, por jo sipas turistëve të huaj që hasen në vendin tonë thuajse gjatë gjithë vitit. Në qendër të Tiranës shumëkush mund të ketë hasur në grupe turistësh që ndalen kureshtarë para Xhamisë së Ethem Beut, dukshëm për historinë e saj dhe arkitekturën, përpos shërbesës fetare që ofron. Dhe jo rrallë mund të jenë parë të hyjnë në xhami duke respektuar rregullat dhe të sodisin gjithcka brenda saj.

E po kështu nuk kanë munguar rastet e fotove dhe ndalesat pranë kishave. Sepse pikërisht aty ku specialistët e turizmit nuk shohin përtej sipërfaqësores, janë turistët e huaj që e shndërrojnë një objekt kulti, në një vend turistik, në një ndalesë që pse jo, duhet të respektuar.  Dhe në botë ka klasifikime për këto objekte kulti të renditura syresh edhe sipas bukurisë arkitekturore. I tillë është klasifikimi I gazetës së njohur The Huffington Post, e cila në tetor 2013 sjell për lexuesit online 51 xhamitë më të bukura në botë.

Dhe mendoni pak kush gjendet në këtë klasifikim? E përmbytura disa herë në këto vite të fundit,  Xhamia e Plumbit në Shkodër! E vetmja xhami shqiptare, e përfshirë mes 50 objekteve më të bukura muslimane në botë. Ajo renditet në vendin e 37 para xhamisë Vahsiz Khan në Lahore të Pakistanit dhe pas xhamisë Jami Ul Alfar në Sri Lanka. Në vendin e 31 rendietet Xhamia Blu në Stamboll të Turqisë ndërsa dhjetë vende pas xhamisë shqiptare  është Xhamia e Madhe në Paris.

Në fund të listës rendinten xhami e Lindjes së Diellit në Melburn të Australisë dhe Xhamia Kombëtar e Abujas në Nigeri. Po kush renditet në vendet e para?është pikërisht xhamia Mashkhur Jusup në Kazakistan, dhe në vend të dytë Xhamia e Kristaltë në Malajzi. Vendi I tretëë I takon një xhamie në vendet e ftohta të Europës. Është xhamia e Nusrat Djahannë Kopenhagen të Danimarkës. Në Islamabad të Pakistanit gjendet xhamia e katërt më e bukur në botë, Shah Faisal Masjid dhe fill pas saj renditet Xhamia Şakirin në Stamboll.

Nuk mbeten pas as xhamitë e ndërtuara në Europë. Kështun ë vendin e 27 është xhamia Schëetzingen në Baden-Ëürttemberg të Gjermanisë ndërsa në vendin e 22 është Xhamia  Regent's Park në Londër të Anglisë. Natyrisht janë vendet ku besimi mysliman është dominant kanë numrin më të madh nëlistën e 50 xhamive më të bukura në botë. Disa xhami nga Malajzia, India, Arabia Saudite ,Afganistani apo Pakistani janë renditur në këtë klasifikim.

Historia e Xhamisë së Plumbit
Xhamia e Plumbit është një monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. Xhamia e Mehmet Pashë Bushatit ose Xhamia e Plumbit u ndërtua në vitin 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushati (Plaku), themeluesi i familjes së njohur të Bushatllinjve të Shkodrës. Kjo xhami është një nga ndërtesat më të vjetra të Shkodrës dhe xhamia më e madhe dhe më e bukura e Shqipërisë deri në gjysmën e parë të shekullit XX, periudhë në të cilën filluan të ndërtohen xhami të dimensioneve të mëdha. Xhamia ka qenë e veshur me plumb dhe nga kjo u quajt “Xhamia e Plumbit”, e me këtë emër njihet edhe sot.

Xhamia është e vendosur në pjesën e jashtme të ish pazarit të Shkodrës, rrëzë kalasë Rozafat, në një livadh në rrafshinën e lumenjve Kir e Drin. Për nga forma e ndërtimit është frymëzuar nga xhamitë e sulltanëve të Stambollit. Kjo xhami është e vetmja në Shqipëri për nga lloji, që fillon me një oborr me kolona të gjera, para se të hysh në sallën e faljes. Ndërtimi i kësaj xhamie, në këtë formë, ka të bëjë me atë që pashallëku i Shkodrës është në gjendje që edhe në ndërtimin e objekteve të kultit të thyejë të drejtën perandorake për të patur një element të tillë, vetëm ata.

Salla e faljes paraqitet si një bllok i ulët, kapërcyer nga një tambur oktogonal shumë i lartë, në majë të të cilit qëndron kubeja, gjysmë rrethore. Interieri shfaqet si një dhomë e gjatë dhe e gjerë, pavarësisht se pëmasat janë jo dhe aq të mëdha. Vizualisht kjo dhomë është zgjeruar nga një lloj thellësie, në të cilën është vendosur Mihrabi. Në majë të Mihrabit ka tre kube, ndërsa në të djathtë ka dy kube. Xhamia është ndërtuar me gurë të shkëlqyer në të kaltër e të bardhë, që janë shumë rezistent ndaj veprimeve erozive.

Nga dëmtimet e ndryshme që pati kjo xhami, qoftë nga mbulesa, ashtu edhe përbrenda, si dhe nga vërshimet e herëpashershme të lumit Kir, për disa kohë mbeti e papërdorshme, ndërsa në vitin 1978, periudhë që në Shqipëri ishin shkatërruar ndërtesat e bukura dhe të vjetra që tregonin kulturën e shqiptarit, shërbimet e monumenteve të kulturës, u kujtuan t’i vinin një mbulesë me çimento për ta shpëtuar këtë thesar jo si objekt kulti, por si objekt ndërtimor.  Me ndërtimin e kësaj xhamie të madhe të Shkodrës, shohim se në Shqipëri po shfaqej një arkitekturë me stil të zhdërvjellët e me shije, që nuk munguan në shekullin XVIII. Ky stil haset edhe në ndërtimin e xhamive të tjera në Bullgari, Anatolinë qendrore, etj…

Në këtë xhami gjendet një shkrim që na jep një informacion historik, ku shkruhet: Madhria e veprave bamirëse dhe bujare, Mehmet Pasha e ndërtoi këtë xhami madhështore në vitin 1773  Administratori i kësaj xhamie, Haxhi Mahmut Berberi, data e rinovimit 1863. Riparimi i saj është bërë para vitit 1865, periudhë kur në Shkodër ndodhi përmbytja e madhe që shkatërroi një pjesë të mirë të Shkodrës së vjetër. Mbas këtij, kujdestarinë e kësaj xhamie e mori familja e njohur shkodrane e Myftijve të Tabakëve, në fillim nga Hafiz Isuf Tabaku dhe vazhdoi brez pas brezi deri në ditët e sotme. Brezi i ri i këtij trungu amanetin e të parëve e ka mbajtur edhe kur xhamia është lënë pas dore nga pushteti i kuq.

 Xhamia e Plumbit në mes të ujit
Fotoja që I referohet klasifikimit të gazetës së njohur The Huffington Post e paraqet Xhaminë e Plumbit në mes të ujit. Ndonëse disa prej xhamive më të bukura janë thuajse në mes të ujit, nuk dihet nëse gazetarët e huaj e kanë kuptuar faktin se uji që rrethon xhaminë shqiptare nuk ka të bëjë fare me një stisje arkitekturore.

Legjenda
Ndërsa po ndërtohej xhamia, vetë Mehmet Pasha mori pjesë në punimet; ky gjest shpjegohet me përkushtimin e tij fetar dhe me qëllimin që me i tregue popullit se puna është e madhërishme, aq më tepër në vepra publike. Në lidhje me pjesmarrjen e Mehmet Pashës në këto punime ka një anektodë: Një fshatar donte t'i paraqiste një ankesë personale Pashës; mori vesh se ndodhej mes punëtorëve, por nuk e dallonte, sepse ai ishte i veshur thjeshtë. Rastisi që vetë personi ta pyeste vetë (vetë Pashën) se ku gjendej Pasha dhe mori përgjigje që të priste pak. Pas përfundimit të punës, Pasha u vesh zyrtarisht dhe i doli para hallexhiut që mbeti i prekur nga thjeshtësia e tij.

 
 Shkrimi u publikua sot (25.10.2013) në suplementin "FUNDJAVA" të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/xhamia-e-plumbit-nd-r-50-m--t--bukurat-e-bot-s-183796.html#sthash.2uzpB513.dpuf

Zbuloni vendet më të bukura të Shqipërisë me imazhe të mrekullueshme, historinë, hotelet, restorantet, vendet më argëtuese


Nëpërmjet këtij applikacioni AVR ju fton në një udhëtim virtual në Shqipëri Zbuloni vendet më të bukura të Shqipërisë me imazhe të mrekullueshme, historinë, hotelet, restorantet, vendet më argëtuese dhe aktivitetet e ndryshme në natyrore me anë të Albanian Tourism Map, çdo përdorues I kësaj cd do të ketë mundësinë të navigojë nëpër qytetet e vendit tonë dhe të marrë informacione të ndryshme rreth tyre. Ky program funksionon si aplikacion Face Book dhe çdo informacion ofrohet ilustruar me imazhe dhe tekst ndrkohë mund të bëni share dhe invite nga brenda programit për qytete të ndryshme. Një udhëzues vërtet i domosdoshëm për të njohur më mirë vendin tonë, me hartë 3D duke paraqitur Shqipërinë si një mikrokozmos dhe një galeri fotografike me pikat më interesante të Shqipërisë. Albanian Tourism Map është një program I ndërtuar dhe përshtatur për të qenë i lehtë për t’u përdorur, me udhëzime të thjeshta. Ky program mund të përdoret nga çdo moshë. Ky FaceBook app https://apps.facebook.com/albaniantourismmap/?fb_source=bookmark_apps&ref=bookmarks&count=0&fb_bmpos=2_0 mund të përdoret nga turistët për pikat arkeologjike, kulturore dhe historike. gjithashtu programi ka një sasi të madhe fotosh të Shqipërisë. Për turistët që duan të vizitojnë çdo anë të Shqipërisë, programi ofron informacion për sportet ekstreme, vende të paeksploruara më parë të ilustruara me foto, aktivitetet si gjueti, ski, sporte ujore, zhytje, alpinizëm, hedhje me parashutë, kajaki, eksplorim shpellash etj.. Ky produkut ju jep mundësinë e ndërveprimit me udhzimet duke pasur një hartë interaktive dhe duke e bërë akoma më tërheqës këtë udhtim. Gjithashtu do gjeni dhe një hartë rrugore të update-uar së fundmi. AVR ju uron udhëtim të mbarë.




22 ottobre 2013

Kryeobjekti i muzeologjisë shqiptare

Stamati: Epitafi i Gllavenicës ka nevojë emergjente për restaurim
22 tetor 2013 17:59
Epitafi i Gllavenicës dokumenti historik dhe fetar i vitit 1373 është krye objekti i muzeologjise shqiptare për studiuesin dhe restauratorin Ferderik Stamati . Ky objekt rikthehte ne shtëpi pas një ekspozimi 9 mujor ne Romë, Torino,  Kosove
Stamati është i lidhur ngushtë më ketë objekt të vecantë muzeor, pasi dy here është marrë mirëfillazi me konservimin dhe resturimin përkatësishtë në vitin 1974, 1981, por ai thotë se gjendja e objektit 6 shekullor eshtë alarmante, kërkon në mënyrë emergjente te konservohet ne nje laborator të specializuar europian.
Ky është artifakti më i vecantë që trashëgojmë nga Mesjeta i cili ekspozohet ne Muzeun Historik  Kombëtar që në hapjen e tij në vitin 1981.  Gjithashtu specialisti Stamati shprehet se edhe mënyra e ekspozimit duhet të jetë ndryshe.  ky objkekt gjithnje zgjone interes në muze
Vlerat e ketij epitafi jane histortike dhe teknologjike.
Epitafi është një ndër tre vepra të këtij lloji në botë. Studimi i tij është realizuar nga Theofan Popa. Ku ai ka përshkruar  që  në qendër të tij konturohet trupi i Krishtit të vdekur, shtrirë mbi një çarçaf, rrethuar nga shenjtorë, serafinë e ëngjëj, përbënte një mister për studiuesit, të cilët kanë qenë të interesuar të zbulojnë diçka më shumë rreth historisë së krijimit të tij, por edhe të realizimit.
Epitafi i Gllavenicës  është konceptuar si një pikturë, duke përdorur të gjithë elementët e saj, ka një larmi ngjyrash, dritë – hije, Mendohet se Epitafi i Gllavenicës është qëndisur nga dora e murgut Savia, me porosi të gjergj aranitit që historikisht i bie të jetë gjyshi i vjehrrit të Skënderbeut. Në këtë "ikonë të qëndisur" me fije tekstile dallohen katër ngjyra bazë: e kuqe, blu, jeshile dhe e verdhë, të shoqëruara me nuanacat përkatëse. Ai, së bashku me disa objekte të tjera të MHK-së, si ikona e objekte që i takonin pavijonit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, u grabitën në vitin 1995 dhe u rigjet, një vit më vonë, në vitin 1996.

Search

Translate