31 luglio 2015

Udhëtimet e aventurës në Shqipëri, . Në zonat e bregdetit jugor po praktikohen udhëtimet e aventurës ku kombinohet turizmi natyror me atë kulturor.

...

Albania Monastery of Ardenica, a mix of culture, history, religion and tourism places to visit in 2015

monastery of ardenica

Monastery of Ardenica, a mix of culture, history, religion and tourism  

The Monastery of Ardenica is a precious relict monument of Albania’s cultural mosaic, inherited by a period when Catholicism as a religion and culture was dominant in the country.  It is thought that this medieval monastery established in 1282 by the Byzantine Emperor Andronik II Paleolog after winning the war against Berat city.
monastery of ardenica3
The monastery was built in the ruins of an old pagan temple which was constructed to honor Goddess Artemisa. But the monastery itself was named after the Goddess which was thought to protect the agricultural activity of the land, known as Maria Hyjlindi.
In the northeast of the monastery, tourists can visit the old statue of Saint Triada Hat and the church of Saint Maria. It is characterized by byzantine-orthodox architecture with wood roofs and flat ceilings. The first restoration of this monastery was made in 1743 by the Berat city bishop, Metodi.
monastery of ardenica34
The old building is surrounded by other old constructions which are thought to have been part of a small city center. It is of a huge importance for the history of Albania since it was chosen by Albanians’ national hero Scanderbeg to hold his matrimonial ceremony on April 21st, 1451 in the presence of Albanian Princes and ambassadors of Napoli, Venedic, Raguza,ect.
monastery of ardenica2
Situated only 10 kilometers from Fier southern city in the Ardenica hills and 237 m above the sea level, this monastery is a mosaic of history, culture and religion mixed together and inherited in church icons and paintings.
monastery of ardenica
monastery of ardenica 2
Photo credits: Nentor Oseku
- See more at: http://invest-in-albania.org/monastery-of-ardenica-a-mix-of-culture-history-religion-and-tourism/#sthash.XTKASait.dpuf

‘Rock Climbing’; sporti ekstrem gjen fansa të rinj në Shqipëri


REPORTAZH30 Kor 2015

Një grup të rinjsh shqiptarë dhe amerikanë sfidojnë veten përballë shkëmbinjve të thepisur të Shqipërisë, ndërkohë që po i japin popullaritet sportit ekstrem të paeksploruar deri pak vite më parë. 

Autor: Ivana Dervishi  BIRN  Tiranë
Tre të pasionuarit pas Rock Climbing tentojnë të ngjisin një shkëmb në Brar. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Tre të pasionuarit pas Rock Climbing tentojnë të ngjisin një shkëmb në Brar. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
“Si është puna me gjithë këto bori makinash?” pyet në anglisht Deni Hillman, ndërsa minifurgoni i tij çan me vështirësi  trafikun e kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ora shënon 8:30 dhe të gjithë nxitojnë për të mbërritur në Brar, një fshat vetëm 11 kilometra larg qendrës së Tiranës.
Grupin e të rinjve e bashkon pasioni për ngjitjen e shkëmbinjve. Deni, Elioni dhe Enisi punojnë prej 3 vitesh në palestrën e vetme në Tiranë, dedikuar këtij sporti ekstrem.
E katërta është Sindi Blackburn, një mësuese anglishteje e ardhur në Tiranë nga Florida, të cilën më shumë se pasioni, drejt shkëmbinjve e shtyn i dashuri i saj aventurier.
“I dashuri im bën disa gjëra vërtetë të çmendura,” thotë ajo me buzëqeshjen e kthyer nga Deni Hillman. “Mua nuk më pëlqejnë sportet ekstreme, por ai është i çmendur pas tyre”.
Pasi shkundet për disa minuta në një aks ende të paasfaltuar të rrugës së Arbrit, makina ndalon para një tuneli dhe skuadra zbret në anën e majtë. Rrjetat e vendosura për të ndaluar rënien e gurëve të mëdhenj në rrugë shërbejnë si një tapet i kuq që do të na çojë në vendin ku do të zhvillohet një spektakël sportiv: një ngjitje shumë e rrezikshme në një shkëmb të thiktë.
Ç’ka njihet ndryshe si Rock Climbing është në fakt një sport ekstrem që kërkon energji të veçanta.
“Ngjitja e sotme në Brar do të jetë e vështirë për shkak se kombinon disa nivele përgatitjeje dhe kërkon disa teknika ngjitjeje,” lajmëron Elion Çikopano.
Djemtë vënë kasketat mbrojtëse, veshin shaloren e këpucët e posaçme dhe sigurohen që çdo gjë të jetë gati për t’ia nisur aventurës. Deni ia bën me shenjë Elionit të fillojë ngjitjen. Ky vendos litarin e parë në një nga ganxhat ekzistuese në shkëmb dhe pasi i jep trupit një të shtyrë, hedh hapin e parë drejt majës afro 80 metra të lartë.
Duke kërkuar me dorë të çarat në shkëmb ku do të mund të kapet për të vazhduar përpara, ai tregon se sekreti i ngjitjes është trupi dhe mendja.
“Duhet të kombinosh fuqinë fizike dhe përqendrimin mendor për t’ia dalë mbanë,” thotë ai.
Të pasionuarit pas Rock Climbing tentojnë të ngjisin një shkëmb në Brar. Korrik 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Të pasionuarit pas Rock Climbing tentojnë të ngjisin një shkëmb në Brar. Korrik 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Çdo sportist ndjek metodën e tij në Rock Climbing;aty ku dikush sheh pamundësinë, një tjetër zbulon një rrugë. Tentativa e parë e Elionit megjithatë rezulton e dështuar. Stafetën e merr Deni dhe 30 minuta më vonë ia del të ngjitet në majë.
Sporti i ngjitjes së shkëmbinjve është sjellë në vendin tonë nga ekspertët e huaj, gjermanë dhe spanjollë. Ata kanë instaluar ganxhat e nevojshme mbi shkëmb, të cilat janë shumë të shtrenjta për t’u përballuar nga çdokush.
“Bovilla u hap nga ushtarët e NATO-s që stërviteshin atje,” sjell në kujtesë Enis Shehu, i cili ka pasion të parë eksplorimin e shpellave.
Shqipëria ka shumë zona të favorshme malore dhe shkëmbore si Brari, Bovilla, Gjipeja, Thethi, Valbona. Por këto atraksione turistike shfrytëzohen rrallë nga ngjitësit e shkëmbinjve.
Skuadra e të pasionuarve pas shkëmbinjve sugjeron se ky sport mund të fillohet nga kudo, sepse nivelet e shkëmbinjve variojnë nga më të lehtët deri më të vështirët. Për më tepër përbërja gëlqerore i bën ata më të favorshëm.
Elion Çikopano ngjit një shkëmb në Brar. Korrik 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Elion Çikopano ngjit një shkëmb në Brar. Korrik 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
“Sfida ime e radhës është ngjitja e Arapit, një majë 980 metra e gjatë në Theth,” thotë Elion Çikopano, për të cilin ky lloj sporti ka qenë një pasion i fëmijërisë i cili mori jetë vetëm pasi njohu skuadrën e sportistëve amerikanë në Shqipëri.
Ata sot i ofrojnë çdokujt mundësinë të mësojnë ngjitjen e vështirë. Por duket se ndjekësit e tyre më besnikë janë fëmijët, për të cilët kanë krijuar dhe një klub eksploruesish të vegjël.
“Duket se fëmijëve u vjen më natyrshëm ngjitja, ndjekja e adrenalinës dhe argëtimi, ashtu sikurse ne të gjithë në vegjëli kemi praktikuar ngjitjen në dyert e shtëpive tona,” më shpjegon Çikopano.
Enisi, një tjetër gjuetar adrenaline nis të provojë fatin e tij me shkëmbin stoik. Në kërkim të çdo pike sado të vogël për t’u kapur, koha mesatare për të dalë në majë përbëhet nga 35 minuta ngjitje dhe 4-5 minuta zbritje.
Herë pas here, Enisi zhyt duart në çantën e vogël të pluhurit të shkumësave që e ndihmon t’i mbajë duart e thata dhe sa më pak të rrëshqitshme. Atij i pëlqen më së shumti të zbresë në shpellat e paeksploruara të Shqipërisë, gjë që e bën me ekipe ekspeditash të paktën një herë në vit.
“Më kariko me litar” – i thërret që lart shokut, që ndonëse me këmbë në tokë është po aq i rëndësishëm për këtë ngjitje. Bashkë me Enisin që ngjitet në majë, edhe dielli fillon të kulmojë në qiell. Vapa shtohet edhe më shumë teksa përpiqemi të gjejmë një hije për t’u ruajtur nga rrezet e forta të korrikut.
Sindi ngjit rrjetën pranë tunelit në Brar. Tre të pasionuarit pas Rock Climbing tentojnë të ngjisin një shkëmb në Brar. Korrik 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Sindi ngjit rrjetën pranë tunelit në Brar. Tre të pasionuarit pas Rock Climbing tentojnë të ngjisin një shkëmb në Brar. Korrik 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
“Kujdes po vjen një gur” – paralajmëron ai sërish me të madhe dhe të gjithë vënë kokoret për t’u mbrojtur. Çdo hap sado i vogël kërkon shumë kohë dhe do menduar mirë. Nëse Elioni nuk do të arrijë ta ruajë drejtpeshimin, rëndesa e shokut të tij Enisit do të jetë ajo që do të zbusë sa më shumë rënien e tij. Në këtë mënyrë besimi duhet të jetë i madh, e shoqëria duket se bëhet më e ngushtë.
Guximi dhe aventura shkojnë dorë më dorë në shumicën e këtyre sporteve dhe shpërblimi i paçmuar mbetet çlirimi i adrenalinës që i jep jetës një tjetër kuptim. Pas Enisit, edhe Elioni arrin finishin vertikal dhe fillon të mbledhë litarin e sigurisë. Kunjat në shkëmbinj mbeten po aty, për të mirëpritur të tjerë aventurierë ose guximtarë.
“Shpresoj që së shpejti të kthehemi këtu për të ndërtuar një itinerar që do ta bëjë ngjitjen në Brar shumë më të lehtë nga sa është tani,” thotë Deni duke kthyer kokën pas.
Për të promovuar sportin ekstrem të ngjitjes në shkëmbinj, në qershor të këtij viti Tirana Rock Climbing Gym organizoi edicionin e parë të Festivalit të Climbing në Gjipe. Të paktën 150 të pasionuar pas këtij sporti morën pjesë në aktivitetet një javore të organizuar nga data 8-14 në Bovillë, Brar dhe Gjipe.
“Tradita do të vazhdojë edhe vitin tjetër, për të promovuar vendet e favorshme për ngjitje në Shqipëri,” thotë Çikopano.
Lokali në Zall-Dajt. Korrik 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Lokali në Zall-Dajt. Korrik 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Përpara se të largohen drejt Tiranës, një lokal modest me tre tavolina, që shet birrë dhe pije freskuese të dorës së dytë bëhet ndalesa e radhës. Dy tavolinat e tjera janë zënë nga burra të zonës, të cilët përdorin kasetofonin e makinës për t’u argëtuar me muzikë popullore. Me të dëgjuar ritmin, ata kapen përdore dhe hedhin një valle.
“Ky ritëm do të më shtyjë të kërcej edhe unë nga çasti në çast,” thotë me të qeshur sportisti amerikan, i cili duket se e vlerëson kulturën shqiptare, përveç dy zakoneve që i has në rrugë: borive dhe shoferëve në celular.
Të karikuar nga birra e ftohtë, marrim rrugën e kthimit me kujtimin emocionues të një sfide sportive që tanimë është lënë pas.
Mendimi që djemtë ia hodhën të keqes dhe kësaj here e shtyn Sindin të filozofojë e kënaqur.
“Këto gjëra janë si relativiteti, sa më afër t’i kesh aq më të pranueshme të duken. Sa më larg je, aq më tepër e kupton rrezikun. Unë jam një mësuese dhe unë e kuptoj rrezikun,” thotë ajo si për t’i tërhequr vëmendjen të dashurit.
Për Denin gjithçka varet nga probabiliteti, por ai pranon se fati nuk duhet provokuar.
Mes nesh ka një rregull-thotë Sindi-ai nuk duhet të vdesë”. Deni buzëqesh dhe teksa nget furgonin për të na kthyer në pikën e nisjes i hedh një vështrim të shpejtë dhe i kthehet në anglisht: “Yes, no dying”.
Fotogaleri
http://www.reporter.al/rock-climbing-sporti-ekstrem-gjen-fansa-te-rinj-ne-shqiperi/

Sezoni turistik veror 2015 në Pogradec i shprehur vizivisht me Fotogaleri


Search

Translate