10 maggio 2014

Velipoja, qëndra turistike e veriut shqiptar



V1TIRANË,10.Maj /ATSH .N.Lena/ -Velipoja është një qendër turistike mjaft e këndshme, me peizazh të larmishëm, ku ndërthuren hijeshim det, ranishtja, lumi, delta me ishuj, kodra, pylli, laguna, fusha, ligatinat ; vendi më i përshtatshëm për të vrojtuar zogjtë e Adriatikut Lindor në dunat e rërës dhe pellgjet e cekta të ujit ; trevë me popullim të hershëm, tradita të pasura etno-folklorike, me fermerë dhe peshkatarë të zotë, mikpritës të njohur.
Derdhja e Bunës  në veri të vendit shënon drejt jugut vijën bregdetare shqiptare. Ranishtja më veriore e vendit është ajo e Velipojës, që gjendet rreth 25 km larg qytetit të Shkodrës. Këtu ka mbi 250 ditë me diell. Gjatë verës temperaturat arrijnë mbi 20 °C. Pranë ranishtes të Velipojës ndodhet edhe laguna e Vilunit me një sipërfaqe prej rreth 130 hektarë. Ky është një ekosistem i rëndësishëm për shumimin e shpendëve ujorë, me 183 lloje ; ndodhet edhe një rezervat gjuetie prej 700 hektarë.
Velipoja u ofron pushuesve mundësinë për të kaluar pushime në një vijë bregdetare me ujë të pastër dhe me rërë të imët, por jo vetëm kaq, ajo është e pasur me vlera unike natyrore, në të cilat dallohen : Ranishtja e madhe me gjatësi 14 km dhe gjerësi 50-200 m me rërë të imët dhe të pastër, e cila quhet nga banorët “râna e dermanit” për vetitë e saja kuruese. Plazhi ripërtërihet çdo vit nga baticat dhe zbaticat. Rëra e bregut të të gjithë ranishtes ka përqindjen më të lartë të jodit në të gjithë bregdetin shqiptar. Plazhi rrethohet nga pylli me drurë të lartë pishe e drurë të tjerë halorë e fletor, me shkurre përherë të blerta, lugina plot me bimësi ujore, duna, etj.V
Fshati bregdetar, ranishtja e madhe dhe qendra turistike shtrihen në jugperëndim të Shkodrës, relievi është gati tërësisht fushorë.
Velipoja ka një klimë të butë, vera është mjaft e nxehtë.Periudha e përshtatshme për banjo dielli fillon ne muajin qershor dhe vazhdon deri në fund të shtatorit.
Zona turistike shtrihet në një sipërfaqe 300 ha me një ekosistem të shumëfishtë.
Akomodimi ka vlera konkuruese: 25000-35000 lekë të reja duhet të paguani nëse doni të qëndroni në Velipojë për një periudhë 10-15 ditore, në një dhomë apo apartament me qera. Shumica e strukturave ofrojnë pikërisht këtë mundësi masive. Por në pjesën më të madhe të këtyre garsonierave, mund të kërkoni edhe t’ju gatuajnë sipas dëshirës që keni dhe ju mund të paguani vakte me kosto të lirë ose mesatare, nëse nuk doni të humbisni kohën e vyer të pushimit me gatim. Velipoja ofron edhe strehim në hotele përgjithësisht komode që ju ofrojnë kushtet e nevojshme për pushime të rehatshme, dukë filluar nga 30-35, deri në 60 euro nata, duke përfshirë mëngjesin, shërbimet e plazhit dhe parkingun.
Jeta e natës:Vitet e fundit Velipoja është bërë edhe qendër masive e argëtimit nokturn për shkak se një sërë klubesh, diskosh dhe lokalesh të tjera nate kanë ndodhen afër plazheve. Në diskot e shumta performojnë emrat më të njohur të muzikës shqiptare.
Rruga për në Velipojë:Rruga Tiranë-Shkodër është 97 km e gjatë dhe kthesa për në Velipojë ndodhet 5 km para se të mbërrini në Urën e Bahçallëkut, në të majtë,aty lexon Harku i Bërdicës. Që nga rruga kryesore distanca për ne Velipojë është 24 km.Rruga nga Mali i Zi për në Shkodër kalon nga dogana e Muriqanit, 14 km, dhe hyrja në qytet bëhet nga Ura e Bunës. Në Muriqan ndodhet edhe një pikë shumë e rëndësishme pushimi dhe informacioni që është Kompleksi Çeliku. Nga Mali i Zi mund të vihet edhe nëpërmjet doganës së Hanit të Hotit, 35 km, pastaj përmes Bajzës e Koplikut, mund të vihet nga pjesa veriore e qytetit të Shkodrës.
Pa harruar dhe Ranan e Hedhur;

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate