Mësohet se është kompania prestigjoze “Kuoni”, me qendër në Zvicër, e krijuar qysh në vitin 1906, sipërmarrëse e kësaj prurjeje të re turistike drejt Sarandës, ndërsa kontratuese është kompania “Apollo”.
Çdo grup i turistëve suedezë është programuar të qëndrojë një javë në Sarandë, ndërkohë që guida e tyre turistike përfshin hapësirën Sarandë-Gjirokastër dhe asetet natyrore, arkeologjike, kulturore dhe monumentale të këtij rajoni. Vasil Barka, agjent turistik i “Apollo” në Sarandë, tha se turistët suedezë i përkasin turizmit të tipit “back to back”, pasi brenda harkut kohor të një jave vendin e tyre në Sarandë e ze grupi pasardhës.
Kryebashkiaku Stefan Çipa ka vlerësuar pranine e turisteve suedezë si surprizën e kësaj vere për turizmin e Sarandës, duke nenvizuar se praninë e tyre do ta ndjejë qyteti edhe në planin ekonomik, pasi çdo shpenzim, përveç akomodimit në hotele, do të bëhet prej tyre jashtë organizimeve standarte në grup, duke u lënë ushqyerja, suveniret etj. në zgjedhjen preferenciale individuale. Kjo ka rritur cilësinë e shërbimit, por edhe “xhelozinë” në hotelerinë e qytetit. /a.ke/http://www.ata.gov.al/turistet-suedeze-ne-sarande-rrisin-xhelozine-hotelerike-te-qytetit-119189.html

Nessun commento:
Posta un commento