
“Sivjet presim jo vetëm thjesht turizmin bregdetar, por edhe atë kulturor dhe atë agroturistik. Zona jonë ka një frutikulturë bio dhe pushuesit janë të interesuar për të. Jemi qëndra e turizmit kulturor me Butrintin në krye, duke vazhduar me monumente të tjera historike dhe religjoze. Jo më kot Saranda quhet qyteti i “40
Shënjtorëve”, komentoj Çipa. Ai përmendi gjithashtu se do të ketë një përmirësim të dukshëm të shërbimeve, higjienës, masave mbrojtëse dhe shoqërimit të pushuesve me udhërrëfyes. “Infrastruktura rrugore e rajonit tonë bën të mundur që vizitori të jetë në Sarandë duke u nisur nga Tirana, brënda 3,5-4 orë udhëtim, një kohë komode edhe për vizitorët ditorë”, theksoi ai. Keshtu përligjet edhe sllogani: ”Destinacioni juaj-Saranda jonë:Ju presim si pushues,Ju përcjellim si miq.” /a.ke/ http://www.ata.gov.al/destinacioni-juaj-saranda-jone-ju-presim-si-pushues-ju-percjellim-si-miq-105580.html

Nessun commento:
Posta un commento