30 gennaio 2014

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni dhe Ambasadorja e Cekisë në vendin tonë Znj. Bronislava Tomášová: "Shqipëria - destinacion turistik gjatë gjithë vitit"

Postuar më: 30 Janar 2014
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni priti sot në një takimAmbasadoren e Cekisë në vendin tonë Znj. Bronislava Tomášová.
Gjatë bashkëbisedimit Ministrja Gjermeni gjeti mbështetjen e Ambasadores Tomášová për promovimin e destinacioneve turistike në vendin tonë, aq të preferuara nga turistët cekë dhe ranë dakord që materialet promovuese të pregatiten edhe në gjuhën ceke.
Ministrja Gjermeni deklaroi se zhvillimi I turizmit përgjatë gjithë vitit është një nga prioritetet e Ministrisë dhe po punohet për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik për turistët vendas dhe të huaj.
Ambasadorja e Cekkisë u interesua për projektet në fushën e planifikimit të territorit dhe zhvillimit urban. Duke vlerësuar mbështetjen e Cekisë në procesin e Integrimit Europian në BE, Ministrja Gjermeni dhe Ambasadorja Tomášová u angazhuan të punohet ngushtësisht për forcimin e mardhënieve mes dy vendeve.  

Studentët e Politeknikut të Milanos prezantojnë projektet për zhvillimin e Divjakës


Rreth 30 studentë të Politeknikut të Milanos kanë prezantuar dje projektet e tyre për zhvillimin e territorit dhe të turizmit për të gjithë territorin administrativë të Bashkisë Divjakë. 
Takimi i cili u mbajt Divjakë shfaqi përpara të pranishmëve, projekte të rëndësishme dhe të domosdoshme për të pasur një zhvillim të ri gjithë përfaqësues, të zonave bujqësore dhe zonës së turizmit, si dy shtyllat kryesore në të cilën mbështetet ekonomia e të gjithë zonës së Bashkisë Divjakë.

Prof. Chiara Nifosi, pedagoge pranë Politeknikut të Milanos gjatë takimit tha se kjo është faza fillestare e projekteve, por, do të punohet në muajt në vijim në mënyrë që ato të jenë edhe në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe planifikimin kombëtar të territorit.

Ndërsa, Kryetari i Bashkisë Divjakë Z,Fredi Kokoneshi vlerësoi punën e studentëve italianë dhe shprehu gatishmërinë për mbështetjen e mëtejshme në vazhdimësinë e punës që do të bëhet për thellimin e këtyre projekteve sipas ligjeve shqiptare.

Rëndësi të madhe I është kushtuar bujqësisë, në të cilën disa student prezantuan modele të ndryshme për zhvillimin e saj.
Edhe për turizmin u propozuar disa projekte dhe ide  të ndryshme rikualifikimi. Rëndësi iu kushtua fshatrave kodrinore dhe atyre fushore, për tu dhënë  një zhvillimi të qëndrueshëm dhe shfrytëzimin e burimeve që ato disponojnë.

Nën mbikëqyrjen e pedagoges së Politeknikut të Milanos Prof. Chiara Nifosi, studentët e ardhur nga Italia kanë studiuar për disa muaj të gjithë zonën e Divjakës dhe kanë  punuar për  krijimin e projekteve të reja të cilat do t’i sjellin një zhvillim të ri zonës.
Të pranishëm në këtë takimin ishin deputeti i zonës tonë Z.Erion Braçe, anëtarët e Këshillit Bashkiak, inxhinier, arkitekt, biznesmen të zonës dhe qytetarë.
  
 
    

28 gennaio 2014

Valbona, në “Histori shqiptare” Mrekullia e Alpeve i ngjan një fshati në përpjekje të ruajtes së autenticitetit


27 janar 2014 19:38
Valbona, mrekullia e Alpeve shqiptare, sot i ngjan një fshati në ndërtim, në perpjekje të ruajtes së autenticitetit. Banorët, të gjitha kursimet e punës në emigracion po i investojnë, për t’u krijuar akomodimin e duhur vizitorëve. Kullat e dikurshme nuk po rikonstruktohen pasi në vend te tyre, po ngrihen hotele shumëe katëshe. ABC Neës ndan një ditë me banorët e kësaj lugine.

Korçë, reshjet e dëborës, policia këshilla për drejtuesit e mjevete dhe turistet..


 

28 Janar 2014 - 15:39
KORÇË - Reshjet e borës kanë bërë që Policia e Korçës, të japë këshilla për lëvizjen e mjeteve në këtë qark.

Me anë të një njoftimi për median, policia ka bërë të ditur se, akset rrugore Qafë-Thanë, Qafë-Pllocë, si dhe aksi Korçë-Kapshticë janë të kalueshme pa zinxhirë.
 
Policia tha se, aksi rrugor Qafë-Qarri, dhe aksi rrugor Ersekë-Leskovik janë të kalueshme me zinxhirë. Aksi Korçë-Dardhë dhe Korçë- Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë.
 
Policia ka bërë të ditur se, në bashkëpunim edhe me emergjencat civile janë të angazhuar maksimalisht për mbajtjen nën kontroll të situatës si dhe menjanimin e çfarë do lloj vështirësie të hasur për parandalimin e aksidenteve të mundshme rrugore dhe faktorëve të ndryshëm.
 

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/korce-reshjet-e-debores-policia-keshilla-per-drejtuesit-e-mjevete-198086.html#sthash.nLrVeri9.dpuf

Konstituohet Komiteti Këshillimor I Sektorit Privat të Turizmit KKSPT

Postuar më: 28 Janar 2014
 Sot në mjediset e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit u konstituua Komiteti Këshillimor I Sektorit Privat të Turizmit, KKSPT një organizëm që drejtohet nga Ministrja Eglantina Gjermeni.  
Komiteti ka në përbërje të tij 13 anëtarë, përfaqësues të shoqatave dhe sipërmarrësve që operojnë në sektorin e turizmit në vend, përfaqësues nga Universiteti I Tiranës, shoqërisë civile, komunitetit të donatorëve dhe medias. Ky komitet synon angazhimin e të gjithë aktorëve të sipërpërmendur në realizimin e objektivave për zhvillimin e industrisë turistike në vend në përputhje me strategjinë e Turizmit, Ligjin për Turizmin dhe platformën për imazhin turistik.
Në takimin e parë të këtij komiteti Ministrja Gjermeni prezantoi prioritetet e Ministrise dhe nismat e ndërmara nga ky institucion. Ministrja I njohu anëtarët e Komitetit me përfundimin e fazës së parë të procesit të rishikimit të Ligjit për Turizmin dhe u shpreh se drafti I parë I këtij projektligji do të jetë gati brenda datës 15 shkurt. Anëtarët e KKSPT-së do të njihen me draftin dhe do të japin komentet e tyre.
Pasi u njohën me rregulloren e funksionimit të këtij Komiteti këshillimor, anëtarët kërkuan që Komiteti të mblidhet cdo muaj, sidomos përpara nisjes së sezonit turistik. Komiteti ka drejtë të japë rekomandime, të bëjë propozime dhe të këshillojë Ministren lidhur me aspekte të ndryshme të shërbimeve turistike. Komiteti jep informacione mbi industrinë e turizmit dhe ofron mbështetje për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta siç janë; panairet, qendrat e informacionit turistik, materialet promocionale etj.
Komiteti Këshillimor I Sektorit të Turizmit:
  1. Znj. Eglantina Gjermeni                                    Ministër              
  2. Z. Enver Mehmeti                                            President I Shoqatës ATA
  3. Znj. Matilda Naco                                            Drejtore Ekzekutive ATA
  4. Z.Sadik Malaj                                                 Kryetar I UOTSH
  5. Znj. Sonia Popa                                              NATGA
  6. Z.Besnik Vathi                                                ATHS
  7. Z.Kliton Gërxhalliu                                           Albania Holidays
  8. Znj. Vjollca Bakiu                                            Akademik, Prof.Doc.
  9. Z.Fatos Baxhaku                                            Gazetar
  10. Z.Ismail Beka                                                 GIZ
  11. Z.Alket Islami                                                 Federata e Aeronautikës
  12. Znj. Edlira Muhedini                                        Risi Albania
  13. Znj. Brikena Janina                                         MZHUT
  14. http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/konstituohet-komiteti-keshillimor-i-sektorit-privat-te-turizmit-kkspt

Zgjatet afati i pranimit të projekteve për Konkursin Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Vlorës

Postuar më: 28 Janar 2014
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit njofton të gjithë të interesuarit se Konkursi Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Vlorës zgjat afatin e pranimit të projekteve me 2 javë.
Për shkak të kërkësave të shumta nga ana e të interesuarve dhe për tu dhënë më shumë kohë të gjithë të interesuarve për të përgatitur propozimet e tyre, Ministria vendosi të shtyjë afatin e fundit të dorëzimit të dokumentacionit për këtë konkurs deri në datën 12 Shkurt 2014.
Konkursi Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Vlorës u lancua më 28 Nëntor 2013. Deri më sot kanë  aplikuar 95 projektues, nga të cilet 65 studio ndërkombëtare, 15 studio vendase dhe 15 grupime studentore.  
Ne faqen zyrtare të konkursit  www.vlorawaterfront.al mund të gjenden të gjitha detajet në lidhje me afatet dhe kriteret e përcaktuara për këtë konkurs.
Pas datës 12 Shkurt, juria ndërkombëtare e konkursit do të vleresojë propozimet dhe do të përzgjedhë 5 studio/propozimet më të mira, të cilat do të ftohen të paraqesin propozimet e tyre 'live' përpara jurisë ndërkombëtare.
Në datat 21 dhe 22 Shkurt 2014, do të zhvillohet faza finale e konkursit dhe përzgjedhja e fituesve. Ky aktivitet do të shoqërohet edhe me ekspozimin publik të propozime të paraqitura në emër të këtij konkursi për Vijën Bregdetare të Vlorës. http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/zgjatet-afati-i-pranimit-te-projekteve-per-konkursin-nderkombetar-per-vijen-bregdetare-te-vlores

27 gennaio 2014

Arvizu në Voskopojë: SHBA, mbështetje ndaj trashëgimisë kulturore të Shqipërisë

ARVIZUTIRANË, 27 Janar/ATSH/-Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, AleksandërArvizu ka vizituar dy ditë më parë zonën historike të Voskopojës, për të parë disa nga kishat e kësaj zone si dhe për të nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj trashëgimisë madhështore, kulturore të Shqipërisë.
Ambasadori vizoi kishën e Shën Nikollës në qendër të zonës, për të cilën programi i Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore i Departamentit të Shtetit ka dhënë 50,000 Dollarë për riparimin e tavanit.ARVIZU2
Ambasadori u takua gjithashtu edhe me drejtuesit fetarë dhe kulturorë të zonës, ndërsa Kryetari i Komunës e shoqëroi atë gjatë vlerësimeve të historisë së çdo vendi dhe bukurisë qetësuese natyrore.
ARVIZU3Ambasadori e vlerësoi shumë mundësinë e vizitës në këto zona dhe premtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bashkëpunimin me udhëheqësit dhe organizatat vendore në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/arvizu-ne-voskopoje-shba-mbeshtetje-ndaj-trashegimise-madheshtore-kulturore-te-shqiperise-32778.html

Ministria i dëbon arkeologët: Shkelën marrëveshjen për dixhitalizimin e trashëgimisë


Ministria i dëbon arkeologët: Shkelën marrëveshjen për dixhitalizimin e trashëgimisë
Nga: FATMIRA NIKOLLI
TIRANE - Ardit Miti dhe Egla Serjani janë dy arkeologë shqiptarë që në vitin 2011 filluan punën për realizimin e një arkivi dixhital të siteve arkeologjike dhe monumenteve të kulturës.
Sot, tri vite më pas, ata i kanë dërguar një letër kryeministrit të vendit Edi Rama, ku i parashtrojnë shqetësimin e tyre duke i sqaruar edhe konfliktin e krijuar së fundmi me Ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës. Konflikti zë fill në mosrespektimin e pikave për të cilat është rënë dakord mes palëve. Ndryshe nga marrëveshja e lidhur në 2011-ën, sipas së cilës në fund të projektit Ardit Miti e Egla Serjani duhej të punësoheshin në IMK, në datën 20 janar, atyre iu është dashur të lënë zyrën, pas një njoftimi të drejtoreshës Arta Dollani. Pas asaj që dy arkeologët e cilësojnë si prishje të njëanshme të marrëveshjes, ata nuk kanë rënë dakord që ti dorëzojnë Institutit arkivin dixhital të trashëgimisë dhe as pajisjet kompjuterike që janë angazhuar në këtë projekt. "GSh" zbardh sot marrëveshjen e firmosur në 2011, letrën e drejtoreshës së IMK-së Dollani, dhe letrën që dy arkeologët i kanë dërguar Ramës.
Ndërkaq, të kontaktuar nga ne, specialistët kanë sqaruar se në takimin me ministren Mirela Kumbaro (dhe tre drejtorë të kësaj ministrie), të mërkurën ndaj tyre është ushtruar presion dhe është shfaqur mungesë totale profesionalizmi. "Na thirrën për sqarim, por na kërcënuan. Problemi qëndronte tek letra që ne i kemi dërguar kryeministrit. Por, ne i kemi shkruar z.kryeministër duke besuar në një nga premtimet e tij në fushatë: Unë jam shërbëtori juaj. Nuk kemi kërkuar para nga ministria e as nga IMK-ja, kemi punuar dy vite me shpirt dhe me pasion jo vetëm për mbajtjen në jetë të sistemit, por dhe zhvillimit të kërkimeve të reja në trashëgimi, por nuk mund të na hedhin në rrugë në këtë mënyrë. Jetojmë në një vend demokratik që bazohet në vlerat e barazisë, meritës dhe të drejtës".
Projekti
Nisma mori jetë pas nënshkrimit të një aktmarrëveshje mes Fondacionit Trashëgimia Shqiptare (financuar nga Instituti Pakard për Shkencat Humane) dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Sipas marrëveshjes, një databazë e tillë që është një nga kërkesat e Bashkimit Europian dhe Marrëveshjes së Valetës, synonte ti ofronte Shqipërisë një regjistër dixhital të të gjitha aseteve kulturore të saj për të kontribuuar në çështje të planifikimit e zhvillimit rreth qendrave të trashëgimisë kulturore në vend. Databaza gjithashtu do të shërbente si një arkiv e të gjithë burimit kulturor të Shqipërisë për qëllime kërkimi shkencor dhe edukimi.
Fondacioni Trashëgimia Shqiptare merrte përsipër të bënte kalimin e kësaj databaze së bashku me një grant financimi për pagat e dy specialistëve-menaxherë (Miti e Serjani) të databazës për një periudhë 6 mujore (1.12.2011- 31.05.2012). Kalimi nënkuptonte databazën që përmban të dhëna për më shumë se 2700 site, monumente dhe vendbanime historiko-arkeologjike si edhe pajisjet kompjuterike për të menaxhuar këtë databazë. Një pikë e rëndësishme e marrëveshjes kishte të bënte me dy specialistët Ardit Miti dhe Egla Serjani, të cilët Instituti i Monumenteve të Kulturës, pas mbarimit të grantit, angazhohej ti punësonte në strukturën e vet. Ndërkaq, në përputhje me marrëveshjen Valetës, kjo bazë të dhënash duhej përpunuar e pasuruar vazhdimisht.
Letra e IMK
Në një letër që mban datën 17 janar (përkrah është faksimilja e saj), drejtoresha e IMK-së, Arta Dollani njofton drejtoren ekzekutive të Fondacionit Trashëgimia Shqiptare se në përfundim të projektit për "Krijimin e Arkivit Dixhital të Siteve Arkeologjike dhe Monumenteve të Kulturtës", kërkon ti vihet në dispozicion IMK arkivi në fjalë dhe të gjitha pajisjet kompjuterike të angazhuara në projekt. Ndërkaq, sa i takon punësimit të Mitit e Serjanit, Dollani pasi i bën me dije se ka ndërmarrë një reformë që parashikon uljen në 30% të numrit të punonjësve, shkruan: "IMK e ka të pamundur t'i përmbahet këtij detyrimi, por nga ana tjetër, do të shpallen për konkurrim publik një numër vendesh që do të mbeten në strukturën e re, ku specialistët tuaj mund të konkurrojnë". Në fund te letrës, kërkohet që specialistët duhet të marrin sendet e tyre personale nga zyra e tyre në godinën e IMK, pasi më 20 janar 2014 fillon transferimi.
Letra e
specialistëve
Mbasi kanë marrë letrën e drejtoreshës së IMK-së, Miti e Serjani i janë përgjigjur asaj në datën 18 janar, e për dijeni letra i ka shkuar edhe ministres Mirela Kumbaro. Ndërsa vërejnë se në këto tre vite, asnjëherë nuk është shfaqur interes nga ana e IMK-së dhe MK-së për të njohur, vlerësuar apo për të bërë implementimin e projektit të arkivit dixhital të siteve arkeologjike dhe monumenteve të kulturës, Miti e Serjani, theksojnë se kjo databazë me vlera historike për trashëgiminë shqiptare ofrohej falas në ndihmë të krijimit për herë të parë të një arkivi dixhital serioz për sitet arkeologjike dhe monumenteve të kulturës që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë. "Ndjehemi të zhgënjyer që përkushtimi dhe idealizmi i punës sonë gati 3-vjeçare pavarësisht premtimeve tuaja verbale jo vetëm që nuk u vlerësua, por u nëpërkëmb në ekstrem me shkresën të cilës po i përgjigjemi. Ju bëjmë me dije që konform Kodit Civil, që rregullon fushën e aktmarrëveshjeve, procedurave administrative, ligjit për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe legjislacionit shqiptar në fuqi do të procedojmë me çdo mjet ligjor kundrejt situatës që është krijuar pa të drejtë nga ana juaj", shkruajnë arkeologët. Në fund, ata shprehin keqardhjen që nuk u vlerësua dhe u injorua ky thesar informues (regjistri dixhital) dhe të munguar ne lëmin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/ministria-i-debon-arkeologet-shkelen-marreveshjen-per-dixhitalizimin-e-trashegimise-169360.html

UDHETIM NE SARI SALLTIK TE KALOSH FUNDJAVEN DUKE NGJITUR MALIN ME TE LARTE NE KRUJE

25 gennaio 2014

Përtej Portës së Dalipajve,Një portë e rrallë gjirokastrite, kryevepër e arkitekturës tradicionale, pa status “monument kulture”, lënë prej vitesh në mëshirë të fatit.

25 Janar 2014 
Engjëll Serjani
Porta e Dalipajve ne lagjen Palorto Gjirokaster. Asllan Dalipi, nje nga pasardhesit e familjes DalipiPorta hyrëse në kompleksin e banesave të familjes gjirokastrite Dalipi në lagjen “Palorto” të qytetit muze të Gjirokastrës, pa asnjë dyshim një kryevepër e artizanatit, arkitekturës dhe ndërtimit tradicional gjirokastrit, jeton ditët e fundit të saj. Ky objekt monumental prej vitesh është lënë jashtë vëmendjes së ekspertëve të monumenteve, e për këtë arsye është duke u rrënuar dita-ditës. Ndonëse me elementë unikalë arkitekturorë dhe artistikë, ky objekt i rrallë që përditë tret vlerat në harresë, nuk është propozuar asnjëherë për t’u shpallur “monument kulture” nga struktura të ruajtjes dhe restaurimit të monumenteve të kulturës. Por, çfarë e bën monumentale, historike dhe unikale këtë portë gjirokastrite? Dy janë elementët impresionues që spikatin më qartë; së pari, arti dhe arkitektura krejt e veçantë dhe së dyti, historia e kronikës së fisit Dalipaj, një prej familjeve më të shquara të “Palortosë” dhe Gjirokastrës.
Kompleksi i banesave të familjes Dalipi gjendet në të majtë të kompleksit monumental të banesës së Angonatëve që është cilësuar “ikonë” e vlerave të qytetit muze dhe në të djathtë të gjimnazit “Asim Zeneli”. Nga ky objekt në pamje dhe strukturë origjinale ndërtimore, fatkeqësisht kanë mbetur pak elementë, por ajo që ekziston gati në pamjen origjinale është porta në formë kubeje që dallohet lehtësisht nga sokaku që kalon para kompleksit monumental të Angonatëve drejt Këcullës. Ndër vlerat kulturore, artistike dhe tradicionale që e bëjnë unikale këtë portë ekspertët të monumenteve, si prof. dr. Emin Riza, veçojnë vjetërsinë e këtij objekti që llogaritet mbi 300 vjet dhe fakti që në pamjen e përgjithshme ka formën e kubesë me qemer guri, ekzistenca e dy sofave në të dy anët e saj, muret anësore, frëngjitë nga ku vëzhgohej dhe ruhej krejt kompleksi i rrethuar me mure i banesave, mbishkrimi mbi “çelësin” e qemerit të portës në osmanishten e vjetër, afreskun në të dy anët e kubesë, kalldrëmi i vjetër i shtruar midis sofateve dhe ndërtimi sipër portës që fatkeqësisht është zëvendësuar me mur tulle.
Historia “fshehur” pas portës.
Por nuk janë vetëm elementët arkitekturorë dhe artistikë, por e veçantë është edhe historia e njerëzve të familjes Dalipaj, e njohur në Gjirokastër si një ndër familjet me kontribut në historinë e qytetit dhe të vendit. Kronika familjare e Dalipajve përfshi emra të nderuar dhe respektuar si Selfo, Sami, Dalip, Asllan, Haxhi, Muho, etj., personalitete të respektuar në Gjirokastër të këtij fisi, që mendohet se është vendosur në Gjirokastër katër – pesë breza më parë, duke ardhur nga fshatrat e zonës së Kurveleshit. Emrat e të parëve të fisit janë përsëritur nga brezi i mëparshëm në brezin pasardhës. Një nga pasardhësit e fisit që ende jeton këtu, që ende hyn e del edhe sot nën këtë portë madhështore është 80-vjeçari Asllan Dalipi “i dytë”. Themi “i dytë”, sepse ai mban emrin e gjyshit të tij. Asllani është personi që zbulon disa nga emrat e personaliteteve të Dalipajve që kanë dalë nga kjo portë e madhe.
“Kjo është një portë e vjetër, me histori dhe kryelartë, sepse prej saj kanë dalë emra me kontribut në historinë dhe artin kombëtar shqiptar, sikundër është Haxhi Dalipi ‘i dytë’, muzikanti që bëri emër me talentin e tij në Vlorë dhe Tiranë dhe që mbante emrin e gjyshit të tij Haxhiut ‘të parë’, që në kohën e tij ishte një luftëtar kundër pushtuesve osmanë”, thotë Asllani. Ish-kompozitori dhe etnomuzikologu i njohur, Haxhi Dalipi, “Artisti i Merituar” ishte një nga korifenjtë e muzikës shqiptare. Enciklopedia ndërkombëtare e kohës shkruhet se për vite me radhë drejtoi ansamblin “Labëria” në Vlorë, duke e bërë atë një nga ansamblet më të mira në vend, krijoi në vitin 1988 orkestrën simfonike dhe filarmoninë e Vlorës, ku punoi si dirigjent kori në Vlorë, si pedagog në Akademinë e Arteve dhe Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar dhe deri pak para se të ndahej nga jeta ishte drejtor i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke i kthyer shkëlqimin e dikurshëm. Haxhi Dalipi ka dhënë kontributin në etnomuzikologjinë shqiptare, ka krijuar dhe riorkestruar shumë këngë e valle popullore shqiptare, nga të gjitha trevat e Shqipërisë, që nga Kosova, Tropoja, Shqipëria e Mesme e Labëria, duke i sjellë të rifreskuara për publikun. Ka shkruar romanca, balada, rapsodi e opereta për fëmijë.
Prapa kanateve të Portës së Dalipajve qëndron historia e Sami Dalipit, një personaliteti të respektuar për ndjenjat e mprehta demokratike dhe arsimore që në rininë e tij të hershme. Ai është një prej bashkëpunëtorëve kryesorë për hapjen e shkollës së parë shqipe në Gjirokastër. Në vitin 1919, ai shkruan disa artikuj në gazetën “Mësuesi” dhe disa vite më vonë edhe në gazetën “Demokratia” për organizimin e shkollës shqipe, shkrime në të cilat ndihej analiza e thellë logjike dhe kultura e gjerë për trajtimin me kompetencë të problemeve të mprehta të kohës. Në vitet ‘20–‘21, ai së bashku me Avni Rustemin është nga intelektualët më aktivë për krijimin e Lidhjes së Mësuesve të Gjirokastrës dhe Libohovës, “për t’i dalë zot interesave të shkollës shqipe dhe mësuesve të mjerë”Si arsimtar, Sami Dalipi u shfaq po aq i vrullshëm, pasionant dhe aktiv sa edhe në jetën shoqërore dhe politike të kohës. Gjendja arsimore në Qarkun e Gjirokastrës në vitet 1920-‘24 shtroi nevojën e një lëvizje të gjerë arsimore me karakter demokratik. Kjo periudhë karakterizohet në të gjithë vendin nga një lëvizje laiciste drejtuar kundër shkollave të huaja dhe atyre klerikale që sponsorizoheshin prej të huajve. Sami Dalipi, dalë prej shkollës së Labovës së Zhapës u përqendrua veçanërisht në reformimin e metodës së mësimdhënies dhe edukimit shkollor. Fillimisht ai u shpreh kundër ndëshkimit fizik në shkolla, atavizëm e shkollës turke, gjë që bëri përshtypje të thellë tek prindërit dhe nxënësit të cilët e vinin re kulturën dhe aftësinë edukative të këtij mësuesi. Në kronikat e shtypit lokal të kësaj periudhe, emri i tij përmendet si atdhetar dhe mësonjës i pasionuar.
Kronika e Dalipajve përfshin edhe një personalitet tjetër, të padiskutueshëm në përmasat e tij kombëtare dhe ndërkombëtare si Skulptori i Popullit, Mumtaz Dhrami, laureat i çmimit të nderit në Bienalen e Aleksandrisë (1964) dhe laureat i shumë titujve dhe çmimeve dhënë nga shteti shqiptar. Ai është autor i disa skulpturave monumentale si: bustit të Shkurte Pal Vatës në Lushnjë, bustit të Liri Gegos në Galerinë e Arteve Tiranë, portretit të Rugovasit në Galerinë e Arteve Tiranë, bustit të Jani Vretos në Leskovik (1996), portretit të Nënë Terezës, monumentit të Ali Pashë Tepelenës Lasgush Poradecit dhe  Mitrush Kutelit. Artisti i madh i daltës Mumtaz Dhrami, nipi i Selfo Dalipit që rrojti 104 vjeç, është njëkohësit bashkautor i monumentit të Kristoforidhit në Elbasan, Monumentit të Pavarësisë në Vlorë, monumentit “Nënës Shqipëri” në Tiranë, reliefit monumental në ndërtesën e Kryeministrisë Tiranë, autor i monumentit të Drashovicës, monumentit të Pezës, Obeliskut të Arsimit në Gjirokastër, etj. Kronika historike e kësaj familjeje vijon më tej me një tjetër pasardhës, politikanin aktual dhe mjaft aktiv Aldrin Dalipi, kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Duke parë dhe duke vlerësuar autenticitetin ndërtimor, pamjen unikale dhe historinë që fshihet pas kanatave dhe kupesë së Portës së Dalipajve, ia vlen që këtij objekti të rrallë ti jepet statusi “monument kulture” dhe pas kësaj të investohet për restaurimin dhe kthimin e saj në identitet. Nuk është vetëm kjo portë që po degradohet, Porta e Netit në Saraqinishtë, Porta e Kurtajve dhe Porta e Bejove në Cfakë, Porta e Tatait në Dunavat, Portat e Libohovës dhe shumë porta të tjera po shkojnë drejt rrënimit, ndërkohë që për ruajtjen, mirëmbajtjen e tyre nuk duhen shumë fonte dhe investime. Këto porta kanë të skalitura në gurët e harkateve dhjetëra simbole pagane, simbole të kulteve fetare, afreske dhe mesazhe në osmanishten e vjetër. Mjafton një mirëmbajtës restaurues që të zëvendësojë disa trarë të kalbur dhe të zëvendësojë pllakat e çatitë të këtyre portave që ato të ruhen si dëshmi unikale. Por gjithsesi, që të mirëmbahen, më parë ato duhen shpallur “monument kulture”.

Kruje, kisha 1200-vjeçare e zhytur ne uje, shkak mungesa e fondeve


KRUJË- Mungesa e fondeve po çon drejt degradimit objektet e rralla kulturore mijëra vjeçare.
E tillë është edhe kisha 1200-vjeçare e zbuluar rastësisht në vitin 2006 në Derven të Krujës, për të cilën misionarët italianë, të cilët u bënë pjesë e këtij zbulimi, i bëjnë apel organeve shtetërore për lëvrimin e fondeve dhe rinisjen e punimeve për nxjerrjen e plotë të saj në dritë.

Kisha 1200-vjecare e zbuluar krejt rastëstësisht teksa hapnin themelet për ndërtimin e një kishe të re në fshatin Derven të rrethit të Krujës është lënë në harresë të plotë nga instancat shtetërore.

Kisha u zbulua në 3 dhjetor të 2006-ës dhe fillimisht nisi puna me mbështetje të organeve shtetërore për hapjen e mëtejshme të mureve të kishës 1200-vjeçare, ndërsa sot punimet janë ndërprerë për mungesë të fondeve.

Një misionar, italiani Don Carmine Leuzzi i pranishëm në Krujë e cilëson këtë situatë mjaft kritike, pasi objekte të tilla janë shumë të rralla jo vetëm në vendin tonë por edhe në rang ndërkomëbtar, ndaj bën apel për më shumë mbëhstetje për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtyre vlerave të rralla kulturore.

”Në këtë kishë janë zbuluar piktura dhe ikona të rralla, ndërsa i vetmi investim i kryer nga vetë kisha është një çati prej llamarine, që nuk shërben aspak për qëllimin që është ngrtiur”,- thotë Don Carmine Leuzzi.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/kruje-kisha-1200-vjecare-e-zhytur-ne-ujeshkak-mungesa-e-fondeve-197631.html#sthash.r025e0Wy.dpuf

24 gennaio 2014

Përfundon faza e parë e konsultimeve për rishikimin e Ligjin e Turizmit

Postuar më: 24 Janar 2014
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Territorit mbledh në qytetin e Durrësit përfaqësues nga Qarqet Durrës, Fier e Vlorë, përfaqësues të shoqërisë civile, sipërrmarrës dhe ekspertë të turizmit për të diskutuar mbi problematiket e turizmit në kuadër të procesit të rishikimit të Ligjit për Turizmin.
Për Ministren Eglantina Gjermeni, e cila ka ndjekur të gjitha tryezat e organizuara nëpër rrethe, pushteti vendor është partner i rëndësishëm në koordinimin dhe bashkërendimin e politikave të hartuara në nivel qëndror, për të ofruar shërbimeve më të mira për turistët. Zhvillimit të këtij sektori do ti shërbejë edhe hartimi I planit kombëtar për zhvillimin e territorit. Ministria e Zhvilimit Urban dhe Turizmit po punon për të hartuar strategjinë afatmesme për zhvillimin e turizmit 2014 – 2020 dhe rregulloren që do të përcaktojë standartet për plazhet dhe ndërtimet në zonat turistike.
Duke iu përgjigjur interesimit të aktorëve të pranishëm në takim, Ministrja Gjermeni deklaroi se “Pa zhvillim urban nuk kemi zhvillim të turizmit. Nuk do të lejojmë ndërtime pa leje, - u shpreh Ministrja dhe do të rivendosim besimin tek qytetarët, duke mos lejuar të zhvillohemi pa kriter".
Ministrja kërkoi nga përfaqësuesit e pushtetit vendor të bëhen pjesë e fushatës së pastrimit që do të ndërmarrë Ministria në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcave të Armatosura dhe shoqërisë civile, në mënyrë që ti paraprijmë fillimit të sezonit turistik.
Përfaqësuesit e pushtetit vendor evidentuan problemet që lidhen me infrastrukturën, me sistemin e kanalizimeve, mungesa e infrastrukturës rrugore në plazhe, mungesën e plazheve publike, menaxhimin e mbetjeve urbane, mos zbatimi I kritereve për stacionet e plazhit përgjatë vijës bregdetare, mos zbatimi I masave të sigurisë për përdorimin e mjeteve lundruese argëtuese, si problematika që pengojnë zhvillimin e turizmit.
Operatorët turistikë kërkuan ndërhyrje në Ligjin për Turizmin, duke vendosur sistemin e standartizimit për shërbimin hotelier, për agjencitë turistike dhe stacionet e plazhit në mënyrë që të garantohet shërbimi cilësor dhe të mbrohet konsumatori. Operatorët kërkuan koordinim me institucionet arsimore për përgatitjen e punonjësve të kualifikuar që shërbejnë në këtë sector. Operatorët kërkuan më shumë vëmendje për promovimin e vlerave kulturore, historike dhe kombëtare dhe të përcaktohen qartë zonat për zhvillimin e turizmit elitar dhe masiv.
Problem madhor për zhvillimin e turizmit në Qarkun Durrës është mungesa e infrastrukturës në portin e Durrësit, pika hyrëse ku ankorojnë kruazierat. Ministrja Gjermeni iu përgjigj interesimit të subjekteve dhe u shpreh se procesi I konsultimeve që po zhvillohet në mbarë vendin bëhet me synimin për të përmirësuar Ligjin për Turizmin, në funksion të zhvillimit të këtij sektori. Durrësi është takimi I 5-të konsultativ që përmbyll raundin e parë të këtij procesi gjithpërfshirës.http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/perfundon-faza-e-pare-e-konsultimeve-per-rishikimin-e-ligjin-e-turizmit&page=1

"Trashëgimia Kulturore Shpirtërore Shqiptare" ...titullohet albumi i realizuar nga ...

Publikuar më 23.01.2014 | 16:19


“Trashëgimia Kulturore Shpirtërore Shqiptare”, titullohet albumi i realizuar nga Instituti i Studimit, të Ruajtjes dhe Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore, me mbështetjen e Komisionit Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n, që u promovua dje në Muzeun Historik Kombëtar.
Suzana Turku, një nga kontribueset në realizimin e këtij albumi, u shpreh se ky botim është një vështrim i përgjithshëm dhe i shpejtë i trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
 “Të ndërgjegjshëm mbi vlerat e  pafundme që kjo trashëgimi ka, mbi diversitetin e shprehive kulturore të popullit tonë dhe pasurinë e madhe që kjo trashëgimi ofron, jemi përpjekur që këtë botim ta konceptojmë si një “panoramë” konçize të elementëve më domethënës të saj.
Të zbulosh vlera të paprekshme dhe t’i bësh ato të prekshme është një mision sa fisnik aq dhe i vështirë, ndaj ky botim është një sprovë e parë për të sjellë në pak faqe atë çka është krijuar ndër shekuj”, shprehet muzikologia Turku.

Gjermeni ne Durres: Shqipëria një vend unik në ofertën turistike

Durrës, Eglantina Gjermeni. Foto: G.Kabashi
Durrës, Eglantina Gjermeni. Foto: G.Kabashi

DURRËS,  24 Janar /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, u shpreh sot nga qyteti i Durrësit se, “potencialet natyrore, trashëgimia kulturore dhe mikpritja, e bëjnë Shqipërinë një vend unik në ofertën turistike dhe sfidat me të cilat duhet të përballemi në këtë sektor janë disa”.
Deklarata e Gjermenit u bë të premten, gjatë një takimi me përfaqësues të qarqeve të Durrësit, Fierit dhe Vlorës, ku në fokus ishte rishikimi i ligjit për turizmin, si një domosdoshmëri jo vetëm nga institucionet drejtuese të këtij sektori, por edhe nga përfaqësuesit e biznesit, universiteteve dhe shoqërisë civile.
Gjermeni tha se drafti që po përgatitet do të jetë pjesë e një diskutimi gjithpërfshirës. “Potencialet natyrore, trashëgimia kulturore dhe mikpritja, e bëjnë Shqipërinë një vend unik në ofertën turistike dhe sfidat me të cilat duhet të përballemi në këtë sektor janë disa”, u shpreh ministrja Gjermeni.
Ajo theksoi se nevoja e turizmit gjithëvjetor, në një vend të pastër, përbën një sfidë, të cilën duhet ta përballojmë të gjithë.
Drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të biznesit turistik dhe universiteteve folën më pas mbi mangësitë e ligjit aktual dhe problematikat e turizmit në rajonet e tyre.
Ndryshimet që do t’i bëhen ligjit për turizmin, do të jenë në qendër të diskutimeve të tjera. Ligji për turizmin është miratuar në vitin 2007 dhe ka pësuar disa herë ndryshime të pjesëshme.
Po sot, drejtues të ministrisë së Turizmit do të zhvillojnë një takim me drejtorin e Autoritetit Portual të Durrësit, me synim rritjen e numrit të krocerave dhe anijeve turistike, si dhe përmirësimin e kushteve të qëndrimit në portin e Durrësit./m.sh/

Perfundon projekti restaurues ne Tumen e Kamenices , Korce

Friday, 24 January 2014 10:38
    Perfundon projekti restaurues ne Tumen e Kamenices , Korce.
    Perurohet nen kujdesin e Ministrise se Kultures dhe Ambasades Amerikane perfundimi i projektit nderhyres ne monumentin Tuma e Kamenices ne Korce. Tuma e Kamenices, si nje nga monumentet me perfaqsues te prehistorise shqiptare eshte monumenti me i madh ne llojin e vet zbuluar e studiuar deri tani ne vendin tone. Projekti ka pasur si qellim mirembajtjen dhe nderhyrjen ne ujrat nentokesore te ketij monumenti si dhe  ngritjen e nje qendre edukative ne sitin arkeologjik per ta promovuar sa me mire ate per vizitoret.
    - See more at: http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=75734:perfundon-projekti-restaurues-ne-tumen-e-kamenices--korce&Itemid=617#sthash.BU0ewGPN.dpuf

    Search

    Translate