29 maggio 2014

Korça çel sezonin turistik 2014 me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve

KarnavalTIRANE,28 Maj /ATSH/ N.Lena  -Korça çel sezonin turistik këtë vit me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve që do të nisë më 7 Qershor.
Kjo festë e bukur, bazuar në një nga traditat më të spikatura të qytetit të kulturës, fton në Korçë vizitorë nga e gjithë Shqipëria si edhe shumë turistë të huaj të cilët së bashku me qytetarët korçarë, të festojnë  e të shijojnë paradën e grupeve të karnavaleve dhe të bëhen pjesë e festimeve.
Me sloganin “Korça qyteti i festave”, Bashkia e Korçës prej vitesh tashmë ofron një paketë të plotë eventesh festive të cilat sjellin në qytet një numur të madh vizitorësh. Sezoni turistik i qytetit malor, kulmon çdo vit në gusht me Festën e Birrës, këtë vit nga data 13-17  gusht.
Karnavalet edhe këtë vit do të sjellin paradën muzikore, gazin dhe harenë e maskave si dhe koloritin e kostumeve të shumta. Rreth 30 grupe pjesëmarrëse do të paraqiten me fabulën e tyre të shoqëruar me koreografi dhe skenar të veçantë. Krahas grupeve nga Korça dhe qytete të tjera të vendit, festivali i përmasave ndërkombëtare do të sjellë edhe karnavalet nga trevat e Ballkanit.karnav
Veç grupeve pjesëmarrëse edhe qytetarët e Korçës veshin maskat dhe kostumet e tyre dhe i bashkohen festimeve.
Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 Prill të vitit 1994, në Korçë u organizua Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri. Një vit më pas u organizua Festivali i Dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri sot, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.
Korça është pjesë  e FEEC (Federata e Karnavalit Europian). Në vitin 2013 qyteti i Korçës përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, Srumicë- Prilep 2013 në Maqedoni. Në këtë festival merrnin pjesë 57 grupe, që përfaqësonin shtete të ndryshme të botës si Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Polonia, Ukraina, Belgjika, etj. fKGrupi përfaqësues i qytetit të Korçës u paraqit me fabulën “Udhëtimi i Çarli Çaplinit nëpër Ballkan”. Presidenti i Federatës së Karnavalit Europian, Van der Kroon e vlerësoi qytetin e Korçës me çmimin e madh “GRAND PRI”, për performancën e shkëlqyer të këtij grupi, duke e cilësuar fabulën si një risi për Ballkanin dhe gjithë Europën.Përgatitni maskat dhe bëhuni gati të bashkoheni me qytetarët Korçarë në festën e karnavaleve./a.g/http://www.ata.gov.al/korca-cel-sezonin-turistik-me-festivalin-nderkombetar-te-karnavaleve-118397.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate