07 maggio 2014

Turneu "Albania Open" nis sot udhëtimin në Vlorë May/2014

Published on May 7, 2014
Vlorë- Sot starton turneu "Albania Open" i organizuar nga Alket Islami dhe media partner, RTV Ora News.

Ky aktivitet është i përvitshëm për aeronautikën shqiptare dhe në të marrin pjesë parashutistë nga disa vende të Europës.

Si çdo vit turneu "Albania Open" oganizohet në Vlorë ku parashutistë të shumtë bëjnë hedhjet e tyre nga maja e malit të Shushicës për në bregdetin e Vlorës.

Edhe sivjet ky aktivitet i kthyer në traditë do të ketë 4 ditë garime, më pas do të zhvillohet dhe mbrëmja gala, ku pritet të ndahen dhe çmimet për fituesit.

RTV Ora News do të transmetojë live aktivitetin 4 ditor të turneut "Albania Open" në orare të ndryshme të ditës.
Ndërsa do të transmetohet live në Ora News edhe spektakli që do të zhvillohet për ndarjen e çmimeve të shtunën në orën 21: 00.

--

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate