26 giugno 2017

Gjinari mbetet një destinacion i përhershëm për turizmin natyror dhe historik

TIRANË, 26 Qershor / ATSH-N.Lena/ – Gjinari është një zonë turistike jo vetëm pranë Elbasanit, por edhe Tiranës. Kjo fundjavë ishte e ngarkur me ngjarje të veçanta si, votimet për Kuvendin e ri të Shqipërisë, por përkoi edhe me Fiter Bajramin për besimtarët myslimanë.
Përsëri e diela gjeti shumë vizitorë në Gjinar.
Këtë pikë turistike të vizitueshme, 70 km. rrugë e ndajnë  nga kryeqyteti  dhe ajo është një rrugë mjaft e mirë, e asfaltuar dhe me tabela orientuese për shoferët.
Aty shkojnë  jo vetëm elbasanasit, por dhe turistë vendas nga Tirana, Durrësi, Lushnja e Berati dhe mjaft turistë të huaj bëhen kurioz për  këtë pikë turistike.
Kjo zonë me pishat e larta dhe me ajër të pastër, përbën një dëshirë më vete për ta frekuentuar. Liqenet e vegjël, uji i kthjellët  dhe dëbora në dimër, përbëjnë më tepër se një zonë turistike.
Asfaltimi i rrugës  automobilistike ka bërë që kjo zonë dhe ky fshat të futen në zonat më të preferuara turistike të zonës së Elbasanit dhe Shqipërisë.
Kjo pikë turistike është e frekuentuar gjatë gjithë stinëve të vitit, por më tepër në ditët e nxehta të verës dhe në ato me borë.
Gjinari si pikë turistike, është njohur që në kohën e Zogut, por më shumë në vitet e regjimit socialist, ishte një ndër pikat më të preferuara malore ku ishin ndërthurur bukuritë e natyrës me dëshmitë e historisë së zonës.
E veçanta e Gjinarit është se ai dallon për nga klima dhe resurset e veta natyrore, duke të ofruar një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër.
Krahas kënaqësisë, kur shkel në këto anë, një vlerë jashtëzakonisht të madhe ka Gjinari edhe si zonë kurative, sidomos për sëmundjet e mushkërive. Ajri këtu është i pastër e plot oksigjen.
Gjinari dhe zona e Shpatit,veç natyrës së bukur, ka dhe një histori interesante të kulturës dhe traditës sonë.
Krahina e Shpatit ka patur lulëzimin e saj më të madh në Mesjetë.
E dëshmojnë këtë jo vetëm numri i madh i objekteve të kultit, por edhe i kujdesit për to.
Kështu  kisha e Shën Kollit në Shelcan është  pikturuar nga Onufri  në vitin 1554. Piktura të tij ka edhe në kishën e Shënepremtes në Valësh, ku një faqe muri është e Onufrit.
Në mur, pikturat shoqërohen me shkrime bizantine të asaj kohe.
Kostandini u martirizua  nga forcat osmane me prerje të kokës për idetë e tija përparimtare.
Dje në Gjinar, megjithëse ishte një ditë votimesh dhe një ditë e shenjtë si Fiter Bajrami, përsëri pashë shumë familjarë të ardhur nga Elbasani, Tirana, Kavaja, dëgjova të flitej në dialektin shkodran, lushnjar, grupe të organizuara që vinin melinja të guidave turistike etj.
Kishte edhe disa të huaj që komunikonin  anglisht me personelin e shërbimit, pyesnin për gatimin, specialitetet vendase, rrugët, liqenet dhe jetën që bënte komuniteti i zonës.
Një zonjë që vinte nga Gjermania, bëhej kurioze se si piqej mishi i qengjit në hell apo në disa metoda të tjera me furrë dheu që praktikonte lokali. Rakia e kumbullës dhe vera, ishin produkte të vetë banorëve aty.
Aty, turizmi  ishte kthyer në një biznes për produktet bujqësore dhe blegtorale.
Një mrekulli natyrore dhe historike pranë Tiranës, që duhet shfrytëzuar për fundjavat.
Ka natyrë të gjelbër, ajër të pastër, histori, kuriozitete, sporte alpine dhe një gastronomi bio për ta patur zili. /m.m//a.ke/
https://www.ata.gov.al/gjinari-mbetet-nje-destinacion-i-perhershem-per-turizmin-natyror-dhe-historik/

24 giugno 2017

Njoftim mbi shkallën tatimore të reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, prej 6%

Me hyrjen në fuqi të ligjit Nr.71/2017 datё 27.04.2017 “Për njё shtesё nё Ligjin Nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, ka filluar nga muaji Qershor të zbatohet, shkalla tatimore e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, prej 6 për qind.
Kjo shkallë është e detyrueshme të zbatohet, për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit.

Të gjithë operatorët e furnizimit të shërbimit të akomodimit, që preken prej këtij ndryshimi, mund të shfrytëzojnë menjëherë, që në muajin e parë, mundësinë për të përfituar nga kjo shkallë e ulët taksimi.
Tatimpaguesit do të mund të regjistrojnë faturat e tyre me shkallën prej 6 për qind, në librat e shitjes të muajit Qershor, si periudhë tatimore dhe që dorëzohen, deri në datën 10 Korrik.

Në zbatim të detyrimit të implementimit të ndryshimi ligjor, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë marrë të gjitha masat për të funksionalizuar këtë ndryshim të rëndësishëm.

Njëkohësisht bëjmë të ditur, që për Formularin e Deklarimit e Pagesës së TVSH-së (FDP),është bërë e mundur edhe teknikisht që të plotësohet nga tatimpaguesit e kësaj fushe, me shkallën e reduktuar të tatimit prej 6 për qind, për periudhën tatimore Qershor 2017, e cila duhet të deklarohet deri në datën 14 Korrik 2017.

Për cdo sqarim të interesuarit mund të drejtohen pranë sporteleve të shërbimit të tatimpaguesve në drejtorinë rajonale të juridiksionit të tyre.
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/254/njoftim-mbi-shkallen-tatimore-te-reduktuar-te-tatimit-mbi-vleren-e-shtuar-prej-6

Qeparo, fshati turistik që po tërheq vëmendjen e francezëve

TIRANE, 19 Qershor/ATSH/- Shqipëria nuk mund të krenohet vetëm me bregdetin e bukur, qytetet historike, apo edhe Tiranën. Tashmë edhe fshatrat e saj janë shumë atraktive për turistët.
Një i tillë është fshati Qeparo në Shqipëri, që është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Madje, një çift francez jeton prej gjashtë vitesh në këtë fshat. Deborah Auge, nga Montpellier e Francës, jeton prej gjashtë vitesh në Qeparo, me bashkëshortin Philippe, raporton “DW” në gjuhën shqipe.
Mësohet se çifti kanë blerë dhe kanë rikonstruktuar dy shtëpi në fshat, ku kalojnë muajin qershor e shtator.
Deborah po përpiqet të mësojë gjuhën shqipe, kurse fjala e preferuar është ‘shëndet’. Ajo thotë se fshati është shumë i bukur dhe pas pensionimit mendojnë të vendosen përfundimisht në këtë fshat. Gjithashtu edhe Philippe ka thënë se Shqipëria ka shumë bukuri, njerëzit janë miqësorë dhe mikpritës.

/a.gjonaj/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/qeparo-fshati-turistik-qe-po-terheq-vemendjen-e-francezeve/

CEB, 28.7 milionë euro, për “Zhvillimin e Alpeve dhe zonës Bregdetare”

TIRANE, 22 Qershor /ATSH/- Qyteti i Vlorës, një prej zonave më të bukura të bregdetit në jug të vendit, është përfshirë vitet e fundit në një seri investimesh që synojnë përmirësimin e infrastrukturës në funksion të zhvillimit të turizmit.
Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB) me një kredi prej 28.7 milionë euro do të mbështesë zbatimin e projektit për “Zhvillimin e Alpeve dhe zonës Bregdetare” në Shqipëri, ku nder të tjera përfshihet dhe një nga akset rrugor më të rëndësishëm Vlorë-Kaninë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit , ka hapur garën për kompanitë e interesuara duke vënë theksin se projekti per këtë rrugë do të bashkëfinancohet nga qeveria shqiptare me 6 milionë euro.
Periudha për ndërtimin e saj do të jetë 6 muaj me synim përmiresimin e qarkullimit per banorët e këtyre zonave por edhe të vizitorëve që shkojnë për të parë kështjellën.e.xh/f.n/
https://www.ata.gov.al/ceb-28-7-milione-euro-per-zhvillimin-e-alpeve-dhe-zones-bregdetare/

18 giugno 2017

31 komisariate dhe posta policore në gatishmëri të plotë për sezonin turistik 2017 te mbeshtetur dhe nga policet me bicikleta neper plazhe.

TIRANË, 17 Qershor/ATSH/-.Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror për turistët vendas e të huaj që kanë vendosur të kalojnë pushimet në territorin shqiptarë.
Burime të  Agjencisë Telegrafike Shqiptare bën të ditur se do të jenë 31 komisariate dhe posta policore në gatishmëri të plotë për sezonin turistik.
Ky numër komisariatesh të angazhuara përbën gjysmën e komisariateve që ka në total vendi ynë, 60.
Policia e Shtetit ka hartuar planin e masave për sezonin turistik. Policia e Shtetit dokumentin në fjalë ja ka shpërndarë strukturave në qarqe të cilat do të zbatojnë këto masa. Gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë regjistrua 4.3-4.8 milion pushues vendas e të huaj, ose 25 % më shumë se gjatë vitit 2014. Nga 15.05.2015-15.09.2015 kanë hyrë 8 283 835 shtetas shqiptarë e të huaj, që kanë hyrë ne vendin tonë. Ndërkohë që janë numëruar  2 210 294 mjete  ose 10% më shumë se një vit më parë. Këtë vit ashtu si edhe vitin e shkuar do të ketë punonjës policie me uniformë verore, biçikleta policie verore, si dhemoto mjete ujore. Kjo risi për Policinë Shqiptare do të shtrihet në zonën e Dhermiut, e jo vetëm.
Gjatë  sezonit veror, vitin e shkuar janë angazhuar 3 150 punonjës policie, 1 606 kanë qenë të strukturave vendore të policisë dhe 1 544 kanë qenë polici kufitare. Një numër i ngjashëm do të angazhohet edhe këtë sezon, por kjo nuk do të thotë se të gjithë efektivët e tjerë të policisë nuk do të angazhohen, pasi forcat e rendit dhe sigurisë do të jenë të angazhuara 100% në ruajtjen e qetësisë për turistët 24 orë në të gjithë territorin.
Sipas burimeve policore gjatë sezonit veror, siç është bërë dhe traditë do të hapen katër post policore në Theth, Gjiri Lalzit, Valbonë dhe Ksamil, Thethi e Valbona janë për turizmin malor.
/a.f/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/sezoni-veror-masat-e-policise-qe-nga-mjetet-ujore-tek-bicikletat-verore/ 

16 giugno 2017

Gramshi, destinacioni i turizmit natyror i kësaj vere

TIRANË, 14 Qershor/ ATSH- Nikolla Lena/- Ndodhet pranë Tiranës, me një rrugë automobilistike që ke dëshirë të udhëtosh, me një peizazh natyrorë rreth saj që të befason me gjelbërimin dhe bukuritë natyrore dhe kur kalon Cërrikun, fillon vërtet ajo që ju kërkoni.
Përball të shfaqet diga e madhe e hidrocentralit të Banjës me liqenin madhështor me ujërat e pastër mes dy faqeve malore.
Nga Diga deri në qytetin e Gramshit, ka mjaftë pika çlodhjeje mes një natyre të veçantë.
Ka lokale, kampingje të ngritur nga turist endacak që preferojnë ta kalojnë natën në natyrë, por mbi të gjitha ndesh dhe me derdhje lumenjsh që zbresin nga mallet lindore të liqenit dhe derdhen në të.
Midis tyre është dhe lumi Holta, një nga perlat e bukurisë natyrore të vendit tonë me kanionet e tij të mrekullueshëm,  që e  nis shtrirjen e tij  nga fshati Bardhan deri në fshatin Kobash me gjatësi rreth 3 km, ndërsa shpatet e luginës ngjiten lartë deri në i 100 – 150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 3 m.
Në shpatet e thepisura në rrjedhën e këtij lumi, gjenden shumë shpella karstike që janë të vizitueshme nga natyralistët dhe aventurierët e ngjitjeve sportive.
Kjo rrjedh lumore gjendet në zonën e Gramshit dhe mungesa e zhvillimit të infrastrukturës rrugore drejt kanioneve e mbanë të izoluar këtë atraksion turistik tepër interesant në qendrëngjeografike shqiptare.
Veç lumit me kanionet befasuese të tij, në shpatet malore të kësaj zone, gjenden pyje me drurë të rrallë panje, bredhi, pisha si dhe mjaft specie të rralla kafshësh dhe shpendësh.
Këto pyje janë dhe habitati i ariut të murrmë, një specie gati në zhdukje prej gjuetisë së paligjshme që ushtrohet akoma.
Një investim në fushën e turizmit në infrastrukturën dhe rrjetin rrugorë të kësaj zone, veç të tjerash do të sillte dhe një zhvillim të përhershëm ekonomik, jo vetëm nga turizmi por edhe atë bujqësorë e blegtoral.
Holta është një zonë turistike e pa zbuluar akoma.
Në zonën e Gramshit ka shumë monumente të natyrës apo dhe të historisë,të antikitetit,burime natyrore si Ujëvara e Sotirës,  që mbeten të pa vizitueshme për shkak të infrastrukturës rrugore.
Pushteti lokal,Ministria e Turizmit  dhe shoqëritë turistike duhet ta shohin me përparësi këtë zonë premtuese për turizëm dhe të nisin investimet në hoteleri, kampingje, bujtina dhe ta reklamojnë në rrjetet sociale dhe ato mediatike.
Kanionet e lumit të Holtës, vizitohen duke u nisur nga Gramshi-Bardhan-Kabash, një rrugë e vështirë për makinat me një gjatësi rreth 18 km.
Kjo zonë dhe kjo rrjedhë lumore është një  atraksion turistik për pasionantët e natyrës, të aventurës dhe historisë që mund të shfrytëzohet në çdo stinë. /a.g/
https://www.ata.gov.al/gramshi-destinacioni-i-turizmit-natyrore-i-kesaj-vere/

Mblidhet në MZHETTS, Task Forca për Turizmin



TIRANË, 14 Qershor /ATSH/ -Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Gentian Këri, u zhvillua takimi i radhës i Task Forcës për Turizmin.
Në mbledhje u disktua mbi marrjen e masave përgjatë sezonit turistik 2017. Këri konfirmoi se grupi i punës në ditët e ardhshme do të kryejë dy kontrolle në stacionet e plazheve: kontrolli i parë nga data 27 Qershor deri në 04 Korrik 2017 dhe kontrolli i dytë nga data 31 Korrik deri në 04 Gusht 2017.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, tha se janë hapur 2 Info Pointe të reja në qytetin e Vlorës, ndërkohë që vijon bashkëpunimi me njësitë vendore, shoqata, institucione qëndrore dhe lokale për bashkëorganizime të eventeve të ndryshme me qëllim promovimin e turizmit.
Përfaqësuesja nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Gentiana Troplini, tha se AKB është gjithë kohën në terren për monitorimin e problematikave dhe zhvillimeve që konstatohen çdo ditë. Konstatimet përcillen më pas drejt institucioneve kompetente për të ndërhyrë në terren.
“Bashkive Bregdetare iu është kërkuar të plotësojnë detyrimet e tyre për mbarëvajtjen e sezonit turistik që burojnë nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 369, datë 18.5.2016 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
Specialistët e degëve rajonale të AKB-së, mbajnë gjithashtu kontakt të vazhdueshëm me strukturat përkatëse pranë bashkive, që janë ngarkuar për ndjekjen e sezonit turistik veror 2017”- tha Troplini.
Edhe nga Policia e Shtetit është ngritur dhe funksionon grupi i punës për hartimin e Programit të Punës të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, nr. 2469, datë 04.04.2017, “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike dhe plazhe, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe menaxhimin e hyrje/daljeve në kufi, gjatë sezonit turistik verore 2017”. Përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, tha se janë përcaktuar detyrat për të gjitha strukturat policore, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe është shtuar numri i sporteleve dhe personelit policor në PKK (hyrje-dalje), me qëllim krijimin e lehtësirave për grupet e turistëve që frekuentojnë vendin tonë.
Dervishaj tha se janë ngritur dhe 4 stacione provizore për sigurinë publike konkretisht në zonat: Theth, Valbonë, Gjiri i Lalëzit dhe Ksamil.
Ndërkaq, Kujtim Bebja nga Inspektoriati Shteteror i Mjedisit dhe Pyjeve, tha se ka filluar inspektimi i të gjithave njësive të qeverisjes vendore për vend-depozitimet e mbetjeve urbane dhe pastrimin e territorit në të gjithë vijën bregdetare. “Gjatë këtyre muajve do të inspektohen subjektet akomoduese, subjektet turistike dhe ato të shërbimit të ushqimit të përgatitur (restorante, piceri, fast-food etj.), si dhe në të gjitha subjektet përgjatë gjithë vijës bregdetare”, theksoi Bebja.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Kozeta Angjeliu, tha se janë marrë masat për zgjatjen e orareve të vizitave në muze dhe parqe kombëtare. Orari i vizitave nisin nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të darkës, duke përfshirë fundjavat dhe ditët e festave.
Dollani tha më tej se është publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës kalendari, i cili azhornohet vazhdimisht bazuar në informacionet që dërgohen nga bashkitë për aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen gjatë sezonit turistik.
Përfaqësuesi nga Ministria e Shëndetësisë, Erol Çomo, informoi mbi riaktivizimin e numrave të emergjencës në vendet turistike për çdo problem shëndetësor që pushuesit do të hasin gjatë sezonit, ndërsa ngriti shqetësimin e mbipopullimit të pishinave me pushues.
Zv.Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Elisabeta Katiaj gjatë diskutimeve në tryezë pohoi se janë ngritur strukturat e hetimit të ndara në rajone, konkretisht rajoni verior, qendror dhe jugor. Nga 1 korriku-, tha ajo, do të fillojë zbatimi i planit të masave zyrtare ku drejtoritë rajonale do të jenë në terren për verifikime konkrete.
Në përfundim të takimit Këri falënderoi pjesëmarrësit për raportimin e deritanishëm të institucioneve të përfshira në këtë grup, dhe kërkoi përmbushjen e të gjitha masave që duhet të marrë secili institucion apo agjenci në nivel qendror dhe lokal. /gj.m/f.n/
https://www.ata.gov.al/mblidhet-ne-mzhetts-task-forca-per-turizmin/

Manastiri me emër perëndie, Ardenica (Artemisa), bën kurioze vizitorët e huaj

TIRANË, 16 Qershor  /ATSH-Nikolla Lena/.- Një nga objektet historike dhe të kultit më të vizitueshëm në vendin tonë është edhe Manastiri i Ardenicës. Ky objekt i rëndësishëm kulti, por edhe misticizmi, ngrihet në një vend dominues në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë e 200 m mbi nivelin e detit në rrethin e Lushnjes.
Ardenica-Artemisa, perëndia e pjellorisë dhe e begatisë, mbrojtësja e pyllit dhe e kafshëve, perëndia që mbron jetën, ka patur një rezidencë edhe në këtë kodër të bukur që sot ndiqet me kuriozitet nga vizitorët dhe turistët e shumtë nga mbarë bota.
Në anën lindore të tij ndodhet qyteza e Kolonjës, në pjesën jugore ndodhet fshati Ardenicë, ndërsa në anën perëndimore gjendet Libofsha.
Nuk ka të dhëna të sakta rreth kohës së ndërtimit të Manastirit dhe prej kujt është ngritur. Mendohet që ai të jetë ndërtuar në shek XIII, nëvendin ku dikur ngrihej kapela e Shën Triadhës, e ndërtuar aty shekuj më parë.
Në afërsi të ndërtesës, në anën perëndimore të saj, janë zbuluar gjurmë të rrugës së vjetër Egnatia.
Në këtë manastir, igumeni Nektar Terpo, me origjinë nga Voskopja, në vitin 1731 shkroi një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja është shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, rumanisht dhe shqip. Kjo ndoshta daton me shkrimin e parë të shqipes.
Manastiri i Ardenicës është një mesazh shpirtëror dhe përbën një mozaik të historisë së kulturës dhe artit të shkruar gjatë shekujve nga dora skalitëse e të parëve tanë.
Aty kanë derdhur talentin e tyre ikonografët: Kosta dhe Athanas Korçari, të cilët kanë pikturuar në afresk si dhe muzikanti  i  shquar i shekullit te 12 –te, Jan Kukuzeli, me origjinë nga Durrësi, i cili konsiderohet edhe si krijuesi i liturgjisë kishtare bizantine.
Ndërsa ato që quhen si punimet më të bukura si, “Shën Gjon Vladimiri”, “Lindja e Krishtit” dhe sidomos ikonostasi i gdhëndur, kanë për autor Kostandin Shpatarakun, i cili ka qenë një miniaturist.
Një rëndësi të veçantë kanë miniaturat përreth ikonës së “Shën Gjon Vladimirit”.
Piktori ka paraqitur bukur edhe princin shqiptar të shekullit të 14-të, Karl Topia, të veshur me petka princi bizantin.
Autorët e afreskeve të Ardenicës u larguan nga stili bizantin i të pikturuarit dhe nga spiritualizmi.
Ata u përpoqën që t’u jepnin shenjëtorëve pamjen që i afrohej jetës reale.
Po ashtu, ata kanë pikturuar shumë skena martirizimesh të ekzekutuara në mënyra të theksuara dramatike. Shumë relike dhe mbeturina arqitekture të ngulura nëpër mure janë sjellë që të gjitha nga Apolonia.
Tek porta e madhe e manastirit, në krah të djathtë ndodhet punishtja e vajit ose mëngra.
Këtu gjënden gurë të mëdhenj të rrumbullaket me madhësi afro 1.5 metra e me trashësi gjysëm metri, që shërbenin për nxjerrjen e vajit të ullirit. Po ashtu, në këtë punishte ndodhen ende sot disa amfora antike të mëdhaja për të mbajtur vajin.
Sipas gojëdhënave, në kishën e vjetër të këtij manastiri, ka vënë kurorë Skënderbeu. Këtë e përforcon fakti që  motra e Skenderbeut ishte martuar në familjen princërore të Muzakajve, në zoterimet e së cilës u ndërtua ky manastir.
Ky manastir sot është  jo vetëm një objekt kulti për besimtarët ortodokse të zonës, por është dhe një atraksion turistik për vizitorët kuriozë të historisë dhe të monumenteve të kulturës.
I gjendur në aksin rrugor që të çon në Fier e Vlorë, shumë pranë këtij aksi, ai është dhe tepër i vizitueshëm.
Kujdesi i pushtetit lokal dhe atij qëndror për infrastrukturën rrugore që të çon drejt tij, e ka bërë tepër atraktiv.
Vizitori që ngjitet në këtë manastir mund të sodise nga kodra e lartë ku ai ngrihet, një peisazh të mrekullueshëm natyror, që përfshin fushat e Myzeqesë, lagunën e Karavastasë deri në detin Adriatik.
Një peisazh të mrekullueshëm nga kjo lartësi të shfaq pylli me pisha shekullore i Divjakës.
Nën këmbët e këtij manastiri nuk shtrihen vetëm peisazhet natyrore, por edhe një qendër e banuar që në lashtësi, ku sot mund të shikosh mbetjet e mureve dhe të varrezave të lashta.
Të kalosh disa orë në të mëson shumë gjëra, që nga piktorët e famshëm voskopojare që pikturuan muret e tij, martesën e Skënderbeut, harta astrologjike në dyshemenë e kishës, banesat brenda kishës së lashtë ku jetojnë disa murgj që të kujtojnë periudhën e eremitëve të krishterë që faleshin në vetmi për rrugën e drejt të Krishtit që duhet të ndjeke njeriu, histori të lashta e moderne, gazmore e të frikshme si vet enigma, pra gjithçka që mbart brenda vetes  një manastir.
Por, më së shumti, manastiri i Ardenicës sot është një destinacion shlodhjeje dhe relaksi për turistin që kalon  disa orë atje.
Në periferi të tij gjen restorante luksoze që shërbejnë me profesionalizëm, peisazhe natyrore të papërsëritshme, gjen kuzhinën tradicionale myzeqare dhe mikëpritjen e ngrohtë vendase.  /a.ke/
https://www.ata.gov.al/manastiri-me-emer-perendie-ardenica-artemisa-ben-kurioze-vizitoret-e-huaj/

10 giugno 2017

Oraret e vizitave gjatë sezonit turistik veror 2017

       
1.MUZEU HISTORIK KOMBËTAR
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti: Tel: +355 4 2223977
www.mhk.gov.al


       2.MUZEU KOMBËTAR I PERGJIMEVE “SHTEPIA ME GJETHE”
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti: Tel: +355 682686566


       3.GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE

E Hënë– E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakt – Tel: +355 4 222 6033
Email: koordinator@galeriakombetare.gov.al
      4.MUZEU KOMBËTAR “GJERGJ KASTRIOTI”, KRUJË
      5.MUZEU KOMBËTAR ETNOGRAFIK, KRUJË
Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30 
Muzeu Etnografik, Krujë.
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti: Tel:+355 5 1122225
Cel: 0692156764
Facebook: Muzeu Historik dhe Etnografik Krujë
                                                                                                                              6.MUZEU KOMBËTAR “ONUFRI”, BERAT


                          7.MUZEU KOMBËTAR ETNOGRAFIK, BERAT
              E Hënë– E Dielë
              Ora 9:00  -  19:30
              Kontakti: Tel: +355 3232224
              Cel: 0695186517
              E-mail: agron.polovina@muzeumetberat.gov.al
              agronpolovina@gmail.com
              www.beratmuseum.gov.al


8.MUZEU KOMBËTAR I ARTIT MESJETAR KORÇË
9.MUZEU ARKEOLOGJIK, KORÇË
10.MUZEU KOMBËTAR I ARSIMIT, KORÇË
E Hënë– E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti: 082500207
Cel. 0684127575
Cel. 0675138333
www.muzeumesjetar.gov.al

            11.MUZEU KOMBËTAR I PAVARËSISË  VLORË
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  - 17:00.
Për periudhën 1 korrik – 10 shtator 2017
E Hënë dhe e Dielë: 8:00 – 11.00 dhe 17.00 – 22.00
Kontakti:Cel: 0692065390; 0696621300
Facebook: Muzeu Kombëtar i Pavarësisë


         12.MUZEU KOMBËTAR I FOTOGRAFISË “MARUBI”
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti:  Tel: 022 40007
Cel: 0673000007
www.marubi.gov.al

          13.PARKU KOMBËTAR BUTRINT (Pasuri e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe
          zonë ligatinore me rëndësi ndërkombëtare - “Zonë RAMSAR”)
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00 – 20:00
Kontakti: cel: 0692436689
www.butrint.al


            14.MUZEU ARKEOLOGJIK DURRËS
E Hënë– E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti:  Tel.: +355 52222806


          15.PARKU ARKEOLOGJIK APOLONI
E Hënë– E Dielë
Ora 9:00  -  19:30 
Kontakti: cel.:355 692070500

           16.PARKU ARKEOLOGJIK BYLIS
E Hënë– E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti: cel:0692186291

            17.PARKU ARKEOLOGJIK SHKODËR
E Hënë– E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
0672853928

          18.PARKU ARKEOLOGJIK LEZHË
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
0692789684

         19.PARKU  ARKEOLOGJIK  AMANTIA
         20.PARKU  ARKEOLOGJIK  FINIQ
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti: Tel. +355 33230665
Cel: 0697570368

          21.PARKU  ARKEOLOGJIK  ORIKUM
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  18:00
Kontakti: Tel. +355 33230665
Cel: 0697570368

      21.PARKU  ARKEOLOGJIK  ANTIGONE
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti:
Tel. +355 84262441
Cel: 0682260198

22.KALAJA E BERATIT (Pjesë e Qendrës Historike të Beratit – Pasuri e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s)
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti: Tel.: +355 3232393

             23.KALAJA E GJIROKASTRËS (Pjesë e Qendrës historike të Gjirokastrës – Pasuri e                     Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s)
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti:   Tel. +355 84262441
 Cel: 0682260198


                 24.BANESA KADARE

            E Hënë  - E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakt: Cel: 0696987970

           25.KALAJA E PORTO PALERMOS
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti: Tel. +355 33230665
Cel: 0697570368
e-mail:             drkkvlore@yahoo.com

              26.KALAJA E KANINËS
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti: Tel. +355 33230665
Cel: 0697570368

             27.KALAJA E HIMARËS
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti: Tel. +355 33230665
Cel: 0697570368

              28.MANASTIRI I MESOPOTAMIT
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti: Tel. +355 33230665
Cel: 0697570368
e-mail:             drkkvlore@yahoo.com

           29.MANASTIRI I 40 SHENJTORËVE
E Hënë – E Dielë
Ora 9:00  -  19:30
Kontakti: Tel. +355 33230665
Cel: 0697570368
 http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/oraret-e-vizitave-gjate-sezonit-turistik-veror-2017&page=1

Search

Translate