Lengjendat dhe mitet kanë të tyren një pozicion gjeografik dhe njerëzit besojnë në to, ashtu si besoi Shlimani në rrëfenjat e Homerit dhe zbuloj Trojën. Fshati Marinë i Drenicës ndodhet në Kosovë.Aty kanë kryer bëmat e tyre Muji dhe Halili, heronjtë e Judbinës.
Aty ndodhen dhe tre gurët e famshëm të tyre që askush vendali nuk guxon t’i prekë.Vërtetësinë e Mujit dhe Halilit në fshatin Marinë, nuk e konteston askush. Gurët e këtyre kreshnikëve, që gjenden në këtë fshat, janë krenaria dhe njëkohësisht burimi i një frike të vjetër. Sipas banorëve, ata që janë munduar të ndryshojnë vendin apo formën e gurëve të Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnë më.
Në telin e Lahutës, ata edhe më tutje shkulin lisa dhe peshojnë shkëmbinj. Muji dhe Halili kanë qenë dy malësorë që kanë pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendës, ishin shtatgjatë, muskulorë dhe me musteqe të gjata.

Madje, fshati Marinë i Drenicës ka një lidhje shumë të veçantë me këta dy malësorë. Këtë lidhje e bëjnë më të fortë dhe të prekshme tre gurë të mëdhenj, të cilët qëndrojnë afër shkollës së fshatit.
Brez pas brezi në Marinë e në rrethinat e sajë tregohen legjenda se si këta gurë janë peshuar nga duart e Mujës dhe Halilit.
Ndërsa profesorët e shkollës fillore nuk kanë nevojë t’ua vizatojnë nxënësve madhësinë e gurëve në dërrasë të zezë. Ata i kanë vetëm pak metra larg shkollës dhe fëmijët kanë mundësi edhe t’i shohin nga afër.Edhe vizitorët kurioz mund t’i shohin ata, por më parë duhet rrëfyer legjenda dhe vendi ku ka ndodhur.
“Së pari kur i kanë gjuajtur gurët Muji dhe Halili, si ka ra këtu njerëzit kanë menduar që është tërmet, por kur ka ra ka shpërthye uji”, rrëfejnë banorët vendas dhe vërtet e besojnë ngjarjen.
Vendasit, këta tre gurë i ruajnë si sytë e ballit. Ata besojnë se kush i prek gurët, mund t’i ndodhë ndonjë fatkeqësi në familje. Në këtë mënyrë, gurët janë ruajtur nga dëmtimi dhe sot janë objekt pelegrinazhi i turistëve kurioz.
“Nuk kanë guxu, kush e ka prek atë janë dëmtu të gjithë. Kush e ka prek iu ka kajt nana”, thonë banorët e fshatit Marinë.
Vërtetësinë e tyre nuk e konteston askush në Kosovë. Madje as të rriturit.
Ata besojnë se këta tre gurë janë hedhur nga duart e Mujës dhe Halilit nga fshati Gradicë, i cili gjendet tri kilometra larg Marinës. “Para 150 vjetëve këta gurë janë këtu, dy këtu e një qatje. Thonë që i kanë gjuajt prej Qyqavice, Tali e Muja këta këtu,e Halili atë atje”.Ata besojnë dhe i tregojnë me gisht gurët e mëdhenj.

Por ata thonë se “Mesazhi i vërtetë i saj është se fuqia njerëzore është shumë e madhe, dora e njeriut është shumë e fuqishme, mundet të bëj çudi, mund të bëj mrekulli”, dhe ky është mesazhi.
Pavarësisht kësaj, mësuesit dhe banorët e fshatit Marinë e kanë ndërmend t’i ruajnë këta gurë, në mënyrë që legjenda për Mujin dhe Halilin të mos vdesë kurrë. “
“Një person e ka shpinë qatje, ia ka hek një copë për me zidu një bunar, atë dite iu ka sëmur një djalë , i ka mbet sakat, tash ka vdek, por gjatë gjithë jetës u kanë sakat”, vazhdon legjenda.
Ndërsa ne dimë se frika qindravjeçare e banorëve është e natyrës psikologjike. Një shënjë paganizmi ku mosrespektimin e kultit e lidhin me fatkeqësi. Fatkeqësitë gjithmonë ndodhin, por bashkësia, popullata e projekton fatkeqësitë si pasojë e një veprimi që nuk e ka respektuar kultin apo vlerën që e ka krijuar bashkësia.

Rrëfimet për gurët çdo ditë ushqehen dhe e rrisin legjendën. Sipas banorëve, dikur afër këtyre gurëve janë shfaqur edhe krijesa të papara më herët. Sipas tyre, këto krijesa kanë shërbyer si mbrojtës të gurëve të Mujit dhe Halilit.
“Shumë njerëz e kanë pa një gjarpër të madh në zgavrën e gurit të madh dhe verës prej zhegut këndon. Ka qenë me një kaqurotë shumë të madhe dhe ka dalë në kohën kah 8:00…9:00 e mëngjesit”, rrëfejnë fshatarët.
Por, a del dikush brenda dhe jashtë Marinës që ka guxim të dëmtojë këta gurë?
“Jo, kurrë, se kush i ka dëmtuar, ia ka pa sherrin”, thonë ata.

Historia e Mujit dhe Halilit nis nga malet e Çiçavicës, pasi ata kanë pirë qumështin e zanës, kanë bërë garë se cili mund të gjuajë gurë më larg se tjetri. Natyrisht ata gurë kanë qenë të përmasave shumë të mëdha, por qumështi i zanës u ka dhënë atyre një fuqi mbinatyrore. Dhe gara kishte përfunduar pikërisht në fshatin Marinë, ngase gurët që janë gjuajtur prej tyre, janë përplasur në tokën që sot quhet Marinë.

Nessun commento:
Posta un commento