30 dicembre 2013

Theth and Valbona, two of the more spectacular areas in the Albanian Alps

Grabitja e objekteve të kulturës


on Dec 30, 2013
Prej mese 23 vitesh, kur duhej të kishin më shumë vëmendje monumentet e kulturës u kthyen në burim grabitjesh e trafikimi, por jo vetëm, abuzuesit kanë vënë e vazhdojnë të vënë dorë çdo ditë edhe mbi zona të caktuara, ku mendojnë se mund të ketë objekte me vlera të veçanta arkeologjike e kulturore.

Poçeria, pjesë e kulturës popullore shqiptare

2011-02-16-046_1
TIRANË, 30 Dhjetor/ATSH/ Objektet prej balte janë radhitur ndër dokumentet materiale më të vjetra të shoqërisë njerëzore, duke përfaqësuar në të njëjtën kohë një nga mjeshtëritë më të hershme që ka ushtruar njeriu. Si e tillë, kjo mbart me vete gjurmët e çdo kohe, duke qënë një tregues i vlefshëm në ndihmë të njohjes së historisë njerëzore në periudha të ndryshme si dhe të vazhdimësisë kulturore të një populli.
Historiku i zhvillimit të poçerisë shqiptare
Në Shqipëri historia e kësaj mjeshtërie zë fill që në neolitin e hershëm. Zbulimet e kësaj kohe, të gjetura në një numër të shumtë vendbanimesh me shpërndarje nga Veriu i Shqipërisë e deri në Jug të saj, janë mjaft të pasura me materiale qeramike, që dëshmojnë për një zhvillim të mirë të saj.
Sipas Institutit të Kulturës Popullore, të dhënat arkeologjike tregojnë se që në shekullin e V-VI p.e.s. është përdorur qarku me dorë. Mjeshtëria e poçerisë paraqitej si një degë e veçantë dhe e zhvilluar e ekonomisë, me të gjitha tiparet e saj. Në periudhën e mesjetës së hershme e më pas ecurinë e kësaj mjeshtërie e dëshmojnë, jo vetëm zbulimet arkeologjike, por edhe një varg burimesh të shkruara.
Lulëzimi që poçeria njohu në periudhën antike nuk u njoh në etapat e mëvonshme sepse vendin e enëve prej balte filluan ta zënë ato prej metali, qelqi dhe në disa raste edhe prej druri.
Megjithatë, mjeshtëria e poçerisë në krahasim me mjeshtëritë e tjera, pati një jetë më të gjatë. Kjo jetëgjatësi shpjegohet me disa veti fizike të veçanta që kanë enët e baltës. Kështu, në to uji ruhet i ftohtë, disa lloj ushqimesh konservohen më mirë dhe pa erë dhe shpesh edhe disa gatime janë më speciale.
Qëndrat e mjeshtërisë së poçerisë në Shqipëri
Në vendin tonë deri në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të ende vazhdonin të ekzistonin disa qendra, ku ushtrohej mjeshtëria e punimit të enëve prej balte. Sipas studiuesve, në Shqipërinë Veriore, më të përmendur ishin fshatrat Gojan (Pukë) dhe Gërman (Mat). Në Shqipërinë e Mesme, qendra të tilla vazhdonin të ekzistonin në fshatin Farkë(Tiranë) dhe në qytetin e Kavajës. Ndërsa në pjesën jugore të vendit, më të dëgjuara në punimet e baltës ishin fshatrat Bradvicë, Vërlen e Grapsh në rrethin e Korçës.
Përhapja gjeografike e tyre kishte krijuar mundësi për shpërndarjen e këtyre prodhimeve në të gjitha zonat e banuara, duke u kompensuar me prodhimet e njëra-tjetërs. Poçarët e fshatrave Gojan (Pukë) e Gërman (Mat) njiheshin më shumë për punimin e enëve për përgatitjen e ushqimit, ashtu si edhe ato të fshatit Farkë (Tiranë). Ndërsa poçarët e qytetit të Kavajës dhe ato të fshatrave Bradvicë e Vërlen(Korçë), u bënë të njohur më shumë për punimin e enëve të ujit, bulmetit, të ngrënies dhe për mbajtjen e pijeve dhe likove tradicionale.
Në përgjithësi qendrat e punimit të enëve prej balte në Shqipëri patën një prodhimtari të shumtë dhe të larmishme. Ato plotësonin më së miri nevojat e përditshme me enë dhe objekte të tjera, në mënyrë të veçantë për shtresat e varfëra dhe të mesme të popullsisë e sidomos në fshatrat fushorë, ku mungonte lënda e drurit, me të cilën punoheshin një pjesë e mirë e enëve. Por, përveç enëve të kuzhinës, poçarët shqiptarë janë marrë edhe me punimin e objekteve të tjera si lodra fëmijësh, tuba oxhaqesh, mjete ndriçimi, materiale ndërtimi, etj.
Në hulumtimet e bëra nga studiuesit mbi këtë traditë të vjetër të popullit shqiptar, të tërheq vëmendjen fakti se mjaft tipare të objekteve të punuara në qendrat shqiptare të shekujve XIX-XX, i vërejmë dhe në materialet arkeologjike, të cilat u përkasin periudhave të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë shqiptare.
Për vlerat praktike që kanë enët prej balte, kjo mjeshtëri nuk duhet braktisur edhe sot dhe prania e tyre në mjediset familjare dhe sociale është e mirëpritur. /f.h/./a.g/

29 dicembre 2013

Korçë- Festat e fundvitit, pikat turistike malore më të preferuarat

Dardha Voskopoja Foto Etjola Fili ATSHKorçë, 29 Dhjetor/ATSH-Eftjola Fili/.- Prej ditësh në qytetin e Korçës ndihet atmosfera e festave të fundvitit. Qytetarët po bëjnë përgatitjet e fundit për të kaluar në prani të familjes dhe miqve të tyre natën e ndrrimit të viteve.
Pothuajse në të gjitha njësitë tregtare ka një fluks njerëzish, të cilët nuk harrojnë të blejnë edhe dhurata, me rastin e kësaj feste.
Krahas përgatitjeve për të festuar natën e ndërrimit të viteve në shtëpi, nuk kanë munguar edhe prenotimet nëpër restorante e lokale. Janë kryesisht të rinjtë ata që zgjedhin të festojnë me shokë e të afërm, deri në orët e para të mëngjesit. Megjithatë krahas atyre që zgjedhin vendlindjen për të kaluar këto ditë festive, ka edhe të tjerë që zgjedhin të shkojnë jashtë vendit.
Ndërkohë pikat turistike malore si Dardha dhe Voskopoja mbeten destinacionet e preferuara nga vizitorët dhe turistët me rastin e festave të fundvitit. Sipas zyrës së informacionit turistik që operon në rajonin e Korçës rezulton se prenotimet në hotelet dhe shtëpitë pritëse kanë qënë pothuajse në masën 100%. Kryesisht, turistët janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe një pjesë e tyre e kanë bërë tashmë traditë që ta kalojnë ndërrimin e viteve në pikat turistike malore.
Fundi i dhjetorit sjell fluks vizitorësh edhe në qytetin e Korçës, ku më së shumti janë turistë grekë dhe maqedonas. Për natën e ndërrimit të viteve janë prenotuar të gjitha dhomat e lira në hotelet më të njohura të qytetit. /k.sh/

28 dicembre 2013

DESTINACIONE DIMËRORE NË SHQIPËRI PËR PUSHIME TË BARDHA, TË BUKURA DHE ME AROMË SHQIPËRIE...


WRITTEN BY FLORA XHEMANI BABA ON SATURDAY, 28 DECEMBER 2013. 
PËR PUSHIME TË BARDHA, TË BUKURA DHE ME AROMË SHQIPËRIE...
Destinacione dimërore në Shqipëri

Destinacione….argëtim….ski!
Natyrisht për çfarë mund të flitet tjetër dimrit përveçse, se ku janë vendet më të bukura për të shkuar e për t’iu gëzuar dëborës. Problemet hëpërhë i kemi lënë t’i mbulojë bardhësia e saj, e tani do të flasim vetëm për argëtim dhe kënaqësi.
Dimri tashmë është  shtruar këmbëkryq e na ka sjellë dëborë me shumicë anekënd trojeve tona shqiptare, në veri e jug, verilindje e juglindje të Shqipërisë. E kemi thënë tashmë shpesh e, e rithemi, Shqipëria nuk ka resorte skish. Ato nëse doni t’i kërkoni, mund t’i shijoni  në vendet fqinje, edhe në pronësi të shqiptarëve, në Brezovicë, ndanë Maleve të Sharrit apo në Kodrën e Diellit në Tetovë ku bukuritë natyrore janë ndërlidhur fort me ndërtimet e këndshme alpine.
Po ku mund të shkohet për turizëm dimëror në Shqipëri?
Juglindja dhe verilindja e Shqipërisë, po bëhen së fundmi destinacioni i synuar fort, pas ndërtimit të hoteleve dhe fshatrave turistikë modernë. 
Dardha dhe Voskopoja janë dy prej fshatrave më të bukur dimërorë ku çdokush e çon mendjen vetvetiu kur mendon për dëborën. Gërshetuar me traditën, historinë dhe bukuritë që edhe dimrit mund të shijohen shumë, me mikpritjen karakteristike, Dardha dhe Voskopoja ofrojnë gjithashtu kuzhinën e mrekullueshme e të veçantë, zahiretë e pafundme të dimrit dhe byrekët e mrekullueshëm, gatuar nga amvisat dardhare e voskopojare. Por këto dy fshatra fare pranë Korçës, mund t’ju ofrojnë gjithashtu edhe kënaqësinë e skive në pista ndoshta jo fort të pajisura me komoditetin e resorteve të mëdha por që gjithsesi do t’ju falin kënaqësi. Pista e Skive  në Dardhë është bërë shumë e frekuentuar tashmë që kur aty është vendosur teleferiku i vogël që ju ndihmon për të ushtruar më mirë kënaqësinë e skive.
Por në zonën e Korçës, edhe Gërmenj-Sheleguri në Leskovik, është një vend i qetë e i bukur ku panorama dimërore të fal kënaqësi pa fund. Një shëtitje me kuaj, apo një bisedë me miqtë ndanë zjarrit të oxhakut, shkon shumë bukur kur është e shoqëruar me një gotë verë apo darkë të shijshme me zahire dimri.
 
Nëse jeni për një pasdite të shkurtër apo një fundjavë komode, Dajti është  destinacioni më i afërt me kryeqytetin. Me një shëtitje bardhoshe me teleferik, një lojë në dëborë, një shëtitje me kuaj apo edhe thjesht ecje përgjatë shtigjeve të Dajtit, do ta bëjnë ditën tuaj më të bukur e më të shëndetshme.
 
Malësitë e Elbasanit ruajnë në gjirin e tyre mjaft fshatra që kohët e fundit po zhvillojnë më së miri ofertën e tyre dimërore. Zona e Shpatit, me qendër komunën Gjinar, pret turistë edhe në stinën e dimrit, duke u ofruar atyre më të mirën e mikpritjes, kuzhinës dhe sidomos natyrës së mrekullueshme që rrethon zonën. Edhe Stebleva, qendra e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, është një fshat malor që ju pret të shijoni bardhësinë e dëboorës
 
Parku kombëtar i Llogorasë, të cilit aq shumë ia shijojmë freksinë edhe verës, bëhet më i bukur e më i magjishëm dimrit, kur pishat shekullore mbulohen me petkun e bardhë. Ngrohtësia e shtëpive alpine, mishi qengjit në hell, lojrat e ndryshme në dëborë por sidomos pamja e sorkadheve aq miqësore, do të bënte të lumtur çdo fëmijë që do të shkonte për fundjavë në Llogora. Për ata që duan të guxojnë pak më shumë, Majat e malit të Çikës, janë një sfidë për ngjitje, një nismë që do t’ju falë ndër të tjera edhe kënaqësinë e shijimit të panoramës mahnitëse të Jonit.
 
Shkodra përfshin një numër të madh setinacionesh dimërore ndër të cilat mund të shkëpusim dy të tilla që janë të përshtatshme për familjarët. Puka, një qytet i këndshëm rrethuar me pyje, është plotësisht e arritshme në dimër, për të kaluar aty një fundjavë në shoqërinë e familjes apo miqve, duke gjetur mikpritje në hotele apo edhe në shtëpitë pritëse të zonës. Pista e skive ka tashmë vite që funksionon, duke ju dhuruar çaste të vërteta kënaqësie.
Në Razëm të Shkodrës, mund gjithashtu të bëni ski, dhe pjesën e pushimit ta shijoni në zonë, duke shfrytëzuar strukturat pritëse atje, që fillojnë prej më luksozeve e deri tek shtëpitë pritëse. Maja e Veleçikut, është një pistë e mirë natyrore për të bërë ski, shëtitje, ngjitje apo çdo lloj sporti tjetër që mund të ushtrohet në dëborë.
 
Por nëse keni vendosur të hidheni drejt një aventure me sasi më të mëdha adrenaline sesa thjesht një lojë në dëborë apo ski të kujdesshme në pista të ndërtuara, ju mund të viheni në kërkim të kësaj aventure në të gjitha malet e Shqipërisë. 
Por si mund t’i përjetoni këto aventura?
Mjafton që t’i hidhni një sy rrjeteve sociale për të gjetur atje grupe të rinjsh dhe jo vetëm, që kanë filluar ta bëjnë tashmë traditë, ngjitjen dhe eksplorimin e majave të maleve kryq e tërthor vendit, duke i kthyer thjesht në sfida për udhëtimin e radhës.
 
Shqipëria ka shumë male, e për rrjedhojë ato kanë mjaft shpate të thepisura, të cilat, të mbushura me dëborë, kthehen në pista të mrekullueshme ku secili prej jush mund të shijojë aventurën. Thethi, Valbona, Nikaj Mërturi, Korabi, Bukaniku, Valamara, Këndrevica, Çika qorre, Tomori, janë vetëm disa prej majave që mund të dëshironi përgjatë udhëtimeve tuaja.
Korabi, si mali më i lartë i Shqipërisë, është një sfidë e vërtetë për të gjithë adhuruesit e sporteve ekstreme. Jezerca,një nga malet më të vështirë në Europë, ofron cirqet e saj të mrekullueshme ku mund të provoni aftësitë. Valbona e Thethi, ndoshta nuk janë të arritshëm për të gjithë, prej infrastrukturës së vështirë e rrugëve të bllokuara, por nëse keni shpirtin e aventurës, mund të tentoni. Dajti, nuk është vetëm një qendër e madhe resortesh tashmë, por edhe një vend sfidash për ata që duan të tentojnë.
Drejt malësive të ElbasanitGramshit e LibrazhditSkraparit, mund të udhëtoni edhe për të eksploruar Valamarën, Tomorin, Bukanikun, kanionet e shpellat e shumta të kësaj zone dhe jo vetëm, duke i mbushur pushimet tuaja plot ritëm e adrenalinë.
Për një turizëm dimëror ndoshta jo ideal por të bukur e plot aventura, ia vlen ta rezervosh fundjavën tënde duke zgjedhur Shqipërinë… 

27 dicembre 2013

Lumi i Vlorës, një mundësi për turizmin natyror gjithëvjetor

Vlorë, lumi, turizmi
Vlorë, lumi, turizmi
Vlorë, 27 Dhjetor/ATSH-
Harilla Koçi/.- Lumi i Vlorës është bërë objekt i një studimi, me perspektivë të afërt shndërrimin në një projekt për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit, që do të financohet nga partnerë italianë.
Mirela Koçi, drejtore ekzekutive e Agjensisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal, “AULEDA”, tha për ATSH-në se, vlerat e Lumit të Vlorës janë pjesë e këtij studimi, i cili pritet të konkretizohet në muajt në vazhdim.
Në prioritetet përkatëse të këtij projekti përfshihet edhe zhvillimi i telefonisë fikse, internetit, etj, si dy elementë që janë të nevojshëm në standardet aktuale të turizmit gjithëvjetor. “Aktualisht, jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve për realizimin e këtij studimi”, thotë Koçi, ndërkohë që shton se ai është edhe pjesë e prioriteteve të Këshillit të Qarkut për zhvillimin e turizmit.
Anesti Dhimojani, kryetar i Këshillit të Qarkut, thotë se zhvillimi i turizmit në këtë zonë është një prioritet që gjen zbatim jo vetëm në Strategjinë e Zhvillimit të Qarkut, por edhe në projektet e pritshme.
Ai sqaron se në partneritet me qeverisjen qendrore dhe organizma të huaja, janë gati disa projekte që synojnë ridimensionimin e resurseve të kësaj krahine, në funksion të zhvillimit të turizmit. Këtu përfshihet mes të tjerash edhe rikonstruksioni i rrugës që përshkon mespërmes këtë zonë, e cila përfshihet në investimet e afërta.
Sipas Koçit, kjo zonë ka qenë objekt i aplikimit të një numri projektesh për zhvillimin e turizmit natyror. Ajo përmend atë të financimit të projektit të përshtatjes së strukturës turistike “Bend & Breakfast”(Fjetje dhe mëngjes),  në fshatin Vranisht, rreth 55 km në juglindje të Vlorës.
Në kuadrin e këtij projekti, këtë zonë malore e kanë vizituar në stinën e vjeshtës dhe të dimrit dhjetra turistë të huaj, kryesisht francezë dhe italianë, në periudha të ndryshme qëndrimi, deri një javore.
Por nuk është vetëm ky shembull. Bukuria natyrore, pyjet, malet, traditat në gatime dhe në veshje, përbëjnë ato vlera që kanë nisur të ngacmojnë kuriozitetin dhe vëmendjen e turistëve për zonën e Lumit të Vlorës. Mjaft të huaj, kanë mbërrritur dhe kanë kaluar në fshatrat e kësaj zone, ditë të këndshme, të mbushura me surpriza.
Prej disa vitesh, çdo vjeshtë, dhjetra turistë italianë bëhen protagonistë të një udhëtimi të paharruar me mushka, që nis nga fshati Lapardha e përfundon në bregdet, duke kaluar mespërmes për 5-6 ditë të gjithë zonën, deri tutje në Kuç, në atë që emërtohet Qafa e Dërrasës.
Duke kaluar nga Vranishti, për të dalë në Dhërmi. Hodoja, një nga shoqëruesit e këtyre udhëtimeve me mushkë, tregon se për turistët italianë, Lumi i Vlorës është një zbulim i vërtetë. “Kalojmë në vende ku rrallë shkel këmba e njëriut”, tregon Hodoja. Në këtë rrugëtim, ai thotë se turistët shuajnë etjen në ujrat e burimeve, hanë mish qengji të pjekur e disa konsumojnë edhe raki të vërtetë, nga ajo që dinë ta ziejnë vetëm në këto anë”.
Zona e Lumit të Vlorës, një pjesë e të cilës përfshihet në atë që njihet me emrin Krahina e Labërisë, është një nga hapësirat më me vlerë në rrethin jugor. Resurset natyrore dhe ato kulturore-arkeologjike spikasin në këtë mjedis me emër që përmbledh 58 fshatra, me një popullsi prej rreth 50 mijë banorësh.
Kjo zonë nis me Kurveleshin e Poshtëm, tek Buronjat dhe gryka e Kuçit, dhe vazhdon deri në Myzeqenë e Vlorës, në një gjatësi të përgjithshme prej rreth 80 km dhe një sipërfaqe 332 km katrorë.
Në Lumin e Vlorës përfshihen shtatë komuna, mes të cilave; Horë-Vranisht, Brataj, Kotë, Sevaster, Vllahinë, Shushicë, Armen./m.sh/ http://www.ata.gov.al/lumi-i-vlores-nje-mundesi-per-turizmin-natyror-gjithevjetor-5665.html

26 dicembre 2013

Llogara, mbillen 250 rrenje pishash, Vlora pasqyre turizmi

26 December 2013 09:29
Llogara, mbillen 250 rrenje pishash, Vlora pasqyre turizmi.
Me nisem te Ministrise se Mjedisit ne Llogara jane mbjelle plot 250 rrenje pishash. Kjo nisem eshte bere pasi Vlora eshte cilesuar nga autoritetet si simbol i turizmit shqiptar. Rrenjet e reja do te sherbejne per te gjelberuar me tej kuroren e gjelber te Llogarase. Sipas pjesmarresve ne kete aksion Vlora do te jete nje pasqyre e turizmit shqiptar dhe ky sektor duhet te perfaqsoje cilesi ndaj atyre qe zgjedhin te pushojne ne qytetin e bukur bregdetar.
- See more at: http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=75376:llogara-mbillen-250-rrenje-pishash-vlora-pasqyre-turizmi&Itemid=617#sthash.KkXfBMPd.dpuf

Destinacionet me te preferuara shqiptare per sezonin dimeror 2013-2014

Thursday, 26 December 2013 09:41
Destinacionet me te preferuara shqiptare per sezonin dimeror.
Juglindja dhe verilindja e Shqipërisë, po bëhen së fundmi destinacioni i synuar fort, pas ndërtimit të hoteleve dhe fshatrave turistikë modernë. Korca me fshatrat e Dardhes dhe Voskepojes eshte nje nga zgjedhjet me te shpeshta qe behet kete periudhe nga turistet per pushimet dimerore brenda vendit. Nderkohe te tjera destinacione te parapelqyera jane mali i Dajtit, Malesia e Elbasanit, Parku Kombetar i Llogarase dhe Shkodra.
- See more at: http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=75377:destinacionet-me-te-preferuara-shqiptare-per-sezonin-dimeror&Itemid=617#sthash.FiQ9MeIN.dpuf

Kruja e traditave, qyteti që jeton në dy kohë

-Reportazh- 26 Dhjetor /ATSH-Gëzim Kabashi/.
 -Kruja është një qytet që mund të vizitohet në çdo stinë. I ndërtuar në një lartësi mesatare 608 metra mbi nivelin e detit, kur moti është i kthjellët ,“qyteti i bardhë” mund të shihet që nga bregdeti i Durrësit.
Banesat që janë kapur fort pas faqes së malit, kalaja e Skenderbeut që dallohet veçmas, sapo rruga e asfaltuar lë pas pyllin me pisha dhe ullinjtë e moçëm që i gjen në mes të pallateve të vjetër e të rinj të qytetit, janë po kaq mbresëlënëse si në pranverë e vjeshtë e po aq edhe në dimër e në verë.
Qyteti me 15 mijë banorë jeton dy kohë njëkohësisht.
Pasi “përshëndetesh” me Skenderbeun mbi kalë, monumentin prej bronxi të skulptorit Janaq Paço, pazari karakteristik duket sikur të fton në mesjetën e zhurmshme, kur siç tregojnë gojëdhënat, dyqanet vazhdonin për shtatë kilometra me radhë nga lagjia Derexhik deri në Picrragë.
Pazari i vjetër i Krujës shtrihet në të dy anët e rrugës së vjetër të shtruar me kalldrëm që të çon për në kala.  Kemi hyrë kështu në një kohë tjetër, ku kanatet e mëdha prej druri të llakuar të dyqaneve, zëvëndësohen më pas më gurët e kalasë mesjetare.
Muharrem Mefaja është pronar i njërës prej rreth 50 njësive tregtare që janë vendosur përballë njëri tjetrit aq afër sa duket se mund t’ia japësh dorën shokut përballë edhe pa zbritur shkallët e gurta të dyqanit.
Rremi, siç e thërrasin rreth e qark, fshin duart pas përparëses së punës dhe qesh me fjalën “pronar”. “Këtu të gjithë jetojmë ende me zejet e të parëve-shprehet ai për ATSH-në dhe tregon me dorë një çifteli të vogël, gdhëndien e së cilës sapo e ka përfunduar.
“Tashmë dyqani është i imi dhe bashkë mua punon edhe bashkëshortja, e ndonjëherë vijnë edhe fëmijët”, shton ai. Megjithëse këto ditë ka patur më pak shitje, ai nuk ankohet.
Në punishten e vogël, pas perdes që ndan dyqanin në dy pjesë, Rremi ka “prodhuar” me duart e veta shishe dekorative konjaku të veshura me kashtë apo allçi të ngjyrosur, bunkerë të vegjël prej alabastre që shërbejnë si tavlla duhani, maketet prej druri të kalasë apo reliefin prej lëkure të një banese mesjetare.
“Në Krujë vijnë të gjithë. Kush nuk ka vizituar Krujën, nuk ka vizituar as Shqipërinë, themi ne krutanët”, shton Veseli.
Në qytet, delegacionet e huaja janë një realitet i përditshëm. Tani në fund të vitit vijnë përsëri thuajse të gjithë ambasadorët e huaj, ndërsa në fillim të muajit janar pritet edhe vizita e presidentit të Bullgarisë.
Edhe Mariza, një këngëtare e njohur shqiptare, i ka sjellë miqtë e saj të huaj në Krujë. Këtu në Pazar kënaqem edhe vetë-qesh ajo.
Zejet, që ushtrohen aktualisht nga mjeshtrat e punës me dorë në Krujë, janë punimet në gur e kockë, mermer e alabastër, thurja e tapeteve dhe qilimave në fill të leshtë, apo edhe punimet në bakër e dru.
Nga rruga dëgjohet zhurma ritmike e avlëmendit dhe ne nuk i rezistojmë dot ftesës mikpritëse të një dyqanxhiu tjetër. Dy gra që endin në vegjë i përgjigjen përshendetjes, pa i hequr sytë nga faqja me fijet e bardha të leshit, ku po merr jetë një qilim shumëngjyrësh ku dominon e kuqja dhe e zeza. “Unë jam ndër më të rejat që vazhdoj të punoj në vegjë”, tregon Miranda, një nga endëset, që vite më parë ka punuar në fabrikën e qilimave. “Është punë e lodhëshme, por do të ishte shumë mirë që edhe më të rinjtë t’i afroheshin traditës”, shton ajo.
Edhe Elida Çela ka bindjen se tradita familjare duhet përtërirë. Në dyqanin e saj shihen kostumet e nuseve të Shqipërisë së Mesme që janë ildisur për merak.
“I kam qëndisur me dorë dhe me makinën qepëse, ja këtu në dyqan”, tregon ajo më tej. Nuk rrihet duke pritur vetëm klientët-shprehet Elida, ndërsa hedhim një shikim në banakët dhe vitrinat e mbushura plot me objekte të vjetra e të reja.
Në mes të dyqaneve kalojnë zhurmshëm një grup vajzash dasmore, të cilat kanë veshur kostumet karakteristike të zonës. Duket shumë bukur dhe të gjithë i ndjekim me sy, deri kur kthejnë rrugën drejt kalasë mesjetare.
Ndën strehët që zgjaten deri sa prekin njera tjetrën biseda e këndshme me zejtarët dhe tregtarët krutanë ndërpritet vetëm kur në krye të rrugës shihen grupet e turistëve që vizitojnë Pazarin e vjetër./m.sh/s.s./http://www.ata.gov.al/kruja-qyteti-qe-jeton-ne-dy-kohe-4007.html

TRADITË/ Elbasani, qyteti me rrape 700 vjeçare dhe shume pika turisitke te tjera per tu vizituar ne 2014

  ELBASAN, 26 Dhjetor, ATSH, Miranda Sadiku/- Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës, Ulliri i Qejfit, Parku Rinia, Rrapet e Busheku, Rrapi i Bezistanit, Selvia e Seltës, Kodra e Krastës etj…janë  këto disa nga zonat natyrore e  turistike të Elbasanit, në zemër të Shqipërisë, që të tërheqin jo vetëm për bukuritë që ofrojnë, por edhe për emrat e veçantë, të vendosur në shekuj nga vetë vizitorët.
- Jo shumë larg qytetit ndodhet një  monument natyror që tashmë njihet jo vetëm nga të moshuarit, por edhe nga të rinjtë. Është “ Rrapi i Mansit”, një Pikë turistike me burime uji që frekuentohet nga qytetarët për argëtim ditor.  Emërtimi lidhet me itinerarin e rrugës “Egnatia”, në shekullin e II-IV, e cila mendohet se ka vazhduar në luginën midis Teqes së Madhe dhe Krastës.
Në këtë vend ka qenë edhe stacioni i pushtimit, i quajtur “ Mansio”. Prej këndej, pika mori emërtimin “ Rrapi i Mansit.”  Historikisht, për qytetin ka shërbyer si pikë dëfrimi, çlodhjeje, veçanërisht në festën e Ditës së Verës.
Si dru, Rrapi nuk i ruan përmasat karakteristike për shkak të degaradimit, por mendohet se ka një moshë 605 vjeçare.
- Rrapi  i Bezistanit, është edhe ai një tjetër monument natyror në qendër të qytetit, shumë pranë Portës së Kalasë. Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur “ Bezistan”, bërthamë e rëndësishme tregëtare, ndërtuar në shekullin e XVII që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh.
Historkisht, “Rrapi i Bezistanit” ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit. Përmasat tregojnë se ka një moshë mbi 500 vjeçare.
-          Rrapi i Vojvodës, sërisht një tjetër monument natyror që ndodhet në të dalë të qytetit.
Emërtimin me termin “Vojvodë” lidhet me periudhën e sundimit osman dhe ka marrë emrin e komandantit ushtarak, mëkëmbës në perandorinë osmane. Vojvoda kryente detyrën e komandimit ushtarak e të sigurimit të qetësisë në qytet.
Rrapi shërbente si pikë kufitare për hyrjen e daljen në Elbasan. Si vend kryente funksionin e pritjes e përcjelljes së figurave, personaliteteve dhe delegacioneve në festa apo ngjarje të rëndësishme.
Rrapi shërbente  edhe si pikë takimi e drejtimi për karvanet që vinin nga fise të ndryshme të perandorisë. Përmasat e tij tregojnë se ka një moshë rreth 700 vjeçare./m.sh/ http://www.ata.gov.al/radite-elbasani-qyteti-me-rrape-700-vjecare-4195.html

SKI ne Voskopojë, Korçë me *27-28-29 Dhjetor* 3 Ditë - All included 79 Euro me Klubin e Kampistave " Discover Albania"



❄Rezervimet mbyllen te Enjten ne oren 22:00 (☎ +355696583870)

Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton prej vitit 1330. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë, 1720, artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.
Vec vlerave historike kulturore Voskopoje eshte nje nder fshatrat me te vecante per Turizmin Dimeror. Nje fshat qe te jep mundesin qe te kalosh nje fundjave te mahnistme ne zbukurimin e debores. Ne nisemi te premten dhe kthehemi te dielen, gjate dites se shtune dhe te diel dalim per te vizituar fashtni turistik, monumente natyrore dhe kujturore qe voskopojes nuk i mungojne. Ushqimet tradicionale nuk mungojne ne guidat tona, gatime qe jane karakteristike per kete fshat. Momentet prane oxhakut te largojne te gjithe lodhjen e dites se shtune dhe behesh gati per nje hulumtim tjeter te ketij fshati mahnites diten e diele.


Guida:


Dita I:
❄Nisja behet ne oren 17:00 nga Tirana ( Tek Liceu Atristik “Jordan Misja”). Grupi zakonisht perbehet nga 17-25 Persona. Gjate rruges do te behen ndalesa per tu cplodhur ( Nje ne Librazhd dhe nje ne Korce) . Rreth ores 21:00 jemi ne Voskopoje. Pas akomodimit ne Hotel, behet gati darka, ushqim Bio dhe kartakteristik i zones. Pa dyshim që karakteristikë e kuzhinës Voskopojase është lakrori me dy petë.

Dita II:
❄Pasi mbarojme mengjesin rreth ores 9:30 nisemi per nje guide per ne fshat, do te vizitojme kishat dhe manastirnin e Voskopojes. Jane te pakten 4 Kisha ata qe do vizitojme, nga ana tjeter do kemi mundesi qe nderkohe te shohim dhe rrenojat e qyteterimit te vjeter, guida do ju shpjegoje se si ka qene pozicionuar dhe sa I fuqishem ka qene ky qyteterim per kohen. Ikonografite e voskopojes jane mjaft te vecanta dhe te punuar nga mjeshtra te medhennj te kohes. Rreth ores 14:00 Kthehemi per te Konsumuar dreken. Pas dreke kohe e lire. Ne darke, mblidhemi rreth oxhakut dhe perveshim menget per te shijuar ushqimin tradicional te zones. Pas darke, Muzike dhe Animacione J


Dita III:

❄Pasi konsumojme mengjesin nisemi nga ora 9:00 kete here per nje udhetim ne nje fshat tjeter nje fshat qe mbart histori te vecante. Nisemi per ne Dardhe. Ne dardhe do te bejme SKI. Pasi te shkojme tek Pista secili do zgjedhe veshjet dhe skite e preferuara, me pas nje instruktore do te kujdeset per secilin qe ti mesoj se si te beje SKI. Tek pista do rrime deri ne oren 13:30

Nisemi per tu kthyer, por kemi akoma per te pare. Do te bejme nje ndalese ne Qytetin e Korces, Ku do keni mundesi te shikoni dhe te njihni me mire kete qytet. Nje vizite tek Katedralja, shetitje tek Pedonalja dhe disa vende te tjera karakteristike do e bejne me te bukur guiden tone ne kete qytet.
Nuk ka se si te perfundoje kjo Guide kaq e vecante pa ndaluar buze liqenit te Pogradecit. Per kete arsye kemi vendosur qe te bejme nje ndalese buze ketij Liqeni per te Ngrene Dreken. Rreth ores 19:00 Jemi ne Tirane.*Te lodhur por dhe te kenaqur njekohesisht ;-)*


❄Rezervimet mbyllen te Merkuren ne oren 20:00 (☎ +355696583870)

SHENIM ; Pagesa per kete aktivitet eshte 79 Euro per person, 3 Dite 2 nete.

❄Cfare perfshihet ne kete cmim:
Transporti (Tirane-Voskopoje, Voskopoje-Tirane)
Hoteli (Ngroja behet me kaldaje, dhoma 2-sh, 3-sh)
Mengjesi (I te Shtunes dhe I te dieles)
Dreka (E te shtunes) (LAKROR, MIQ QENGJI ne SAC, dhe produkte tjera karakteristike te zones)
Darka (E te Premtes dhe e te Shtunes)

SKIT (Qeraja e Pistes, Paisjet, Kursi)

Guida
❄Rezervimet mbyllen te Enjten ne oren 22:00 (☎ +355696583870)
https://www.facebook.com/Klubi.Kampistave/posts/638324756206353
Faleminderit qe beheni pjese e guidave tona.
❄Klubi

Hidhen përtokë ‘Dy gladiatorët’ e Janaq Paços në Durrës



Nga DHURATA HAMZAI

26 Dhjetor 2013 - 09:23
TIRANE- Këto foto tregojnë sesi është katandisur vepra “Gladiatorët” e skulptorit të madh Janaq Paço (1914-1991), për të cilën janë investuar 20 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Rreziku që i kanoset veprës është paralajmëruar nga “Shqiptarja.com” që nga data 20 gusht 2013, pas largimit nga Qendra e Realizimit të Veprave të Artit, Tiranë, e cila u mor në pronësinë e biznesmenit Mihal Delijorgji. Bashkë me shumë skulptura dhe vepra të realizuara ndodheshin atje dhe kompleksi monumental i “Dy gladiatorëve” i Janaq Paços, i cili pas restaurimit ishte derdhur në beton dhe ishte në pritshmëri për t’u vendosur ne Muzeun Arkeologjik të Durrësit. E alarmuar nga keqtrajtimi flagrant i veprave, dje e bija e Janaq Paços ka konfirmuar se do të vij më datën 7 janar 2014 nga Nju Jorku në Tiranë me urgjencë. “Jam e shokuar nga kjo që po ndodh me veprat e babait tim”, njofton ajo për “Shqiptarja.com”.

E bija e skulptorit të madh shqiptar, Janaq Paço, zonja Dorina Paço-Kliminga shprehet se është e shumë e tronditur “jo vetëm nga pamjet, por edhe nga papërgjegjshmëria e shtetit tonë”. Ndërkohë përballë kësaj pamjeje, një nga familjarët e skulptorit Janaq Paço, Nikolin Kurti, shprehet se “Mihal Delijorgji ia arriti qëllimit, i ngarkoi me mjetet e tij dhe i ka përplasur me miratimin e Ministrisë së Kulturës veprat prapa godinës së Muzeut Arkeologjik në Durrës. Tani ky ndërtues i famshëm e ka gati sheshin tek Qendra e Derdhjes së veprave të Artit për pallate”. Të afërmit e skulptorit kanë qenë që nga muaji gusht në tension për rrezikun që iu kanoset veprave. Nikolin Kurti, pasi ka parë gjendjen shprehet se: “Askush në bashkinë e Durrësit , askush tek Muzeu i Durrësit, askush në Ministrinë e Kulturës nuk di se çdo të bëhet me to. 20 milionë lekë nga buxheti i shtetit që u investuan për t’i bërë ato në beton me çimento skulpturë shkuan dëm”.

gladiatoret e janaq pacos
(Foto: Majtas "Dy gladiatorët" para se të rrëzoheshin; Djathtas "Dy gladiatorët" të rrëzuara përtokë) Foto të tjera


Ndërkohë fotot që po botojmë flasin më shumë se fjalët. “Më tmerrshmja është se po ikin dy vepra të mrekullueshme, pjesë e një trashëgimie kulturore që vjen nga njëri prej skulptorëve më të mëdhenj të kombit. Tërë lufta e përbashkët në muajin korrik i gazetës “Shqiptarja.com” dhe Tv A1Report për t’i shpëtuar veprat nga “Gërdeci i Kulturës” shkoi dëm”, shprehet Nikolin Kurti, i cili prej kohësh ka bërë përpjekje për të negociuar me institucionet që të mos i lënë në mëshirë të fatit këto vepra dhe të mos shkatërrohen për herë të dytë, pasi ato para se të restauroheshin ishin të strehuara prej 15 vjetësh në gjendje të copëtuar në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Veprat ishin sjellë pranë Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit, ku u derdh skulptura në beton për t’u vendosur në një shesh publik.

Historia e realizmit të “Dy Gladiatorëve”

Skulptori Janaq Paço u detyrua t’i mbante fshehur “Dy Gladiatorët” që të mos pësonin fatin e nudove të thyera në kohën diktuarës. I fshehu ato në studion ku punonte në mënyrë që askush të mos i dinte. Meqë në vitin 1993 kur çdo gjë u privatizua, ai nuk trashëgoi studio, i strehoi  veprat lart e poshtë nëpër miqtë e tij më të ngushtë. Vepra “Dy Gladiatorët” ishte e ndarë në 43 pjesë dhe meqë nuk ishte e mundur të mbaheshin në një dhomë për shkak të vëllimit të madh, në Muzeun Arkeologjik të Durrësit iu la një ambient për t’i vendosur, dhe aty u strehuan deri në vitin 2008, afro 15 vjet. Për 5 vjet me radhë kompleksi monumental i “Dy gladiatorëve”, edhe pse është vlerësuar nga komisioni i vlerësimit të veprave të artit pranë Ministrisë me 20 milionë lekë është lënë në harresë dhe rastësisht ka shpëtuar nga shkatërrimi. 

Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/hidhen-pertoke-dy-gladiatoret-e-janaq-pacos-ne-durres-193226.html#sthash.17bU0u68.dpuf

Tourism INFO POINT IN TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT "Nënë Tereza" RINAS

23 Dec 13 to 6 Jan 14
By the occasion of Christmas and New Year’s celebration, The National Tourism Agency has undertaken for the first time, building of an “info point” structure, at the “Mother Teresa” International Airport of Tirana. The main intention is to inform the domestic and foreigner passengers, regarding the undiscovered opportunities that Albania offers in the field of tourism.
NTA applies this “info point” as a technique to promote the Albanian Tourism during this season.  This structure will operate during 23rd of December 2013 to 6th of January 2014.
NTA wishes you Merry Christmas and Happy New Year!

25 dicembre 2013

Një pistë të re skish për Dardhën, projekti merr "bekimin" e Ministres së Turizmit

Gjirokastër, akuadoti në harresë, s’ka infrastrukturë për turistët


24 Dhjetor 2013 - 20:55
Gjirokastër, akuadoti në harresë, s’ka infrastrukturë për turistëtGJIROKASTER - Ujësjellësi i hershëm i Gjirokastrës, që lidhet ngushtë me historikun e qytetit të gurtë, si një ndër elementët bazë të trashëgimisë së vjetër, është drejt degradimit. Akuadoti në një gjatësi prej 12 km, i përbërë nga shtatë ura lidhëse, disa prej të cilave ekzistuese edhe sot, edhe pse në vitet e komunizmit u shpallën monument kulture, asnjëherë nuk u përfshinë në guidat turistike të qytetit të Gjirokastrës. 

Arkeologu Ladi Qirjaqi, i cili prej vitesh studion Urat e Akuadotit, bazuar në botime të shumta shprehet se ujësjellësi i përket një periudhe edhe më të hershme se ajo otomane, ndërkohë që dhe vetë Ali Pashë Tepelena ka investuar në rikonstruksionin e tij. 

Këto vlera të trashëgimisë sonë, po degradohen dita-ditës jo vetëm nga efektet natyrorë por dhe faktori njerëzor. Ky monument që lidhet ngushtë me lindjen e qytetit të Gjirokastrës, sot nuk ka asnjë infrastrukturë për vizitimin e saj. 


(er.nu/news24/BalkanWeb)

24 dicembre 2013

Policia Rrugore POROSIT "Turistat apo Udhtaret) te merrni masa se Rrugët jane bere te rrezikshme për shkak të ngricave ne zonat....

Policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve
24 dhjetor 2013 15:53
Drejtoria e Policisë Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në orët e para të mëngjesit, apo gjatë orëve të natës, për shkak të ngricave që krijohen në akset rrugore:
në Qafë Plloçë, në Qafë Qarri si dhe në kthesat e Kapshticës.
Sipas policisë, drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm dhe gjatë lëvizjes në akset rrugore Fushë Dukagjin- Kukës dhe Kukës-Morinë, si rezultat i mjegullës së vazhdueshme dhe pamjes së kufizuar, si dhe i ngricave të natës dhe lagështirës.
Policia Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e dritave me qëllim parandalimin e aksidenteve.http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/37599

Staffi i HoteleriturizemAlbania ju keshillon juve pushues qe keni ne plan te beni nje udhetim neper fshatrat turistik verior apo jug-lindor, te KENI me vete; 
( te kontrolloni mire makinen tuaj para se te merni nje rruge te gjate, zinxhire per makinen, rroba te trasha, nje badanije ne raste bllokimi nga bora, uje te mjaftueshem ose nje termus me caj te ngrohte, biskota, fruta te thata, elektrik dore dhe telefonin te karikuar per cdo raste SOS). Pas ketyre keshillave te rendesishme per nje udhtim sa me te sigurte JU UROJME NJE UDHTIM TE MBARE PER KU JENI NISUR dhe GEZUAR FESTAT......

Nje Hecje te fundit per kete vit nuk duhet ta humbni me 29 Dhjetor, per tu ngjitur ne malin e Veles,1150 m nga fshati Kallmet me HighAlbania

Event Date: 29 Dhjetor 2013 Takimi kete here do te jete ne oren 8.00 am si gjithmone tek Play Bar mbrapa pallatit te Kongreseve. Transferte per ne fshatin Kallmet ne zonen e Lezhes. Mbas mberritjes dhe pergatitjes per ecje do te nisemi per te pushtuar majen e  Veles,1150 m.  Ne kohe te mire pamja nga kjo maje e shte spektakolare. E gjithe eecja do te shkoje 5-6 h me ngjitje - zbtitje 800-1000 m dhe eshte e pershtatshme per te gjitha nivelet e fitnesit. Pas kthimit ne fshat dhe nje pushimi te shkurter do te kthehemi ne Tirane. Mberritja ne Tirane do te jete rreth ores 5-6 pm.
Cmimi: 1200 L/person, 1000 L/person per studentet(transport, guide)
Prenotoni: fisnikmuca!yahoo.com, 069 40 31 232.
Ps: Merrni me vete te gjitha pajisjet per hiking si : kepucet e malit, shkopinjte e ecjes, veshje te pershtatshme per mal si dhe per stinen e dimrit,ushqime te mjaftueshme per ne mal, uje etj.
Faleminderit!

VALBONA E SKIATORËVE ALPINISTË, PËR NJË DIMËR TË PAHARRUESHËM Të skijosh në Valbonë është një kënaqësi e rrallë


WRITTEN BY GENT MATI ON SUNDAY, 22 DECEMBER 2013. POSTED IN OUTDOOR
PËR NJË DIMËR TË PAHARRUESHËM MES DËBORËS DHE FËMIJËVE ALPINISTË!
Valbona e skiatorëve alpinistë

Të skijosh në Valbonë është një kënaqësi e rrallë, për një skiator apo snowboard-ist me përvojë ski-alpinistike.  Terreni është i jashtëzakonshëm dhe sasitë e dëborës që grumbullohen gjatë periudhës Dhjetor - Prill, “konkurojnë” luginat e Zvicrës dhe Austrisë.
Valbona në dimër fle nën petkun e dëborës derisa, shkojmë ta zgjojmë rregullisht prej disa vitesh, së bashku me miq të vjetër dhe të rinj nga të katër anët e botës, të etur për të skijuar terren të pjerrët e të pashkelur. 


Chamonix në zemër të Ballkanit
Lajmi i një lugine spektakolare “të virgjër” , është tashmë përhapur në komunititetet e skiatorëve të jashtë pistës në shumë vende, pasi fotografët dhe gazetarët mbi ski kanë bërë një punë vërtet të shkëlqyer - në Europë dhe Amerikë në tre vjetët e fundit është botuar një mori artikujsh dhe reportazhesh në revista prestigjoze për Valbonën tonë.
Atletë dhe profesionistë të njohur të skijimit të lirë  0 si Eva Walkner, Maxime Rey, Adam U,  Martin Winkler, etj., kanë shtuar në CV-të e tyre edhe lëshime të para marramendëse në shaptet e thikta të Valbonës.
Pra interesi sa vjen dhe po shtohet, dhe nëpërmjet kësaj pune zbavitëse po synojmë të bëjmë të mundur që pas disa vitesh lugina të ketë të njëjtën gjallëri në dimër e pse jo edhe më tepër se gjatë muajve të verës.
Edhe unë dua të skijoj!
Gjatë ekskursioneve tona - shpesh ekstreme  - nuk mund të anashkalonim vështrimet plot kureshtje të vogëlushëve të Valbonës të cilët në dimër jetojnë përbri një cirku dëbore të mrekullueshëm - por “pa pasur bileta hyrjeje’ për në të, pasi përveç dikujt që mund ti ketë gdhendur babai ndonjë palë ski artizanale, askush nuk kishte pajisje për të skijuar.
Miqtë nga Chamonix  - Francë, grumbulluan me shumë dashuri një makinë plot me ski, sërfe dëbore (snowboard), rrathë dëbore, slita, dhe veshje dimërore, e cila pas një udhëtimi të gjatë kaloi si me magji bezdirat doganore për t’u shpërndarë në zemër të Valbonës në duart e fëmijëve të luginës.
Qenë çaste vërtet të lumtura, dhe sivjet synojmë sërish të sjellim edhe më tepër pajisje, shoqëruar dhe me një kurs pregatitor për gjeneratën e re të skiatorëve alpinistë shqiptarë!

21 dicembre 2013

Ski-Pista Bigëll, Dardhë-Albania tarifat per pushimet dimerore 2013-2014


Pershendetje miq 
Tarifat per sivjet ne piste jan keto :
veshje + kepuc skish + ski + lifti i vogel + trajnim kushton 500 leke/ personi
veshje + kepuc skish + ski + lifti i madh + trajnim kushton 1000 leke/personi ... mund te rini sa t deshironi .. 
3 pista nga 300 meter secila. SQARIM edhe neqoftese keni veshje apo ski perseri cmimi nuk ndryshon .
Mberritja nga korca ne Piskat e skive behet me mjete personale.
Ju mirepresim
https://www.facebook.com/pages/Ski-Pista-Big%C3%ABll-Dardh%C3%AB/165022320249502


Search

Translate