30 settembre 2016

Aktivitet mbi menaxhimin turistik të pazarit të Krujës

krujaTIRANË, 30 Shtator / ATSH / – Agjencia Kombëtare e Turizmit ka qene pjese e seminarit me temë “Forcimi i mëtejshëm i trashëgimisë kulturore dhe artizanatit, një mundësi reale në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të rajonit tonë”, qe u zhvillua ne ambjentet e pazarit të vjetër në qytetin e Krujës.
Inicuesit e këtij seminari ishin Agjencia për Zhvillimin Rajonal (AZHR), në bashkëpunim me bashkinë Krujë.
Gjatë këtij seminari u diskutua rreth mundësive për kultivimin e mëtejshëm të vlerave kulturore të trashëguara brez pas brezi.
Ne seminar moren pjese Roland Xhelilaj, Prefekt i Qarkut Durres si dhe Artur Bushi, Kryetar i Bashkise Kruje, nderkohe qe fjalen e rastit e mbajti Arben Skenderi, kryetar i Agjencise se AZHR. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/aktivitet-mbi-menaxhimin-turistik-te-pazarit-te-krujes/

Shiroka, perspektiva per zhvillimin turistik të zonës

shirokTIRANË, 30 Shtator / ATSH / –  Në Shirokë eshte zhvilluar konferenca “Zhvillimi i Turizmit në Zonat e Mbrojtura”, organizuar nga AKZM, mbështetur nga projekti NaturAL.
Të pranishëm  në këtë  aktivitet ishin kryetarja e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, drejtori i AKZM, Zamir Dedej, Drejtori i Turizmit në ministrinë e Ekonomisë, Redi Baduni, Manaxheri i Programit të Mjedisit, pranë delegacionit të BE-së në Shqipëri, Antuan Avignon, si dhe aktivistë të shoqërisë civile dhe grupe interesi.
Konferenca e turizmit në zonat e mbrojtura në Shirokë u pasua  nga një panair i operatorëve turistike te zones, ku u ekspozuan prodhime të ndryshme artizanale si dhe bujqësore e blegtorale. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/shiroka-perspektiva-per-zhvillimin-turistik-te-zones/

Manastiri i Ardenicës, një objekt kulti dhe kulture tepër i vizitueshëm



ardenicTIRANË, 30 Shtator / ATSH / – Manastiri i Ardenicës, ky objekt i rëndësishëm kulti, ngrihet në një vend dominues në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë e 200 m mbi nivelin e detit. Në anën lindore të tij ndodhet qyteza e Kolonjës, në pjësën jugore ndodhet fshati Ardenicë, ndërsa në anën perëndimore gjendet Libofsha.
Nuk ka të dhëna të sakta rreth kohës së ndërtimit të Manastirit dhe prej kujt është ngritur. Mendohet që ai të jetë ndërtuar në shek XIII, në vendin ku dikur ngrihej kapela e Shën Triadhës, e ndërtuar aty shekuj më parë.
Në afërsi të nderteses, në anën perëndimore të saj, janë zbuluar gjurmë të rrugës së vjetër Egnatia.
Në këtë manastir, igumeni Nektar Terpo, me origjinë nga Voskopja, në vitin 1731 shkroi një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja është shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, rumanisht dhe shqip. Kjo ndoshta daton me shkrimin e parë të shqipes. Ky manastir sot është  jo vetëm një objekt kulti për besimtarët ortodokse, por është dhe një atraksion turistik për vizitorët kurioze të historisë dhe të monumenteve të kulturës. I gjendur në aksin rrugor që të çon në Fier e Vlorë, shumë pranë këtij aksi, ai është dhe tepër i vizitueshëm. Kujdesi i pushtetit lokal dhe atij qëndror për infrastrukturën rrugore që të çon drejtë tij, e ka bërë tepër të vizitueshëm. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/manastiri-i-ardenices-nje-objekt-kulti-dhe-kulture-teper-i-vizitueshem/

Te joshës turistet me Artin e kulinarisë Beratase, një vlerë e çmuar/shtuar qe shpaloset në traditen e Beratit

14485021_1075478642508116_1011282570906492663_nTIRANE, 30 Shtator/ATSH/- Shija e gatimeve tradicionale beratase u ngjit bukur sot në mjediset e muzeut Etnografik, që ndodhet në lagjen “Mangalem”,  të Beratit.
Ky event tërhoqi vëmëndjen e turistëve të huaj, të cilët u informuan mbi artin e kulinarisë tonë të shumëllojshëm e plot vlera.
“Parfumi dhe fantazia e gatimeve të kuzhinës së trashëguara në breza”, kështu është titulluar ky event, që ka ardhur nëpërmjet gatimeve tradicionale të mjeshtrit të kulinarisë Josif Miho dhe shfaqjes së dokumentarit “Arti në kulinarinë Ilire, Berati”.
14333060_1062122650510382_6113451138010782842_nGatimet tradicionale plot shije të përgatitura nga nxënësit e shkollës profesionale “Kristo Isak” dhe Qendrës Profesionale “Leta”, nën drejtimin e mjeshtrit Miho u servirën për të pranishmit në mjediset e Muzeut Etnografik.
Drejtues institucionesh vendore, vizitorë të huaj dhe vendas, nxënës shkollash u surprizuan nga shija e gatimeve të servirura, por dhe pamjet e dokumentarit, “Arti në kulinarinë Ilire, Berati” të studiuesit Ahmet Dursun dhe regjisorit Benet Nelku.
“Sot është dita kur të gjithë respektojmë kontributin e restauratorëve, arkitektëve, studiuesve dhe shkencëtarëve, bartësve të folklorit dhe artizanëve”, u shpreh në fjalën e tij Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat, Agron Polovina. “Përmes kësaj veprimtarie synojmë që një moment në traditën e hershme dhe shumë të njohur të artit të kulinarisë së qytetit, por dhe të përgatisim dhe servirim gatime të një vakti tradicional, të kuzhinës së familjes beratase”, tha ai.
Ai më pas ka thënë se qëllimi ishte që të sjellin vlerat dhe të veçantat e kulinarisë beratase që janë simbol i kënaqësisë, mikpritjes dhe elegancës.” Tavolina beratase i ka të gjitha ngjyrat e shijet e natyrës që duke marrë vlerat e artit vjen si traditë deri në ditët e sotme”, tha ai. /a.g/
https://www.ata.gov.al/arti-i-kulinarise-nje-vlere-e-cmuar-e-jona-shpaloset-ne-berat/

28 settembre 2016

Shkatërrimi i Valbonës ka filluar sot dhe askush nuk reagon! (FOTO)

Të ndërtohen 11 hidrocentrale në gjatesinë e 25 kilometrave, do të thotë dënim kapital për lumin e njohur në mbare viset shqiptare! Të gjithë jemi të vetëdijshëm se Lumi Valbona është si një Faltore e shenjtë e natyrës sonë të bekuar të Alpeve shqiptare. Lumi bashkë me Luginën e vet ku rrjedh është një nga të paktat vende që kanë mbetur pa u dëmtuar, duke mundur të ruajnë bio-diversitetin
Edhe pse ka disa kohë që një grup banorësh të Tropojës kanë ngritur zërin nëpër media dhe rrjete sociale, për një masakër ekologjike që po përgatitet ndaj lumit të Valbonës. Arsyeja që banorët e Valbonës janë alarmuar është se sot ka nisur të zbatohet një projekt për ndërtimin e 10 hidrocentrave, (11 bashkë me një hidrocentral ekzistues), përgjatë rrjedhës së lumit të Valbonës dhe kjo jo në të gjithë rrjedhën, por vetëm në 25 kilometrat e rrjedhës së epërme, rrjedhës së rrëmbyeshme të këtij lumi, deri sa zbret në fushë. Fotot e mëposhteme të marra në Maskollatë dhe Dragobi janë dëshmi e qartë që shkatërrimi ka marrë rrugë.
“Nisma thurje” ka bërë thirrje për sensibilizim dhe reagim nga qytetarët për të penguar këtë masakër që po I bëhët natyrës Shqiptare.http://www.standard.al/2016/09/28/shkaterrimi-i-valbones-ka-filluar-sot-dhe-askush-nuk-reagon-foto/



Qendra e Vizitorëve në Velipojë, e gatshme për turistët e natyrës

velipoj3TIRANË, 27 Shtator / ATSH / –  Velipoja ndodhet në Rajonin e Shkodrës, pranë kufijve me Malin e Zi. Fshati Velipojë është qendra e komunës dhe përfshin 10 fshatra.
Zona turistike shtrihet në një sipërfaqe 300 ha dhe kufizohet në veri me rezervatin e menaxhuar të Velipojës.
Vitet e fundit Velipoja është bërë edhe qendër masive e argëtimit nokturn për shkak se një sërë klubesh, diskosh dhe lokalesh të tjera nate janë ngritur në   plazh. Velipoja ofron edhe strehim në hotele përgjithësisht komode që ofrojnë kushtet e nevojshme për pushime të rehatshme.
Në Velipoj gjëndet dhe Rezervati i menaxhuar i Velipojës. Ky rezervat   shtrihet në deltën e lumit Buna, rreth 8 km larg nga Velipoja. Ai përbëhet nga pylli mjaft i dendur me pisha mesdhetare, vërri, frashër, plep, shelg shkurre mesdhetare etj.
Ky rezervat është I pasur me ligatina me bimësi pyjore e shkurre, livadhe me bimësi barishtoretë dendur. Në këtë pyll jetojnë kafshë të shumta të egra.
Rezervati është një nga pozicionet më të bukura për pritjen e shpendëve migratorë për periudhën e dimrit.velipoj
Delta e Bunës, është krijuar nga depozitimet e këtij lumi, ka formën e një trekëndëshi të madh me bazë nga deti. Delta e Bunës është afër 10 km nga qendra e Velipojës. Një udhëtim nga fshati i Velipojës drejt deltës së Bunës është mjaft i këshillueshëm për amatorët e shëtitjeve në natyrë dhe të vëzhguesëve të shpendëve  të shumtë.
Në juglindje të Velipojës ndodhet një fashat me bukuri të panjohura që quhet Boks-Rrjoll. Shtrihet pranë detit dhe mali i Rrencit ngrihet thikë mbi të. Vizita në këtë fshat mund të bëhet me varkë nëpër lagunë apo me këmbë. ky fshat është mjaft i njohur për traditat etnografike dhe folklorike. Plazhi i këtij fshati është i virgjër me rërë të pastër e ujë kristal. Duke ecur më tej, ndodhesh pranë Rërës së Hedhun, që përbën një masiv të rërës të grumbulluar nga nga era në këmbët e kodrës gëlqerore të Rencit. Nga Velipoja në Rërën e Hedhun rruga është 8 km, por e vështirë. Mund të udhëtohet vetëm me varkë.
Të udhëtosh nga Tirana për në Velipojë  duhen  97 km.
Ushqimi në Velipojë është në përgjithësi tradicional. Baza e kuzhinës këtu është peshku.  Duke qenë e rrethuar nga të gjitha anët me ujë, zona e Shkodrës ofron jo vetëm bollëk, por edhe larmi llojesh të peshkut si deti ashtu edhe liqeni apo lumi. Pa dyshim që më i famshmi është krapi,bunai cili kulmin e tij të gatimit e ka me tavën e famshme të krapit, të cilën shkodranët e “qajnë”. Por në Velipojë gjen edhe gatime të tjera.
Duke qenë pjesë e Ultësirës Shkodrane, produktet e zonës, bulmetrat, frutat dhe perimet janë të bollshme dhe cilësore. Në kushte shtëpie mund të përdorësh peshk të freskët që mund ta pjekësh pa shumë mundim vetë në zgarë.
 Zona e  Velipojës është një zonë e mbrojtur me vendim qeverie si territori tokësor ashtu edhe ai ujor.
Kështuqë,ajo tashmë është kthyer në një atraksion për turistët e natyrës dhe të vëzhgimit të shpendëve ujorë.  Për tu ardhur në ndihmë turistëve,AdZM e Shkodrës ka marr të gjitha masat që të krijoj ambientet e pritjes dhe të njohjes me florën dhe faunën vendase,si dhe të ver në dispozicion të tyre grupe shoqërimi të specializuar. /a.g/
https://www.ata.gov.al/qendra-e-vizitoreve-ne-velipoje-e-gatshme-per-turistat-e-natyres/

Spelolog italianë, drejt lartësive të shpellave në veriun shqiptar

nikajTIRANË,28 Shtator / ATSH.N.Lena/ – Speleolog italianë të Shoqatës speleologjike “Boegan”, së bashku me specialistët e natyrës në Shqipëri, u ngjitën në lartësitë e Nikaj Mërturit drejt shpellave të kësaj zone për eksplorimin dhe sugjerimin e vendeve shpellore, si destinacione për turizmin spelologjik, atë natyror dhe të aventurës.
Ata erdhën  me ftesë të qendrës “Alpe” dhe të Njësisë administrative Nikaj-Merturi.
Gjashtë speleolog italianë me në krye presidentin e shoqatës Louis Torelli,  filluan  dhe mbaruam eksplorimin e shpellës së Kolë Gegës e cila ndodhet midis Palcit dhe Kotecit.
Mbi 1000 metra  e gjatë dhe  rreth 2000 metra eksplorim, me hyrje në shpatin mbi liqenin e Komanit dhe me drejtim dalës mbi fshatin Varg, pra në qendër të Nikaj-Merturit dhe  250 metër poshtë nën tokë,raporton për ATSH-në Ndoc Mulaj shoqëruesi i ekspeditës dhe njohës i mirë i kësaj zone.
“Në pjesën e parë të hyrjes së shpellës, nga tavani i saj rrjedh fuqishëm një burim uji i cili shtohet përgjatë shpellës deri në një vade të mirë. Po them një vade sepse po të tregoj sasinë e vërtetë të saj, frigohem se  do të mendonin menjëherë për të ndërtuar edhe aty hidrocentrale”, thotë Ndoci.
Spelologët italianë dhe ata shqiptar u futën në brendësi të shpellave dhe mbajtën shënime për atë që ka ndodhur në miliona vjet më parë.nikaj8
Përgjatë gjithë  gjatësisë së saj, jemi shoqëruar nga banoret e vetëm të shpellave, lakuriqët e natës.
Natyra brenda saj ka krijuar mrekullira, me stalakmide e stalaktide e formacione te tjera të rralla shkëmbore përgjatë gjithë gjatësisë së saj, tregon Ndoc Molaj.
Shpella është shumë e bukur dhe duke qenë se ndodhet afër një shtegu po aq të bukur i cili lidh Palcin me Kotecin, Vargun e Lekbibajt, përbën një mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit në Parkun Natyrorë Nikaj-Merturi, pasi nuk ndodhet lart në male por mbi liqen dhe afër qendrave të banuara.
Pra, është atraksioni më i ri dhe më i domosdoshëm në funksion të zbatimit të strategjisë zonale për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në këtë krahinë.  Identifikimi i kësaj shpelle u bë  pas një projekti të GIZ për identifikimin e shpellave dhe të atraksioneve të reja turistike në  Nikaj-Merturi, e cila që në pamje të parë ngjalli interes të madh për ta eksploruar.
Emri i vjetër i shpellës është “Shpella e Kolë Gegës” dhe nuk dihet prejardhja e këtij emri, por shpella njihet nga banorët e brezave më të rinj edhe me emrin “Shpella e Prendë Gjinës”, padyshim një grua burrneshë, e fortë, e cila për disa vite ka veruar tufën e dhive në hyrje të kësaj shpelle.
nikaj5Një banore e vjetër e zonës tregon këtë histori për shpellën: ajo thotë se në fund të Shtatorit kur Prenda kthehej nga shpella, dhitë e saja ishin më të mirat në të gjithë malësinë.
Mirënjohje e respekt per kete grua te Nikajve, simbol i kesaj mrekullie natyrore te Nikaj-Merturit.
Gjashtë speleologët italian dhe ekipi shoqërues shqiptarë, gjetën një mikpritje të ngrohtë nga banorët e zonës dhe u ndihmuan nga ata në eksplorimin e shpellës dhe në shtigje të reja ku mund të kalonin. Kjo zonë e thellë e malësisë, ka shumë arsye për tu parë me syrin e investimeve përsa i përket turizmit malor dhe atij të biodiversitetit.
Ndoci e mbyll raportimin e tij nga Nikaj-Merturi me një urim tepër tipik për zonën ku është rrit:” Epja Zot Nikaj-Mërturit”!
/a.g/
https://www.ata.gov.al/spelolog-italiane-drejt-lartesive-te-shpellave-ne-veriun-shqiptar/

”Muzeu Lëvizës”, një mundësi për promovimin e pasurisë etnografike dhe folklorike

14440855_1070998456289468_6244688846644762145_nTIRANE,28 Shtator/ATSH/-Ne kuadër tё “ Ditёs Kombëtare tё Trashёgimisё “ dhe “ Ditëve Evropiane te Trashëgimisë Kulturore”, Qendra Kombëtare e Muzeve Berat,ka hapur dyert  më datë 22 Shtator për “Muzeun Lëvizës”, ekspozitë kjo që do të vazhdoj dhe për dy javët e ardhshme.
Muzeu  Historik Lushnje hapi dyert për këtë ekspozitë, për ti treguar vizitorëve pasurin etnografike dhe folklorike që kemi ne si  popull shqiptar.
Kjo ekspozitë përmban imazhe me shumë vlere të ruajtura me fanatizëm nga fondi i Muzeut Etnografik dhe Muzeut Onufri.
14358719_1070998559622791_2837518209576808488_nNёpёrmjet kёsaj ekspozite synohet qe, koleksioni tё bёhёt mё i njohur pёr njё publik mё tё gjёrё , pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut.
Gjithashtu, synohet tё krijohet  njё rrjet aktiv bashkëpunimi me muzetё e tjera brenda dhe jashtё vendit, duke shkëmbyer eksperienca, duke promovuar kulturën, duke bashkëvepruar dhe shpërndar informacion.
Me këtë aktivitet, bëhet e mundur që Shqipëria të jetë jo vetëm një atraksion turistik por dhe një vend i pasur me etnicitet dhe folklor.
/a.a/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/muzeu-levizes-nje-mundesi-per-promovimin-e-pasurise-etnografike-dhe-folklorike/

26 settembre 2016

Nis vendosja e tabelave orientuese në rrugën Egnatia në ndihmë të turizmit historik

via-egnatiaTIRANË, 26 Shtator / ATSH / – Via Egnatia ka qenë një intenerar tepër  i vizituar këtë sezon veror turistik.
Në të kanë shkelur mjaftë kuriozë vendas e të huaj për të parë nga afër atë që ka ndodhur 2000 mijë vjet më parë në këto troje. E shtrirë nga Durrësi deri në Stamboll, ajo kalon nëpër disa vende tepër interesante historike dhe turistike të vendit tonë.
Pikërisht në disa prej këtyre pikave janë kryer investime për ti kthyer ato në atraksione turistike.
Kështu ka ndodhur në zonën e Elbasanit, të Gramshit, Korçës dhe Prespës.
Tashmë ka nisur një tjetër sezon turistik ku vizitorët e natyrës, udhëtojnë përsëri në këtë rrugë historike .
Për ti orientuar ata sa më  mirë në eksplorimin e saj, AKB në bashkëpunim me pushtetin lokal, ka filluar tabelizimin e  një segmenti të rrugës antike.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/nis-vendosja-e-tabelave-orientuese-ne-rrugen-egnatia-ne-ndihme-te-turizmit-historik/

Aplikacioni "SoTours" që iu vjenë në ndihmë turistëve që vizitojnë parkun e Dajtit

dajtiTIRANË, 26 Shtator / ATSH / – Ekziston një  aplikacion që ju vjen në ndihmë turistëve dhe vizitorëve të natyrës në parkun natyror të Dajtit.
Ky është aplikacioni  SoTours,që  iu vjen në ndihmë të gjithë vizitorëve, turistëve dhe sportdashësve që organizojnë aktivitete në natyrë, me anë të hartës së shtigjeve të shënjuar, pikave të interesit, burimeve ujore, vendeve ku mund të konsumohen produkte te zonës dhe elementë të tjerë nxitës pse duhet ndjekur një shteg i caktuar dhe pse duhet njohur natyra e asaj zone.
Ai  iu mundëson atyre që regjistrohen edhe monitorimin në kohë reale, në rast rreziku ku kërkohet ndihma e shpejtë.
Ky aplikacion është zhvilluar në kuadër të projektit “Parku Kombëtar i Dajtit një destinacion turistik i arritshëm dhe tërheqës” i zbatuar në kuadër të bashkëpunimit tripalësh Austerlitz/Slavkov midis Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/aplikacioni-qe-iu-vjene-ne-ndihme-turisteve-qe-vizitojne-parkun-e-dajtit/

Grabova, si destinacion turistik i vonuar

uraTIRANË, 26 Shtator /ATSH / – Grabova, në rrethin e Gramshit, ka premisë për një turizëm natyror, historik dhe  kulturor.
Në fshatin Grabovë e Sipërme, rreth 115 metra në juglindje të kishës së Grabovës, ndodhet ura me një qemer, e ndërtuar rreth shekullit të XVII-të. Ka një strukturë mjaft të qëndrueshme pasi gurët që formojnë harkun janë të vendosur në rreshta të njëpasnjëshëm të alternuar. Këmbët mbështeten në masiv shkëmbor. Është përdorur guri gëlqeror i zonës për ndërtimin e saj.
Grabova ka qenë një fshat mesjetar  i  krijuar në shekullin e dhjetë. Sipas gojëdhënave në kohën e lulëzimit, Grabova kishte rreth 2000 familje dhe një e katërta e saj, e ka braktisur zonën brenda një dite në shekujt XVII-XVIII.
Dëshmi të gjalla janë dhe sot, prania e tri urave me gurë, njëra prej tyre e periudhës antike si dhe Kisha e Shën Nikollas (Shën Kollit).
Braktisja e Grabovës ndër shekuj do të ishte më e keqe për zonën në vitet e diktaturës, ku banorët nuk mund të konservonin më zakonet dhe traditën e tyre, pasi njëhsimi i gjuhës, kulturave dhe zakoneve, i përçau dhe i mërgoi nga vendlindja grabovarët.  ura2
Fshati njeh vetëm dy stinë, pranverën dhe dimrin. Grabova ndodhet në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit duke bërë pjesë në zonën me klimë mesdhetare malore. Temperaturat nga 4 deri në 12 gradë Celsius, regjistrohen si mesatare 17.4 gradë për muajin më të ngrohtë dhe -2.2 gradë për muajin më të ftohtë. Shumë afër Grabovës ndodhet Liqeni i Zi i shquar për efektin kurues nga përbërjet minerale në të. Pasuritë e Grabovës janë vlerësim i natyrës dhe turizmit sporadik.
Kjo është një zonë që meriton vëmendje për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm e gjithëvjetor./m.m/
https://www.ata.gov.al/grabova-si-destinacion-turistik-i-vonuar/

25 settembre 2016

Çdo qytet ka maratonën e vet, prandaj edhe Tirana do të ketë maratonën e saj, 9/tetor të apasionuarit e atletikës dhe vrapit do të kenë garën e tyre si në të gjitha qytetet e Europës.

About Marathon
Hyrja
Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Sporteve Profesionale dhe Komunitare dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Federatën e Atletikës do të organizojë projektin sportiv “Maratona e Tiranës” në datën 09 Tetor 2016, me kategori; si nxënësit e gjimnazeve të Tiranës, paraplegjikët dhe çdo qytetar shqiptar dhe i huaj.
Kjo maraton në përputhje me politikat e Bashkisë Tiranë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet. Si edhe ndihmon për ta kthyer fokusin në aktivitete me bazë angazhimin fizik. Realizimi i kësaj gjysëm maratone do të sjellë krijimin e traditës sportive në Tiranë dhe zhvillimin e kapaciteteve sportive për të ardhmen.
Drejtoria e Sporteve Profesionale dhe Komunitare, do të mbajë përgjegjësinë kryesore për organizimin e këtij eventi, në mënyrë që ky projekt të arrijë në nivelin e standarteve profesionale. Në mënyrë që të arrihet çertifikimi i rrugës nga organizata AIMS1 dhe të përfshihet për vitet në vazhdim, në kalendarin e Maratonave Ndërkombëtare.
Në vijim të këtij projekti do të gjeni një përshkrim më të detajuar rreth vlerave dhe mënyrës së organizimit të Maratonës së Tiranës.

Kategoritë, Vendi dhe Data
Maratona pritet të mbahet në të Dielën e dyte të muajit Tetor, e cila për vitin 2016 do të jetë data 9 Tetor. Kushtet e motit janë ideale gjatë muajit Tetor në Tiranë për distancë të gjata vrapimi, me temperatura në rangun e 17 deri ne 26 gradë Celsius, ose 63 deri 78 Fahrenheit. Maratona do të fillojë në qëndër të qytetit të Tiranës, përballë Muzeut Historik Kombëtar (pika e nisjes është tek kryqëzimi i Rr.Ded Gjo Luli me Rrugën e Durrësit), dhe do të vazhdojë përgjatë Rrugës së Durrësit, kalojmë Sheshin te Zogu i Zi, Rr. Dritan Hoxha, Sheshi “Shqiponja”, Rr. 29 Nëntori, deri pas mbi kalimit të Rinasit).

maratona-harta
Do të ketë 3 kategori pjesëmarrësish si nxënësit e gjimnazeve të Tiranës për vrapimin e lirë Fun Run me gjatësi routi 1km. Kategoria e paraplegjikëve; Hand Bike të cilët do të përshkruajnë një gjatësi routi 2 km dhe çdo qytetar shqiptar dhe të huaj për kategoritë Run 10km dhe Half Marathon femër dhe mashkull. Përfshirja e nxënësve synon, edukimin e të rinjve në pjesmarrjen e aktiviteteve social-kulturore dhe edukative. Duke patur synimin gjithpërfshirës nuk mund të linim të përjashtuar edhe kategorinë e paraplegjikëve, si një pjesë mjaft delikate e shoqërisë tonë.
Garuesit duhet të paraqiten që në orën 08.00, në mënyrë që të tërheqin çipin e kontrollit dhe numrin përkatës për garën. Nisja e garës do të fillojë sipas kategorive:
Ora 10.00 – Hand Bike – 2 km;
Ora 10.10 – Run (femër/mashkull) 10 km;
Ora 10.20 – Half Marathon (femër/mashkull);
Ora 10.30 – Fun Run 1km.

Regjistrimi
Regjistrimet për pjesmarrje do të bëhen në formatin elektronik në website të Maratonës www.maratonaetirane.al si dhe në 3 çadrat e regjistrimit të cilat do të vendosen në 3 pika strategjike të qytetit (Piramida, pranë digës së Liqenit Artificial si edhe pranë Muzeu Historik Kombëtar).
Këto çadra do të qëndrojnë të hapura nga data 6 deri me 8 Tetor, për 3 ditë vullnetarët do t’i mbajnë të hapura këto çadra nga ora 09:00 – 21:00 me dy turne. Ndërsa ditën e garës do qëndrojë e hapur vetëm çadra pranë Muzeut Historik Kombëtar, për të gjithë të vonuarit nga ora 8:30 – 09:15.

Fushata e Promovimit
Kur merr përsipër organizimin e një ngjarje të tillë si një maratonë, është shumë e rëndësishme që fushata e marketingut të jetë e përgatitur në mënyrë sa më efektive dhe ekzekutuar ashtu siç është planifikuar. Benefitet e një fushate të tillë do të maten me elementë si:
Tërheqja e vëmëndjes mediatike (televizive, online dhe te shkruar);
Arritja e standardeve për zhvillimin e maratonës;
Çertifikimit të itenerarit me sukses nga AIMS1.

Fushata e promovimit të këtij eventi do të jetë në disa forma;
Web faqja zyrtare e www.maratonaetiranes.al – Me vendosjen e gjithë informacionit të nevojshëm në lidhje me maratonën online, vrapues në mbarë botën do të kenë mundësi që të kenë të lehte qasjen, në këte informacion. Në qoftë se ata do të zgjedhin të regjistrohen në maratonë nepërmjet web faqes, aty do të gjejnë të gjithë informacionin e domosdoshëm. Udhëzime, këshilla për maratonë, si dhe një orar të përgatitur me kujdes të Maratonës i gjithë informacioni i nevojshëm në lidhje me aktivitetin do të gjendet online në këtë website.
Social Media – Ndërsa web faqja do të japë informacion thelbësor të Maratonës, rrjetet sociale janë një medium i fuqishëm për t’u përdorur gjatë fushatës mediale, për promovimin e Maratonës. Për këtë arsye, kujdes të veçantë do t’i kushtohet promovimit të Maratonës përmes shërbimeve të mediave sociale të tilla si Facebook dhe lnstagram.
Promovimi në web-site të ndryshme të sportistëve – Promovimi i eventit nëpër web faqeve të ndryshme online ku atletët duke filluar nga amatorët deri tek profesionistë të interesuar marrin informacion rreth organizimet e eventeve, garave, konkurseve, apo turne ndërkombëtare të një disipline të veçantë.
Duke përdorur këto web-site për të promovuar maratonën, do të sigurojmë një avantazh të shtuar, i cili potencialisht do të tërheqë njerëz nga pjesë të ndryshme të botës për të marrë pjesë në Maratonën e Tiranës 2016.
Broshura – Broshura me informacione do të shpërndahen në qëndrat me dëndësi qytetare. Kjo do të promovojë maratonën edhe më tutje nëpër komunitete të ndryshme sportive dhe sociale, dhe do të sigurojë që vrapuesit potencial të kenë të gjitha informacionet e nevojshme për të marrë vendimin për të marrë pjesë në maratonë.
Reklama – Reklamat do të bëhen në median online dhe atë të shkruar, për të arritur një publik edhe më të gjërë.

Logo, Web Faqja, Regjistrimi Online dhe Pagesa
Ndërkohë që faqja online do të përmbajë të gjitha materialet e nevojshme për pjesmarrësit potencial për të vendosur nëse ata dëshirojnë të regjistrohen në maratonë, opsioni i regjistrimit online do të jetë një shërbim tjetër që do të ofrojë kjo faqje. Faqja e internetit duhet të përmbajë pikat e mëposhtme për t’u konsideruar si një sukses për promovimin e maratonës:
  1. Ajo duhet të ketë të gjithë informacionin përkatës të nevojshëm në lidhje me maratonën;
  2. Ajo duhet të ketë një orar të planifikuar me kujdes të ditës së maratonës;
  3. Ajo duhet të ketë të paraqitur intinerarin të cilin do të përshkruajn garuesit;
  4. Ajo duhet të ketë kontakte, si dhe informata në lidhje me grupin e punës, që e organizojë ngjarjen;
  5. Ajo duhet të ketë hapësirë për regjitrimin e garuesve dhe vullnetarëve;
  6. Duhet të ketë hapësirë për finalizuesit e garave.
Material promocionale do të jenë të unifikuara, me logon e bashkisë Tiranë, logon e eventit, bashkëpuntorëve dhe sponsorave.
Informacioni personal që do të pranohet online, do të jetë rreptësisht konfidencial dhe do të përdoret vetëm për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm që pjesëmarrësi i/e regjistruar është duke u zhvilluar në maratonë, dhe asnjë qëllim tjetër përveç atyre të cekura më lart.
Kosto për pjesmarrje në Maratona e Tiranës 2016, do të jetë zero.

Sponsorët
Një pjesë shumë e rëndësishme për Maratonën e Tiranës 2016 është gjithashtu sigurimi i sponsorëve, jo vetëm për qëllime financiare, por edhe për të nxitur më tej këte ngjarje sportive. Ne do të paraqesim projektin tonë për sponsorët e mundshëm duke i përfshirë ata në një përfitim të ndërsjelltë. Gjithashtu, sponsori i përgjithshëm i ngjarjes, si dhe sponsorët e tjerë të rëndësishëm duhet të jenë të pranishëm në ngjarjen kryesore sportive, si dhe përmes fushatave të tjera promovuese të maratonës.

Vullnetarët
Për organizimin e këtij eventi, përveç partnerëve si organizmat zyrtare dhe sponsorave, do të kemi gjithashtu nevojën për bashkëpunim me vullnetarë. Të cilët sipas përllogaritjes do të jenë rreth 300 persona, kryesisht të rinj, të thirrur përmes organizatave rinore të cilat operojnë në qytetin tonë. Gjithashtu dhe ……. ushtarët.
Këta vullnetarë, do të vijnë në shërbim sipas ndarjeve të detyrave specifike, për një mbarëvajtje sa më të mirë të eventit. Secili prej këtyre vullnetarëve do të trajnohet më herët dhe në fund do të shpërblehet me një çertifikatë mirënjohjeje.
*përshkrimin e detajuar rreth detyrave të vullnetarëve do ta gjeni në dritaren, VULLNETARËT.

Qëllimi i Maratonës
Kjo maraton në përputhje me politikat e Bashkisë Tiranë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet. Gjithashtu ndihmon për ta kthyer fokusin në aktivitete me bazë angazhimin fizik. Realizimi i kësaj maratone do të sjellë krijimin e traditës sportive nëpërmjet Bashkisë Tiranë dhe zhvillimin e kapaciteteve sportive për të ardhmen. Për këto arsye është e rëndësishme për t’i dhënë mbështetje organizatorëve për realizimin e këtij eventi. Promovimi i maratonës në website të huaja, ka për qëllim përfshirjen e maratonistëve ndërkombëtar, me qëllim rritjen e vlerave të këtij eventi. Maratona e Tiranës 2016 duhet të jetë fillimi i një tradite garash me vrap në qytetin tonë.

Article 1.  Date and time of the marathon
Tirana Marathon 2016 will be held on 09/10/2016 at 10:00.
Article 2. Distances
Marathon will have three itineraries with distance set 1 km, 2 km, 10 km and half marathon. Distances and routing will also be presented graphically in booth set up by the organizers, as well as on the web. Departure will be:
10:10 a.m – Hand Bike, 2 km
10:20 a.m  – Run (female / male), 10 km
10.30 a.m – Half Marathon (female / male)
Article 3. Registration of marathon athletes
According to the rules of the Albanian Federation of Athletics for organizing sports activities all athletes over the age of 18 on the day of the race and both residents and non-residents in Albania have the right to participate in the race 10 km and half marathon.
Participants are divided into 3 categories:
Hand Bike (Paraplegic) – 2 km
Run (Athletes and exercisers, associations and groups Indipendente) – 10 km
Half Marathon (Athletes and exercisers, associations and groups Indipendente)
Article 4. The cost of registration (for resident and non-resident athletes in Albania)
The cost of registration Marathon 2016 will be 0 (zero) for all categories.
Article 5. Registration Ways
All athletes can register at the Marathon official website –www.maratonaetiranes.al  section register, or through the registration form, which will be located near one of the stands set up by the organizers on the day of the event. Booth will be located in the Pyramid, the dam of artificial lake as well as to the National History Museum. These tents will stay open from 6 to 8 October, for 3 day from 09:00 to 21:00 with two shifts. As the day of the race will only remain open umbrellas National History Museum for all retarded by the hour 8:30 to 9:15.
Article 6. Closing of registrations
Registration can be made until, at 21:00 on 8 October.
Article 7. The device numbers and chip
To all athletes who are recorded date until 21:00 dated October 8, will be equipped with chip and number of activities during the day to National History Museum stand set up by the organizers; necessary to participate in the activity.
Athletes who register on race day 08:00 October 9 will be equipped only with no chip number.
Article 8. Setting number
Each athlete will be provided with two numbers in the tent of judges set up by the organizers on the day of the race. This number is unique and each participant identifier. Before the start of the competition each athlete must be placed in visible parts of the body, namely in the chest or abdomen. And one bag of belongings which will be left to the dressing tent.
Numbers should be set up at the end or withdrawal from the race.
Article 9. Establishment of supply points and medical assistance.
Along the itinerary of the race there will be points of water and energy drinks. Their placement will be every 2 km. Athletes can receive water and energy drink in these points for an optimal performance during the race. All distances will be associated with the Municipal Police and Traffic Police, doctors and GPs by distance, as well as military forces and volunteers.
Article 10. Resignation of the race.
Every athlete has the right to withdraw from the contest at any moment of the race. Once the athlete has decided to withdraw can not be recovered in the race.
Article 11. Judges
Judges will be guiding and monitoring role over the marathon itinerary. It will have an executive role in determining violations during the race. Also it will make the distribution of medals at the end of the activity.
Article 12. Violations
Competing without number, with which each is endowed athletes at a booth set up by the organizers, it is considered a violation and failure to register results in the time indicated by the athlete caught with this violation. Violation of limits set by the organizers itinerary considered a violation and results in not keeping track of time marked by the athlete caught in violation. Determination of a violation can only do judges.
Article 13. Medals for winners and medals of participation
All participants in the activity, except category 1 km Fun Run, will receive the medal of participation in the activity. While the medal winners will receive participants of the following categories:
For Hand Bike (Paraplegic), 2 km:
3 countries before female, male (certificate + Cup + monetary reward)
For Run, 10 KM Women and Men
3 countries before female, male (certificate + Cup + monetary reward)
21 PM Women and Men
3 countries before female, male (certificate + Cup + monetary reward)
Run for Fun 1 km
3 countries before female, male certificate for places of honor.
Article 14. Time limits
The time limit to finish the Marathon is 4 hours. This information will appear in visible places race day.
Maratona e Tiranës 2016

Search

Translate