30 giugno 2013

Mbipopullohet plazhi i Durrësit 30/06/2013, pushuesit ankohen për ndotjen në bregdet

Të jesh turist hollandez në Tiranë dhe eksperiencat e tyre...


Jun 30, 2013
Eduin Sujkerbuj se bashku me miqtë e tij, te ardhur te gjithë nga Hollanda, jane turiste qe ndodhen ne Tirane prej dy ditesh. Ata kane zgjedhur kete te diele te vizitojnë Muzeun Historik Kombetar. Eduin, i apasionuar pas historisë, pranon te ndiqet nga kamera e Vizion Plus ne turin e tij. Duke blere kete bilete qe kushton 200 leke, turisti holandez nis vizitën ne tre katet e muzeut, pa zgjedhur nje ciceron. Pasi ka pare dy katet e para, Eduin, tregon ate çka i ka bere me shume përshtypje. "Është hera e dyte qe vij ne Shqipëri, por e para vizite ne këtë muze. Mendoj se pavionet janë te pasur me materiale historike, bileta ka një çmim te lire dhe mjaft e përballueshëm. Me pëlqeu shume pavioni i arkeologjisë, ikonat dhe periudha e mesjetës." Ne katin e trete te muzeut Eduin viziton pavionin e fundit, atë te Luftës Nacional Çlirimtare. Pasi mbaron vizitën e tij 40 minuteshe, turisti holandez tregon ate çka nuk i pëlqeu. "Do te kisha preferuar qe te gjitha pavionet te kishin shpjegime jo vetëm ne anglisht, por edhe ne gjuhen frënge apo gjermane, pasi kur nuk merr një cicerone është e vështire t'i kuptosh. Nga ana tjetër, unë isha i interesuar te dija diçka mbi zhvillimet e Shqipërisë pas rënies se komunizmit, por këtu nuk ka asgjë për këtë." Njësoj si Muzeu Kombëtar, Galeria e Arteve është një tjetër institucion ku pritshmerite për vizita turistesh janë te mëdha. Por, ndryshe nga Muzeu, Galeria nuk është e përfshirë ne guiden zyrtare te Tiranës. Nëse muzeu kombëtar shënon një numër prej 3 mije turistesh vetëm gjate muajit qershor, Galeria nuk kap as gjysmën e kësaj shifre. Edhe pse e shndërruar tashme prej tre vjetësh ne forme muzeu te artit shqiptar, galeria numëron turiste te pakte, te cilët ne pjesën me te madhe sillen nga agjencitë private. Ata qe vijnë, kryesisht europianet perëndimore, zgjedhin te shohin vetëm pavionin e artit soc-realist.

Edwin Sujkerbuj together with his friends to come all from the Netherlands, tourists are located in Tirana for two days. They have chosen this Sunday to visit the National History Museum. Edwin, passionate about history, followed by the camera recognizes the Vision Plus on his tour. Having bought the ticket which costs 200 lek, Dutch tourist kicks off on three floors of the museum, without choosing a guide. After the first two floors, Edwin, shows what it has done more impressed. "It's the second time you come in Albania, but the first visit to this museum. I think wards are rich with historical material, has a price tickets free and very affordable. With very pleased pavilion archeology, icons and medieval periods. "In the third floor of the museum pavilion Edwin recent visits, that the National Liberation War. After ending his 40-minute visit, Dutch tourist shows what displeased him. "I would have preferred that all wards to have explanations not only in English but also in French or German as a guide when it takes is difficult to understand. On the other hand, I was interested to know something about the development of Albania after the fall of communism, but there is nothing to this. "Like the National Museum, Art Gallery is another institution where expectations for tourist visits are great. But, unlike Museum, Gallery is not included in the guide official Tirana. If national museum marks a number of three thousand tourists only during June, Gallery not catch even half of that figure. Although already turned three years in the form of Albanian art museum, gallery numbering tourists pacts, which in large part to behave by private agencies. Those who come mainly western Europeans, choose to see only pavilion of socialist realist art

Dardha(Korc)e turistike ne vere dhe tradita e lakrorit në saç 2013


Dardha është pika turistike që shtrihet 19 Km në juglindje të qytetit të Korçës. Pas një rruge komode me gjelbërim në dimër dhe në verë, mbërrin në fshatin me vlera të mëdha historike dhe natyrore. Banorët e hershëm të saj, të shkolluar jashtë vendit, e bënë të njohur fshatin e vogël kudo ku punuan e jetuan. Që nga vëllezërit piktorë Kostandin dhe Anastas Zografi, që kanë pikturuar kishat e zonës, tek matematicieni e publicisti Sotir Peçi e deri tek shkrimtari Teodor Laço, janë emrat që kanë vazhduar traditën e dijes të kësaj zone. Dardha ofron në çdo stinë, natyrën, ajrin e pastër dhe mikpritjen. Ajo ka qenë e njohur për pistat e skive që në vitin 1920, por sot nuk kemi mbërritur për këtë, por për t'u njohur me çiftin e moshuar Batelli, të cilët prej 23 vjetësh presin e përcjellin në lokalin e tyre që nga qytetarët më të thjeshtë e deri tek personalitetet shqiptare dhe të huaja. Shadije Batelli, që i ka kapërcyer të 70-at, ruan traditën e trashëguar nga e vjehrra në gatimin e lakrorit me dy petë. Kulinaria e saj e ka sekretin tek pjekja me dru, por mbi të gjitha tek dashuria me të cilën ajo gatuan çdo ushqim të çdo klienti, të cilët pas vizitës së parë i kthen në miqtë e saj. As fëmijët në emigrim dhe as shtetësia amerikane nuk mund ta largojnë Shadijen nga Dardha. Vizitorët, mbërrijnë në dardhë për të shijuar natyrën, ajrin e pastër, mikpritjen e dardharëve të shoqëruar me histori interesante për njerëzit dhe zonën, por edhe për ushqimin bio dhe gatimin tradicional, që jo vetëm e shijojnë, por kthehen për ta provuar sërish.

Pears is tourist spots lies 19 km southeast of the city of Korca. After a cozy street with greenery in winter and in summer, arrives in the village with great historical value and natural. Its early inhabitants, educated abroad, and became known throughout the small village where they lived and worked. Since the brothers Constantine and Anastasios Zografi painters, who painted churches of the area, to the mathematician's publicist to Peci Soter writer Teodor Laco, are names that have continued the tradition of knowledge in this area. Pears offers in every season, nature, fresh air and hospitality. It has been known for the ski slopes in 1920, but today we have not reached for it but to get to know the couple Batelli, who for 23 years waiting to follow their premise that the citizens simple to Albanian and foreign dignitaries. Shadije Batelli, who has overcome his 70s, preserves tradition inherited from the mother-in cooking foil pie with two. Has its culinary secrets to bake layer, but above all to love with which she cooks every meal every customer, who then returns the first visit to her friends. Neither children nor U.S. citizenship and immigration can not remove Shadijen by Pears. Visitors arrive in pear to enjoy nature, fresh air, dardharëve hospitality coupled with interesting stories about people and the area, but also for food and cooking traditional bio, not only the taste, but returned to try again.

29 giugno 2013

Lezha është një tjetër qytet që agjencia kombëtare e turizmit sugjeron që ta vizitoni dhe të kaloni pushimet tuaja. Ju do të njiheni pikat interesante turistike të qytetit të Lezhes, plazhin e Shëngjinit dhe gatimet tradicionale në fshatin Fishtë. 2013

Fundjavë në Gjirokastër AKT vazhdon udhëtimin e saj promovues në Shqipëri summer 2013


Nën nismën “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote” Agjencia Kombëtare e Turizmit ka zgjedhur Gjirokastrën për të gjithë ata që duan të kalojnë një fundjavë jashtë qytetit.
Reportazhi në vijim do të shërbejë si guidë për ata që janë të apasionuar pas turizmit historik, kulturor dhe sportit gjithashtu.

Reportazh në Radomirë Në rrëzë të Korabit me njerëzit e famshëm të blegtorisë...qershore 2013


Dikur u largoheshin bjeshkëve te Korabit per nje jete me mire. Behet fjale per fshatin Radomire ne rreze te Korabit, malit me te larte ne Shqipëri. Sot fitimet i shkojne per te shtuar bagëtinë. “ABC News” sjell reportazhin për banoret e këtij fshati qe jetojnë me blegtorinë.

Muzeu Kombëtar fluks vizitorësh në sezonin e verës 2013, Vetëm në qershor është vizituar nga mbi 3000 turistë


Muzeu Historik Kombëtar në sezonin e verës shënon një fluks vizitorësh.
Muzeologia Sotirrulla Hoxha bën me dije se harta gjeografike e vizitorëve është nga e gjithë bota. Vetëm për muajin qershor muzeu më i madh në vend është vizituar nga mbi 3000 turiste.

Guidat turistike të agjensisë Kombëtare te Turizmit si dhe zyra e promovimit të kryeqytetit në Bashki e kanë të përfshirë si një prej destinacioneve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Tiranë sipas Hoxhës.

Megjithëse ajo çka duhet të ishte ndryshe janë kushtet e ruajtjes së objekteve.

Turistët të cilët vizitojnë pavione të ndryshme të këtij muzeu shprehin impresione për artifaktet dhe pasqyrimin e periudhave historike.
Por ka nga ata që shfaqin si shqetësim pamjaftueshmërin për tu njohur me objektet dhe historinë e tyre përmes një dixhiture në anglisht.

Muzeu Historik Kombëtar ka në fondin e tij mbi 4600 objekte si dhe një numër të madh fotografish të pasqyruara në 7 pavionet e tij, atij të periudhës së Antikitetit, Mesjetës, Rilindjes, periudhës së Pavarësisë, Luftës Nacional Çlirimtare, terrorit komunist dhe atij të ikonografisë.

Mesdheu, ja plazhet më të bukura! Në guidë edhe bregdeti jonian, Albania summer 2013

TIRANE 28 Qershor 2013 - 18:40
NGA ROVENA RROZHANI

Mesdheu është një det që  bashkon dhe nuk ndan. Duke ndjekur brigjet e tij nga Istrianë Marok,gjen të njëjtën dëshirë për jetën kulturën, ushqimin muzikën dhe artin. E, natyrisht që nuk mund të rrish pa shijuar detin dhe plazhin. Ja 10 plazhet më të mira, më të bukurat, më pak të njohurat që mund të eksplorohen këtë verë.
 
MALI I ZI, SHKËLQEN ULQINI
 
Jo shumë larg kufirit shqiptar ndodhet  Ulqini ku gjenden disa plazhe me të vërtetë joshëse. Përvec  Mala Plaža (plazhit të vogël) në brendësi të qytetit nuk duhet humbur a Velika Plaža ose Plazhi I madh, më i madhi në Malin e Zi. I gjatë 12 kilometra, ai shtrihet drejt kufirit me Shqipërinë dhe është një alternativë e mirë arratie nga plazhet e mbipopulluara pranë qyteteve.
 
SHQIPËRIA NGA PALASA NË DHËRMI
 
Perla e bregdetit shiqptar shtrihet mes LLogarasë dhe Sarandës, një pikë takimi spektakolare mes detit dhe maleve. Eshtë bregdeti jonian, pak i njohur , por që ruan shumë thesare për tu zbuluar. Duke zbritur nga qafa e LLogarasë, mund të sodisësh poshtë disa plazhe të mahnitshme me ujëra të kaltërta si ai i Palasës, apo i Dhërmiut, që ofron disa hotele të rehatshme dhe një plazh të gjerë ku mund të bësh plazh.
 
PULIA,  MALDIVE E SALENTO
 
Një hapësirë e madhe me rërë të bardhë dhe të imët, uji i cekët dhe ishuj që dalin në sipërfaqe. Flitet për Maldive, një vend në krahinën e Leçes, në zemër të Salentos, në plazhin Pescoluse. Një nga pikat e referimit në thembrën e ccizmës italiane  është Kaibo, një klub plazhi që nuk fle dhe ofron muzikë argëtuese dhe modë. Sikundër thonë ata që e njohin Salenton , në këto pjesë nuk ka vetëm det, por edhe kulturë. Kjo është vërtetuar nga disa gjurmë të shkuarës mes të cilave edhe një kullë e shekullit të 16-të të ngritur për tu mbrojtur nga sulmet e piratëve.
 
KROACIA, EKUILIBRI I PËRSOSUR I BOL
 
Bol, në ishullin e Brac, është demonstrimi më I mirë sesi mund të zhvillohet një aktivitet turistik në mënyrë të përgjegjshme. Hotelet janë të zhytur në një pyll të dendur pishash që shtrihet në perëndim të qytetit, në një distancë të shkurtër nga plazhi i Rat Zlatni. Ky është një nga vendet më të magjishëm të bregdetit dalmat. Në korrik dhe në gusht , në Bol zhvillohet një Festival kulturor veror ku mblidhen kërcimtarë dhe muzikantë nga e gjithë Kroacia.
 
GREQIA, BUKURIA E LEFKADAS
 
E lidhur me territorin grek nëpërmjet një rruge të ngushtë, Lefkada është ishulli i katërt i Ishujve të Jonit. Bregdeti perëndimor ka plazhet më të mira. Ndër më të bukurat,në veri janë Pefkoulia dhe Kathisma, ndërsa në jug janë Egremni dhe  plazhi i mrekullueshëm Porto Katsiki. Përgjatë rrugës që të çon në këto plazhe  mund të hasësh në tezga që shesin vaj ulliri, mjaltë dhe verë. Ndër më të preferuarit është plazhi i Mylos, jo shumë qytezës së  Agios Nikitas, në veri-perëndim të ishullit.
 
TURQIA DHE GADISHULLI DILEK
 
Përgjatë bregdetit të Egjeut jugor, rreth 26 km në jug të Kushadasi, Gadishulli Dilek shtrihet në perëndim të Egjeut duke  arritur pothuajse ishullin grek të Samos. Këtu është Parku Kombëtar i Dilek , një rezervat u qetë natyror mes maleve, ku mund të bësh shëtitje të bukura, të kalërosh dhe të shfrytëzosh disa nga plazhet më të mira të Egjeut. Rreth 3 km pas Içmeler Koyu, një rrugë e gjatë të ccon për 1 kilometër  në Aydinlik  një plazh i qetë dhe i vetmuar, i formuar nga rërë dhe zall që shtrihet për 800 metra dhe i kufizuar nga pisha. Por pyjet më të bukura gjenden edhe një kilometër më larg. Pak më larg gjendet  kryqëzimi për në Kavakli Burun, një plazh i mrekullueshëm me rërë dhe gurë.
 
TUNIZIA, PLAZHET E CAP BON
 
Ndër vendet më të preferuara të udhëtarëve është gadishulli I Cap Bon që rezervon akoma surpriza të këndshme. Duke filluar që nga plazhet me rërë të bardhë të lagunës Korba, që gjenden në 15 kilometra  bregdet të lagur nga një det blu i thellë. Pak kilometra larg nga Korba  është një rrugë që përshkon lagunën dhe të con në një plazh që vetëm vendasit e dinë. Kur të jeni lodhur na plazhi kaloni në qytetin e afërt Kélibia që jeton akoma me të ardhurat nga peshkimi dhe bujqësia. Është thuajse i panjohur nga turistët, por mjaft i famshëm në mbarë Tunizinë për  një lloj vere të bardhë dhe me aromë të quajtur Muscat Sec de Kélibia.
 
SARDENJA, RËRË TË ÇMUAR NË ARUTTAS
 
Në krahinën e Oristanos, në një nga qoshet më të egra dhe më të pacënuara të Sardenjës, mund të zbulosh dy nga mrekullitë e ishullit. I Pari është plazhi i Aruttas, një hapësirë e pafund me  ngjyrë të bardhë i formuar nga kokrrat e kuarcit të rrumbullakosura nga valët. E dyta, gjendet më në jug është gadishulli Sinis, ku ju gjeni  kishën e San Giovanni, të ndërtuar  në shekullin e njëmbëdhjetë.
 
SIÇILIA, KU EUROPA PREK AFRIKËN
 
Ekstremi juglindor iTrinacria nuk frekuentohet shumë nga udhëtarët, por ka disa perla që meritojnë të zbulohen.  Domatet Pachino, mrekullitë e kuzhinës lokale shkojnë më së miri me plazhet mes Capo Passero e Capo delle Correnti.  Thuajse përballë  Maltës,  në një gjerësi të ngjashme me atë të Tunizisë, gjendet pika ku Europa e Afrika duket sikur takohen me njëra-tjetrën. Si një urë lidhëse qëndron deti I Mesdheut, plot histori dhe bukuri.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/mesdheu-ja-plazhet-me-te-bukura--ne-guide-edhe-bregdeti-jonian-164524.html#sthash.hEuPodTR.dpuf

Fundjava e qershorit në bregdetin e Dhërmiut

VLORE - 29 Qershor 2013 - 11:52

Në këtë fundjavë, bregdeti i Dhërmiut, 60 km në jug të Vlorës, është shndërruar në një destinacion për pushuesit vendas dhe ata nga Kosova. Pavarësisht nga kushtet jo shumë të favorshme atmosferike, një javë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve të 23 qershorit, qindra pushues nga rrethe të ndryshme të vendit dhe nga qytete të Kosovës, kanë zbarkuar këtu për të kaluar ditë të këndshme.

     Të premten në mëngjes, mjaft autobuzë me targa të Kosovës kanë mbërritur në Dhërmi, duke sjellë qindra pushues. "Kam ardhur me bashkëshorten dhe 2 fëmijët, për të kaluar pesë ditë këtu", thotë Isai, një 50 vjeçar nga Gjakova. Ai shprehet se bregdeti i Dhërmiut i pëlqen mjaft, sepse ka bukuri të rrallë natyrore dhe ujë të pastër.      

     Nuk është hera e parë që vjen këtu, por i duket se gjithmonë zbulon gjëra të reja. Tani në këtë periudhë, numri i pushuesve është më i pakët dhe kjo për Beharin, ashtu edhe shumë të tjerë, është e pakuptueshme. 45 vjeçari mendon se pavarësisht se kushtet atmosferike nuk janë shumë të favorshme në këto ditë, sezoni duhej të kishte vazhduar sepse bregdeti ofron mundësi për t’u shlodhur. Me këtë mendim bashkohet edhe një bashkëqytetar i tij, Mehmeti. “Shohim se lokalet janë mbyllur, ndërkohë që disa të tjera punojnë me personel të reduktuar!”, thotë ai.

     Dhe në fakt, në bregdetin e ish- kampit të pushimit, në Dhërmi, shërbimi që ofojnë lokalet nuk është ai i sezonit. Vetëm pak prej këtyre njësive janë hapur, ndërkohë që në pjesën më të madhe mbizotëron heshtja. “Po mundohemi të nisim këtë sezon, pavarësisht se numri i pushuesve nuk është ai që prisnim", thotë Tani, një nga pronarët e kompleksit "Nikki Beach" në Dhërmi. Sipas tij, në këtë drejtim kanë ndikuar edhe zgjedhjet. Por, ato tashmë kanë mbetur pas dhe sezoni duhej të kishte hyrë në rrjedhat e tij normale.

     Në fakt, ky kompleks duket se është ndër të paktat ku synohet të bëhet diçka ndryshe dhe sezoni turistik të dalë nga limitet e tij tradicionale. Në të funksionojnë baret, restoranti, ndërkohë që në plazh pushuesit janë relativisht më të shumtë se në pjesën tjetër të këtij bregdeti. Edhe këtu nuk mungojnë pushuesit nga Kosova. Mjaft qytetarë shqiptarë dhe të huaj zgjedhin këtë periudhë për të pushuar. Nesti, një 40 vjeçar nga Tirana, punonjës në një OJF të njohur, pushoi në Dhërmi gjithë javën e kaluar. "Kjo periudhë më pëlqen për qetësinë dhe për kthjelltësinë e ujit të detit”, thotë ai.

     Realisht, sezoni turistik në Vlorë, në Dhërmi e më gjerë, nis në fillim të muajit korrik dhe përfundon në fund të gushtit. Është një mentalitet paksa i çuditshëm, por që vazhdon të veprojë prej vitesh. Përkundër kësaj, pushuesit nga Kosova, por edhe mjaft të tjerë nga vendi, tregojnë se dielli i qershorit, pavarësisht se më i pakët këto ditë, ka po aq vlerë sa edhe në korrik e gusht e ndoshta edhe më tepër.

     Prandaj dhe në këto ditë pushuesit nga Kosova, mbizotërojnë në këtë mjedis bregdetar të Dërmiut, kundrejt qytetarëve më të paktë, por gjithsesi në një numër në rritje, nga Shqipëria, kryesisht nga Tirana e Fieri.

Reportazh i atsh
(sg/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/fundjava-ne-bregdetin-e-dhermiut-164761.html#sthash.vpohVW4l.dpuf

TAKIMIT NDËRKOMBËTAR BJESHKATAR “VALBONA 2013”, me datat 6 - 7 Korrik 2013 në Bjeshkët e Nemuna – Shqipëri – fshati VALBONA – FUSHA E GJES

Takimi Nderkombetar Valbona 2013

TAKIMIT NDËRKOMBËTAR BJESHKATAR “VALBONA 2013”
Për pjesëmarrje në Takimin Ndërkombëtar bjeshkatar “VALBONA 2013”

Në Emër të Këshillit Organizativ të SHBA “Pashtriku” Gjakovë, si dhe të Federatës së Bjeshkatarëve të R. Kosovës, kemi nderin të Ju ftojmë për pjesëmarrje në:
TAKIMIN NDËRKOMBËTAR TË BJESHKATARËVE “VALBONA 2013”.

SHBA “Pashtriku” e Gjakovës është e themeluar në vitin 1952 dhe nga përvoja e sajë shumëvjeçare mundohet të kultivojë një traditë të shëndoshë bjeshkatare me frymë bashkëpunimi me shoqëritë simotra në vend dhe rajon.

Ky takim, këtë vit do të mbahet me datat 6 - 7 Korrik 2013 në Bjeshkët e Nemuna – Shqipëri – fshati VALBONA – FUSHA E GJES ku janë të ftuara të gjitha Shba të Kosovës dhe Shqipëris ato ndërkombëtare nga Kroiacia, Bosna e Hercegovina , Sllovenia , Mali i Zi dhe Maqedonia.

Organizimi i këtij takimi ndërkombëtar ka për qëllim kultivimin dhe avansimin e bjeshkatarisë tek ne dhe në rajon, njohjen reciproke, këmbimin e përvojave dhe vlerave bjeshkatare. Njëherit do të marshohet në Burim të Lumit VALBONA dhe pushtohet Maja JEZERCË në lartësi 2694m/lmd si dhe
Maja e BOSH në lartësi 2416m/lmd .

Shoqëritë bjeshkatare nga Kosova dhe rajoni duhet që deri më 02.07.2013 të konfirmojnë ardhjen e tyre dhe numrin e anëtarëve pjesëmarrës në “VALBONA 2013” me qëllim që organizatori të mund të bëjë planifikimet përkatëse organizative. Bjeshkatarët duhet të jenë të pajisur me pajisje dhe rekuizita bjeshkatare përkatëse për pushtim dhe bujtinë fushore.

Me 7 e Diele shpërndahet në mëngjes ushqimi i shujtës bjeshkatare pa pagesë(paket ushqimi ditor) .
Në Hotelin Fusha e Gjes pagesat janë : 10 € fjetja - krevati dhe Ushqimi Darka 4 - 7€.
Fjetja, transporti i pjesëmarrësve të takimit janë obligim i çdo Bjeshkatari.

Pjestaret e Klubit Eksploruesit duhet te konfirmojne pjesmarrjen brenda dates 1 korrik ne adresen e emailit eshima@eksploruesit.org ose tel 0692121612
Transporti per ne Valbone do te organizohet nga klubi me makina private ose furgon ne vartesi te pjesmarrjes.
Fjetja sipas deshires, ne cadra ose hotel. 
Pjesmarresit nga Eksploruesit jane te lutur te mbeshtesin klubin me 300 Leke/personi.

PROGRAMI I AKTIVITETEVE
E Shtune 6 Korrik 2013
Koha Aktiviteti
15:30 - 19:30 Arritja - Vendosja e pjesëmarrësve në Hotel dhe tenda në oborr të
Hotel- Restoranit “ FUSHA E GJES “.
19:30 - 20:00 Hapja solemne e takimit Bjeshkatarëve “ VALBONA 2013 ”
20:00 - 23:00 Mbrëmje shoqërore – Darka(mëny 4-7 Euro), muzikë dhe vallëzim… Fjetja
E Diele 7 Korrik 2013
05:00 Zgjimi , mëngjesi , përgatitja për marshim.
06:00 Nisja për pushtimin e majës JEZERCË dhe majës BOSH
08:00 Nisja për marshim Qafa e Valbonës , Burimi dhe Ujëvara
14:00 - 18:30 Kthimi në Kampin fushor “VALBONA 2013”
19:00 Përfundimi i Takimit “VALBONA 2013”

Pozita dhe largësit e pikave referente:
Fusha e Gjes - Kampi 1012m/lmd N 42.42572º E 19.86988º nga fshati Valbonë 3.0 km , nga Gjakova 65km.
Ujëvara VALBONA 1200m/lmd marshimi 1orë e 30minuta + kthimi 1orë e 30 minuta
Burimi i Lumit VALBONA 1444m/lmd N 42.41038º E 19.82239º marshimi 2 orë e 30minuta + kthimi 2 orë
Qafa e Valbonës 1799m/lmd marshimi 3orë + kthimi 2orë e 30 minuta
Maja BOSH 2416 m/ lmd ngjitja 5 orë e 30 minuta + kthimi 3orë.
Maja JEZERCË 2694 m/ lmd N 42.44185º E 19.81269º ngjitja 6 orë e 30minuta + kthimi 3 orë 30minuta

http://eksploruesit.org/post/54184610382/takimi-nderkombetar-valbona-2013

Fier, prefekti ankohet për plazhet: Masa për pastrimin e ambjentit teper e ulet...


Jun 28, 2013
FIER - Prefekti i qarkut të Fierit, Shkëlqim Murati ka ngritur shqetësimin se plazhet e Semanit dhe të Darzezës nuk janë në gjendje të përpshtatshme për të pritur turistët e sezonit veror. Në një pronocim për "A1 Report", Murati i tërheq vëmendjen pushtetit vendor që të marrë masa me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe pastrimin e ambjentit. Me përjashtim të pjesës që administrohet nga lokalet private, pjesa tjetër është tërësisht e ndotur me papastërti nga më të ndryshmet. Plazhet e rrethit të Fierit, Semani dhe Darzeza janë cilësuar si plazhet më piktoreskët në Shqipëri. Ato kanë dy karakteristika, rëra e imët dhe e pasur me jod.

150 Studentet Hollandez te NHTV Breda University of Applied Sciences in Nederland, Tour neper Shqiperi,Albania 2013

Reportazh By Ilir Mati ne A1Raport

DUTCH CYCLING TIRANA - 150 Studentet Hollandez te NHTV Breda University of Applied Sciences me mbeshtetjen e Outdoor Albania & Tirana Ekspres (The alternative art space of Tirana) "pushtuan" Tiranen

Elbasan, zbulohen rrënojat e kalasë i përket periudhës para osmane jun-28-2013


Jun 28, 2013
ELBASAN - Gjatë gërmimëve për rikonstruksionin e rrugës "Thoma Kalefi" në Elbasan zbulohet një mur që mendohet t'i përkasë një kalaje të vjetër. Rrënojat e dala në sipërfaqe pranë sheshit të manazgjasë kanë ndërprerë punimet. Arkeologët shprehen se bëhet fjalë për një kala të vjetër që i përket periudhës para osmane. Drejtori i muzeut etnografik, Kreshnik Belegu thotë se për këtë zbulim është vënë në dijeni edhe Ministria e Kulturës nga ku pritet një vendim për vijimin e punimeve të cilat janë ndërprerë deri në një vendim të dytë.

25 giugno 2013

Driloni, aty ku natyra nuk ka kursyer bukurine , ku shtrihet nje nder perlat e bukuris shqiptare ku mund ta vizitoni kesaj vere 2013

Sonila Isaku
Fshati ku eshte xhiruar "Teto Ollga" dhe ai vendi i bukur ku duhet te hyje me pasaporte, keshtu njihet nga shume shqiptare Driloni, nje prej perlave te bukurise shqiptare. Ndersa vapa perveluese ka nisur ne mbare vendin, pushuesit, te cilet i jane drejtuar kete fundjave Pogradecit kane qene te shumte, dhe kjo per vete klimen qe ai te favorizon. Me xhiron tradicionale mbremjeve buze bregut te liqenit duket se jane familjarizuar shumica e pushuesve, e ndersa ata te ardhur nga Tirana e njesojne me xhiron, e cila kryhej vite me pare prane Korpusit te Universitetit. Nderkohe qe paraditet dhe pasditet mund te kalohen shume kendshem ne fshatrat turistike perreth liqenit. E ndersa shume prej turisteve vrapojne te gjejne ne mes te Tushemishtit vendet ku eshte xhiruar "Zonja nga qyteti", shume te tjere zgjedhin piken turistike te Drilonit. Sapo futesh ne kete zone syri te ze me dhjetera makina, te cilat kane "zbuluar" nje rruge dytesore, e cila i con mu ne zemer te Drilonit. E ndersa i sheh veprimet e tyre, duket se te tregojne se po rendin per te gjetur nje hije vetem e vetem per te vendosur makinen, nderkohe qe harrojne per demet qe shkaktojne. "Ketu me perpara ishin te vecante njerezit, te cilet futeshin per te pare dhe kaluar nje pasdite. Kryesisht ishin turiste qe ne momentin e futjes duhet te dorezonin pasaportat tek hyrja, nderkohe qe kjo ishte e limituar. Nderkohe, ne rastet kur ketu ishte ish-udheheqesi Hoxha apo drejtues te tjere, nuk lejohej hyrja qe nga zona e vilave", - tregon Hekurani, nje tregtar ambulant, i cili duket se e njeh me se miri Vloreken, sic i thone pogradecaret. E ndersa kete te fundit e leme ne pritje te klienteve per te shitur dicka, pak me tutje syte te zene disa femije, te cilet duket se jane vendas dhe kane gjetur nje pune, por edhe mundesi argetimi, t'u bejne xhiro me varka turisteve pergjate lumit qe pershkon mes per mes Drilonin. 
Ne pritje te myshterinjve te tyre ata luajne futboll, ndersa loja e tyre nderpritet nga nje cift, te cilet po kurorezojne martesen e tyre dhe kane gjetur kete vend te gjelberuar per te fotografuar momentet e tyre me te bukura te jetes. Po keshtu te shumte jane edhe turistet, te cilet duket se kete fundjave po e kalojne prane ketyre ambienteve relaksuese ku te duket se natyra eshte treguar hileqare ne krijimin e tyre, nderkohe qe dora e njeriut nuk po ndalet se demtuari. "Kam ardhur nga Elbasani me familjen, me shume per te shetitur nipin edhe mbesen, te cilet nuk jane edhe me delikate per te perballuar keto dite te nxehta", - pohon Gezim Dalipi. E ne mes te kesaj bukurie disa biznese, te cilat ushtrojne aktivitetin e tyre me bare e restorante, ku perreth tyre mblidhen me dhjetera mjellma qe genjehen me copat e bukes qe turistet u japin, per t'u afruar perreth tyre me pas vetem e vetem per te shkrepur nje foto ku ne sfond te duken keto mjellma. Te gjitha keto bukuri e bejne Pogradecin nje prej qyteteve me te frekuentuara nga pushuesit, sidomos gjate stines se veres. Por Pogradeci njihet edhe si qytet i koranit, peshkut te rralle qe gjendet vetem ne kete liqen, i veres artizanale dhe gatimeve tradicionale. E reja dhe e vjetra, modernia dhe tradicionalja bashkejetojne prane njera-tjetres. 

Tushemishti, nje nga fshatrat me te njohur 

Eshte nje nga fshatrat turistike, model i cili cdo vere mbipopullohet me te huaj. Ne te gjithe fshatin eshte shtrire turizmi familjar me kushtet nga me komodet. Plazhi i Tushemishtit eshte nga me te populluarit. Plazhi eshte ranor me nje uje te paster dhe ka shume hotele dhe lokale luksoze ne breg te liqenit. Aty ndodhen shume hotele luksoze me kuzhine tradicionale dhe karakteristike pogradecare me nje lulishte te sistemuar bashkekohore mes karafilave dhe trendafilave. 


Driloni, larg vapes mes mrekullise se pyllit dhe lumit 

Nje relaks i vertete nen mrekulline e nje pylli ne bregun e liqenit, ne nje park gjigant prej 20 ha me lumin e Volorekes, ne mes me ishujt te ndare qe mund te vozitesh me varke pergjate lumit dhe nje gjelberim te harlisur qe te duket vetja sikur je ne perrallat e Andersenit. Ne kete park vijne vizitore nga te gjitha rrethet dhe kalojne ore te tera ne formen e nje pikniku familjar. 

Per heren e pare ne Shqiperi,organizohet nje projekt artistik e kulturor dedikuar konkretisht familjeve shqiptare e te huaja gjate muajve te pushimeve ne bregdetin shqiptar

Yllka Selita
Per heren e pare ne Shqiperi,organizohet nje projekt artistik e kulturor dedikuar konkretisht familjeve shqiptare e te huaja gjate muajve te pushimeve ne bregdetin shqiptar. Kantautori Gjergj Leka dhe stafi i tij ne bashkepunim me nje resort ne qytetin bregdetar te Vlores, jane ideatoret e ketij projekti origjinal. FAMILY PROJECT ka per qellim edukimin muzikor-artistik te femijeve si dhe te rriturve gjate qendrimit ne zonat turistike shqiptare, ne nje interviste per suplementin “Summer Time” Gjergji tregon disa hollesira ne lidhje me kete projekt dhe me krijimtarine e tij si kantautor. 

Si lindi ideja e ketij projekti? 

Ideja e projektit lindi natyrshem duke pare perpjekjet e medha qe po behen ne Shqiperi nga shteti dhe subjektet private per zhvillimin e turizmit ne vend. Edhe pse kohet e fundit strukturat turistike jane permiresuar, sidomos ne jug, mungojne sherbimet ndihmese te domosdoshme ne keto struktura. Nje nga keto sherbime dedikuar pushuesit shqiptar e te huaj eshte edhe organizimi i kohes ditore me art, kulture e muzike. Deri tani ne pergjithesi, kudo organizohen thjesht mbremje muzikore shume here te zhurmshme dhe pa nivel. Keto lloj eventesh me shume demtojne kulturen shqiptare e sidomos zhurma e krijuar nga muzika tallava ne plazh, demton edhe nervat e pushuesit. 

E gjitha kjo eshte me pagese apo falas? 

Kjo eshte edhe pyetja me interesante....cdo sherbim per pushuesin shqiptar e te huaj do te jete falas! Kuptohet, qe pushuesit do te kontaktojne zyren e eventeve ne resorin qe na ka mirepritur, per oraret si dhe ne rrjetet sociale cdo dite, do te kene mundesine te prenotojne online. Pergatitja artistike, regjistrimet muzikore, argetimi buze detit si dhe eventet artistike do te ofrohen gratis per te gjithe. Te them te drejten, ky projekt nuk do te realizohet ne qofte se nuk do te kishim mbeshtetjen logjistike dhe ekonomike te resorit ne Vlore qe na ka mundesuar kete projekt, sidomos te administratorit te saj, zotit Astrit Birce. Mendoj se ky fakt duhet te sherbeje si shembull edhe per te gjithe resortet e tjera turistike si dhe per strukturat shteterore qe merren me promovimin e turizmit shqiptar. 

Çfare vlerash percjell ky projekt? 

“Family project , mendoj se nga vete emri qe mban kuptohet qellimi i tij: Familja. Jam i sigurt qe kete projekt do ta organizojne shume resorte te tjera turistike me pas. Mos harrojme se duke qene nje projekt pilot, kete sezon do te ofrohet gratis per pushuesit. Mendoj se duke filluar nga sezoni i ardhshem duhet vene nje pagese minimale per keto sherbime te vlefshme per pushuesin, keshtu do te kemi mundesine te shtojme edhe stafin tone me elemente te tjere, gjithmone ne sherbim te familjeve shqiptare e te huaja. 

Sa do te zgjase ky projekt? 

Projekti do te zgjase nga data 1 korrik deri ne 15 shtator. 

Po ju si artist cfare perfitoni nga ky projekt? 

Ne radhe te pare, une dhe stafi im perfitojme talente te reja qe gjithmone na duhen per aktivitetet tona, si dhe nje pagese qe na mundeson qendrimin dhe aktivitetin. Pastaj,e dime shume mire sa jane kostot e pergatitjes dhe prodhimit muzikor ne studiot shqiptare, kur vetem realizimi i nje kenge arrin deri ne 2.000 euro! Mjafton qe keto tarifa te hiqen dhe jam i bindur qe shume talente te reja shqiptare do te afrohen per prodhimet e tyre diskografike dhe te pergatiten artistikisht per daljen e tyre ne skene. 

Kjo do te thote se ju per gati dy muaj e gjysme do te shpernguleni ne Vlore? 

E ku ka me bukur? A durohet Tirana ne vere?? 

A ka kritere perzgjedhese per ata te rinj apo femije qe do te behen pjese e ketij projekti? 

Kushdo mund te marre pjese. Ne promot tona kemi publikuar sloganin, nga 10 deri 100 vjec... 

Mendoni se do te kete nje gjithperfshirje ne keto aktivitete apo gjithsesi do te kete rezerva nga prinderit per t’i lejuar femijet e tyre? 

Rezerva? Absolutisht jo, sepse projekti nuk i dedikohet vetem femijeve por gjithe familjes. Mendoni pak sa prinder kane patur deshiren te behen artiste dikur, e nuk i eshte dhene mundesia, qofte per cmimet e larta, ose edhe per dyshimet e destinacionit ne jeten e tyre... 

Per sa kohe mendoni se do te jene gati per te interpretuar ne skene, duke marre parasysh se mund te jene aty per periudha te shkurtra kohore? 

Per femijet, pergatitja muzikore nuk ka qellim ne vetvete interpretimin ne skene, por ne radhe te pare, prinderit te dine a ka talent apo jo femija, dhe pergatitja artistike e muzikore te sherbeje edhe per ti ofruar familjes nje sherbim shume te vlefshem kulturor dhe argetues gjate qendrimit, qofte edhe te shkurter. 

Nderkaq a do te kemi nje kenge apo klip tuajin ,por kete here ju si kantautor? 

Shume shpejt do te dali klipi i ri. Kesaj radhe kam dicka qe me prek direkt. Para pak ditesh u shua ne Trieste, babai im Kostandin Leka, i cili ka qene frymezimi dhe idhulli im gjate gjithe jetes e karrieres sime. Kete kenge te klipit ia dedikoj vetem atij... 
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=69015

24 giugno 2013

VIZITONI ANTIGONENË dhe Fshatrat perreth ... ecni në bulevardet e drejta dhe të shtruara të një qyteti të lashtë, pa pluhur, pa smog, pa zhurmë...beje pjese te pushime tuaja kete vere 2013


Vizito Webside-in per me shume info ; http://www.antigonea.org/#/rreth-parkut/4560677199
Antigonea u themelua nga Pirro, mbreti I Molosëve, në vitin  295 para Erës Sonë. Molosët ishin një nga tre fiset e Epirit (në jug te Shqipërisë së Sotme dhe veriun e Greqisë), të cilët e kthyen në një shtet të fortë gjatë kësaj periudhe. Antigonea u zhvillua si një qendër e rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore dhe politike. Në fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të 2-të para Krishit mori formën e një qytet – shteti dhe u kthye në një nga vendbanimet më të rëndësishme të antikitetit.

Pirroja i vuri emrin qytetit Antigonea – sipas emrit të gruas së tij të parë, vajza e një familje fisnike maqedonase të Berenikës dhe Fillipit. Më vonë Berenika u martua me Ptolemeun, mbretin e Egjiptit dhe pasardhës i Aleksandrit të Madh, në oborrin e të cilëve Pirro u njoh me Antigonenë. Përveç gruas se tij, Pirroja nderoi edhe vjehrrën – Berenikën  duke i vënë emrin e saj një qyteti të Epirit.

Kur Pirro ishte  17 vjeç, sipas Plutarkut, historian i lashtë, një kryengritje e permbysi atë si mbret dhe ai u vendos nën kujdestarinë e Mbretit Dhimitër i Maqedonisë. Më vonë dergua në oborrin e Ptolemeut. “Duke qenë se Pirro ishte i shumë i aftë të  bënte për vete njerëzit e fortë  dhe i urrente frikacakët, dhe meqënëse ishte shumë i sjellshëm dhe i urtë në jetë, sipas shkrimeve të Plutarkut, ai u zgjodh midis shumë princërve të tjerë të martohej me Antigonën. Kjo martesë i dha Pirros një emër shumë të mirë dhe e bëri shumë të njohur. Me ndihmën e gruas së tij të mirë, Pirroja ia doli të mblidhte para, të ngrinte ushtrinë dhe të kthehej drejt Epirit per te rimarrë fronin mbretëror.
Antigonea, qyteti i dytë i provincës Epiriote të Kaonisë, pas Foinikes, si nga përmasat edhe nga rëndësia, kontrollonte të famshmen Via Egnatia që lidhte Dyrrachium (Durrësin), Apolloninë dhe Orikumin, me malësitë e Janinës dhe Epirit Jugor. Për shkak të pozitës së rëndësishme gjeografike, në një kodër dominuese te quajtur Jerma, në mes të luginës së Drinos, Antigonea u bë e njohur si përfaqësuese e kulmit të zhvillimit ekonomik. 

Lugina e Drinos, për shkak te pjellorisë dhe pozicionit gjeografik strategjik ishte një vend i populluar duke u dalluar nga rreth 29 qytete antike me fortifikime, varre, monumente, tempuj të lashtë dhe teatro. Pa dyshim, Antigonea ka qenë qendra kryesore e luginës mes Selosë se Dropullit të Sipërm afër kufirit grek në jug të Adrianopolisit dhe deri lart në Lekël, në fundin verior të luginës pranë Tepelenës.

Qyteti i lashtë i Antigonesë shtrihet në pozicion zotërues dhe startegjik në raport me Luginën e Drinos, qyteti në formë delfini shtrihet në një varg kodrash me dy maja që lidhen me njera-tjetrën me një shteg të ngushtë. Sipërfaqja urbane e qytetit brenda dhe jashtë fortifikimit llogaritet të ketë qenë rreth 90 ha. 

Qyteti ishte i rrethuar nga mure solide rreth 4,000 m  gjatësi, që mbronin qytetin nga të gjitha anët, veçanërisht në pjesën jugore dhe  perëndimore ku rreziku ishte më i madh për shkak të terrenit. Muret fortifikuese dhe ato të shumicës së shtëpive të zbuluara deri tani, jane bërë me blloqe të madhësive të mesme e të mëdha guri gëlqeror, të marra nga gurorja e malit të Lunxhërisë. Askund tjetër  si në Antigone, krahasimisht me shume qytete të tjera të fortifikuara në maja malesh, tipike për qytetet e lashta të zbuluar në Shqiperisë së sotme, arkeologë kanë mundësi të studiojnë zhvillimin urbanistik dhe arkitekturor. Kjo sepse Antigonea dallohet nga qytetet  e tjera të lashta për planin e saj urban të tipit hipodamik, katërkëndësh dhe të rregullt, i ngjashëm me shumë qytete helene të Greqisë.  Per herë të parë në qytetet e lashta në Evropë elementet urbane dhe arkitektonike të zbuluara, japin një ide të planifikimit te qytetit, duke treguar se Antigonea është ndërtuar me një urdhër, dhe nuk është zhvilluar më ndër vite. 

Disa objekte të vogla fshatare jashtë mureve rrethues, dhe veglat bujqesore të zbuluara gjatë gërmimeve si punishtet e endjes,qeramikat e shumta,gurët  e mullirit dhe paguret tregojnë se qyteti ishte një qendër bujqësore dhe blektorale të zhvilluar mirë, gjë për të cilën rajoni është akoma edhe sot i famshëm.  
Në vitin 198 para Krishtit, ushtria romake mposhti ushtrinë e Filipit te V-të, mbretit të Maqedonisë afër Antigonesë. Ashtu siç raportohet nga gjeografi  Strabo, në vitin 167 para Krishtit, Antigonea dhe 70 qytete te tjera të Epirit u shkatërruan nga ushtria e Amilius  Paullus, i cili mori hak për dëmet e shkaktuara Italisë nga Lufta e Pirros. Zhvillimet e mëtejshme të qytetit dëshmohen vetëm nga mbetjet e gjetura të kishës, në dyshemenë e së cilës ka një mozaik të Shën Kristoforit dhe një emblemë greke që dëshmon ekzistencën e qytetit ne periudhën paleo – kristiane. Kjo kishë ishte ndoshta godina  e fundit e ndërtuar në rrënojat e Antigonesë së lashtë dhe që u shkatërrua gjatë sulmeve  sllave në shekullin e 6-të të erës sonë. 

Antigonea, qyteti i ndërtuar me urdhër të Pirros për nder të gruas së tij si shenjë e dashurisë së tij, u dogj brenda një nate me urdhër të gjeneralit Romak Emilius Paullus në vitin 167 Para Krishtit si hakmarrje dhe në shenjë urrejtje, për aleancen e nje pjese të fiseve Epirote me Maqedonasit që luftuan kundër Romakëve.
Audio visit
http://www.antigonea.org/#/literature-dhe-me-shume/4560677201

Çfarë të shoh dhe të bëj?

Në komunën e Antigonesë ju mund të jeni në kontakt me të gjitha periudhat historike të njerëzimit nga prehistoria në kohët moderne. Ndërsa shpella e Spilesë dhe Ladovishtë tregojnë se zona ka qenë e populluar që nga kohët më të hershme, madhështia e antikitetit është e përfaqësuar nga Antigonea.


Tre bazilikave në fshatrat fqinje dëshmojnë për fillim të krishtërimit, dhe manastiri i Eremit në Spile, me Kishën e Shën Nikolës, është dëshmi e kohës së Bizantit.Periudha Osmane ka lënë gjurmët e veta përmes arkitekturës së shtëpive të shekullit 17 -18 në Tranoshishtë, dhe tendencat e periudhës komuniste mund të shihen në fshatrat e kooperativës bujqësore me emrat e  partizanëve  Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.

PIKAT E INTERESIT

1. Mbetjet nga muret e fortifikuara  (fillimi i shek 3  para Krishtit ) mund të shihen qysh në momentin e parë të hyrjes në park. Fragmentet e mureve deri në 3 m të gjerë, gjenden përfund kodrës së Akropolit.


2. Nimfa e lashtë e Akropolit (fillimi i shekullit të 3-të para Krishtit ). Nimfa, një ndërtese kulti që në lashtësi konsiderohej vend i shenjtë i shpirtit femëror. Eshtë e rrethuar dhe ka shërbyer si burim uji.

3. Kisha e Shën Mëhillit (shekulli  6-9 i Erës Sonë). Ndodhet në pikën më të lartë të Akropolit dhe ka përmasat 8 m x 7.3 m dhe ka dy seksione.  Rënojat e saj u zbuluan në 1973 dhe materialet e ndërtimit janë marrë nga muret mbrojtëse të Akropolit.

4. Sistemet mbrojtëse të Akropolit (fillimi i shek 3-të para Krishtit). Fortifikimet janë formuar nga 3 breza muresh mbrojtëse që ngushtohen deri në majë të kodrës. Pjesa e jashtme është formuar nga mure mbrojtëse dhe shtatë kulla përforcuese.   

5. Punishtja e lëkurëpunuesit (gjysma  e dytë e shek të 3 para Krishtit ). Zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike në 1968. Një godinë,  me një dysheme të çrregullt, me një korridor dhe pesë seksione me funksione të ndryshme .  Zbulimet e kryera këtu përfshijnë qeramikën si: pagure, pjata kuzhine, tulla, pjata bronxi dhe vegla pune prej hekuri, të cilat mendohet të jenë përdorur për përpunimin e lëkurës. 

6. Porta veriore me dy kulla të fortifikuara (fillimi  i shek të  3-të para Krishtit ). Në vazhdim të murit rrethues në pjesën veriore dallohet një hyrje me dy kulla mbrojtëse. 

7. Godinë antike, shtëpia e karrocierit (gjysma e dytë e shek të 3-të para Krishtit ). U quajt kështu nga arkeologu Dh. Budina pasi këtu u zbulua një rrotë e madhe karroce që dëshmon se antigonasi lëviznin me karroca në rrugët e shtruara dhe të drejta të qytetit. 

8. Godinë antike (gjysma e dytë e shek të 3-të para Krishtit ). Residence banimi me një dysheme në forme L-je, e përbërë nga një korridor dhe pesë kthina. Zbulimet e bëra këtu në 1968 kanë qenë me shumë vlerë dhe të shumta në numër: pjata bronzi, vegla pune, monedha bronzi dhe argjendi, vula argjili, nje mini statujë e Poseidonit (Zoti i Oqeanit), si dhe 14 tesera bronzi me emrin e qytetit, që konsiderohen si sende identifikimi për votim. Në këtë shtëpi u gjet gjithashtu një figurinë mitologjike bronzi që konsiderohet si sfinks apo sirenë dhe që sot shërben si logo dhe simbol i Antigonesë. Në mitologjinë Greke dragoi ështe një zanë me krahë, e mirënjohur si vjedhëse e ushqimit nga profeti Fines. 

9. Banesë me varg kolonash peristili dhe dysheme me mozaikë (fillim i shek  3 para Krishtit). Në arkitekturën romake dhe greke një varg kolonash është një kollonadë që rrethon një kopësht apo një oborr brënda një ndërtese. Zbulimet: dy varre fëmijësh, qeramika, objekte bronzi dhe monedha. 

10. Kroi i lashtë (data e papërcaktuar) Ndërtuar pranë një burimi që vazhdon të rrjedhë edhe sot ujë të pishëm. Arkitektura e tij gjendet e imituar në krojet e  Lunxhërisë.

11. Varr Monumental (shek 3  - 2 para krishtit ) Varri i lashtë i stilit maqedonas. Përbëet nga dy bazamente të lidhura me njëra- tjetrën. Muret janë të suvatuara, tavani është i stilit kupolë i bërë me hark. Zbuluar gjatë gërmimeve në vitin 2005.  Zbulimet: qeramika dhe objekte bronzi.


12. Porta Kryesore e qytetit te lashtë me dy kulla të fortifikuara (shek 3- 2 para Krishtit) Ka dy kulla mbrojtëse në të dy anët. Zbulimet: gjurmë të instalimit të dy krahëve lëvizëse të Portës së Madhe. 


13. Stoa ose shëtitorja jashtë mureve rrethuese. (fillim i shek 3 para Krishtit). Vendosur rreth 250 m larg murit kryesor mbrojtës të qytetit nga jugu. Zbulimet përfshijnë një mur të punuar me stil poligonal, qeramika dhe monedha. Në afërsi mendohet se ka patur nje nimfë.


14. Bazilika Paleokristiane dhe Mozaiku unikal shumë ngjyrësh (shek 5– 6 i erës sonë). Kisha ka formen e nje bazilike trikongëshe, me 3 gjysma harku në anët e sheshit qëndror të kishës, me përmasa 13.8 m gjatësi dhe 4.6 m gjerësi. Mozaiku ka në qendër figurën e një njeriu me kokë qeni, motive gjeometrike, nga bota bimore dhe shtazore. Zbuluar gjatë gërmimeve në 1974.

15. Sistemi i fortifikimit jugor(shek 3- 2 para Krishtit ) Një strukturë lineare 800 metra, me 5 kulla mbrojtëse dhe një portë të vogël nga jugu. Eshtë seksioni më i rëndësishëm i sistemit të fortifikimit të qytetit. Stili i përdorur në konstruksionin  e tij quhet “izodomik” (i rregullt drejtkëndor të shtrira horizontalisht ). Pesë kullat përbëhen nga dy konstruksione metalike të përforcuara me binarë. Janë ndërtuar në formë drejtkëndëshi më shumë se 6 m të larta dhe të gjera në distance 60 m larg njëri- tjetrit.   

16. Pazari  dhe stoa (shëtitorja) me çati (shek 2 - 3 para Krishtit ) ka një plan drejkëndësh me përmasa 59.6 m me  8.6 m dhe është dekoruar me kollona me stilin Dorik. Nje kanal unikal dranazhimi kalon mespërmes tij. Në 1987 jane gjetur ketu figurina prej bronzi e Qenit Mollos dhe fragmente bronzi të një statuje monumentale të një kalorësi të panjohur (helmete kali, bisht kali dhe dora e kalorësit me një unazë në gisht . 

17. Kompleksi i vilave dhe ndërtesavë publke me kolona peristili (shek.3 – 2 para Krishtit). Përbëhen nga një kompleks ndërtimesh me kolona peristili vendosur pranë një prej kryqëzimeve kryesore të rrugëve të qytetit. Kompleksi ka përmasa 18 m x  8.5 m dhe është zbuluar gjatë gërmimeve të 1986. Për shkak të gjetjeve dhe vendodhjes në qendër të qytetit supozohet të ketë patur funksione tregëtie dhe publike.     


18. Kisha paleokristina e periudhës bizante, ndërtuar midis shekujve 7-9-të pas lindjes së Krishtit me gurë dhe kolona nga  rënojat e banesave te qytetit antik. Kisha mesjetare e shekujve  IX-XI ka një altar të vetëm në përmasat 11 m x 3.5 m. Pranë saj janë zbuluar 13 varre në varrezat pranë kishës, me inventare të pjesshme.  

19. Kompleksi i banesave private dhe publke me kolona peristili (shek.3 – 2 para Krishtit). Përbëhen nga një kompleks ndërtimesh me kolona peristili vendosur në kryqëzimin kryesore të rrugëve të qytetit. Dallohen qartë mbi kryqëzimin kryesor mbetjet e kishës mesjetare ndërtuar më pas. Kompleksi ndodhet në qendër të qytetit dhe supozohet të ketë qenë me disa funksione banimi,tregëtie dhe publike. Komplesi përbëhet nga disa godina për punime zejtarie, një punishte tekstili, një peshore guri dhe një sistem kanalizimi mbi dhe nën tokësor.  Gjetjet: pjata qeramike për përdorim të përditshëm, tjegulla qeramike, vegla për punime artizanale, kundrapesha për makinën e endjes, monedha bronxi, artikuj dekorativë prej bronxi, vegla bujqësore, etj.

Ndërtesat e këtij blloku variojnë në varësi të tipit dhe funksionit të tyre:

Ndërtesat me një kolonë drejtkëndëshe, rrethuar me hapësira për jetesë dhe aktivitet ekonomik.
Ndërtesa me një oborr dhe një portë të vendosur në njërën anë apo në të dy anët e oborrit.    
Një ndërtesë me një korridor të ngushtë në mes dhe hapësira në të dy krahët.
Banesat që kanë oborr që ndodhet në një cep të shtëpisë.   
 
Etiketimi i këtyre shtëpive është bazuar në funksionin e tyre, të përcaktuara nga llojet e veglave dhe objekteve të tjera të gjetura: 
Objekti i zejtarisë, me përmasa 35 m x 15 m, me një sipërfaqe 335 m2, daton në gjysmën e dytë të shek. të 3-të para Krishtit. Zbulimet e bëra këtu janë pjata bronxi, vegla hekuri si sëpatë, hanxhar, kosë, hekur e bronx të ndryshkur, monedha të ndryshme, doreza prej bronxi e një pjate në formën e një figurine sfinksi, qeramika, etj. Për shkak të metaleve të ndryshkura dhe zbulimeve të tjera, kjo shtëpi është gjykuar që është shtëpia e një zejtari.  



20. Shpella e Antigonesë. (prehistorike) Ndodhet pjesën lindore shkëmbore të Parkut. Shpellë natyrale, që në antikitet ka shërbyer si mbrojtje natyrale, pjesërisht e fortifikuar me një mur me shumë kënde. Sipas shkrimeve antike, shpella është përdorur si strehim nga banorët gjatë sulmeve dhe sot konsiderohet si zonë historike.
Këshilla për Udhëtime



22 giugno 2013

Agjencite turistike në Divjakë, presin turistët me nje sherbim te permirsuar hotelier dhe per guidat e reja ne sezonin veror 2013

Te huajt Hollandez te interesuar per te vizituar Shqiperine ne summer 2013

DURRES TURISTET shtohen por zgjedhjet nuk nderpresin frekuentimin, 22 Qershor 2013

SHENGJIN TURISTET te shumte, 22 Qershor 2013

Objekt arkeologjik, punonin për rrugën zbulojnë kalanë 06/2013

Elbasan - Qershor 18,2013 - 17:11
Një mur i madh në formë harku, është zbuluar në jug të qytetit të Elbasanit gjatë gërmimeve për rionstruksionin e një rruge. Arkeologët  kanë deklaruar paraprakisht se objekti i zbuluar mund të jetë kulla e një kështjelle ose kalaje, pasi i plotëson parametrat e saj.  Drejtori i muzeut Etnografik Kreshnik Belegu, u shpreh se mund të jetë një kala e vjetër që i përket perjudhës paraosmane.

"Aty është një tor. Për momentin ka shumë hipoteza për të, por megjithatë është një vendbanim i cili besoj që duhet t'i takojë periudhës paraosmane. Nga dokumentat që shkruhen thuhet se në Elbasan para pushtimit osman ka qenë një kala. Besoj se frëngjitë e kësaj kulle janë shumë sipër dhe besoj se kjo tor duhet të jetë ndoshta 3-4 metra më thellë"- tha Belegu.

Gjatë gërmimeve për rikonstruksionin e rrugës "Thoma Kalefi" punëtorët janë ndeshur në murin e kështjellës.  rënoja ka dalë në sipërfaqe pranë sheshit të Namazgjasë ku fillimisht është menduar se ishte rrënoja e murit të xhamisë së vjetër të Namazgjasë. Por arkeologët që panë murin janë shprehur se ai nuk i përket xhamisë, por se mendohet të jet muri i një kalaje të vjetër.  Ministria e Kulturës pritet të marrë një vendim i cili mundëon nisjen e gërmimeve arkeologjike për të gjithë sipërfaqen ku mendohet të gjendet muri.


Besim Dybeli

Rikthehet Festivali i Butrintit, Pas dy viteve, Minstria e Kulturës “ndan lekë” për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove 06/2013

Pas dy viteve, Minstria e Kulturës “ndan lekë” për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të 12-të Pas dy vitesh shkëputjeje, kthehet Festivali i Butrinit. Edicioni i tij I 12-të është menduar të mbahet në muajin Korrik, pas financimit prej 4 milionë lekësh që Qendra Kombëtare e Artit ka bërë në edicionin e 12-të të festivalit të Teatrit Antik. Sipas organizatorëve të festivalit, kjo është një shumë minimale e cila ka kushtëzuar në pjesmarjen e trupave të mëdha ndërkombëtare, por e rëndësishme është vazhdimësia. “Edhe pse me shumë vonesë, me shumë andralla dhe një atmosferë jo fort të këndshme për aktivitete të tilla para zgjedhjeve, megjithatë ne jemi shumë të kënaqur sepse do të arrijmë ta realizojmë edicionin e 12-të, pasi ka stopuar tek i 11-ti dy vjet rresht dhe tani ne do të bëjmë sivjet festivalin e 12-të”,- thotë drejtori i Festivalit të Butrintit, Alfred Bualoti. Në kohën e ministrave parardhës të kulturës, Ferdiand Xhaferri dhe Aldo Bumçi, Ministria nuk financoi për dy vjet lekët për “Butrintin” e me sa duket do të duhej ardhja e ministrit Visar Zhiti dhe ngritja e Qendrës së Artit, që diçka të bëhej mbare edhe për festivalin e teatrove. “Megjithëse me një buxhet krejt modest, festivali nis më 18 Korrik deri në 23 Korrik, kështu që sidoqë të jetë gjërat janë fashitur dhe njerëzit mendojnë për të pushuar, gëzuar dhe parë një shfaqje, aq më tepër shfaqje që nuk kanë mundësi ta shohin”, vijon Bualoti, ndërsa shpjegon se përgatitjet e nisura me vonesë për shkak të pasigurisë financiare, kanë bërë që Festivali të mos sigurojë para nga sponsorizimet. “Deri tani jemi në një gjendje të mjerueshme, sepse nuk e di ç’po ndodh me të kuptuarit drejt të aktivitetit artistik apo vlerave që ka ky aktivitet. Në këtë vit ne pothuajse nuk kemi absolutisht asnjë gjë”, vëren Bualoti. Trupat pjesëmarëse në këtë festival vijnë nga Amerika, Spanja, Italia, Ukraina dhe Bullgaria. Për shkak të kalendarit nuk është përcaktuar ende nëse Teatri Kombëtar dhe ai i Kosovës do të marrin pjesë me veprën “Edipi Mbret”. Hera e fundit që është mbajtur ka qenë viti 2010, ndërkohë që në vitet 2011 e 2012, festivali nuk është mbajtur për mungesë fondesh. Në 11 edicione të këtij festivali kanë marrë pjesë shume trupa teatrore profesioniste nga mbarë bota. Në skenën magjike të këtij teatri kanë pasur fatin të luajnë mbi 2250 artistë dhe janë ndjekur nga rreth 45.000 spektatorë vendës e të huaj. Historik për teatrin Teatri i Butrintit është ndërtuar në shek IV – III para Krishtit, me një kapacitet prej 1500 vendesh. Zbulimi i tij zgjati për rreth 4 vjet, nga Ugolini. Ndodhet në anën jugore të Akropolit të qytetit. Përbëhet nga vendet e ndenjes, skena dhe orkestra. Kishte 19 rreshta me blloqe guri që shërbenin si ndenjëse dhe 3-4 radhë në krye. Janë ruajtur të plota 13 shkallët e para. Për të kaluar midis rreshtave shërbenin 6 palë shkallë guri; në fillim zbukuroheshin me dy putra luani. Sfondi para skenës përbëhet nga një mur i lartë me tri harqe me zbukurime mermeri. Aty vendoseshin shtatore sipas modeleve të kohës. Sheshi i skenës u shtrua me rrasa guri në periudhën osmane. Para shkallëve gjendet vendi i orkestrës; ka formën e një harku dhe është i shtruar me gurë gëlqerorë me formë kuadrati. Skena dhe orkestra u rindërtuan në shek. II para Krishtit. Skena është e ngritur më lart se sheshi i orkestrës. Skena përbëhet nga dy mjedise: paraskena dhe prapaskena. Në prapaskenë ndodhen korridoret e ngushta që shërbenin për hyrjen dhe lëvizjen e aktorëve. Këtu gjenden edhe disa mbishkrime për lirimin e skllevërve. Thuhet që janë liruar shumë skllevër, një pjesë e të cilëve ishin gra.

UNESCO vë alarmin për Gjirokastrën dhe Beratin... 06/2013

Raporti i fundit i UNESCO-s për Beratin dhe Gjirokastrën, kritika të rënda për autoritetet përgjegjëse shqiptare. Kërkohen ndryshime në ligjin “Për trashëgiminë kulturore” në Shqipëri dhe kujdes në dhënien e lejeve të ndërtimit. 244 ndërtime pa leje në Gjirokastër dhe 38 të tilla në Berat
gjirokaster22 Qershor 2013
UNESCO ka vënë alarmin mbi gjendjen aktuale në të cilën ndodhen dy qytetet historike shqiptare që janë pjesë e saj, Berati dhe Gjirokastra. Në raportin e fundit të bërë publik nga Qendra e Trashëgimisë Botërore, kërkohen ndërhyrje urgjente në legjislacionin shqiptar për sa i përket ligjit “Për trashëgiminë kulturore” apo ligjit për pronat. Ndërtimet pa leje janë parë si tepër të rrezikshme për të ardhmen e dy qyteteve që janë monument kulturore nën ombrellën e UNESCO-s. Instituti i Monumenteve të Kulturës bëhet përgjegjës për mosndërhyrjen në dhënien e lejeve të ndërtimit pa kriter, ndërsa specialistët shqiptarë janë parë si të paspecializuar për të bërë ndërhyrjet e duhura në trashëgiminë kulturore. “Për Gjirokastrën pala shqiptare ofroi një listë me 244 ndërtime pa leje, nga të cilat 68 ishin krejtësisht të reja. Shteti shqiptar ka informuar se është ngritur një komitet i përbërë nga specialistë për shqyrtimin e të gjitha ndërtimeve të paligjshme, autoritetet kanë hartuar dhe një plan për të trajtuar këto ndërtime, por deri tani asgjë nuk është zbatuar. Ndërtimet pa leje, në mënyrë të konsiderueshme kanë degraduar imazhin e rrugëve dhe pengojnë lëvizjet kryesore në rrjetin rrugor. Misioni ynë i vëzhguesve në Gjirokastër ka identifikuar një numër të madh rastesh të tilla kritike”, thuhet në raportin e UNESCO-s. Në Berat, ky raport identifikon një listë prej 38 ndërtimesh të reja të aprovuar, bashkë me një listë të re ndërtimesh që duhet të aprovohet për tre vitet e ardhshme. Një problem të cilin UNESCO e quan shqetësues për dy qytetet është identifikimi i pronave. “Në pjesën më të madhe të rasteve, pronarëve u mungojnë dokumentet e pronësisë. Misioni i vëzhguesve vuri re se sistemi i përgjithshëm për kontrollimin e ndërtimeve pa leje nuk është adekuat. Shkak kryesor për këtë problem është mungesa e mbrojtjes ligjore. Ekziston një nevojë urgjente për të përmirësuar legjislacionet ligjore për procedurat e planifikimit. Ligji ekzistues për “Trashëgiminë kulturore” është i përgjithshëm dhe i pamjaftueshëm për mbrojtjen e duhur të këtyre dy qendrave historike. Nuk ka rregulla të hollësishme që mund të përdoreshin nga organet përkatëse, të cilat merren me trashëgiminë në nivel lokal dhe qendror, ndaj ndihet një pasiguri për projektet e reja që do të paraqiten për këto zona të mbrojtura”, thuhet në raport. Vëzhguesit kanë kërkuar që të mos vonohet zbatimi i “rregullores për Qendrën Historike të Beratit dhe zonën e tij buferike”, si dhe në të ardhmen një rregullore e ngjashme të hartohet për qendrën historike të Gjirokastrës. Ndërgjegjësimi i popullsisë që jeton në këto zona, është një tjetër problem i identifikuar nga UNESCO. “Shteti shqiptar ka raportuar se mbledhjet për trashëgiminë mbahen në Berat për të rritur ndërgjegjësimin e banorëve për sa i përket kësaj çështjeje. Por misioni vuri në dukje se është e nevojshme të motivohen qytetarët, të këshillohen për sa i përket hapësirës ku ata jetojnë”, thuhet në raport. Duke e quajtur Beratin dhe Gjirokastrën si një njësi të vetme, UNESCO kërkon të vendoset një strukturë e vetme gjithëpërfshirëse e menaxhimit. “Misioni sugjeroi që Instituti i Monumenteve të Kulturës të jetë organi përgjegjës për ruajtjen e të dy qyteteve si një njësi. Është rekomanduar gjithashtu që IMK-ja të jetë përgjegjëse për monitorimin e ndërtimeve pa leje, dhe të gjitha kërkesat për çdo ndërtim të ri në këto dy qendra historike. Misioni vuri re se mungesa e specialistëve të trajnuar ka ndikuar në menaxhimin e pasurive dhe se ka nevojë për rritjen e këtyre kapaciteteve, dhe një buxhet ekstra nga UNESCO”, thuhet në raport. Për Gjirokastrën, propozohet të shtohen fondet për numrin e objekteve që kanë nevojë restaurim. Për sa i përket rrezikut nga zjarri, në të dyja qytetet ai është ulur dukshëm vitet e fundit, por vihet theksi në bashkëpunimin që duhet të jetë për këtë problem mes bashkisë dhe prefekturës së qytetit. Në Gjirokastër janë të nevojshme dy-tre zjarrfikëse jo shumë të mëdha, në mënyrë që të depërtojnë lehtë në një situatë rreziku në rrugicat e ngushta të qytetit. Për sa u përket gërmimeve arkeologjike është raportuar se nuk ka pasur gërmime arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës në këto pesë vitet e fundit, ndërsa në Berat vijojnë gërmimet në kala. Plani i turizmit, i ofruar nga Bashkia e Gjirokastrës, duket abstrakt për UNESCO-n. “Qeveria shqiptare nuk ka zhvilluar ende një plan afatmesëm për zhvillimin e turizmit në këtë qytet, por ajo ofron një plan abstrakt për zhvillimin e një strategjie për turizmin. Misioni vuri në dukje se ekziston një nevojë e përgjithshme për lidhjen e planeve të menaxhimit me strategjinë e turizmit”, thuhet në raport. Puna restauruese që ka nisur në kalanë e Beratit, ende nuk ka përfunduar, ndaj UNESCO kërkon një planifikim më të saktë për këto ndërhyrje. Në fund të raportit të saj të gjatë për Gjirokastrën dhe Beratin, UNESCO përdor fjalën “alarmuese” në raport për një nga çështjet që ajo e çuan më të ndjeshme, ndërtimet pa leje. “Qendra e Trashëgimisë Botërore dhe organet këshilluese e konsiderojnë alarmuese shkallën e ndërtimeve pa leje në Gjirokastër. Në Berat, shkalla e problemit është disi më e vogël, pasi janë zbatuar disa masa kundër dëmit të shkaktuar nga ndërtimet e paligjshme. Ata kanë vënë re se ndalimi i aktiviteteve të paligjshme është penguar nga mungesa e kuadrit ligjor, mungesa e një autoriteti të përgjithshëm për pronën të pajisur me një mandat përkatës, si dhe mungesa e vetëdijes në mesin e komunitetit lokal rreth statusit të trashëgimisë botërore, të cilët duhet të ndërgjegjësohen urgjentisht”, thuhet në raport. Një problem i evidentuar nga vëzhguesit e UNESCO-s është dhe mosgatishmëria e institucioneve përgjegjëse për të penguar ndërtimet pa leje, që cenojnë objektet e trashëgimisë kulturore. Çështja e pronës konsiderohet një çështje tepër e ndjeshme dhe kjo ka çuar në rritjen e rasteve abuzive me ndërtimet pa leje. Në raport u bëhet thirrje autoriteteve shqiptare të rregullojnë menjëherë legjislacionin për pronat, dhe të procedojnë menjëherë zbatimin e planit të veprimit rekomanduar nga raporti i misionit, para përfundimit të vitit 2014, për të shmangur shfaqjen e rreziqeve serioze, në mënyrë që këto dy qytete të hiqen nga lista e trashëgimisë botërore në rrezik.

Hidhen dëm 300 mijë euro për muzeun e Gjirokastrës,Albania 06/2013

19 Qershor 2013 - 10:38
NGA DHURATA HAMZAI
Muzeu i tri galerive në Kalanë e Gjirokastrës sot mban emrin e veprës “Kronikë në gur” të shkrimtarit Ismail Kadare, por kjo gjë nuk e ka shpëtuar atë nga shkatërrimet.

Ja gjendja aktuale e këtij muzeu: “Kompleksi i tri galerive të cilat janë ndërtuar pranë muzeut të Kalasë së Gjirokastrës në katin përdhes të saj gjenden vetëm disa fotografi, një TV me ekran të sheshtë me një DVD player, dhe dëshmitë përkatëse të tij”, shkruhet në një artikull të BalkanInsight, ku autori Besar Likmeta ka shkruar një kronikë të gjatë për Muzeun e ri në Kalanë e Gjirokastër. Ky muze është ngritur me një ceremoni përurimi që u bë në ditën e Trashëgimisë Botërore në shtator të vitit 2012.

Megjithatë, asnjëherë këshilli i qytetit të Gjirokastrës nuk e dha miratimin për të, dhe kështu që pas muaj muzeu u mbyll. Besar Likmeta, kujton se dokumentet e dërguara për BalkanInsight tregojnë se në vitet e 2008-2012, janë marrë disa grante nga donatorët e ndryshëm, duke përfshirë Packard Humanities Institute, Hadley Trust dhe fondet e bamirësisë si dhuratë e Fidelity Charitable për të krijuar muzeun dhe rijetëzimin e kalasë.

Përmes këtij artikulli Likemta del në konkluzionin se donatorët kanë shpenzuar qindra mijëra euro për ndërtimin e një muzeu të ri në Gjirokastër – “por rezultati mbeti i diskutueshëm dhe ai përfundimisht u mbyll mbi një mosmarrëveshje ideologjike.

“Edhe pse donatorët dhe qeveria kanë shpenzuar gati një gjysmë milion euro për përgatitjen e albumit për ekspozitat, nga kupola e kështjellës vijon të rrjedhë ujë duke krijuar pishina të mëdha në mes të dyshemesë.”, shkruan Likmeta për BalkanInsight.

Sipas tij, rreziqet nuk kanë të sosur. “Rreziku tjetër që vjen pas kësaj është se riskohen vizitorët nëse do të ndizeshin dritat, sepse aty për shkak të lagështisë mund të ndodhë në çdo moment ndonjë qark i shkurtër”.
 
SPECIALISTËT: KA SPEKULIME ME FONDET E DONATORËVE
 
Edhe pse ishte muzeu më i ri i Gjirokastrës që mori edhe emrin “Kronikë në gur”, tashmë po qëndron i mbyllur për publikun e gjerë”, shkruan Likmeta, duke sjellë në vëmendje faktin se përmbajtja e këtij muzeu, që u krijua nga Fondacioni për Zhvillimin e Gjirokastrës, GCDO, “nuk u miratua asnjëherë nga Komitetit Shtetëror i Monumenteve, sepse nuk kanë qenë dakord mbi përmbajtjen e tij.”

Sipas Likmetës “ekspertët kanë vënë në dyshim edhe përdorimin e fondeve të donatorëve të GCDO-së”, ndërsa shkruan se “Përfundimisht, ajo që çoi në mbylljen e këtij muzeu ishte prezantimi i atyre pak gjërave që lidheshin me ish-diktatorin stalinist të  Shqipërisë Enver Hoxhën, që ka lindur në qytet”.

Duke përshkruar veçoritë më të spikatura të këtij qyteti, rrugët e tij me kalldrëme guri, çatitë marramendëse dhe pazarin e vjetër. Likmeta kujton se “Pas futjes së saj në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në vitin 2005, fondet që u akorduan nga qeveria dhe donatorët ndërkombëtarë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore janë shpenzuar të gjitha.

GCDO filloi punën për muzeun në vitin 2007, dhe koncepti i saj ishte që të rrëfente historinë e pasur të qytetit dhe luginën së tij përreth Drinos, duke filluar që nga lashtësia deri në kohët moderne, kujton Besar Likmeta, duke theksuar se “Muzeu e mori emrin sipas një romani të shkrimtarit më të njohur të Shqipërisë, Ismail Kadare, që përshkruan jetën e qytetit të vogël gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kadare gjithashtu ka lindur në Gjirokastër dhe karakteristikat e këtij qyteti përshkruhen shpesh në romanet e tij”. Në artikullin për BalkanInsight Likmeta rendit shifrat e shpenzuara, ku thekson se “në vitin 2008, Instituti i Monumenteve të Shqipërisë ka shpenzuar 140,000 € vetëm për hidroizolimin e tarracës së kalasë”.

Ndërsa shton edhe shifrën që GCDO-ja ka shpenzuar, si dhe një fond tjetër të donatorëve nga Instituti Packard prej 140.000 € për rikthimin e tri galerive, instalimin e një sistemi të ri elektrik dhe hidroizolimin e çatisë së kështjellës nga ana e sipërme, artikullshkruesi rendit edhe një tjetër fond prej 42.000 € është shpenzuar për instalimin e paneleve diellore për ndriçimin e hyrjes së Kalasë.

“GCDO-ja gjithashtu ka shpenzuar 86.000 € për kërkimet projektimin dhe konsultimet me ekspertët dhe publikun për muzeun”, por nuk dhanë asnjë rezultat, shkruan Besar Likmeta duke përmendur edhe shkaktarët që e sollën në në këtë gjendje muzeun: “Në një deklaratë për gazetarët më 1 mars, kreu i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe, vuri në pikëpyetje punën e GCDO-së.

“Unë e kam kundërshtuar këtë muze ... sepse ai degradoi me një ekspozitë e thjeshtë,’ tha Baçe. "Gjirokastra ka shumë objekte të tjera që mund të ishin përfshirë në këtë muze, por ata e përfunduan duke u fokusuar mbi Enver Hoxhën,” komentoi ai.

Baçe gjithashtu ka vënë pikëpyetje sesi GCDO-ja i ka shpenzuar fondet e donatorëve, duke argumentuar se muzetë e tjerë kanë qenë shumë më të lira. "Këtu bëhet fjalë për një abuzim me fondet, duke pasur parasysh se muzeu i Apolonisë u krijua vetëm me një fond prej 69.300 €," shtoi ai.
 
ALDO BUMÇI DHA URDHRIN TA MBYLLIN MUZEUN
 
Gjatë një seance në komisionin parlamentar për kulturën me  mediat, më 26 shkurt, ministri i atëhershëm i Kulturës, Aldo Bumçi, tha se Komiteti Shtetëror për muzetë nuk ka miratuar muzeun dhe kishte kërkuar nga bashkia që ta mbyllnin atë.

“Ne kemi pasur shqetësime në lidhje me atë pjesë të ekspozitës që lidhet me diktatorin (Hoxha), ku kemi kërkuar modifikime, dhe gjithashtu për mungesën e lejes nga këshilli vendor i qytetit”, tha Bumçi. "Ata nuk ndërmorën veprime për asnjërën nga pikat, dhe kjo është  arsyeja pse komisioni nuk e miratoi muzeun," shtoi ai.

Drejtori ekzekutiv i GCDO-së, Sadi Petrela, pranon se muzeu nuk e ka marrë vulën e miratimit nga autoritetet, por mohon që të jenë keqadministruar fondet e donatorëve. “Komiteti i monumenteve na pyeti për qëndrimin që duhet të mbanim në lidhje me jetën e Enver Hoxhës”, tha Petrela.

“Ne u përpoqëm për të arritur një kompromis, por kjo nuk ishte e mundur,” shtoi ai. Sipas Petrelës, procesi i legalizimit të muzeve duhet të kishte shkuar në komunën e Gjirokastrës, por ka ngecur, sepse GCDO-ja ka dështuar në përpjekjet për të marrë miratimin nga Komiteti Shtetëror i Muzeve.

“Për çdo monedhë që kemi shpenzuar nga donatorët, gjithçka është transparente," tha ai. "Sipas mendimit tim ky është një muze i plotë, por ende nuk është një muze i ligjshëm”, përfundoi Petrela”. Artikulli për BalkanInsight, botohet me titullin origjinal: “Troubled Albanian Museum Sunk by Hoxha Row” (Grindjet për çështjen Hoxha, përmbytin muzeun shqiptar)  
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.06.2013
 

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/hidhen-dem-300-mije-euro-per-muzeun-e-gjirokastres-163058.html#sthash.jNZLtIvs.dpuf

Search

Translate