Tiranë, 29 Maj /ATSH-Z.Tosku/ – Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte te merkuren ne Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë me rastin e nisjes së programit të dezinsektimit në këtë zonë, në vijim të planit të kontrollit të integruar të mushkonjës të lançuar një javë më parë në zonën e Butrintit. Në takimin ku ishin të pranishëm edhe Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fred Kokoneshi, përfaqësues të tjerë të qeverisjes vendore dhe përfaqësues të OJF-ve mjedisore në vend, si dhe specialistë të shëndetit publik, Beqaj tha se “përdorimi i teknikave të reja të dezinsektimit nëpërmjet agjentëve biologjikë në këtë program, bëjnë jo vetëm kontrollin e mushkonjave, por janë edhe tërësisht të padëmshme për shëndetin e njerëzve dhe miqësore ndaj mjedisit”. Nga ana e tij, deputeti Erion Braçe u shpreh se “ky proçes do të përfundojë me sukses dhe jo të dështojë. Dhe natyrisht dua t’ju them se, janë vendime shumë të mira të kësaj qeverie, fakt i kryer dhe që kanë sjell një ndryshim rrënjësor të gjithë situatës edhe në Parkun e Divjakës – Karavastasë”. /a.ke/http://www.ata.gov.al/ministri-beqaj-ne-divjake-per-dezinsektimin-119315.html
Nessun commento:
Posta un commento