23 maggio 2014

Promovimi i turizmit shqiptar Fuga: Qytetarët ftohen të japin ide. zoti fuga harron se idete kushtojne ne kete bote

TIRANE- Ekspertët e kompanisë “StrawberryFrog” e cila u përzgjodh fituese për realizimin e logos për promovimin e turizmit shqiptar në botë për 2014, do të bashkëpunojnë me ekspertë shqiptarë të Ministrisë së Turizmit. Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga‏, tha se me këtë bashkëpunim synohet të realizohet një koncept imazhi sa më profesional, sa më efikas, për realitetin e Shqipërisë, por dhe mënyrën sesi vendi ynë shihet nga të huajt. Fuga ftoi qytetarët që të komentojnë në faqen e internetit newalbania.tumblr.com lidhur me këtë fushatë promovuese, si dhe të japin idetë e tyre.
 
“Javën e kaluar përfundoi konkursi ndërkombëtar për imazhin e ri të Shqipërisë, ku juria ndërkombëtare përzgjodhi si firmë fituese kompaninë “StrawberryFrog”. Kompani, e cila ka një eksperiencë të gjerë në fushën e promovimit, qoftë në fushën e turizmit, ashtu edhe në fushën e investimeve të huaja.
 
Por duke qenë se më shumë se një fushatë imazhi do të kemi të bëjmë me një lëvizje e cila synon të promovojë vendin tonë dhe duke qenë se bëhet fjalë, në fund të fundit për promovimin e Shqipërisë, Qeveria shqiptare dhe kompania fituese, “StrawberryFrog”, dëshirojnë të ftojnë secilin prej jush të vizitoni faqen e internetit neëalbania.tumblr.com, ku jo vetëm mund të shikoni disa nga konceptet e zhvilluara deri më sot, por edhe të komentoni dhe të sugjeroni, duke dhënë mendime, ide të reja, për këtë nismë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Fuga.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/promovimi-i-turizmit-shqiptar-fuga-qytetar-t-ftohen-t--japin-ide-216119.html#sthash.HnRCmSod.dpuf





Zoterinjte harrojne se idete kushtojne ne kete bote.... kete e tregon dhe firma fituese ku sipas mendimit tone (HTA) si promovues nuk eshte ne gjendje te jete kompetitiv me logon qe na e shesin si nje ide inovative po me shume duket si logo industriale. Po te kerkoni ne google per (logo for a tourism https://www.google.com/search?q=logo+for+a+tourism&newwindow=1&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ei=UG1_U4LJNcemO7SRgdAM&ved=0CAYQ_AUoAQ&biw=1274&bih=679 ) do shikoni si shtetet ku promovojne turizmin e tyre i japin rendesi logove.



Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate