29 maggio 2014

“Rally Albania” 2014, së shpejti nis aventura fantastike

Relly AlbaniaTIRANE, 28 Maj/ATSH/-E çuditshme apo jo Shqipëria e ka ndërtuar reputacionin sfidues dhe tërheqës  mes qindra garuesve që kanë marrë pjesë në edicionet e përvitshme të “Rally Albania”.
Karakteristikat specifike gjeografike kanë fituar mbi konkurrentët dhe kanë inkurajuar edhe organizatorët të provojnë sfida të reja sportive. Risitë do të vazhdojnë edhe për këtë edicionion me faza maratonë që do të përfshijnë të gjitha kategoritë. Starti “off road” do të nisë në 7 qershor 2014.
Ekipi organizator i cili ka mbajtur gjeometrinë e grackave në  fazat e shkuara, ka prezantuar ndërkohë edhe terrenet e reja,  shumë të ndryshme nga ato të edicionit të 2013.
Duke kontrolluar garën përgjatë dhjetë viteve, organizatori dhe menaxheri  sportiv Edvin Kasimati konfirmoi se ky vit ështe viti i surprizave dhe grackave :  “Ky edicion do ketë të veçantë  numrin e pjesëmarrësve ,  gjatësinë e trajektores dhe disa zona të reja siç është zona e Lurës”.
“Të  150 garuesit mes tyre edhe shqiptarët do të kenë rastin të përballen me njëri -  tjetrin, ”- thotë Kazimati.
Ai  konfirmon se gjatësia e garës është 2 100 km,  e gjitha kjo e shtrirë në 6 ditë me zonat e reja midis Ersekës dhe Frashërit.  “Kemi një etapë të gjatë Peshkopi – Orikum e cila do shkojë  600 km e do jetë dhe etapa më e vështirë.  Një etapë maratonë rezistence e cila mendohet të zgjasë  14 deri në 16 orë”.
Veç terreneve të paeksploruara,  këtë vit si në çdo garë tjetër simotër në botë “Rally Albania” do të ketë  “Life tracking”, e cila do tregojë në kohë reale vendndodhjen e çdo garuesi.
Të marrësh pjesë në “Rally Albania” është një përvojë unike. Një kërcim i guximshëm drejt së panjohurës ku aromat e padukshme të ardhura nga e gjithë bota refletojnë edhe qëllimin e saj, kulturor, turistik, historik.
Tani koha për të folur ka mbaruar sepse të gjithë po merren me përgatitjet e fundit  për këtë aventurë fantastike./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/rally-albania-2014-se-shpejti-nis-aventura-fantastike-118627.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate