Sapo është mbyllur në Torino Salloni i Shijes, një prej panaireve më të rëndësishme në botë në fushën e gastronomisë dhe agrobiznesit. Edicioni i këtij viti, që u ndoq nga rreth 220 mijë vizitorë, kishte në qendër mbrojtjen e biodiversitetit ushqimor dhe bujqësisë me përmasa familjare. Shqipëria qe e pranishme me gati 40 prodhues, që sollën në panair shijet tipike shqiptare. Jufka Dibre e gliko Përmeti, raki rrushi e pije të ndryshme zunë vend në stendën shqiptare, ku nuk mungonin edhe prodhimet e freskëta.
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
31 ottobre 2014
Salloni i shijes ne Torino, merr pjese dhe Shqiperia
WTM 2014 Londer, rendesi turizmit online.
Teknologjia dhe interneti ne turizem do te jene fokus te temave te diskutimit ne World Travel Market ne Londer. Eventi qe do te mbahet midis dative 3 dhe 6 nentor 2014 do te sjelle ne kryeqytetin britanik nje numer rekord pjesmarresish , nga te cilet perfaqsues te larte e autoritetet te industrise se turizmit ne bote. Gjate panairit nderkombetar te turizmit ne Londer do te promovohet gjithnje e me shume bashkepunimi mes turizmit dhe teknologjise online si dhe do te mbahet TravelTeach Show, hapsira dedikuar turizmit online.
Galeria Kombëtare një e shtunë e çdo muaji falas për vizitorët, ftesa si nxitje drejt artit dhe kulturës
Galeria Kombëtare e Arteve dje mirëprit falas vizitorët, të cilët vizituan ekspozitën retrospektivë të piktorit të popullit Sadik Kaceli, por dhe linjën muzeale të galerisë, që prezanton vepra nga piktorët më të njohur shqiptarë ndër vite. Hyrja falas pa biletë, bëri që GKA të jetë në vëmendje të vizitorëve. Hyrja falas në GKA deri tani ka qenë për veprimtari të veçanta apo ngjarje të shënuara, dhe e shtuna falas që filloi dje për herë të parë në GKA ishte një ftesë që institucioni më i rëndësishëm i artit pamor në vend i bëri fëmijëve, nxënësve, studentëve të cilët kanë nisur vitin e ri akademik, publikut më të madh në moshë, që të shijojnë të vërtetën e artit pamor shqiptar. “Ejani familjarisht, në çift, në grupe miqsh, apo edhe vetëm, vizitoni linjën muzeale të Galerisë Kombëtare të Arteve si dhe ekspozitën “Sadik Kaceli -Retrospektivë”, ishte ftesa që bëri dje GKA, duke pasur si qëllim nxitjen e publikut drejt artit dhe kulturës. Pranë GKA bëjnë të ditur se kjo gjë do të praktikohet një të shtunë të çdo muaji, dhe vizitorët do të kenë mundësi që të ndjekin falas pa paguar biletë ekspozitat që mund të jenë në GKA apo dhe linjën muzeale. “E shtuna të jetë në vëmendje të publikut për të shijuar artin pamor në GKA, duke mos e parë fundjavën vetëm si një ditë pushimi, vetëm në lokale, por dhe si një mundësi për të qenë më pranë krijimtarisë së artit. Tashmë ka nisur dhe viti akademik dhe kjo është dhe një mundësi më shumë për studentët.
Një e shtunë falas do të jetë çdo muaj në GKA, publiku nuk do paguajë biletë”, bëjnë të ditur pranë këtij institucioni. Tashmë GKA ka ndryshuar në politikat e saj jo vetëm punës që po bëhet në drejtim të afrimit të publikut, por dhe prezantimit të krijimtarisë së artistëve, mundësive të ekspozimit, etj. Një e shtunë falas për publikun është dhe një nga premtimet që drejtori i GKA Artan Shabani theksoi kur mori drejtimin e GKA. I cili ndërsa pohoi për punën që po bëhej në drejtim të zhvillimit të jetës artistike në GKA, foli dhe për rëndësinë e programeve të edukimit përmes artit në institucionin që ai drejton. “Të gjitha këndvështrimet, strategjitë, politikat kulturore i përmbahen asaj që kam thënë dhe më herët në intervista, do të jenë në funksion të artistëve, afrimit të publikut, politikat e edukimit të fëmijëve, një prezencë më konstante me shkollat me fëmijët, me njerëzit që kanë pamundësi për të ekspozuar, artistëve emergjentë shqiptarë, sigurisht dhe arti ndërkombëtar. Por jemi duke menduar që një e shtunë e çdo muaji të jetë falas për publikun, dhe kjo do të bëhet”, pohoi vitin që kaloi Artan Shabani, drejtor i GKA, dhe pas disa festave apo ngjarjeve historike që GKA ka qenë falas për publikun, e shtuna e kësaj fundjave nisi me vëmendjen e edukimit përmes artit dhe afrimit të publikut. GKA dhe publiku Në 11 Janar të vitit 1954 u hap zyrtarisht për herë të parë në vend, ajo që ne sot njohim si Galeria Kombëtare e Arteve. Institucioni më i rëndësishëm i artit pamor në vend prezanton sot një pasuri të madhe të artit pamor, fondi me vepra nga krijimtaria e artistëve më të shquar të artit shqiptar. Prej vitesh në GKA politika të tilla të afrimit me publikun, apo edukimit përmes artit të brezit të ri i kanë munguar këtij institucioni. Vizitorët në GKA duhet të paguajnë një çmim prej 200 lekësh të reja, ndërsa për studentët bileta është me gjysmën e këtij çmimi. Duke përjashtuar ndonjë përvjetor, apo ngjarje historike, GKA nuk ka pasur politika të tilla për afrimin dhe edukimin e publikut, dhe vetëm tani kanë filluar të marrin jetë të tilla politike, siç ishte dhe kjo e shtunë që erdhi falas për publikun, pas disa bashkëpunimeve që kanë qenë gjatë sezonit që kaloi apo dhe tani me shkollat, ku nxënësit vinin në GKA duke marrë më shumë njohuri mbi artin. Pas njoftimit që bëri GKA, e shtuna falas bëri që publiku ta kishte në vëmendje këtë institucion. Në orët e paradites pranë GKA pohuan se ka qenë një numër i konsiderueshëm vizitorësh krahasuar me ditët e tjera, numër që pritej të ishte më i madh në orët e pasdites. Ndërkaq që sa i takon ekspozitave, më e fundit që është çelur “Retrospektiva” e artistit Sadik Kaceli ka qenë gjatë kësaj kohe në vëmendjen e vizitorëve, një ekspozitë që prezanton 91 vepra të artistit, duke marrë në shqyrtim një periudhë rreth 70 vjeçare krijimtarie, nga vizatimet e para të tij në fundin e viteve 1920, e deri në fund të viteve 1990. Nga Julia Vrapi - See more at: http://www.sot.com.al/kultura/galeria-komb%C3%ABtare-nj%C3%AB-e-shtun%C3%AB-e-%C3%A7do-muaji-falas-p%C3%ABr-vizitor%C3%ABt-ftesa-si-nxitje-drejt-artit#sthash.hkOAgOsd.dpuf
Sa herë keni qenë në Burrel, qendra kryesore e Krahinës së Matit, e cilësuar si një muze i vërtetë arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës ilire
31/Tetor/2014 Sa herë keni qenë në Burrel, qytetin e vogël në verilindje të Shqipërisë? Me njerëz bujarë, mikpritje, traditë dhe histori . Vetëm 86 km larg kryqytetit, Burreli është qendra kryesore e Krahinës së Matit, e cilësuar si një muze i vërtetë arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës ilire. Janë zbuluar aty objekte që hedhin dritë mbi periudhat historike të zhvillimit kulturor, jo vetëm të trevës së Matit por edhe më gjërë. Në veri dhe në lindje ai kufizohet nga “Lugina e Matit”, në jug me “Përroin e Batrës së Vogël” dhe në perëndim me “Zallin e Gërmanit”.
Sipas të dhënave historike Burreli, është ngritur mbi fshatin me të njëjtin emër dhe shtrihet në një taracë lumore, që ka pamjen e një pllaje me fushëpamje nga të gjitha zonat dhe fshtrat e krahinës së Matit. Mati mendohet se është vendlindja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një vendas i famshëm i Burrelit ishte Ahmet Zogu, Mbreti i parë i Shqipërisë. Në rrethin e Matit ndodhet një nga 15 parqet kombëtare shqiptare, ai i Zall Gjocajt. Ia vlen ta vizitosh qytetin, qoftë për një drekë në breg të lumit, qoftë për të soditur bukurinë natyrore e arkeologjike që e rrethtojnë: nga Urat e Gurta, tek Kullat e Matit; nga Parku i Lurës tek ai Qaf Shtamës. Pa harruar liqenet e Balgjajt , të Ulzës dhe Shkopetit.
Qyteti i Burrelit së shpejti me një pamje të re!
Burreli, është një tjetër nga qytetet e vogla e të harruara ku janë hapur kantieret e ndërtimit për rivitalizimin e qendrave urbane. I përballur prej vitesh me mungesën e investimeve, shumë shpejt ky qytet do të ketë një qendër të re çlodhjeje e argëtimi, për të gjitha grupmoshat. Përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, në Burrel po implementohet projekti me vlerë 68 milionë lek, i cili përfundon në mars të vitit 2015. Ai parashikon rehabilitimin e dy godinave ekzistuese, që do të përshtaten sipas funksionevetë reja; ndërtimin dhe sistemimin e ujrave të bardha dhe të zeza; ndërtimin e fushave sportive; sistemimin e sheshit brenda parkut dhe ndërtimin e murit rrethues të tij. Aktualisht, në objekt po punohet me ndërtimin e fushave të lojrave, ambienteve çlodhëse për moshat e ndryshme, ndërtimin e bazamenteve për shinat e trenit, lulishteve etj.. Rindërtimi i këtij parku në qendrën e qytetit do të ketë një ndikim të ndjeshëm në jetën e qytetarëve. Ai i shërben një komuniteti prej 10. 000 banorësh.
30 ottobre 2014
Promovimi i turizmit shqiptar, tashmë edhe nga bukuroshet e “Miss Globe”
.Posted on by Gjergji Mima.
TIRANË, 30 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Promovimi i vlerave turistike të Shqipërisë tashmë do të bëhet edhe nëpërmjet bukurosheve nga e gjithë bota, që marrin pjesë në “Miss Globe 2014″.
Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në vijim të promovimeve dhe promocionit të vlerave të vendit tonë, i dha mbështetjen dhe mirseardhjen eventit dhe pjesëmarrëseve të “Miss Globe 2014″, finalja e të cilit do të zhvillohet në Shkodër në datën 8 nëntor 2014
Pas një vizite në simbolet e diktaturës në bulevardin qëndror të Tiranës, ku u mbajt edhe fjala e mirëseardhjes nga përfaqësuesit e AKT, bukuroshet e Miss Globe u shoqëruan për të vizituar rezidencën qeveritare (Vila 31), ku vite më parë shërbente si shtëpia e udhëheqësit të lartë komunist të kohës.
Gjithashtu vajzave pjesëmarrëse në Miss Globe iu shpërndanë edhe materiale promocionale për t’u njohur me kulturën, traditat dhe bukuritë natyrore që vendi ynë ofron.
‘Miss Globe’ është një eveniment i përvitshëm, i cili përsëritet gjatë çdo tetori në dhjetë vitet e fundit. Ajo që ‘Deliart Association’ ka synuar që nga fillimi i këtij misioni ka qenë prezantimi në botë i një Shqipërie tjetër, jo si vendi i shumë problemeve dhe varfërisë, por paraqitja e Shqipërisë së vërtetë, vendit të lashtë dhe të bukur, me të vërtetë tërheqës dhe mikpritës, integrimi i Shqipërisë në çdo cep të botës. /a.ke/http://www.ata.gov.al/promovimi-i-turizmit-shqiptar-tashme-edhe-nga-bukuroshet-e-miss-globe-191938.html
Panairi Botëror i Turizmit në Paris, Shqipëria prezantohet me Pukën
FRANCE-Puka u radhit përpara turistit francez në prezantimin e vendit të vet përkrah shteteve si, Amerika, Brazili, Australia, Argjentina, Rusia, Kina, Maroku, Irani, e shumë vende të tjera me potencial turistik të pakrahasueshëm në zhanerin e turizmit të aventurës.
Shoqata ‘Dajti Alpino Turistik’, e cila bëri edhe këtë prezantim, u mbështet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) me materiale promocionale, të cilat u mirpritën me një interes të madh nga të pranishmit.
(a.n/ata/BalkanWeb)

27 ottobre 2014
Turizmi malor- Alpet shqiptare, konkurruese me vendet e Evropës
TIRANE, 26 Tetor /ATSH/-Shqipëria ofron vende të mrekullueshme edhe për turizmin malor, ku padyshim Alpet shqiptare konkurrojnë me ato të vendeve Evropiane për veçoritë e relievit që ndërthuren me bukuritë e radha natyrore.
Operatorët turistik shprehen se, turizmi malor gjatë viteve të fundit po njeh rritje të vizitorëve të shumë në zona të ndryshme të vendit.
Sipas tyre , përmirësimi i më tejshëm i infrastukturës po rrit më shumë interesin e turistëve për vendin tonë si dhe po shton interesin për investime private në këto zona.
SIpas Ministrise se Turizmit, pikat më veriore të vendit edhe këtë vit kanë nisur të frekuentohen. Freskia, qetësia, por më tepër bukurite që ato ofrojnë për të gjithë vizitorët janë tërheqëse për një numër të madh njerëzish. Ujevarat, shpellat, lumenjte janë vetem disa nga ato çka natyra u ka falur këtyre vendeve
Pushues nga krahina të ndryshme të vendit, turistë të huaj të apasionuar pas klimes dhe madhështisë së maleve, eksplorues të natyres etj janë të pranishëm në zonat turistike malore të Shkodres. Razma, Thethi dhe Vermoshi janë zonat që presin më së shumti pushues në këtë sezon vjeshte, qofshin këta ditore, disa ditore apo dhe javore.
Razma
Ndodhet 41 km nga Shkodra dhe 900 metra mbi nivelin e detit, rreze malit te Veleçikut. Rruga e rikonstruktuar, edhe pse e ngushte, ben te mundur që në Razmë të shkohet lehtësisht edhe me makina të vogla.
Në Razmë ka hotele, si dhe shtëpi private që u përkasin familjeve nga Shkodra që shkojnë e pushojnë atje. Ndertimi i shtepive ne Razem nga shkodranet ka nisur qe ne vitet ’20 te shekullit te kaluar.
Në Razmë ka hotele, si dhe shtëpi private që u përkasin familjeve nga Shkodra që shkojnë e pushojnë atje. Ndertimi i shtepive ne Razem nga shkodranet ka nisur qe ne vitet ’20 te shekullit te kaluar.
Ajo eshte nje nga vendet me te bukura dhe me klimen me te shëndetshme të Alpeve. Në mes të pishave, lëndinave, kullotave alpine e peisazheve malore ka mjaft banesa te tipit alpin. Vizitoret e shumte argetohen me ekskursione alpinistike, ndeshje sportive, gjueti etj.
Razma, ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine, frekuentohet dëndur ne te gjitha stinet e vitit. Ajo eshte nje pike turistike me vlera kurative per semundje te ndryshme.
Në Razëm ka dhe disa restorante të tjera të vogla, por pushuesit familjare qe frekuentojne rreth 50 shtepite alpine tip vile, me se shumti preferojnë të gatuajne vetë. Ne Razem ka dyqane, ndërsa tregtare ambulante. Rruga 41 km e gjate eshte rehabilituar plotesisht.

THETHI
Ndodhet rreth 70 km larg Shkodres, në zemrën e Alpeve shqiptare. Per vlerat e tij klimaterike dhe atë të biodiversitetit, Thethi është shpallur Park Kombëtar, i cili është gjithashtu edhe pjese e projektit të përbashket te “Parkut te Paqes”, qe perfshin nje rajon nderkufitar te “Bjeshkeve te Namuna” midis tre shteteve: Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi.
Siperfaqja e Parkut Kombetar përfshin nje areal prej 2 630 hektaresh dhe shtrihet ne nje lartesi prej 600 – 2 570 metra mbi nivelin e detit. Ketu ka një mbulese të dëndur pemesh ku 90% perfaqesohet nga pyjet e dendura të ahut, por dhe panjë, frasher, shkoze etj.
Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujevarave, bimesise se dendur, livadheve e sidomos i ngjyrave. Mjaft terheqese jane burimet e ujerave te Okolit. Rruga për në Theth bëhet kryesisht nga segmenti Shkoder- Koplik- Boge-Theth.
VERMOSHI
Përbën skajin me verior të vendit . Ai gjendet në një distancë prej 95 kilometrash nga qyteti i Shkodres dhe është pjese e komunes së Kelmendit ku ndodhen dhe fshatra të tjere me potenciale turistike, si: Tamara, Selca, Qapa e Perdolecit, Lepusha dhe veçanerisht Vermoshi.
Nga Shkodra deri në Vermosh udhetimi zgjat 5 orë. Fshati i Vermoshit është i ngritur mbi një fushë malore të krijuar ndryshe lumi i Limit. Ai eshte një lugine me origjine akullnajore, e vendosur ne lartesine 1 100 metra mbi nivelin e detit.
Vermoshi është i njohur për pemet frutore ku në oborret e shtëpive rriten dru frutore si qershia, kumbulla e zeze, molla dhe dardha. Pushuesve u afrohen shoqerim ne mal dhe shetitje në Bjeshkë, gjueti dhe peshkim. e,xh/f.n/http://www.ata.gov.al/turizmi-malor-alpet-shqiptare-konkurruese-me-vendet-e-evropes-190584.html
Turizmi në Gjirokastër, investime familjare për shërbim më të mirë
Turizmi familjar në Gjirokastër po shfrytëzon ditët e vjeshtës kur edhe fluksi i vizitorëve është më i ulët për të zgjeruar kapacitetet në shërbim të turistëve.
Administratorët e bujtinave turistike apo godinave karakteristike të cilat ofrojnë shërbime për turistët, po investojnë me të ardhurat e tyre për të rritur kapacitetet dhe cilësinë e shërbimit për vizitorët.
Ata shprehen se zgjerimi i kapaciteteve akomoduese gjatë kësaj periudhe, krijon më shumë mundësi për të pritur një numër me të lartë turistësh gjatë sezonit të pranverës.
Në këtë drejtim edhe institucionet publike në Gjirokastër, pushteti vendor dhe oganizatat jofitimprurëse, vazhdojnë promovimin e vlerave turistike të qytetit të gurtë me qëllim shtimin e vizitueshmërisë dhe të të ardhurave nga ky sektor për komunitetin.
Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/-turizmi-n--gjirokast-r-investime--familjare-p-r-sh-rbim-m--t--mir--248576.html#sthash.nrm7TdHx.dpuf

26 ottobre 2014
Tropojë, krahina e 'Nikaj Merturi' shpallet Park Natyror Rajonal
Të tjera rreth shkrimit
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i komunës Lekbibaj, Gëzom Meshaj, falënderoj këshillin e komunës Lekbibaj, këshillin e qarkut Kukës dhe në veçanti qeverinë gjermane që pas një pune intensive dhe me pjesëmarrje të gjerë në këtë proces, mbështeti përmes projektit “Mbrojtja e agro-biodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë” i cili u zbatua nga fondacionet respektive GIZ dhe GOPA në bashkepunim me komunën për shpalljen e zonës së Nikaj-Merturit zonë e mbrojtur. Një falënderim të vecantë , referuesit i bënë ideatorit,projektuesit dhe iniciuesit
FOTO të tjera
të këtij projekti,intelektualit dhe birit të kësaj zone, Ndoc Mulaj. Per te pranishmit e shumtë u dha nje program i pasur artistik nga artistë të krahinës të mbledhur në këtë eveniment si dhe u promovuan nëpërmjet panairit ushqimet tradicionale të Nikaj Merturit dhe etnokultura e saj në shekuj. Aktviteti u moderua me profesionalizëm nga gazetarja e re, bijë e Nikaj Merturit, Lindita Bushgjokaj. Motoja e të pranishmëve ishte kthimi në trojet e të parëvë për rindërtimin e krahinës së tyre,si një nga perlat më atraktive të Alpeve shqiptare në djepin e eposit të kreshnikëve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/tropoj--krahina-e---39-nikaj-merturi--39--shpallet-park-natyror-rajonal-248339.html#sthash.rd5kLMoy.dpuf
Projekt restaurimi, 61 mijë euro për Kalanë e Ali Pashës në Butrint
25 ottobre 2014
Pogradeci, qyteti që ‘fle’ buzë liqenit
TIRANË, 25 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Një ndër qytetet më atraktivë për turistët në Shqipëri është padyshim Pogradeci, qyteti që shtrihet buzë liqenit të Ohrit, që ka mahnitur në kohë jo vetëm turistët e huaj apo vendas, por dhe shumë artistë që i kanë kushtuar veprat e tyre këtij qyteti dhe liqenit të tij.
Në qytetin e Pogradecit mund të shkosh nga rruga nacionale, e cila kryqëzohet në Majën e Qafë Thanës me rrugën që vjen nga pika kufitare me të njëjtin emër, nga Maqedonia.
Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në një guidë të saj rekomandon për turistët që pikërisht ku kryqëzohen këto dy rrugë të mos harrojnë të keni me vete aparatin fotografik për të fiksuar një pamje të rrallë: Liqenin e Ohrit, një perlë e vërtetë.
Pak metra më poshtë, ndaloni në gadishullin e Linit dhe në fshatin me të njëjtin emër, 25 km larg Pogradecit. Thuhet se në antikitet prindërit e perandorit Justinian e kishin Linin vendin më të pëlqyer për të pushuar. Veç pamjes magjike, këtu mund të vizitoni mozaikun në Bazilikën e Linit mbi kodër, i cili daton në shek. VI-VII p.e.s. dhe shquhet për dekoracion të larmishëm zoomorf, floreal dhe gjeometrik. Ai ka ngjashmëri me mozaikët e Durrësit të lashtë.
Rrugës për në Pogradec kalon pranë bregut të liqenit të Ohrit, i cili me origjinën e tij tektonike dhe me thellësinë që arrin deri në 285 m, është më i thelli në Ballkan. Liqeni me moshë dy milion vjeçare, i cili për vlerat e tij unikale është shpallur pasuri e UNESCO-s, ruan në gjirin e tij 17 lloje peshqish, nga të cilët 70 % janë endemikë dhe 30 % lloje butakësh ku veçohet sfungjeri i Ohrit, i cili gjendet edhe në liqenin e Bajkalit.
Buzë liqenit do të gjeni shumë restorante, bare dhe hotele komode. Shijoni peshkun dhe mënyrën e gatimit të tij tradicional dhe pikërisht tavën e famshme të Koranit, turshitë dhe ”kollofacja”. Gjithashtu, do të gjeni shumë lloje verërash, në veçanti verën tradicionale dhe unikale të butit, rakinë e famshme “Perla” dhe “Muskat” të Pogradecit.
Në këtë qytet, të banuar prej periudhës së neolitit dhe më pas nga fiset Ilire të Enkelejve dhe Desaretëve, (që kanë vënë zanafillën e qytetit me kalanë e Pogradecit, në një kodër 870 m. mbi nivelin e detit), mund të vini në çdo stinë të vitit, pasi ka një klimë të mrekullueshme.
Mos u largoni nga Pogradeci pa vizituar Drilonin dhe Tushemishtin, 5 km në jug të qytetit. Ujrat që dalin nga burimet e Drilonit, formojnë një liqen tjetër të vogël. Përreth ka gjelbërim krejt të veçantë që e bën këtë vend bashkë me fshatin piktoresk të Tushemishtit, një oaz të papërsëritshëm qetësie dhe pushimi. Ju mund të preheni të lumtur në këtë park të këndshëm.
Rajoni i Pogradecit është i pasur me monumente natyrore dhe historike i mrekullueshëm dhe e veçantë. Ju mund të vizitoni monumentin natyror “Guri i Kamjes”, që është i vendosur në komunën Dardhas (në rrugën nga Pogradeci deri në Korçë, në afërsi të fshatit Osnati). Monumenti natyror është 70 m i larte dhe papritmas rritet jashtë terrenit përreth si një “anije me vela në një det të gjelbër.” Siti arkeologjik dhe varret monumentale të Selcës shtrihen 30 km larg Pogradecit. Monumentet këtu datojnë në shekullin e IV-të dhe V-të. Varret monumentale shkëmbore gjenden në shumë pak vende të tjera në Ballkan. /a.ke/http://www.ata.gov.al/pogradeci-qyteti-qe-fle-buze-liqenit-190226.html
24 ottobre 2014
Ligatina e Tushemishtit me infrastrukturë të re,Tashmë ligatina ka një urë lidhëse, një pikë vrojtimi, si dhe një Qendër të Gjelbër duke e shndërruar atë në një pikë tërheqëse për të gjithë vizitorët.
TIRANË, 24 Tetor / ATSH / – U përurua infrastruktura e re e Ligatinës së Tushemishtit. Të pranishëm në përurimin e masave restauruese ishin zv.ministrja e Mjedisit Djana Bejko, zv.ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Anke Holstein, drejtori i GIZ-it për Shqipërinë, Hans-Juergen Cassens, prefekti i qarkut Korçë, Ardit Konomi etj.
Në fjalën e saj, zv.ministrja e Mjedisit, Bejko, theksoi se “Ministria e Mjedisit me mbështetjen e partnerëve të qeverisë shqiptare si, KfW, GIZ, JICA, WB etj, ka ndërmarrë aktivitete konkrete për mbrojtjen dhe rehabilitimin e ekosistemeve ligatinore kryesisht në Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Kune-Vain-Tale, Parkun Kombëtar të Divjakë – Karavastasë, Lagunën e Nartës, Parkun Kombëtar të Butrintit” etj, me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit dhe burimeve natyrore, promovimin e vlerave natyrore, kulturore dhe tradicionale si dhe edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit. E në vijim kemi një tjetër praktikë pozitive në kuadër të projektit “Ruajtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në tri liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës”, i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunimin dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë dhe zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)”.
Projekti rajonal “Ruajtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në tri liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës” (CSBL), i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë dhe zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Shqipëri, i ka akorduar komunës Buçimas një fond prej 61,000 euro për marrjen e masave mbrojtjëse dhe restauruese në një nga ligatinat më të njohura në vend, atë të Tushemishtit.
Marrëveshja financiare mes projektit të GIZ-it dhe komunës Buçimas, e cila u firmos në dhjetor 2012, ndërmjet të tjerash ka mbështetur njësinë e qeverisjes vendore si dhe partnerët e tjerë lokale, kryesisht në restaurimin e burimit ujor (lumi i Kullës), që lidh fshatin e Tushemishtit me burimet e Drilonit, duke përmirësuar infrastrukturën. Tashmë ligatina ka një urë lidhëse, një pikë vrojtimi, si dhe një Qendër të Gjelbër duke e shndërruar atë në një pikë tërheqëse për të gjithë vizitorët. Qendra e Gjelbër do të shërbejë për të informuar vizitorët dhe për të rritur ndërgjegjësimin qytetar lidhur me pasurinë e biodiversitetit të liqenit të Ohrit dhe ligatinës së Tushemishtit.
Liqenet e Prespës dhe Ohrit janë pjesë e Rezervës Ndërkufitare të Biosferës, shpallur pak ditë më parë në Korçë. Burimet e Drilonit, të cilat gëzojnë dhe statusin e monumentit të natyrës, si dhe ligatina rreth tij, ndodhen në qendër të kësaj rezerve biosfere.
Ndërhyrja në ligatinën e Tushemishtit, ka konsistuar edhe në organizimin e një fushate të gjerë ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e ligatinave dhe larminë e rëndësinë e tyre në përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit. Për më shumë se dy vjet, projekti CSBL ka mbështetur vendet ndërkufitare të tri liqeneve për të mbrojtur burimet e biodiversitetit në katër fusha kryesore: monitorimin e florës dhe faunës në përputhje me Direktivat Evropiane të Habitateve (Natura 2000); monitorimin e peshkut dhe menaxhimin e peshkimit, përfshirë vendosjen e kuotave; mbrojtjen dhe restaurimin e ligatinave; karakterizimin e liqeneve dhe përcaktimin e objektivave mjedisorë sipas kërkesave të Direktivës Evropiane në Kuadër të Ujit .
Faza e dytë e mbështetjes së GIZ-it në Shqipëri nëpërmjet projektit CSBL do të nisë në nëntor të këtij viti dhe do të përfshijë përsëri tri vendet kufitare në pjesën e liqeneve, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Shuma që pala gjermane do t’u akordojë këtyre vendeve është 2 milion euro. /a.ke/http://www.ata.gov.al/ligatina-e-tushemishtit-me-infrastrukture-te-re-189491.html
Reportazh/Çorovoda, turizëm me histori, legjenda, kanionet
TIRANE, 24 Tetor/ATSH, Nini Mano/- Rruga nga Berati drejt kanioneve të Osumit në Skrapar ndahet në dy pjesë, ku rruga plot gropa të mërzit udhëtimin, ndërsa peizazhi natyror, tokat e punuara në çdo cep, të tërheqin vëmendjen me sipërfaqe të mëdha me sera në zonën e Fushë-Peshtanit deri afër Poliçanit, për t’ia lënë vendin vreshtave mbjellë kudo nëpër kodrat e buta. Anës rrugës deri pranë Bogovës, katrorë të mëdhenj mbushur me gurët dhe mermerin e zonës së Tomorit presin blerës, qoftë dhe të rastit, ndërsa mendoj: sa mund të jenë prerë këto gurë pa dëmtuar malin e Tomorit?
Nga gjithë sa rrok syri, të bëjnë të mendosh të përditshmen për banorët, teksa mbërrin në qendrën e Skraparit, qyteti i vogël i Çorovodës ku ndjen një përballje të fortë me paravitet ‘90, me pallatet e dikurshme tipike 5-katëshe, tek -tuk ca parulla nëpër mure, mbetur gati të paprekur. Çoroditem, se ja që nuk qenkan vetëm kanionet, këtu qenka dhe një qytet aq befasues…
Çdo gjë në Çorovodë ndryshon nga të tjerët, ku me ndryshimin e sistemit politik, u shkatërrua çdo gjurmë që dëshmonte komunizmin. Por nëse shqiptarët e rritur para viteve ‘90 nuk duan të kujtojnë të këqijat që solli ai sistem në 46 vjet, sot, të rinjtë kureshtarë duan të dinë jetën aso kohe, se për turistët e huaj, po e po. E befasuar shikoj qytetin e parë që u clirua në Luftën e Dytë Botërore, më 8 shtator 1943 dhe mendoj se nëse Bashkia dhe banorët do të dinë t’a ruajnë, mund ta kthejë qytetin e vogël malor në një pikë të fuqishme turistike.
Në qytetin shumë miqësor me më pak se 10 mijë banorë, të gjithë e njohin njeri-tjetrin, miqësitë vijojnë, edhe pse shumë janë larguar drejt metropolit e banesat janë blerë nga të ardhur fshatrave përreth. Duket se asgjë nuk ka ndryshuar në qytetin e krijuar kështu që në fillim, ku lidhjet fisnore nuk ndërpriten kurrë. Tek-tuk poshtë, buzë lumit, janë ndërtuar banesa të reja përgjatë këtyre viteve, pa prekur të mëparshmen.
Ulur nën hijen e rrepave të mëdhenj te lokali i Verorit, “Sorkadhja” në qendër, pedagogia në Departamentin e Turizmit në Universitetin “A.Moisiu” në Durrës, Brunilda Licaj e mbështet idenë për të rritur turizmin në qytet. “Çorovoda ka bulevard fantastik, ku elementet e kontrasteve janë të dukshme. Ky qytet ka mbetur identik me vitet e para ‘90-s dhe sot në botë këto pika kërkohen. E kush më mirë se Çorovoda në Skrapar mund t’a tregojë kaq bukur? Duke pasur edhe kanionet, nuk ka asnjë arsye që të mos kthehet qyteti në një pikë turistike ku të krijohet dhe një shkollë rafting. Këto resurse kthehen në pikë thithje turistësh dhe brezit të ri, që me dëshirën për rafting në kanionet, kuptojnë një histori tashmë të lënë mënjanë”, thotë ajo.
Në Çorovodë, gati 90% e ndërtimeve janë si dikur, pallatet nëpër tarraca, ku vetëm tek-tuk sheh dritare të zëvendësuara me duralumin, shkallët gurështruar kudo, lulet nëpër mjediset e përbashkëta mes pallateve, i paprekur është pastërtia shembullore, ndërsa vijon tradita e pastrimit kolektiv. “E kemi kreun e bashkisë shembullin më të mirë në këto 23 vjet këtu. Ja, shikoji koshat në çdo rrugë për të hedhur plehrat”, m’i tregon me dorë koshat e vegjël me kapak një djalë i ri, duke iu përgjigjur pyetjes sime si mbahet kjo pastërti në qytet, aq dalluese dhe e pakrahasueshme as me kryeqytetin tonë, të ndotur sa nuk ka.
Gjatë komunizmit, në Skrapar u zhvilluan industritë e drurit dhe ushqimore, ndërsa në Poliçan ishte kombinati ushtarak, një mori tunelesh për ruajtjen e municioneve ushtarake, deri dhe Thesarit të Shtetit. Sot, këto objekte ndërmarrjesh dhe depot e ish-Rezervave të Shtetit ruhen më mirë se kudo, ndonëse të mbyllura e pa punë.

Ekonomia, mbështetje te traditat
Skraparllinjtë dinë të ruajnë bukur të kaluarën, që për ta përbën një mendësi jetese, që e kupton kur mëson se thuajse gjithë bizneset në lokalet e pakta në Çorovodë ruajnë traditat me agro-industri. Kështu firma “Alabalejla” që nga viti 2004 me 70 hektarë vreshta dhe fabrikën e vet tek një ish-depo tregtare, ku përpunon rrushin e llojeve “Merlot”, “Kabernet”, “Toscano”, etj., ku prodhon 50.000 shishe verë në vit dhe rakinë e rrushit, dy prodhime BIO të certifikuara.
Firma “Dashi” njihet për prodhimin e djathit të bardhë dele dhe dhie, kos e gjalpë, “Zajmi” nga viti 1999 merret me përpunimin e qumështit dhe mjaltit. Në këtë qytet shijon prodhime, që sot janë drejt zhdukjes në zona të tjera, si rehani, pekmez, stafidhja, oshafja, vera. Gjithcka falë vijimit të traditës së fermerëve në Skrapar, që zhvillojnë pemëtarinë dhe përpunojnë nënproduktet tipike.
Gjithë banorët në qytet e fshatra jetojnë me të ardhurat nga vreshtat e tyre, kryesisht me rakinë me famë të Skraparit. “Me dy hektarë vreshta me shitjen e rakisë fiton deri në 7 milionë lekë të vjetra dhe bashkë me blegtorinë, kryesisht të imta, janë të ardhura të mjaftueshme për vitin”, tregon Halimi, banor i Çorovodës, të cilin e takoj te rrepat e bukur në qendër të qytetit.
Tashmë gjërat kanë nisur të lëvizin, se që nga muaji maj, Çorovoda ka një fabrikë të re për prodhimin me fason të këpucëve nga kompania “Alba Shoes”, investim privat i biznesmenit nga Laçi, Nikolin Lleshi, ku punojnë 250 gra e vajza. Eshtë i pari investim me këto përmasa në 23 vjet dhe ka ngjallur njëfarë shprese në qytetin, se pritet të zbusë problemet e papunësisë.
Por ka shumë banorë që vijojnë ta braktisin qytetin në kërkim të një jete më të mirë drejt Tiranës, Durrësit, ndërsa emigracioni, kryesisht në Greqi e Itali, ka zvogëluar forcën aktive të rinisë. Naxhi, një emigrant nga Belgjika i cili ka ardhur sivjet, ndërsa na shoqëron rrugës për në kanione, mendon se më mirë investon larg si në Tiranë, a Durrës se në Çorovodë. “Këtu nuk kthehet kollaj fitimi se nuk ka para nëse hap një restorant”, thotë ai, edhe pse i lexohet dyshimi nëse duhet të rrijë, a të largohet kur teksa udhëtojmë në të dalë të qytetit, rrugës drejt kanioneve, shikon hotelin e ri “Kanionet”, një investim që në fakt jep shpresa se këtu zhvillimi sapo ka nisur.

Kolorado shqiptare në Skrapar
Skraparin me kanionet vertikale me forma të ndryshme, thellësi deri në 150 metra në zonën e Çorovodës dhe 8 ujëvara, po e quajnë “Kolorado shqiptare”, ku turistë të huaj dhe vendas praktikojnë sportin e rafting. Kanioni vizitohet nëpër shtratin e lumit me kanoe, varka gome dhe vozitja bëhet nga pranvera deri në fundin e vjeshtës ku shërbimin e ofron sot për sot vetëm një agjenci turistike në Berat. Ndër të tjera përfshihet hoteli, kuzhina tradicionale dhe një guidë vozitjeje kundrejt 10 mijë lekëve në total.
Përgjatë rrugës Çorovodë-Hambull, kanioni me shpatet vertikale, në fund të të cilëve vrapon lumi Osum, shfaqet në rreth 13 kilometra gjatësi, 4-35 metra i gjerë, i thellë deri në 70-80 metra, ku në brendësi shikon si bashkohen copat e qiellit me pjesët e mureve vertikale gëlqerorë gri e bimësinë e blertë, që pasqyrohen në pellgjet e shumta të lumit. Kanioni ishte i pashfrytëzuar deri në fillimvitet ‘90, kur nisën ta vizitojnë italianë dhe francezë, që rikthehen çdo vit për vozitje me kanoe e kajak, ndërsa Federata Shqiptare Rafting po rrit numrin e vizitorëve. Nga toka, kanioni vizitohet në çdo kohë me më pak shpenzime në rrugën Çorovodë-Hambull, ku ka linja dy herë në ditë. Në Hambull, në një lokal të thjeshtë natyror, mund të shijosh mish në hell keci, qengji dhe raki Skrapari.
Hoteli më i afërt dhe më luksozi “Kanionet” sapo ka nisur nga puna, ndërsa në qytet janë dy të tjerë me çmime të arsyeshme. Kohët e fundit, përveç të huajve që vijnë për kanotazh, vijnë ekipe televizive dhe xhirohen videoklipe këngësh. Rikonstruksioni i rrugës së kanioneve me gjatësi 16 kilometra sivjet ka dyfishuar fluksin e turistëve, që arrin në 10 mijë.

Mistere legjendash e vende të shenjta
Vendndodhja e Dodonës ende nuk është zbuluar, por nuk mungojnë hipotezat se Tomori është froni i Perëndisë nga historianë të huaj e vendas ja ka rritur më shumë misterin malit, mes Beratit dhe Skraparit, si kurora e tyre mbrojtëse. Kostandin Kristoforidhi, adhurues i malit, i bindur se aty gjendet froni i Dodonës, shkruante: “Mali i Tomorit dergjet mu në mes të Shqipërisë dhe është më i madh se të gjithë malet e tjerë. Shqiptarët e quajnë Tomor, edhe kur flasin për të, thonë ‘Mali i Tomorit’, d.m.th. Mali i të Mirit, Mali i Hie-së, sepse Hie do të thotë shqip, Zot, sikurse thonë edhe vend i mirë, vend i shenjtëruar, vend i hienueshëm”. Legjenda, histori, toponime të shumta rrisin kuriozitetin e eksplorimit në një zonë plot gjetje arkeologjike, që dëshmojnë jetën shumë kohë Para Krishtit.
Rrugës drejt kanioneve në Bigas, legjenda ndërthuret me natyrën te një gropë natyrore, që vendasit e quajnë “Vëra e Nuses”, që vjen mes një kënge, e cila tregon fatin e një nuseje që po e martonin pa dëshirë. Kur krushqit po ktheheshin me nusen, kjo u thotë se po e çonin te burri pa dëshirën e saj dhe ndërsa ata nuk i dhanë përgjigje, mendoi ikjen dhe duke iu lutur Zotit, i drejtohet kanionit: “Hapu, o shkëmb që të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë”. E shkëmbi e dëgjoi, hapi një zgavër, ku nusja u hodh nga kali, zbriti poshtë në kanione dhe më pas u martua me djalin që donte. Legjenda tregon se kjo vrimë nisi që aso kohe dhe vizitohet nga nuse që kërkonin të lindnin.
Gjetjet arkeologjike në Radesh me poçeri e kocka dhe banesa tip shpelle, tregojnë se Skrapari ishte i banuar nga viti 600 p.e.s. Gjurmët e Kalasë në Çorovodën e sotme mendohet të ketë qenë e Zeleckës ilire të Dasaretëve, ndërtuar në dy anët e lumit Osum. Kala të tjera gjen në Lavdar, Dhores, Bregu i Koronit, Bargullas, Prishtë, apo hamamet në fshatin Slatinjë.
Vijimësia e jetës nuk e ka lënë zonën jashtë festave pagane, ndër to, pelegrinazhi në malin Tomor më 20-25 gusht, kur mijëra njerëz nga trevat shqiptare sakrifikojnë qengja në mirënjohje ndaj Abaz Aliut. Jo pak kremtohet në fund të muajit Shkurt pelegrinazhi në Gjurmën e Shenjtë pranë kanionit në fshatin Dhores, ku gjen ngjashmëri të një kali dhe një shkopi, të cilën e tregojnë si gjurma e shenjtit Abaz Aliu. Ai erdhi në Tomor nga Qerbelaja, hipur mbi kalin e tij të bardhë, fluturoi dhe e la gjurmën në dërrasën e Kajcës, nga ku përsëri fluturoi në malin e Tomorit.
Tradita e hershme e prodhimit të veshjeve të leshta ende nuk po ringrihet për shkak të mungesës së investimeve. “Veshja e burrave të zonës ka tipare shumë të hershme, si guna, mëngorja, këmisha, takia, qeleshja, qylafi, fustanella, xhokja, tirqit, opingat me lëkurë, kurse për gruan jeleku, tumanet, fustani, këmisha, shamia, përparësja dhe çorapet e veshjeve të Skraparit, qëndisur me motive të thjeshta e punuar me elegancë, nuk i gjen dot sot kollaj”, më thotë një mike me origjinë të hershme nga kjo zonë. Vjen kështu trashëgimia e hershme, që e gjen në shtëpinë e çdo fshatari në Skrapar, me pragjet e dyerve dhe dritareve me shqiponjën e skalitur, yllin, zogun, pa folur për shpirtin e skraparlliut me isopolifoninë me karakteristikën e tre-zërëshit polifonik vokal të zonës.

Turizmi, e ardhmja e Skraparit
Kryeministri Edi Rama gjatë një fundjave në Skrapar në kanionet e Osumit, premtoi nxitje të projekteve për rritjen e turizmit, ekonominë, infrastrukturë moderne për të lidhur luginat e Osumit dhe Vjosës. “Na duhet vetëm që të përqendrohemi dhe ta zhvillojmë këtë potencial. Duke qenë të bindur se edhe reforma administrative-territoriale do të jetë një nxitje shumë e fortë për të fokusuar mirë fondet dhe për të punuar shumë, në mënyrë racionale, me prioritet”, u shpreh Rama.Bashkia e Çorovodës ka sot projektin turistik ASSI, me mbështetjen e Ministrisë italiane të Zhvillimit Ekonomik për hartimin e paketave turistike, zhvillimin e resurseve turistike, krijimin e një agjencie turistike, bashkëpunim privat-publik,me mebiznesin për turizmin, përmirësimin e shërbimeve, përcaktimet e pikave të hyrje-daljeve në kanionet për gomonet, zonat panoramike, ujëvarën e Bogovës për rehabilitim. Malet përreth plot pisha të nxisin mendimin se një kompleks spitalesh aty do të jenë burim i mirë shërimi dhe biznesi. Pse jo edhe për të huajt…….http://www.ata.gov.al/reportazhcorovoda-turizem-me-histori-legjenda-kanionet-189631.html
Inspektim në rrugën Bajram Curri – Valbonë, rikonstruksioni i gjithë gjatësisë së kësaj rruge do i japë frymëmarrje Parkut Kombëtar të Valbonës, edhe gjatë dimrit, kur trashësia e dëborës arrin në më shumë se 1 metër.
në Lajmet /
Prefekti i Qarkut të Kukësit, me datë 22.10.2014, Safet Gjici ka inspektuar punimet, që po kryhen në rrugën Bajram Curri – Valbonë, punime që janë intensifikuar dhe ku synohet që shtresa e parë e asfaltit, në 11 kilometrat e papërfunduara, të shtrohet e gjitha brënda muajit Nëntor.
Gjatë inspektimit, Prefekti Gjici është takuar me përfaqësues të kompanisë që po zbaton projektin, nga ku ka siguruar të gjithë turistët, vendas apo të huaj, që janë të apasionuar pas sportit dimëror, se këtë vit do mund të shkojnë në Luginën e Valbonës, shumë më lehtë dhe shumë më shpejt, pasi më 15 Nëntor pritet që të shtrohet shtresa e parë e asfaltit. Ndërkohë, që nëse kushtet meteorologjike do jenë të favorshme, kompania që po punon për rikonstruksionin e kësaj rruge do mund të shtrojë edhe shtresën e dytë të asfaltit, punë që do nisë nga qendra e Valbonës.
Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici ka theksuar, se me dhënjen e fondeve nga ana e qeverisë, nuk do të tolerohen punime jashtë standarteve dhe shtyrje të afateve të dorëzimit të projekteve.
Gjici ka shtuar, se rikonstruksioni i gjithë gjatësisë së kësaj rruge do i japë frymëmarrje Parkut Kombëtar të Valbonës, edhe gjatë dimrit, kur trashësia e dëborës arrin në më shumë se 1 metër.
Me ndryshimet e buxhetit, të bëra vetëm pak javë më parë, Qeveria vendosi që të japë fondet e duhura për përfundimin e rrugës së Valbonës.
Me këto fonde, puna është përqëndruar në 11 kilometrat e papërfunduara, ndërkohë që pritet, që pas 15 Nëntorit të nisë edhe shtresa e dytë e asfaltimit të të gjithë gjatësisë së kësaj rruge.
Iscriviti a:
Post (Atom)