10 Maj 2014 - 15:37![]() Bashkia e qytetit, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit organizuan aktivitete të shumta. Hapja e sezonit turistik nisi me “Festën tradicionale të midhjes”.”Festë por edhe takime pune, për aksione të tjera në shërbim të mbarëvajtjes së sezonit!”, bëhet e ditur në faqen e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Ministrja Eglantina Gjermeni, e cila gjendet në Sarandë këtë fundjavë për çeljen e sezonit turistik, zhvilloi takime me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa dhe deputeten e zonës, Luiza Xhuvani, ku diskutoi për bashkërendimin e punës në ditët në vazhdim. Saranda këtë vit është më e përgatitur se kurrë për të pritur një fluks të shtuar turistësh, ka theksuar Kryebashkiaku Çipa. Sipas tij, ka disa risi të tjera që qyteti ofron këtë vit, janë shtuar sipërfaqet e gjelbërta, ka përmirësime të ndjeshme në infrastrukturën turistike. Qyteti ka 119 asete arkeologjike, të cilat do të jenë më të frekuentuara këtë vit falë edhe infrastrukturës, por edhe mbështetjes që është dhënë nga Ministria e Turizmit dhe qeveria. Çipa vuri në dukje se do të ketë përmirësime të ndjeshme të furnizimit me ujë, ushqimet do të jenë bio dhe me çmime konkurruese. ‘Këtë vit nuk do të ketë ujëra të ndotura sepse ka filluar impianti i përpunimit të këtyre ujërave, do të ketë plazhe publike me sipërfaqe të shtuara. E gjithë sipërfaqja që është në Gjirin e Sarandës, nga Butrinti e deri tek porti do të jenë plazhe publike të administruara nga Bashkia’, deklaroi ai. Vitin e kaluar llogaritet të kenë vizituar Sarandën rreth 500 mijë vizitorë, ndërsa këtë vit autoritetet parashikojnë që ky numër të rritet me rreth 20% rritje. (m.a/ata/BalkanWeb) |
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
10 maggio 2014
Gjallërohet Saranda, çel sezonin veror 2014
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento