03 maggio 2014

Turizëm – Udhëtim në Orikum

FOTO-2TIRANË, 3 Maj /ATSH N.Lena/- Po të shkosh në Vlorë, është e pamundur që të mos ndjekësh vijën bregdetare në jug të qytetit për të shijuar bukurinë e pashembullt të natyrës në këtë zgjatim ujor. Përpara të presin disa pika të veçanta turistike, si ajo e “Ujit të Ftohtë”, Radhima me portokallet dhe gastronominë karakteristike të zonës dhe kureshtja të shtyn drejt Orikumit, kësaj qëndre të hershme historike dhe kulturore. Aty gjen det, qiell, arkeologji dhe histori interesante.
Historia
Qyteti antik i Orikut shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Limani).
Autori antik Apollonius i Rodosit e lidh themelimin e qytetit me Eubeanët dhe rikthimin e tyre në Trojë. Livi përmend sesi qyteti luajti një rol të rëndësishëm në betejën e romakëve kundër Filipit të V-të të Maqedonisë si dhe në betejat e Çezarit kundër Pompeit në Oricum që janë dokumentuar në luftrat civile të Çezarit. Në veprat e mëvonshme jepen detaje në lidhje me qytetin, për muret mbrojtës, portat dhe limanin. Pjesë të murit të qytetit dhe një mol (1, 8 m i gjerë) është parë nga historianët dhe arkeologët klasikë si Heuzey, Patsch dhe Hammond gjatë vizitave të tyre në fund të shekullit 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të. Hammond gjithashtu dokumenton dhe përshkruan një shteg të përdorur nga barinjtë vendas që të çonte në kishën e Marmiroit në jugperëndim të Orikumit, si dhe prezencën e disa objekteve arkeologjike përgjatë bregut të lagunës. Kërkimet arkeologjike kanë qenë të kufizuara në Orikum përshkak të rëndësisë strategjike ushtarake që paraqet kjo qendër arkeologjike.02182012023 Gjetje të rastësishme përreth kësaj zone pëfshijnë objekte arti të ruajtura në muzeun e Vlorës. Ato përfshijnë një triprosopos bronzi të Hekatit me dy koka që dalin prej shpatullave të tij. Disa arkeologë mendojnë se kjo skultpurë bronzi ka lidhje me kultin e Hecatës, perëndeshës Cithonian me origjinë të dyshimtë. Gërmimet e viteve 1950 u kryen në një teatër të vogël ose odeon që pret faqen juglindore të kodrës. Kavea ka një formë pak a shumë gjysmërrethore me një orkestër që ka diametër 9, 55 m. Janë katër rradhë për karriget ku rradha e dytë dhe e tretë kanë karrige guri dhe disa prej tyre kanë dopio karrige. Odeioni ishte ndërtuar me spolia, përfshirë edhe me blloqe me mbishkrime. Mbishkrimi më i vonë daton në shekullin e 2-të m.Kr. Në 1989 gërmimet nxorën në dritë një varrezë e cila mendohet të jetë Helenistike.
Teatri i gurtë i ndërtuar në shek. I p.e.s me kapacitet 600 spektatorë, mendohet se në kohën e lulëzimit të qytetit përdorej për shfaqje teatrale e ndeshje gladiatorësh.Ekzistenca e këtij teatri mbart jo vetëm vlera historike dhe arkeologjike, por edhe kulturore. Teatri i Orikut është monumenti kryesor i zbuluar në kodrën e Paleokastrës. Aty bien në sy shkallët antike të gdhendura në shkëmb që të cojnë në Akropol.Nën ujë gjendet një strukturë guri 1,80 m e gjerë, çka konsiderohet si bankina për akostimin e anijeve antike.Për  të shkuar në parkun arkeologjik të Orikut ndiqet rruga që të con për në bazën ushtarake detare të Pashalimanit.Për të shkuar në këtë destinacion arkeologjik,mund të shkohet lehtësisht me makinë.
635Në qytetin e Orikut,vizitori mund të shoh edhe shumë objekte kulti apo vepra të tjera me vlerë historike e kulturore.Një monument kulture i veçantë është dhe kisha e Marmiroi.
Ajo gjendet në fund te gadishullit te Karaburunit, aty ku ai bashkohet me luginen e Dukatit,është një objekt kulti i vetmuar, i ndërtuar mbi një kodër fare pranë bregut të detit. Ështe një kishë bizantine me kupolë, ndërtimi i së cilës datohet diku në shek. XII. Kisha e Marmiroit, siç e quajnë banorët e zonës, ka narteksin si dhe tri hyrje, nga veriu, perëndimi dhe jugu. Në pjesën lindore të saj gjendet absida e cila merr dritë nga një dritare e vogël. Kishat me kupolë në formë kryqi janë tipike për komplekset manastirore.Dhe në fakt, rrenojat e një oxhaku, një dritareje dhe disa kamare lenë te kuptohet se aty dikur mund të ketë qenë një manastir.
Pranë kishës gjendet dhe ujësjellësi i Ferrunit.Në rrëzë të Malit të Karaburunit janë identifikuar gjurmë të një ujesjellesi karakteristik me bazament guri të ndërtuar nga mjeshtrat e fshatit Dukat në shekullin XIX rreth vitit 1888. Ky ujësjellës ka një gjatësi prej 2 km dhe gjeresi 0.5 m.Është i tipit me trase të hapur që mbështetet mbi tri harqe gjysmërrethore.Harqet e këtij ujësjellësi janë të punuar me gurë të lëmuar në formë pllake.Në sajë të vlerave të tij ndertimore e kulturore është shpallur monument kulture.
Në këtë zonë është  dhe një plazh I bukur i futur në një gji detar që quhet gjiri I Gramatës (ose siç thirret nga vendasit, Gjiri i Grames) ndodhet rrëzë shpatit perëndimor të Gadishullit të Karaburunit.37803402
Në një zonë të pabanuar ku mund të arrihet vetëm nga deti dhe aty gjendet një plazh i vogël natyror me gjerësi rreth 50 m.Në antikitet që nga shek. VI p.e.r. shkëmbinjtë masiv që gjenden në këtë Gji kanë shërbyer si gurore për ndertimin e qyteteve.Në muret e tij të gurta, gjenden shkrime të marinarve që i shprehin falenderimin perendise Poseidon. Aty gjenden emra perandorësh dhe personalitetesh, midis të cilëve dhe emri i mbretit ilir Gent. Sot përbën një vlerë unikale për detin e Mesdheut. Në këtë zonë ndodhet gjithashtu edhe shpella e Grames, muret e gurta të së cilës përmbajnë vizatime dhe shkrime shumica e të cilave i referohen mikpritjes së vendasve. Vajtja në këtë shpellë është pak e vështirë spse kërkon mjete detare,por ja vlen të vizitohet.
Në këtë zonë kemi dhe kalanë e Gjon Boçarit. Kjo është një kala mesjetare, e lokalizuar pranë fshatit Tragjas. Ndërtimi i saj filloi në shekullin e XV.Kalaja ka një gjatësi prej rreth 50 metra, me mure 5 metër të larta dhe 1.25 metër të gjera. Mure të fortifikuara rrethojnë pjesën e sipërme të kalasë, ndërsa shkallët në pjesën e poshtme u shërbenin luftetareve. Në këtë kala, Princesha e Kaninës dhe e Vlorës,Rugjina e Balshajve,pati rezistencën e fundit ndaj pushtuesëve Osman në vitin 1417. Për vlerat kulturore e ndërtimore është shpallur monument kulture.
IMG_4562Në qoftë se do të vizitojmë Orikumin,jo vetëm do të gjejmë një natyrë të bukur dhe çlodhëse,por mund të njihemi edhe me historinë e këtij vendi dhe veprat monumentale të tij.Këtu mund të zhvillojmë jo vetëm një turizëm natyror me det e me plazhe të bukura,por edhe  një turizëm kulturor të pasur.Infrastruktura rrugore është e mirë dhe e përshtatëshme për pushime të këndëshme.http://www.ata.gov.al/udhetim-ne-orik-102751.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate