03 maj 2014 16:54
Stacioni i trenit i Tiranës nuk është më. Ka njerëz, për të tepër të rinj që kjo rritje me pasoja e kryeqytetit nuk kalon pa u ndjerë. E pakta që mund të bëjnë është ta kujtojnë duke e dëshmur nëpërmjet fotografive.
Tirana Ekspres e cila prej vitit 2011 pati pranë ish-stacionit të trenit jetë active si hapësirë altenative, vazhdon të tërheqë pranë saj villnetarë shqiptarë e të huaj që janë bërë pjesë e këtyre zhvilimeve sociale e kulturore në qytet. Jozefinë hajde nga gjermane, është një nga ata. Ajo kuron ekspozitën stacioni I harruar.
“Ju mund të shihni te “Treni i harruar” ambjente të stacionit të trenit, njerëz që kanë punuar në këtë stacion, portretet bardhë e zi, të atyre që kanë jetuar aty rrotull apo të pasagjerëve që merrnin trenin Tiranë-Durrës. Ideja e kësaj ekspozite është që të tregojë një pjesë të harruar të historisë. Nuk e kemi më më stacionin e trenit në Tiranë dhe kjo është pjesë e humbur e memories. Ekspozita do të na sjellë pak nga ajo histori.”
Disa studentë shqiptarë në drejtimin e fotografit francez Arno Bryne realizuan këtë cikël fotografish kur punimet për bulevardin e ri të Tiranës dhe zhvendosja e stacionit të trenit ishin akoma diskutim në letër. Jozefina e kapi në fund aksionin e largimit të stacionit. Por fotot mund t’I krijojnë as një përfytyrim për historinë.
“Unë jam nga Gjermania dhe punoj këtu prej shtatë muajsh si vullnetare edhe pranë Tirana Ekspres. Unë e kasha parë shkarazi platformën dhe mjedisin e vjetër të trenit sepse kur erdha, pothuajse gjithçka, kishte marrë të tatëpjetën. Kështu që jam e lmtur që mund të dëshmojmë diçka nëpërmjet fotografive dhe përshtypjeve, dhe unë mund të imagjinoj se si ka qenë.”
Hapësira e artit alternativ e cila vepron me një axhendë të pasur gjatë gjithë vitit, I duhet të zhvendoset sërish diku tjetër. Akoma s’e ka gjetur n veten më mirë se n ëish magazinat e trenit.
“Tirana ekspres ka një histori me stacionin e vjetër të trenit. Ajo u hap tre vjet më parë në një nga magazinat e vjetra të stacionit. Vjeshtën e kaluar ne duhet ta linim atë hapësirë që u shkatërrua bashkë me stacionin për shkak të planit të zhvillimit të bashkisë. Kështu për ne ky është muaji i fundit edhe në këtë hapësirë përpara se të shkojmë dikur tjetër. Prandaj e sollëm ekspozitën në një moment të tillë, si për të lidhur hapësirën e vjetër me një hapësirë të ardhshme. Le të shiohim ku do shkojnë trenat tanë.”
Ekspozita fotografike qëndron e hapur deri më 8 maj. Ajo është një rekuiem për një trashëgimi e ngritur nga kontributi i 5000 vullnetarëve te rinj në vitin 1947 që vitet e fundit i kaloi në rrënim i ngjashëm me jetën e njerëzve që e përdorninhttp://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/41894
Nessun commento:
Posta un commento