03 maggio 2014

Strategjia “Vizioni 2020”, Shqipëria një destinacion turistik në Brigjet e Mesdheut

Nga takimi per konsultimin e drafstrategjise se Zhvillimit te Turizmit 2014-2020, Vlore Foto Harilla Koçi..Vlorë, 3 Maj /ATSH-Harilla Koçi/.-Draftstrategjia e Zhvillimit të Turizmit për periudhën 2014-2020, synon që Shqipëria të shndërrohet në një destinacion turistik rajonal.
Në të parashikohet që modeli i menaxhimit të bazohet tek destinacionet turistike, çka do të thotë që, në fund të periudhës në fjalë, të konkretizohen 30 destinacione në të gjithë vendin, respektivisht nga 10 në tre drejtime bazë në turizmin natyror, kulturor e bregdetar. Kjo, do të hedhë bazat për një turizëm të zhvilluar dhe konkurrues, krahasuar me vende të tjera të rajonit dhe më gjerë.
Një profil i tillë modern i turizmit, do të shoqërohet nga ana tjetër edhe me efekte të spikatura në treguesit e zhvillimit ekonomik të vendit, ku përfshihet edhe rritja e kapaciteteve të punësimit. Kështu, synohet që, në vitin 2020, numri i të punësuarve në subjektet që lidhen drejtpërdrejtë me turizmin të shkojë në 80 mijë, krahasuar me 41 mijë, që ishte ky numër në vitin 2013.Nga takimi per konsultimin e drafstrategjise se Zhvillimit te Turizmit 2014-2020, Vlore Foto Harilla Koçi.
Po ashtu, rritje e ndjeshme parashikohet të rregjistrohet edhe në numrin e të punësuarve në sektorët që lidhen indirekt me turizmin, ku, ky tregues pritet të shkojë në 250 mijë, krahasuar me 146 mijë që ishte vitin e kaluar. Por, për një vend me turizëm të standardeve më të përparuara bashkëkohore, do të thotë që, edhe niveli i të ardhurave në këtë sektor të jetë i lartë, i krahasueshëm me shtetet më të përparuara në këtë drejtim. Autorët e drafstrategjisë së Zhvillimit të Turizmit, parashikojnë që në vitin 2020-të, të ardhurat vjetore të turizmit në Shqipëri, të arrijnë në 2.2 miliardë euro.
Specialistët pohojnë se, strategjia e ndjekur deri tani në këtë sektor në shkallë vendi, nuk ka qenë efektive, për shkak të mangësive në konceptim dhe implementim. Kjo, sipas tyre, është reflektuar edhe në një drejtim të tillë, sikundër është promovimi i resurseve turistike në botë. Deri në vitin e kaluar, është promovuar Shqipëria me resurset e saj turistike, por jo, produkti i saj turistik.
“Një këndvështrim i tillë, shpesh krijon efekte negative, aq më tepër në ato raste kur pritshmëritë nuk përputhen aspak me realitetin dhe kur nuk jemi të gatshëm me produktin turistik, që ofrojmë”, shprehet Drejtore e Përgjithshme e Turizmit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Sonia Popa. Prandaj dhe, në këtë drejtim, duhen alternuar drejtimet e ndryshme të zhvillimit të këtij sektori dhe të synohet në krijimin e një oferte të integruar në të, për të mos mbetur, përshembull, vetëm në turizmin e plazhit. Drasftrategjia e Zhvillimit të Turizmit, parashikon edhe krijimin e strukturave në nivel lokal, ku përfshihen Komitetet Rajonale dhe Zyrat Rajonale të Turizmit, secila me kompetencat respektive.
1Këto çështje u diskutuan të shtunën, në një takim që u zhvillua në mjediset e kompleksit turistik “Kuzum Baba”, në qytetin e Vlorës, për konsultimin e Draftstrategjisë së Zhvillimit të Turizmit për periudhën 2014-2020, organizuar nga Drejtoria e Turizmit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, me pjesëmarrjen e deputetëve të Qarkut të Vlorës, drejtuesve të institucioneve të ndryshme në nivel lokal, të OJF-ve, operatorëve turistikë, specialistëve, pedagogëve të Universiteteve të Vlorës dhe Tiranës etj.
Zëvendës Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Alfred Dalipi, theksoi mes të tjerash, se, “strategjia synon ta shndërrojë Shqipërinë në vitin 2020-të, në një destinacion turistik rajonal e më gjerë dhe ajo përfaqëson vizionin e zhvillimit turistik të qëndrueshëm për gjeneratën tjetër”.
Deputeti i Qarkut të Vlorës, Fatmir Toçi, shtroi nevojën e rikonceptimit të shfrytëzimit të resurseve turistike, duke theksuar se, turizmi nuk përfaqësohet vetëm nga ai i bregdetit, por nga një rajon shumë më i gjerë, që shtrihet në thellësi të territorit dhe, që, sipas këndvështrimit bashkëkohor, shkon deri në 50 km distancë nga vija bregdetare. Në këtë kontekst, ai solli në vëmendje konceptin e unazës turistike të Vlorës, që parashikon shfrytëzimin tërësor të resurseve turistike të këtij rajoni.
Mirela Koçi, drejtore e Agjensisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, theksoi domosdoshmërinë e përfshirjes së strategjive rajonale e lokale të turizmit në strategjinë kombëtare. Sipas saj, në institucionet e implementimit të strategjisë së zhvillimit të turizmit në nivelin e qarqeve dhe bashkive, të identifikohen dhe të përfshihen edhe agjencitë e zhvillimit, dhomat e tregtisë dhe industrisë, universitetet etj.
Në këtë takim, u trajtuan edhe çështje që lidhen me institucionet e edukimit në sektorin e turizmit dhe përshtatjen e programeve me standardet bashkëkohore dhe nevojat në këtë fushë të ekonomisë së vendit./a.g/ http://www.ata.gov.al/vlore-strategjia-ne-2020-shqiperia-destinacion-turistik-rajonal-103042.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate