
Kjo zyrë, e përuruar sot në hollin ku pasagjerët presin bagazhet e tyre, do të ofrojë gjithë orientimin e nevojshëm në rrugëtimin e turistëve drejt Shqipërisë. Në përurimin e Zyrës së Informacionit Turistik, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi tha se, ajo është një zyrë moderne që plotëson të gjitha funksionet e nevojshme për turistët. “Aeroporti ‘Nënë Tereza’ është porta kryesore e Shqipërisë ku numri i turistëve ka pasur rritje nga viti në vit, ndaj ne gjykuam që duhet ta ndërmarrim këtë hap për të ngritur këtë zyrë”, tha Bumçi.
Ky projekt u bë i mundur nëpërmjet një marrëveshjeje të përbashkët midis Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar “TIKA”, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Aeroportit të Tiranës. Fondi prej 60.000 Euro, për ngritjen e kësaj njësie të re u mundësua nga TIKA, në kuadër të bashkëpunimit afatgjatë që ka me MTKRS-në në fushën e turizmit dhe të trashëgimisë kulturore.
Zyra e Informacionit Turistik do të administrohet nga Zyra e Shërbimit Turistik dhe në të do të ofrohen shërbime si dhe informacione të detajuara lidhur me destinacionet turistike në vend.
Denada Shkodrani
Nessun commento:
Posta un commento