12 agosto 2012

Varre helene në Durrës, zbulimi gjatë ndërtimit të pallatit


Durrës Gusht 11,2012 - 15:19Plot 92 varre të periudhës helenistike kanë mundur të gjejnë arkeologët në sitin e fundit të zbuluar rastësisht gjatë gërmimeve për ndërtimin e një pallati në qytetin e Durrësit, 2 javë më parë. Iventari i tyre rezultoi mjaft i pasur, ndërkohë që kur filluan gërmimet u deklarua se në këtë sit kishte vetëm 36 varre. Grupi i arkeologëve ka bërë sondazhin e të gjithë zonës dhe ka arritur në shtresën e fundit, në shtufin natyror, duke i hapur rrugë kështu vazhdimit të punimeve për ndërtimin e pallatit. Pas punës dy javore do të fillojë iventarizimi i të gjithe fondit të gjetur.

"Kemi një shtresë kulturore prej një metër e 20 centimetrash, ku kemi kapur të dy radhët e varreve të cilat janë të gërmuara tashmë dhe sot jemi në ditën finale, ku po fillojmë të bëjmë dokumentacionin e të gjithë gërmimit stratigrafik për të parë dhe shtresat kulturore që kemi arritur të kapim. Ditën e hënë pritet që të fillojë edhe pastrimi i tyre dhe dokumentimi i të gjithë iventarit të varreve",-thotë Syrja Lela nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik.

Ky zbulim përforcon idenë se varrezat nisën të peërdoreshin në një periudhë të hershme, prej më shumë se 800 vitesh. Zbulimi është bërë në zonën arkeologjike B të qytetit, rreth 2 km larg qendrës, në lagjen nr 8. Pas zbulimit të plotë të varrezës dhe iventarizimit, një pjesë e gjetjeve do të ekspozohen në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Aleks Kalemasi

Në qytetin bregdetar të Durresit u bënë këto ditë zbulime të reja arkeologjike. Një ekspeditë e studiuesve shqiptare zbuloi një varrezë antike që daton shekullin e dytë para erës se re. Arkeologët vlerësuan në këtë ekspedite edhe bashkëpunimin e firmave të ndërtimit, gjë që është e pazakontë në qytetin me ndërtime të shumta.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate