03 agosto 2012

Olldashi inspekton punimet ne portin turistik të Sarandës

SARANDE 03 Gusht 2012 - 12:55- Brenda fundit të vitit 2012, Saranda do të ketë kalatën e re të anijeve turistike Cruiz. Deklarata është bërë nga Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, i cili inspektoi sot punimet në portin turistik të Sarandës, një kalatë 180 metra e gjatë dhe 9 metra e thellë, me një vlerë prej 440 milionë lekë.

Ministri Olldashi pohoi se ka një vonesë dymujore në punimet e këtij objekti, për shkak të pengesave që vijnë nga sezoni turistik dhe nga operimi me kapacitet i portit ekzistues, por theksoi se do të rikuperohet në muajt e vjeshtës, pa ndryshuar objektivin e mbylljes tërësore të punimeve brenda dhjetorit 2012.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate