
"Si refugjat të flas tani. Është shumë e ngarkuar, problematike. Duhet vënë pak dorë më shumë. Ç'të të them",-thotë një drejtues mjeti.
"Shumë i ngarkuar është. Nuk është në rregull. Sigurisht që duhet të kishte një zgjidhje",-shprehet një tjetër.
"Shumë e vështirë është. Ne që udhëtojmë andej e kemi shumë të vështirë për të udhëtuar. Duhet të zgjidhet nga qeveria, sepse kështu nuk shtyhet më. Kam një orë nga hyrja e Vlorës deri këtu",-theksoi një tjetër.
"Është shumë keq. Ka shumë trafik dhe nuk ka një rregull",-thotë një tjetër shofer automjeti.
Drejtuesit e qarkullimit rrugor e justifikojnë trafikun e rënduar me numrin e madh të automjeteve në qytet si edhe me faktin që Vlora ka vetëm një rrugë kryesore përgjatë bregdetit. Zgjerimi i tunelit në ujin e ftohtë lehtësoi disi qarkullim, por nuk mund të përballojë fluksin e automjeteve gjatë verës.
Festim Llanaj
Nessun commento:
Posta un commento