LURE 17/08/2012– Parku Kombëtar i Lurës po shkon drejt shkatërrimit. Nuk do të mund ta besonit, pasi kjo zonë normalisht duhet të ruhet nga shteti, por fotot e ardhura në redaksinë e Shqiptarja.com dëshmojnë krejt të kundërtën.
Bashkorganizuesi i garës “Rally Albania”, Edvin Kasimati, denoncoi në Shqiptarja.com shkatërrimin ekologjik të Parkut Kombëtar të Lurës. Fotot janë realizuar ditën e djeshme, ndërkohë që pamjet shfaqin Lurën e dëmtuar, me pemët e prera e Liqenin e ndotur.
Parkut Kombëtar të Lurës, që shquhet për pyllin e tij nga drurë gjethorë e halorë, i ka mbetur vetëm emri, pasi gjendja aktuale i referohet një vendi të shkretë e të shkatërruar plotësisht.
Mjafton t’i hedhësh thjesht një shikim fotove për të kuptuar se në çfarë pike është dëmtimi i këtij Parku Kombëtar.
Por një tjetër bukuri e kësaj zone janë edhe liqenet e saj. Të paktën kjo teori vazhdon të mbetet në përshkrimet që i bëhen Parkut të Lurës dhe liqeneve të tij.
Në fakt nuk ka mbetur asgjë nga zambaku i ujit me lule të bardha të mëdha në sipërfaqe të liqenit, veçse ndotjes që reflektojnë fotot e realizuara nga Kasimati.
Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha. Gjithsej në këtë zone ndodhen 12 Liqene që në gjithë Shqipërinë njihen si, Liqenet e Lurës.
(Gre.mShqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento