Në park shfaqen shumë rrallë vetëm ekipet e gërmimit, ndërsa territori është i parrethuar, i pambrojtur dhe i mbuluar nga bimësia dhe shkurret. Foinike ose Finiqi i sotëm ishte kryeqëndra e Kaonisë së dikurshme, dhe në vitin 234 para krishtit u bë kryeqendra e Epirit.
Rreth 20 per qind e familjeve në Finiq janë të gatshme ta lidhin veprimtarinë e tyre të përditshme me parkun arkeologjik qoftë kjo në ofrimin e krahur të punës për sistemime në park qoftë në ngritjen e pikave të shërbimit për vizitorët.
Autoritetet lokale vlerësojnë se nëse parku do të funksiononte normalisht dhe vizitorët do të drejtoheshin brenda tij do të kishim të paktën 20-fishin e interesit që shfaqet tani për Finiqin. Hapësira arkologjike shpesh ka rënë pre e grabitjeve dhe nuk kanë qenë të pakta rastet e dhunimit të monumenteve brenda parkut.
Nessun commento:
Posta un commento