18 agosto 2012

Mijëra turiste ne festen e birrës pas 3 nete feste ja cfare keni humbur...


in data 18/ago/2012
Festa e birrës ne Korçe mbylli natën e trete te saj me një atmosfere festive qe ka pushtuar jo vetëm korçaret por edhe turistet e huaj dhe ata vendas qe kane ardhur për tu bere pjese e saj. Qytetaret kane shijuar gatimet tradicionale te qytetit, siç janë kërnackat, si dhe kane pire birra Korça, konsumi i te cilës ka arritur shifra te larta. Nen efektin edhe te muzikës qytetaret kane qëndruar deri ne orët e para te mëngjesit ne qendër te qytetit.
Nata e trete ka shënuar edhe numri me te madhe te pjesëmarrësve, mes te cilëve edhe turiste te huaj. Grupi "Elita 5" ktheu sheshin para Pallatit të Sportit në Korçë në një arenë të vërtetë festive. Nuk kishte si te ndodhe ndrysh, por ne një feste birre konsumi i saj ka arritur ne shifra rekord thonë organizatoret. Birra Korça, është birra e pare shqiptare e prodhuar prej vitit 1928, ndaj kjo feste organizohet çdo vit ne qytetin juglindor te vendit.

Holiday beer in Korce closed its third night with a festive atmosphere that has invaded not only locals but also foreign tourists and domestic that have come to be part of it. Citizens have enjoyed traditional dishes city, as kërnackat, and drank beers Korca, whose consumption has reached high. Under the effect of music citizens have stood up in the early hours of the morning in the city center.
The third night also marked the largest number of participants, among whom were foreign tourists. Group "Elite 5" turned square in front of the Palace of Sports in Korca in a truly festive arena. There was no change to happen, but in a celebratory beer consumption has reached record numbers say we organizers. Korca Beer is beer produced first Albanian since 1928, so this festival is organized every year in the southeastern city of the country.

Ambasadorja: E mahnitur nga "Birra Korça"
KORÇE -Mes mijëra pjesëmarrësish dhe nën zërin melodioz të këngëtares shqiptare Maya, e sjellur enkas nga "Birra Korça", është çelur mbrë-mjen e së premtes edhe nata e tretë e Festës së Birrës në Korçë. Edhe kjo natë ka mbajtur zgjuar, në sheshin para Pallatit të Sportit të qytetit deri në orët e para të mëngjesit, më shumë se 40 mijë pjesëmarrës. Nata e tretë ka shënuar edhe numrin rekord të pjesëmarrësve në tendat e "Birrës Korça", të cilët janë ndalur aty për të shijuar produktin tradicional shqiptar me një cilësi të perfeksionuar. Atmosfera festive është ndezur edhe më tej nën tingujt e magjishëm të muzikës shqiptare, e cila ka elektrizuar edhe më shumë festën.

Aty sheh nga të gjitha moshat, fëmijë, adoleshentë, të rritur e të moshuar, qytetarë të thjeshtë dhe artistë, e deri tek diplomatët. Ndër pjesëmarrësit specialë të kësaj feste që tashmë është kthyer në traditë dhe atraksion për këdo që ka prekur Korçën, ka qenë edhe ambasadorja çeke, Branislava Tomasova, për të cilën kjo festë ka qenë një surprizë e vërtetë. "Po ndihem vërtet mirë larg politikës por dhe të përditshmes. Në një festë me muzikë të bukur, gatime tradicionale dhe për më tepër duke shijuar birrë. Ndihem e befasuar vërtet. Unë e kam vizituar vetëm pak muaj më parë fabrikën e "Birrës Korça" dhe mbeta pa fjalë. Shëtita ambientet e brendshme dhe them me plot gojën se një investim i tillë nuk mund të gjendet edhe në birraritë më të mëdha europiane. Fjala e fundit e teknologjisë, estetika, gjithshka ishte e një niveli mjaft të lartë europian",- është shprehur ajo. E pyetur se cilën birrë po konsumonte, ajo e buzëqeshur u përgjigj: "Natyrisht, 'Birra Korça'! Është birra ime e preferuar! E shijova për herë të parë kur erdha në detyrë këtu në Shqipëri dhe prej asaj kohe nuk e kam ndarë nga tavolina ime. Unë vij nga vendi i birrës dhe di ta dalloj cilësinë e saj. Për mua, 'Birra Korça' është e shkëlqyer!", dhe ashtu e gëzuar vazhdoi të shijonte birrën e saj.

Nën euforinë e jashtëzakonshme të "Birrës Korça" nuk kanë munguar edhe serenatat korçare të kënduara këtë herë nga vetë pjesëmarrësit, duke shtuar edhe më tej ndjesinë e festës. "Jo,jo në botë s'ka, si "Birra Korça" jonë, eja e dashur eja, me mua të festojmë...", ka qenë kënga e kënduar dje, nga një çift emigrantësh në Itali të ardhur enkas në Korçë për Festën e Birrës. Edhe kreu i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, nuk ka mundur të fshehë emocionet e festës, ndërsa u shpreh se "Birra Korça", birra tradicionale korçare ka arritur kulmin e konsumit edhe në natën e tretë të festës, duke qenë birra më e preferuar dhe duke kapërcyer kështu pritshmëritë e organizimit.

"Është bukur kur festohet dhe ka evenimente të tilla, sidomos kur shënohet rekord pjesëmarrjeje. Absolutisht është dhe "Birra Korça", birra e parë shqiptare, e cila ka thithur turistët dhe ka kaluar pritshmëritë tona. Ajo është birra më e konsumuar në festë dhe natyrisht ka thyer edhe rekordin e festës. Pjesëmarrja në këtë natë të tretë ka arritur kulmin dhe ndihemi shumë të lumtur për këtë", - përfundoi Peleshi.

Mijëra gota birre, por edhe mijëra shishe në simbolin e vajzave bionde dhe brune janë konsumuar nga pjesëmarrësit. E ardhur nga Anglia enkas me miqtë e saj për Festën e Birrës në Korçë, Carola Grech, tregon impresionet e festës ndërsa shprehet se "Birra Korça" është një birrë e mrekullueshme. "Kishim dëgjuar me miqtë tanë në Angli për një festë të tillë në Shqipëri ndaj vendosëm të prekim nga afër realitetin. Por, mbetëm të befasuar! Unë jam duke pirë një "Birra Korça" bionde, e cila është e mrekullueshme. Ndjesia e festës ndihet kudo. Qyteti është shumë i bukur, ka një birrë të shkëlqyer dhe ka njerëz shumë të mirë. Kjo është ajo që ne i themi, fantastike!", - tha turistja angleze për "Gazetën Shqiptare".
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate