
Përgjegjësi i muzeut, Vladimir Kaçaku, shprehet se mbetet i habitur nga indiferentizmi i qytetarëve korçarë të cilëve sipas tij u mungon informacioni për vlerat e muzeut.
Në Muzeun Oriental “Bratko” janë të ekspozuara rreth 400 objekte të jetës së përditshme si dhe një numër i konsiderueshëm fotografish. Muzeu i ka hapur dyert rreth 10 vjet më parë dhe është një dhuratë që fotografi shqiptaro-amerikan Dhimitër Mborja, me karrierë të admirueshme në Hollywood, i bëri Korçës, qytetit të tij të lindjes.
Nessun commento:
Posta un commento