27 agosto 2012

Korcë, zjarret përfshijnë Parkun Kombëtar të Bozdovecit


in data 26/ago/2012
Parku Kombëtar i Bozdovecit në qarkun e Korcës tashmë është përfshirë nga flakët e zjarrit, i cili ka depërtuar në masivin pyjor. Vatra e zjarrit e nisur orë më parë është riaktivizuar me intensitet të lartë duke bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen nga terreni, ndonëse aty janë dhjetra forca të shërbimit pyjor, të policise dhe banorë të zonës. Zjarri rrezikon dhe Dardhën e Boboshticën teksa kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri. Ndërkaq, më herët 30 hektarë pisha të djegura janë pasojë e zjarrit të madh që ka përfshirë zonën pranë rezervuarit në Voskopojë. Vatra vijon të jetë aktive, teksa ka përfshirë një sipërfaqe të madhe duke rrezikuar të përhapet e favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Ndërhyrja në terren mbetet e vështirë për shkak të intensitetit të flakëve. (da.xha/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate