ANTIGONEA Antigonea
ndodhet mbi Luginën e Drinos përballë qytetit të Gjirokastrës. Si një
qendër e rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore dhe politike,
Antigonea mori formën e një qytet-shteti duke qenë njëkohësisht dhe një
nga vendbanimet më të rëndësishme të antikitetit në fund të shekullit të
3-të para Krishtit.
Qyteti shtrihet në një kurriz të gjatë e të sheshtë të kodrës së Jermës
rreth 700 metra mbi nivelin e detit, në afërsi të fshatit Saraqinishtë.
Prej 6 vitesh, ajo është përfshirë ne hartat turistike te grupeve qe
vijnë kryesisht nga jashtë Shqipërisë. E gjendur vetëm 21 km larg
Gjirokastrës dhe me një rruge tërësisht te asfaltuar, vizita ne këtë
qytet antik është interesante. Sipërfaqja e përgjithshme e qytetit është
rreth 90 hektarë. Për shumë vite rrënojat këtu ishin të
paidentifikuara, edhe pse qartësisht kuptohej një vendbanim i madh i
lashtë. Gërmimet e para janë bërë nga arkeologu grek Demitrios në vitin
1913, por ishte arkeologu i njohur shqiptar Dhimosten Budina qe në vitet
1970 zbuloi planin e qytetit dhe gjithashtu emrin e tij. Një seri prej
monedhash bronzi të gjetura gjatë këtyre gërmimeve ishin përdorur
ndoshta për të votuar në asamblenë e qytetit. Ato ishin stampuar me
mbishkrimin Antigonean nga ku u identifikua dhe emrin i qytetit historik
për herë të parë. Mbetjet nga muret e fortifikuara, mund të shihen qysh
në momentin e parë të hyrjes në park. Fragmentet e mureve deri në 3 m
të gjerë, gjenden përfund kodrës së Akropolit. Kjo është “Shtëpia e
karrocierit”, e quajtur kështu nga arkeologu Dhimosten Budina, pasi
zbuloi një rrotë te madhe karroce që dëshmon se antigonasit lëviznin me
karroca në rrugët e shtruara dhe të drejta të qytetit. Kjo është edhe
një prove e qytetërimit te zhvilluar te kohës. Ne një rezidence banimi,
gjen një figurë mitologjike bronzi që konsiderohet si sfinks apo sirenë
dhe që sot shërben si logo dhe simbol i Antigonesë. Por nder zbulimet me
interesante është banesa me një varg kolonash peristili dhe dysheme me
mozaikë. Bazilika Paleokristiane dhe Mozaiku unikal shumë ngjyrësh, ka
në qendër figurën e një njeriu me kokë qeni, motive gjeometrike, nga
bota bimore dhe shtazore.
Nessun commento:
Posta un commento