14 agosto 2012

PS, Beqja: Sezoni turistik dështoi, rilind vitin tjetër

PS, Beqja: Sezoni turistik dështoi, rilind vitin tjetërTIRANE 14 Gusht 2012 - 18:22 -Sekretari i programit të Partisë Socialiste, Ilir Beqja deklaroi se gjatë këtij sezoni turistik janë shënuar shumë probleme për të cilat qeveria nuk u kujdes.

“Sezoni turistik veror po hyn në fazën e tij përmbyllëse dhe treguesit e drejtpërdrejtë e të tërthortë konfirmojnë, për fat të keq, për një tjetër sezon turistik të dështuar. Në të vërtetë është në vazhdën e dështimeve të përsëritura të qeverisjes së 7 viteve të fundit”.

"Ky është sezoni turistik i plazheve të zbrazëta. Bosh plazhet e Durrësit e të Golemit, bosh plazhet e Vlorës e të Orikumit, bosh hotelet e Sarandës e të Divjakës".

Sipas Beqjas, pas 7 vjetësh qeverisjes të Berishës, pushuesit e vizitorët ankohen për ujin, dritat, plehrat.
“Pushues e vizitorë ankohen për mungesën e ujit të pijshëm, pushuesit e vizitorët ankohen për mungesën e kanalizimeve, pushuesit e vizitorë ankohen për mungesën e energjisë elektrike, pushuesit e vizitorët ankohen për mbeturinat e kudondodhura, ndërsa Sali Berisha ne mes të sezonit turistik u bëri dhuratë lejet për import plehrash”.

Në emër të PS, Beqja thekson se ka një lajm të mirë për shqiptarët dhe kjo vjen nëpërmjet programeve të PS.. ‘Kjo është vera e fundit në sundimin e pushtetit të Saliut. Verën e ardhshme vendi do të drejtohet nga qeverisja e Partisë Socialiste. Ne kemi një plan për rilindjen e turizmit shqiptar. Është pjesë e planit tonë për rimëkëmbjen e ekonomisë si domosdoshmëri për rilindjen e Shqipërisë’.

Më tej, PS insiston që moratoriumi i skafeve duhet hequr.
“Ky është sezoni turistik ku shqiptarëve i ndalohet të lundrojnë në detin e tyre, ndërsa Sali Berisha refuzon të diskutojë propozimin e deputetëve socialistë për çlirimin e detit nga moratoriumi”.

Beqja theksoi gjithashtu se problematikë për turistët kanë qenë dhe aksidentet, plaçkitjet dhe zjarret.
Për këtë të fundit Beqja vecoi; “Të gjithë qytetarët e Tiranës po shohin prej dy ditësh se po digjet faqja perëndimore e malit të Priskës, ndërsa kryeministria është e zënë me transmetimin e rekordeve të Sali olimpikut”.

(d.b/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate