12 filma nga disa vende të botës |
Tiranë - Festivalit
ndërkombëtar i filmit në Durrës ngre siparin të dielën në edicionin e
pestë të tij. Disa premira të kinemasë Europiane dhe emra të njohur të
filmit europian e amerikan do të jenë pjesë e vitit jubilar të këtij
festivali mes të cilëve regjisori Milosh Forman, apo aktori serb Laza
Ristovski. "Milosh Forman në pamundësi fizike për shkak të moshës së tij do të mund të jetë në Durrës përmes një lidhjeje direkte nga New York-u në datë 30 për t'i dhënë kënaqësinë të gjithë atyre që janë studentë të kinemasë, studentë për regji, për aktorë, studente teatri. Kinemaja ku ne kemi ndaluar për ta pasur si të ftuar nderi këtë vit janë kinoproduksionet franceze ku do të hapet ky edicion me filmin 'Be loved'"- thotë Anila Vrafi, drejtoreshë e DIFF. 12 filma do të konkurojnë për Statujën e Gladiatorit si artistët më të mirë të këtoj festivali. Sa i takon kinemasë shqiptare, këtë vit ajo do të përfaqësohet vetëm nga Kosova. "Kosova përfaqësohet me një produksion. Shqipëria nuk vjen me një produksion kështu që do të kemi mundësinë që të jemi edhe me filmin shqip në konkurim për Gladiatorin e Filmit më të mirë ballkanik me shpresën që do të mund ta rrëmbejnë këtë trofe"- tha Varfi. Filmat e këtij festivali do të shfaqen në disa ekrane të mëdha të qytetit bregdetar, ndërsa disa shfaqje speciale do të shfaqen për publikun në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Pogradec. Aurela Papadhima |
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
27 agosto 2012
Eshte hapur të dielën në mbremje në qytetin e Durreësit edicioni i 5-të i Festivalit Nderkombetar te Filmit. Eventi organizohet nga bashkia e qytetit te Durresit ne bashkepunim me Ministrine e Kultures.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento