10 agosto 2012

Shëtitore e re në Vlorë, Bashkia e Vlorës ka nisur një investim për ndërtimin e një shëtitoreje përgjatë bregdetit të Ujit të Ftohtë

Shëtitore e re në Vlorë 10/08/2012
Bashkia e Vlorës ka nisur një investim për ndërtimin e një shëtitoreje përgjatë bregdetit të Ujit të Ftohtë. Si fillim ka nisur mbushja e zonës në afërsi të plazhit të Skelës me materiale inerte.

Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës Arben Beqiri thote se ky është një projekt, i cili sapo ka nisur. Kjo eshte faza e parë të punimeve dhe bashkia eshte ne pritje te investitoreve per vijim e projektit, qe ka nje vlere te madh financiare.

Pak kohe me pare kryeministri Berisha në një takim në Vlorë u shpreh se ky projekt është menduar dhe nga qeveria shqiptare dhe se do të perfshihet se shpejti ne axhendën e saj.http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=240149

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate