27 agosto 2012

Përsëri zbulime në Apoloni ! 08/2012 discovery Apolonia



 Aug 26th, 2012
Apolonia quhet ndryshe nëntoka më e pasur ku gjenden dëshmitë e hershme ilire dhe romake. Këtë herë nga një ekspeditë e përbashkët shqiptaro-franceze është zbuluar një reliev i punuar në kockë ku ka skena mitologjike, objekti më unik në Shqipëri. Kjo gjetje e veçantë që do t’i shtohet inventarit të zbulimeve arkeologjike, ka dalë në pah nga gërmimet në një ambient të shtruar me mozaik me motive gjeometrike. Objekti është në gjendje të mirë dhe, sipas ekspertëve, është gjurmë e qytetërimit ilir. Kjo ekspeditë franceze drejtohet nga arkeologu Zhan Luk, i cili thotë se gërmimet do të vazhdojnë 1 muaj. Sipas tij, kjo është një skemë antike shumë e njohur ku paraqitet Heraklisi me topuz dhe Apoloni me hark. Po në këtë zone, ka filluar gërmimi i një ambienti të shtruar me mozaik ku ekspertët arkeologë mendojnë se bëhet fjalë për një ndërtesë. Për këtë qëllim, ata theksojnë se do të vazhdojnë të gërmojnë për të zbuluar planimetrinë e kësaj ndërtese. Deri më tani, është gjetur muri verior dhe ai jugor dhe këto janë të dallueshme, por mungojnë edhe pjesë të tjera.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate