
Opera nën regjinë e Milto Kutalit do të dirigjohet nga Ettore Papadia dhe do të ketë pjesëmarrjen e baritonit Saverio Sangiacomo dhe të tenorit Raffaele Abete. Kjo opera vihet në skenë me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Shqipëri dhe Bashkisë Fier, në kuadër të Projektit IPA Archeo’s.
Vepra e njohur e Rossinit, “Berberi i Sevilje” është një bashkëpunim mes artisteve shqiptare, atyre italiane e kroatë. Opera do te jete pjese e edicionit te tete te “Apollonia Fest”, të cilat nisin më 26 gusht. Spektakli do të rishfaqet gjatë muajit tetor në tri qytete italiane: Lecce, Ancona e Chieti. Ariet e operas do të jenë përsëri në qendër të spektaklit “Sul Sentiero di Adriano” 2012 që Shoqata Arena Sferisterio e Maceratës do të ofrojë të shtunën e 15 shtatorit pranë teatrit të zonës arkeologjike të Hadrianopolis, në afërsi të Gjirokastrës.
(e.m/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento