09 agosto 2012

Shëngjini me plazhin e tij u takon atyre pikave turistike ku natyra nuk ka kursyer asgjë. Det që qarkohet nga një panoramë e mrekullueshme, me mal e kurorë të pasur pishash që gjelbërojnë çdo stinë. destinacioni i verës 2012

Shëngjini, destinacioni i verës 08/08/2012 20:20
Shëngjini me plazhin e tij u takon atyre pikave turistike ku natyra nuk ka kursyer asgjë. Det që qarkohet nga një panoramë e mrekullueshme, me mal e kurorë të pasur pishash që gjelbërojnë çdo stinë.

Komunës i takon një nga vijat bregdetare më të gjata në Adriatik, që fillon në Velipojë e mbaron në plazhin e Tales, në Gjirin e Lalzit.

Me laguna të pasura e piktoreske, me objekte të lashtësisë, nga Kalaja e Lezhës, Vendbanimi i Skëndërbeut e deri tek Obelisku i Lidhjes së Shkrimtarëve, Shëngjini dhe zona përreth të ofrojnë më shumë sesa një vend pushimi. Megjithatë, pika turistike është nga më të lakmuarat, pikërisht për cilësitë e plazhit.

“Plazhi i Shëngjinit ofron këto përparësi: jetën dhe sigurinë. Zhurma është pa limit deri në 12 të natës, pastaj vëmendja i kushtohet qetësisë”, tregon Enriketa Muça nga Zyra e turizmit pranë komunës Velipojë.

Megjithatë, jo gjithçka është perfekte në këtë vend pushimi. “Banjo publike nuk ka. Ka vetëm nëpër lokale, duhet të ketë edhe të tjera”, ankohet një pushues.

“Çmimet s’na duken aq të arsyeshme. Vitet e tjera po, ndërsa këtë vit paguhet me euro. Ndoshta ngaqë vijnë kosovarët dhe flasin vetëm me euro”, thotë një tjetër.

Statistikat e Komunës së Shëngjinit tregojnë se prurja e pushuesve sivjet ka qenë në nivele të kënaqshme. Megjithëse në plazhet e vendit po vërehet tkurrje e turizmit për këtë sezon turistik, të paktën për këtë plazh, sipas nënkryetarit të Komunes Vat Gjelaj, ka ndodhur e kundërta.

“Ecuria e turizmit ka qenë më e mirë se një vit më parë, sepse u përgatitëm për rërën, zonat publike, garancinë e cilësisë publike, si uji, etj. Mund të ketë defekte, por jo ndërprerje dhe pushuesit kanë qenë të pranishëm”, nënvizon Gjelaj.

Për biznesin vendas situata është krejt ndryshe. Pronarët e hoteleve dhe restoranteve ankohen se po qarkullon shumë pa lek. Ata thonë se numri i pushuesve mund të jetë i njëjti si më parë, por këta të fundit duket se po i lejojnë vetes pushime më modeste se në të shkuarën.

“Shohim që shumë klientë që i kemi pasur vjet dhe sivjet na vijnë sërish, por kemi mangësi tek bari dhe restoranti. Po ja lëmë krizës këtë shkak”, tregon Ilda Gjeka, pronare e një hoteli.

“Njerëzit janë shumë të lodhur, nuk kanë para. Këtu në restorantin tim, 10 kafe nuk i kanë pirë. Kam bërë vetëm 2 mijë lekë xhiro, gjë që s’ka ndodhur më parë”, thotë Drita Muça, edhe kjo pronare e një hoteli.

Një kafe më shumë apo më pak, një drekë në restorant apo ushqim i sajuar në dhomë, pushuesit duket të jenë të kënaqur me atë që u ofron bregdeti i Shëngjinit.

“Po kalojmë shumë mirë, uji është i pastër, rëra e mirë, etj. Vetëm çmimet janë pak të larta”, shprehet një pushues. “Unë jetoj në Gjermani dhe Shëngjini më duket shumë bukur. Por çmimet nuk janë të qëndrueshme”, thotë një tjetër. 

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=240044 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate