Vetëm pak kilometra nga plazhi i Shën-Pjetrit në pjesën jugore të Gjirit të Lalëzit, i cili vetëm prej pak kohësh u bë i aksesueshëm, turistët dhe pushuesit mund të vizitojnë një tjetër bukuri që të ofron natyra në këtë zonë.
Perla e Kepit të Rodonit
Perla e Kepit të Rodonit
07/08/2012 19:50
Vetëm
pak kilometra nga plazhi i Shën-Pjetrit në pjesën jugore të Gjirit të
Lalëzit, i cili vetëm prej pak kohësh u bë i aksesueshëm, turistët dhe
pushuesit mund të vizitojnë një tjetër bukuri që të ofron natyra në këtë
zonë.
Ai është Kepi i Rodonit. Njihet, por për shkak të infrastrukturës rrugore të munguar, shume pak është vizituar.
Tashmë çdokush mund të niset me automjetin e tij për të prekur nga afër një peisazh mahnitës, plazhe të virgjëra, kalanë e Skënderbeut, si dhe kishën e Shën Ndoit, e cila është më e lashtë se ajo e Laçit .
Fondi Shqiptar i Zhvillimit sapo ka përfunduar asfaltimin e rrugës dhe dy objektet, kalaja dhe kisha e Shën Ndout, që ndodhen në të, duket se janë një ogur i mirë për të thitur investime dhe për t’i dhënë kësaj zone rëndësinë e duhur.
“Këtu jemi në Kepin ku është edhe fundi i segmentit rrugor që niset nga Fushë-Draç në vazhdim të rrugës nacionale të Gjirit të Lalëzit, e kalon në fshatrat Draç e Shetaj. Ai i shërbën një nga zonave më të bukura turistike, ku ndodhen edhe dy nga kryeveprat e historisë së Shqipërisë. Gjithashtu, rruga i shërben mijëra banorëve, ndërsa pjesa e fundit, ajo që të çon në kishë është me çakull, sepse hyn në një zonë të virgjër dhe është konceptuar kështu për të mbrojtur mjedisin”, deklaroi Benet Beci, i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Për rrugën që të çon nga plazhi i Shën Pjetrit në Kepin e Rodonit janë investuar rreth 280 milionë lekë. Falë këtij investimi perfitojne 5 500 banorë të fshatarve Fushë-Draç, Draç dhe Shetaj, të cilët tashmë do ta kenë më të lehtë edhe për të komunikuar ndërmjet tyre, por edhe me qytetin e Durrësit.

Nessun commento:
Posta un commento