Betoni vazhdon të pushtojë qytetet dhe objektët e trashëgimisë
kulturore-historike, duke mos u ndalur as para portave të Kalase së
Skënderbeut në Krujë, ku historia na thote se jane ndalur taboret e
ushtrive osmane.
Prej disa ditesh, ne hyrje te kesaj kalaje kane nisur te ngrihet nje ndertese e madhe prej betoni, siç njoftohemi, me lejen e bashkise se ketij qyteti. Sikur te mos mjaftonin pallatet, te cilet zene pamjen e kalase ne kete qytet, ndertimi qe po kryhet ne hyrje te portes se kalase, mund te perbeje nje tjeter rrezik per kete kala. Ndersa kjo kala eshte prone e Minsitrise se Kultures, leja per ngritje ketyre ndertimeve eshte dhene nga ana e Bashkise se ketij qyteti.
Askush nga punonjesit e muzeumit dhe kalase se Krujes, nuk pranon te pronocohet per demet qe po i behen kesaj kalaje dhe trashëgimise historike, pasi eshte Ministria e Kultures ajo qe pergjigjet per te. Ndersa ndertuesit kane vendosur nje tabele ne hyrje te punimeve, ku tregojne se eshte Bashkia e ketij qyteti qe ka dhene leje per ngritjen e nje ndertese e cila do sherbejë per dyqane dhe apartamenteve te banimit.
Kjo ndertese ne hyrje te kalase demton si imazhin e vete kalase, ashtu edhe te pazarit te vjeter te Krujes, te dyja keto objekte pjese e fondit te arte te trashegimise sone kulturore e historike.

Nessun commento:
Posta un commento