15 agosto 2012

Kalaja e Lezhës, rruga e re shton numrin e turistëve

më 15 Gusht 2012

Kalja e Lezhës, do të jetë një nga Monumentet e kulturës që do të thithë më shumë turistë se vitet e kaluara. Kjo jo vetëm nga reabilitimi në të, po për shkak se rruga ka përfunduar riskostruksionin dhe eshte plotesisht e kalueshme. Për të ruajtur identeitetin e këtij Monumenti historik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka menduar që një pjesë e rrugës të jetë e shtruar me kalldram dhe jashtë mureve të kalasë të jetë me asaflt.

Jo vetëm turistët, por edhe banorët e Lezhës tashmë nuk do ta kenë ankthin e një rrugë të amortizuar si në të shkuarën, por kanë më tepër aksese për të vizituar kalanë por edhe për të shkuar në spitalin e Lezhës.

Drejtori i Fondit Shqiptar të zhvillimit, Benet Beci, tha se edhe në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë është bërë ndërhyrja në një pjesë të mirë të monumenteve kulturore historike.

Kjo rrugë e kalldramtë nis nga Memoriali i Skëndërbeut, një vend me rëndësi të vecantë historike në këtë qytet, në drejtim të kalasë dhe lagjes Shehër.

Rruga ka një gjerësi prej 5 m dhe përgjatë natës falë edhe vendosjes së sistemit të ndricimit, kalaja e Lezhes merr një tjetër pamje.http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047272758/titulli/Kalaja-e-Lezhes-rruga-e-re-shton-numrin-e-turisteve

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate