DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
19 agosto 2012
Te dashuruar pas Dhermiut Eksploratorët e botës nënujore, apo të apasionuarit pas saj, Qetësia e natyrës, bregdeti i pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë, u jep pushimeve plot ngjyra
18/ago/2012
Rruga nacionale Vlorë - Sarandë e ndan Dhërmiun, nga plazhi. Fshati ndodhet në shpat të malit, në terren të thyer. Duke qenë ndër fshatrat më të vjetër të zonës, ka ndërtime karakteristike, ku dallohet stili "kullë". Plazhi, është ndër më të mëdhenjtë e bregdetit Jonian, shtrirë në këmbë të malit në më shumë se 1.5 kilometra gjatësi. Qetësia e natyrës, bregdeti i pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë, u jep pushimeve plot ngjyra. Kjo është zona ndoshta më e populluar me bare verore, restorante, apo edhe pika akomoduese. Bregdeti preferohet për pushime ditore nga të rinjtë dhe kryesisht për qëndrim disa-ditor, ku mund të shijosh rrezet e paradites, ujin e kristaltë, por edhe magjinë e perëndimit në det. Eksploratorët e botës nënujore, apo të apasionuarit pas saj, gjejnë në Dhërmi zhytjet në ujin e pastër, ku thellësia joniane fillon që në breg. Shkëmbinjtë që mbyllin plazhin janë labirinte të vërteta natyrore. Vizitorët janë të shumtë, një pjesë e të cilëve besnikë ndër vite, por këtu nuk është një vend ku pushimet kushtojnë lirë. Për ata që duan të jenë afër bregut, një natë në hotel mund kushton nga 30 deri në 60 euro, ndërsa për fanatikët e traditës, shtëpitë përdhese abonohen për 300 deri në 400 euro në 15 ditë. Enkelejda, e martuar ne shtetet e bashkuara rikthehet në Dhërmi, për çdo verë. Në baret e ngritura në rërë, gjen koktejle të shumëllojshme. Interes për vizitorët kuriozë dhe pasionantë të ndërtimeve të vjetra, shfaq kisha e Shën Stefanit, në të cilën gjenden gjurmë të periudhës bizantine. Mbi fshat gjendet Manastiri dhe Kisha e Shën Mërisë, të cilat kanë një pamje të veçantë e janë të ruajtura mirë. Përgjatë përroit të fshatit në zbritje, ndodhen disa shpella karstike. Por vijimi i shëtitjes përgjatë bregdetit shkëmbor masiv, që bien thikë mbi det, fsheh edhe shpella mjaft interesante. E tillë është shpella e Piratëve, e cila gjendet në kodrën e Shën Todrit. Emrin rrjedh nga piratët, që strehoheshin me anijet e tyre në këtë vend të ruajtur mirë. Një bllok shkëmbor në formën e një kolone ndodhet në hyrjen e saj, duke e ndarë në dy pjesë. Shpella rreth 30 m e gjatë ka vlera historike dhe turistike. Por një ditë pushimi, nuk mbyllet me perëndimin e diellit në Dhërmi. Nata është një tjetër resurs i zonës. Diskot dhe klubet luajnë muzikë për të pasionuarit dhe nën magjinë e tingujve, çdokush mund të dëfrejë, por jo përtej mesnatës ... natyrisht.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento