18 agosto 2012

Korçë, shtëpia e Pavarësisë Peleshi: Do e rindërtojmë - Lame: Faji i Ministrisë së Kulturës

Shtëpia e Republikes do rindërtohet 17/08/2012
Humbja e një tjetër monumenti kulture në qytetin e Korçës ka ngjallur fuqishëm reagimin e Bashkisë së Korçës. Pasi denoncoi rastin publikisht nje dite me pare permes nje konference per shtyp, kryebashkiaku Niko Peleshi ka shprehur gatishmerine e Bashkise se qytetit per ta rindertuar kete shtepi muze dhe per t'ia rikthyer qytetit permes financimit te Bashkise.
Shtëpia e Republikës - Top Channel Albania -... di TopChannelAlbania "Shprehim vullnetin dhe gatishmërinë që nga buxheti i bashkisë të financojmë rindërtimin deri në datën 28 nëntor të këtij viti kurdo të festohet 100-vjetorit i pavarësisë, të ndërtesës që është shembur. Bashkia e Korcës është e gatshme dhe këtë e kam shprehur edhe shkresërisht që të financojë në rindërtimin e këtij objekti monument historik i kategorisë së parë", tha kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi. Sakaq mesohet se pas nje denoncimi te bashkise te depozituar prane Prokurorise se Korces, kjo e fundit ka nisur hetimet per gjetjen e personave te cilet kane shembur ndertesen. Shtepia e Flamurit ku Themistokli Germenji ne 10 dhjetor 1916 e shpalli Korcen krahine autonome, u shkaterrua vetem nje dite me pare me mjete te forta. Humbja e nje vlere te tille cuditerisht eshte shoqeruar me heshtjen e pronareve mes te cileve edhe ndertues. Baçe:S'kishte vlera arkitektonike, Lame: E çmuar për historinë

Shtëpia e Republikës, në Korçë vijon të jetë e listuar si monument kulture i kategorisë së parë, ndonëse prej mbrëmjes së të mërkurës, kjo banesë është shndërruar në gërmadhë. Në cilësinë e drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe nxiton të thotë se mbrojtja e këtyre monumenteve nuk është përgjegjësi e këtij institucioni dhe as kompetencë e tyre, por nga ana tjetër nuk ngurron të flasë për mungesë të vlerave arkitektonike të saj. "Këto monumentet janë nwn administrimin e Drejtorisw Rajonale të kulturës kombëtarë, të cilat varen nga Ministria. Vlera arkitektonike nuk ka, vlera simbolike dhe historike ka sepse është vendi ku u ngrit flamuri", tha Baçe. Cilësuar si një skandal, ky i zhbërjes së banesës ku u ngrit flamuri i Republikës së Korçës, e që prej vitit 1997 është shndwrruar në Muzeun Historik të qytetit, ashpër reagon Artan Lame, i Forumit për Mbrojtjes për Trashëgiminë Historike dhe thotë se rasti i degradimit vit pas viti të kësaj godine është denoncuar prej tyre. "Godina, pavarësisht nga vlerat monumentale apo kulturore që mund të jenë të kufizuara, vlera historike dhe vlera e ngjarjeve, të cilat janë zhvilluar në to i bën të çmuara dhe të patjetërsueshme. Nëqoftëse sot Korca gjendet brenda kufijve të shtetit shqiptar këtë duhet t'ia dimë vetëm aktit fisnik të atij burri, Themistoli Germenji. Eshtë një tragjedi e vërtetë të mendosh që pikërisht që 100-vjetorin e pavarësisë, kjo godinë nuk ndodhet më mbi dhe, por u rrënua tërësisht. Para rreth një viti ne kemi denoncuar edhe me fotografi gjendjen katastrofike, në të cilën gjendej godina, por për fat të keq askush nuk mori asnjë masë", tha Lame.


KORCE - Një ditë pas shembjes të shtëpisë ku patrioti Themistokli Gërmenji ngriti flamurin dhe shpalli Korçën krahinë autonome, kryetari i bashkisë, Niko Peleshi, në një prononcim për mediat ka konfirmuar se bashkia është e gatshme që me fondet e saj ta rindërtojë ndërtesën nga e para.

Kreu i bashkisë të qytetit juglindor ka pohuar se mëngjesin e së premtes në Ministrinë e Kulturës është dërguar një shkresë ku kërkohet lejë për të lejuar institucionin e bashkisë të ndërhyjë për rindërtimin e shtëpisë, monument kulture.

Ndërsa i ka bërë apel Institutit të Monumenteve të Kulturës të japë “dritën jeshile”, z.Niko Peleshi ka theksuar se kjo duhet bërë brenda datës 28 nëntor, në kuadër kjo të 100 vjetorit të pavarësisë.

Shtëpia ku patrioti Themistokli Gërmenji ngriti flamurin e Korçës Autonome u shkatërrua gjatë mbrëmjes të së mërkurës. Pamjet tregojnë se ajo është shembur me mjete të rënda, por nuk është konfirmuar ende nëse kjo është bërë për interesa të pronarëve apo nëse aty do të ngrihet një godinë e re. Ndërkohë vetë kryetari i bashkisë, Niko Peleshi një ditë më parë ka konfirmuar se bashkia nuk do të japë asnjë lejë që në vend të shtëpisë ku u ngrit flamuri i Korës Autonome të ngrihet një ndërtesë e re që nuk ka lidhje me të parën.
Shembja e "Pavarësisë" Korçë
Lame:Do e heqin nga lista.Turp!
TIRANE - Publicisti i njohur Artane Lame denoncoi shembjen me dashje të banesës ku në vitin 1916, patrioti Themistokli Gërmenji ngriti flamurin duke shpallur Korçën krahinë autonome.

Shtëpia u shkatërrua gjatë mbrëmjes të së mërkurës. Pamjet tregojnë se ajo është shembur me mjete të rënda, por nuk është konfirmuar ende nëse kjo është bërë për interesa të pronarëve apo nëse aty do të ngrihet një godinë e re.

Ne studion e A1 Report z.Lame tha se shkatërrimi “është i qëllimshëm” dhe njoftoi se drejtori i Institutit të Monumenteve kërkon të heqë nga lista e monumenteve të kulturës këtë banesë, çka do t’i hapë rrugën ndërtimeve të ndonjë godine në vend të saj.

Lame tregon se dëmtimet janë denoncuar dhe në janar të 2012 në instancat e larta. Tetë muaj më parë godinës i ishte hequr dhe pllaka ku shkruhej se ishte monument kulture. “Është e turpshme ajo që po ndodh dhe po përgatitet të ndodhë”, - tha Lame gjatë bisedës me gazetaren OIa Bruko.

“Nëse Korça sot është në Shqipëri është falë gjestit të jashtëzakonshëm të patriotit Themistokli Gërmenji. Shtëpia e pavarësisë së Korçës, Shtëpia në Vlorë dhe shtëpia e Kongresit të Lushnjes. Çdo njeri duhet ta ndjejë vente keq dhe të turpëruar se do ta heqin nga lista”, u shpreh Lame mbi këtë kauzë.
(sg/Shqiptarja.com)
 

Shembja e shtëpisë Muze, Lame: Faji i Ministrisë së Kulturës 
 më 17 Gusht 2012
Shtëpia ku u ngrit flamuri në 1916 për të shpallur Korcën Krahinë Autonome mund të ishte shpëtuar nga shembja, nëse ajo do të ishte restauruar.

Artan Lame, përfaqësues i Institutit për Trashëgiminë Kulturore hodhi akuza të forta ndaj Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës për neglizhencë totale edhe pasi gjendja e rëndë e saj ishte denoncuar, kohë më parë nga ky institut.

Shtëpia Muze, ku patritoti Themisokli Gërmeni ngrit flamurin që i jepte qytetit të Korcës Autonominë u shemb terësisht mbrëmjen e së mërkurës. Lame nuk la pa përmendur edhe monumente të tjera që institucionet nuk i kanë kushtuar vëmendjen.http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047273439/titulli/Shembja-e-shtepise-Muze-Lame-Faji-i-Ministrise-se-Kultures

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate