më 15 Gusht 2012
KORCE- Bashkia e Korçës është duke bërë
përgatitjet e fundit për festën gjigande të birrës e cila do të mbyllë
edhe sezonin turistik në qytetin juglindor. Tashmë ka përfunduar
vendosja e stendave në ambientet e Parkut Rinia, pikërisht para pallatit
të sportit "Tamara Nikolla" ndërsa është rritur maksimalisht edhe numri
i stolave e tavolinave që së bashku me "Birrën Korça" do të shoqërojnë
turistët e shumtë për pesë netë rresht.
"Birra Korça" padyshim që do të jetë dominuesja e festës. Prej mbrëmjes së të mërkurës, por edhe netët në vazhdim deri të dielën, "Birra Korça" do jetë mbizotëruese në këtë festë duke sjellë sërish suksesin e padiskutueshëm. Kreu i Bashkisë, Niko Peleshi duke treguar për "Gazetën Shqiptare" intensitetin e festës ka zbuluar disa nga surprizat që do të shoqërojnë Festën e Birrës në pesë netët e saj.
Duke e cilësuar këtë festë si kulmin e të gjitha aktiviteteve të sezonit të verës në Korçë, tha se: "Festa e Birrës" ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore të qytetit juglindor dhe thithjen e një numri të madh turistësh vendas dhe të huaj. Peleshi tha se edhe këtë vit protagonistja kryesore e festës do të jetë "Birra Korça" birra e parë shqiptare, e cila përkundrejt cilësisë të saj të shkëlqyer, do tërheqë vëmendjen e mijëra vizitorëve duke qenë sërish "Mbretëresha e festes".
Zoti Peleshi, cilat do jenë të rejat e Festës së Birrës?
Është viti i gjashtë që Festa e Birrës me shumë sukses zhvillohet në qytetin e Korçës. Pritshmëria është e madhe pasi kjo festë mbledh shqiptarët të kudo ndodhur, por edhe të huajt të cilët do të festojnë për pesë netë rresht me shijen e shkëlqyer të "Birrës Korça".
Mund të na zbuloni disa nga surprizat?
E veçanta do jetë "Beer bike" e cila është një biçikletë e madhe me 10 vende pedalimi, me shërbimin e birrës natyrisht, por ndërkohë ky "Beer Bike" do të bëjë edhe një guidë në bulevardet kryesore të qytetit dhe kjo do shtojë edhe më tepër atmosferën e festës. Do ketë edhe një tjetër risi këtë vit, e cila do të jetë këndi kuzhinës Vip. Do jetë Kastro Ziso ai i cili do të gatuajë produkte të ndryshme për personazhet Vip që do jenë të ftuar në këtë festë gjigande. Natyrisht do ketë edhe aksesorë të tjerë si p.sh, kampionati i fluturimeve të lira pa harruar edhe këndin e fëmijëve që do shoqërohen nga animatorë të ndryshëm.
Cili është qëllimi i organizimit të këtij eventi?
Qëllimi ynë është i qartë tashmë dhe disa dimensional do të thoja. Së pari, ne duam të mos lemë të harrohet tradita e kulturës së "Birrës Korça" e cila është një traditë e hershme dhe e ka fillin e saj pikërisht me lindjen e "Birrës Korça" prej vitit 1928, vit prej të cilit nisi dhe e ashtuquajtura kultura e birrës. Tashmë prej një shekulli dhjetëra familje korçare çdo pasdite shijojnë produktet autentike korçare në veçanti "Birrën Korça".
Cila do jetë hapësira e "Birrës Korça"?
"Birra Korça" është padyshim mbretëresha e kësaj festë dhe pa ngjallur xhelozi, nëse nuk do të ishte "Birra Korça" nuk do ishte dhe ideja e bashkisë për të realizuar këtë festë. Festa e Birrës natyrisht që e ka motivin nga "Birra Korça", birra e parë shqiptare, me një cilësi të shkëlqyer për të cilën ne krenohemi të gjithë. Atje ka dhe birra të tjera, por kjo birrë do ketë vendin kryesor. Padiskutim "Birra Korça" do t'i kalojë pritshmëritë e saj me korrjen e një suksesi të padiskutueshëm.
Sa është kostoja e festës dhe investimi i Bashkisë?
Më pëlqen kjo pyetje se ka shumë persona që priren të shohin jo vetëm të bukurën dhe pozitiven, por bëjnë dhe kritikën. Kështu, dua t'i qetësoj që bashkia shpenzon një shumë modeste prej 600 mijë lekësh të reja nga buxheti i saj. Padyshim që kostoja e festës është 10-fish më e madhe, por organizimi i saj bëhet nga sponsorizimet si dhe tarifat e hapësirave që zënë në këtë festë bizneset e ndryshme.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Nessun commento:
Posta un commento