31 agosto 2012

Hapen dokumentat, 30 historianë të huaj në Tiranë


Tiranë - Gusht 30,2012 - 17:15
Dy ditë përpara 28 nëntorit të 100-të të shtetit shqiptar, në Tiranë do të mbahet konferenca më e madhe historike e organizuar ndonjëherë. Bëhet fjalë për një pjesëmarje ndërkombëtare të 30 studiuesve nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa si dhe 50 historianëve shqiptarë. Për institutin e Historisë kjo konferencë edhe pse e arritur me vështirësi të shumta financiare është një nga shtyllat rishkrimit korrekt të historisë.

"Konferenca do të zhvillohet në datat 26 dhe 27 nëntor. Kam bindjen se referatet e tyre do të jenë shumë serioze dhe kjo conference do të bëjë një hap përpara, do të vendosë një tullë të re në rishkrimin e historisë sonë kombëtare, në rikonceptimin, në rivlerësimin e saj. Ky ka qenë kujdesi dhe gjithë shqetësimi jonë që konferenca të jetë përmbajtësore, substanciale, të ketë plazmë, të shmanget rreziku i kalimit në parade siç mund të ndodhë në ndonjë rast"- tha drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta.

Sipas tij, një projekt tjetër i rëndësishëm që do të konkretizohet në shtator dhe tetor është publikimi i një cikli botimesh dokumentare të cilat do të japin një pasqyrë të plotë vitit 1912.

"Risia që sjellin këto është se duke u botuar në mënyrë integrale, të plota, sjellin një tablo të plotë, të qartë, të vitit 1912. Si ishte ky vit në trojet shqiptare dhe në Ballkan. Kemi dhe një cikël të gjerë  botimesh dokumentare ku do të veçoja 5 vëllime me botime austro-hungareze mbi vitin e pavarësisë së Shqipërisë"- tha Meta.

Viti 2012 ka një ka sjellë rezultate të kënaqshme në fushën e botimeve historike ku përfshihen figura, dhe ngajrje të rëndësishme të historisë së vendit.
video
Aurela Papadhima

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate