Ky objekt në përmasa të vogla, por i ruajtur në gjendje tepër të mirë, do t'i shtohet vitrinave të muzeut arkeologjik të Apolonisë. Kjo gjetje dëshmon shkallën e lartë të zhvillimit dhe qytetërimit ilir, si dhe misteret dhe thesaret që mbart ende të fshehura nëntoka e Apolonisë, thonë arkeologët.
"E veçanta e zbulimit është se është një punim i kualitetit të lartë në kockë, ku është fiksuar një skenë nga mitologjia greke. Ndoshta është i vetmi reliev i gjetur në kockë", shprehet përgjegjësi i ekspeditës, profesor Jean-Luc Lamboleu.
Në imazhet e këtij basorelievi "Është një skemë mitologjike shumë e njohur ku paraqitet Heraklisi me topuz dhe Apolloni me hark", sipas pohimit që ka bërë për mediat profesor Jean-Luc Lamboleu për mediat.
(gm/Shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento