14 agosto 2012

Krujë, muzeu etnografik, kurioziteti për banesën 250 vjecare

Krujë, muzeu etnografik, kurioziteti për banesën 250 vjecareKRUJE 12 Gusht 2012 - 20:42 - Turistët e huaj po shfaqin interesimin e tyre në rritje për muzeun etnografik të Krujës, i cili është vendosur në një banesë karakteristike të ndërtuar në vitin 1760.

Guida e këtij muzeu, Nurmir Ricaj, tha se dhjetra turistë vendas dhe të huaj vizitojnë çdo ditë banesën 250-vjeçare, në të cilën ndodhen 1200 objekte origjinale, dëshmi e mënyrës së jetesës së popullsisë së kësaj treve në shekullin 18-19.

Muzeu etnografik i Krujës është pjesë e kompleksit muzeal në oborrin e kalasë mesjetare, së bashku me muzeun historik kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".

Ricaj tha se grupe turistike nga Çekia, Polonia dhe vende të tjera të Evropës kanë vlerësuar veçanërisht veglat e punës në mjediset e katit të parë, punimet e artizanëve në tavanet e odave të miqve, instrumentet muzikore të viteve 1700 si dhe armët tradicionale.

Drejtoria e muzeve të Krujës ka financuar kohët e fundit punimet për përforcimin e banesës 250-vjeçare, si dhe përmiresimin e eksponateve të saj. Investimi e ka bërë më të sigurtë shtëpinë karakteristike brenda kalasë, e cila është kthyer në një destinacion turistik të përhershëm në qytetin historik të Krujës.

(d.b/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate