14 agosto 2012

Protagonistët e Pavarësisë, pavion të posaçëm në muzeun e Shkodrës


Shkodër - Gusht 13,2012 - 13:19
Në muzeun historik të Shkodrës ka nisur puna për ndërtimin e një pavioni të ri kushtuar punës së patriotëve shkodranë për pavarësinë e vendit. Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë u vlerësua e nevojshme që të dokumentohet dhe bëhen të prekshme për vizitoret.

Përpjekjet e patriotëve shkodranë për pavarësimin e vendit. Drejtori i muzeut Fatmir Juka bën të ditur se në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës po bëhet rikonceptimi i muzeut historik të Shkodrës.

"Qyteti i Shkodrës para 100 viteve kontribuoi jo vetëm në aspektin e një influence numerike, po të një aspekti kontributi shumë të gjatë politik, intelektual, kulturor, humanitar dhe të gjitha këto do përcillen nëpërmjet një strukture të re të ekspozuarit të elementeve, një standard i ri dhe një sallë e re më tepër për vizitorët dhe për të interesuarit për historinë e qytetit të Shkodrës", thotë Fatmir Juka, Drejtori i Muzeut Historik të Shkodrës.

Muzeu historik i Shkodres i cili njihet ndryshe dhe si shtepia muze "Oso Kuka" mbart brenda mureve te tij përvec fondit që do të vendoset në pavionin e ri edhe vlera të tjera historike dhe kulturore te cilat mbeten deshmi e stilit te jeteses se shkodraneve ndër shekuj.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/44604#Xchiu
Bruna Gjoka 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate